TRADITA DHE ZAKONE / TRADIŢII ŞI OBICEIURI

Maskat dhe kostumet me ngjyra risjellin magjinë e dikurshme në Venecje

Karnavalet filluan me rapper-in american Coolio, që zbriti si ëngjëll me flatra nga maja e kullës që mbizotëron Sheshin e Shën Markut. Rumania ishte e ftuar nderi për të parën herë në një edicion të Karnavaleve të Venecjes.
Coolio zbriti, siç e thamë, nga maja e të famshmes Campanile duke e ndryshuar paksa traditën. Këngëtari ia zuri vendin vajzës, i veshur në të bardha, çka simbolizon një çngjëll që i çelte zakonisht Karnavalet. Sipas komenteve të rastit, rapper-i aq i kundërshtuar e mbajti kostumin e panjollë mbase për t'i larë sadopak mëkatet e shumtë. Tek „fluturonte” nga këmbana e lartë e Kishës, në gjoks mbante një gërmë të stërmadhe „O” të artë, shkronja fundore e fjalës italiane „angelo”.
Karnavalet e Venecjes sjellin hare në çdo hap, në rrugicat, kanalet dhe sheshet e qytetit të lagunës. Ajo që filloi para një mijë vjetësh si një rit pagan për ardhjen e pranverës,me kalimin e kohës u shndrrua në një zbavitje të madhërishme. Turistët dhe vendësit mbajnë maska dhe vishen me kostume ekstravagante. Traditat popullore rumune u paraqitën për herë të parë në Karnavalet e Venecjes krahas një numuri të madh formacionesh muzikore dhe orkestrash.

No comments: