Fjalori / Dicţionarul HÆMUS


Po t’i flisja gjuhët e njerëzve e të ëngjëjve, por po të mos kisha dashurinë, do të isha thjesht si bronzi që kumbon e si cimbali që tingëllon.
Edhe sikur ta kisha dhuntinë e profecisë e t’i dija të gjitha misteret e të gjitha dituritë; edhe po ta kisha fenë e plotë, me të cilën të mund t’ua ndërroja vendin maleve, po të më mungonte dashuria, s’do të isha asgjë!
Edhe po ta ndaja për lëmoshë krejt pasurinë time, edhe po ta jepja trupin tim të digjej, nëqoftëse do të më mungonte dashuria, asgjë nuk do të kishte vlerë!
Dashuria është zemërgjerë, është e dhimbshme, dashuria nuk ka smirë, nuk mbahet me të madh, nuk krekoset, nuk është e panjerëzishme, nuk kërkon interesin e vet, nuk hidhërohet, nuk e mban mend të keqen, nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet së vërtetës.
Arsyeton gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka.
Dashuria nuk mbaron kurrë. Profecitë mbarojnë, gjuhët shuhen, njohuritë marrin fund.
Sepse njohja jonë është e kufizuar dhe e kufizuar është profecia jonë.
Por, kur të arrijë përsosmëria, çka është e kufizuar do të marrë fund.
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë. Kur u bëra njeri i pjekur, flaka tej çka i përket fëmijërisë.
Vërtet, tani shikojmë si në pasqyrë e në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe‑faqas! Tani njohuria ime është e kufizuar, atëherë do të njoh plotësisht, siç jam i njohur.
Tani, veç, mbeten feja, shpresa e dashuria ‑ këto të tria ‑ porse më e madhja ndër to është dashuria.
Shën Pavli, Korintasve, 13


Urrejtja


_____________________________________

_____________________________________

_____________________________________




Verba volant, scripta manent


Vai ţie, tânguire, care nu poţi sau nu vrei să te transformi în rugăciune!

Mjerë ti, vajtim, që nuk mundesh, ose nuk don të shndërrohesh në lutje!

Mons.Vladimir Gjika

No comments: