HERTA MÜLLER – nobelistja e letërsisë për vitin 2009

Lindur 17 gusht 1953 në qytezën Nickidorf të Rrethit Timishoara (Rumani), shkrimtare e gjuhës gjermane, por që trajton në librat e saj makthin e krijuar nga regjimi diktatorial në Rumaninë e periudhës komuniste, Herta Müller është e bija e një ish-oficeri të ushtrisë gjermane, shpronësuar nga bolshevikët. E ëma e shkrimtares vuajti vite me radhë internimin. Herta Müller ndoqi studimet për gjermanistikë në Timishoara. Miqësia me anëtarët e Grupit të Veprimit Banat (Aktionsgruppe Banat), ku bënin pjesë studentë dhe shkrimtarë me shtetësi rumune e prejardhje gjermane, që mbanin qëndrim kundërshtues ndaj regjimit komunist, e shtynë në qendër të vëmendjes së Securitatea-s (Sigurimi). Si pasojë e mospranimit për të bashkëpunuar me Sigurimin, Herta Müller u pushua nga puna dhe u dërgua me forcë, për „riedukim”, në një „mjedis punëtor të shëndetshëm”, në ndërmarrjen „Teknometal”. Më vonë punoi si përkthyese, edukatore dhe mësimdhënëse e gjermanishtes. Biografia e saj gjendet pjesërisht në vëllimin „Mbreti përkulet dhe vret”. Herta Müller debutoi me vëllimin "Niederungen" - "Trevat e ulëta", në vitin 1982, pas një përballjeje të ashpër me cenzurën, që ia cënoi ndjeshëm dorëshkrimin. Dy vjet më vonë, libri pa dritën e botimit në Gjermaninë Perëndimore ashtu siç e pat shkruar autorja. Në vitin 1987, Herta Müller dhe bashkëshorti i saj i atëhershëm, shkrimtari dhe mendimtari Richard Wagner, mërguan në Gjermani. Herta Müller është anëtare e Akademisë Gjermane për Letërsi e Poezi dhe ka qënë e propozuar për Çmimin Nobel qysh në vitin 1999.


Libra të botuar:

* Niederungen, Bukuresht 1982
* Drückender Tango, Bukuresht 1984
* Der Mensch ist ein großer Fasan auf der Welt, Berlin 1986
* Barfüßiger Februar, Berlin 1987
* Reisende auf einem Bein, Berlin 1989
* Wie Wahrnehmung sich erfindet, Paderborn 1990
* Der Teufel sitzt im Spiegel, Berlin 1991
* Der Fuchs war damals schon der Jäger, Reinbek bei Hamburg 1992
* Eine warme Kartoffel ist ein warmes Bett, Hamburg 1992
* Der Wächter nimmt seinen Kamm, Reinbek bei Hamburg 1993
* Angekommen wie nicht da, Lichtenfels 1994
* Herztier, Reinbek bei Hamburg 1994
* Hunger und Seide, Reinbek bei Hamburg 1995
* In der Falle, Göttingen 1996
* Heute wär ich mir lieber nicht begegnet, Reinbek bei Hamburg 1997
* Der fremde Blick oder das Leben ist ein Furz in der Laterne, Göttingen 1999
* Im Haarknoten wohnt eine Dame, Reinbek bei Hamburg 2000
* Heimat ist das, was gesprochen wird, Blieskastel 2001
* Der König verneigt sich und tötet, München 2003
* Die blassen Herren mit den Mokkatassen, München 2005
* Mbreti përkulet dhe vret, rumanisht, Jash 2005,
* Është apo s’është Gjoni, rumanisht, Jash 2005
* Kafsha e zemrës, (Botimi II), rumanisht, Jash 2006

* Qysh atëhere dhelpra ishte tashmë gjahtari, rumanisht, Bukuresht, 2009


DJE vendosa

(IERI am spus)

- nga „Është apo s’është Gjoni” (2005) -

DJE vendosa

një gjilpërë NË qiell

Nuk mbeti lart

GJithsesi E vura EDHE sot

pastaj në TREN qëndruam

të DY në një kthinë

dhe një shahist rus

disi më i fisëm

u zhvendos nga DOROHOJ[1] NË një KONKURS

më tha se ndalohet ÇKA po bëj MIRPO

ia preva JO kurrsesi të shikoni se as

të paktën çadra e thjeshtë prej mushkonje me

grada QË ndodh të ngrihet

nga muri ME detajet e biçikletës së vjedhur

nga një fabrikë


Tek ne në Gjermani

(fragment)

Qysh në ditët e para të mbërritjes sime në Gjermani, më ftuan për darkë. Kur hyra në kuzhinë, mikpritësi po piqte një copë mish qëngji në kuptor. Shihja për herë të parë një kuptor prej qelqi dhe me brendinë të ndriçuar. S’mund t’ia shqisja sytë, drita ia kthjellonte vështrimit mishin. Puçrra shkumëzuese shkisnin andej-këtej, merrnin frymë dhe pëlcisnin. E këqyrja atë mish të përndritur në të kaftë si një film sajuar në televizorin me ngjyra: një diell përvëlues dhe shkëmbi prej qëngji ku banonin kafshëza prej qelqi. Mikpritësi hapi derën e qelqtë dhe foli teksa kthente copat e mishit nga një anë në tjetrën: „Phëh, po Kaneti është edhe ai nga Rumania”. I thashë: „Ai është nga Bullgaria”. Tha: „Ashtu është, gjithnjë i ngatërroj ato vende, por kryeqytetet i njoh mirë, Bullgaria ka Sofjen, Rumania ka Budapestin”. I thashë: „Budapesti është tek hungarezët, Rumania është me Bukureshtin”. Në filmin tim, mënyra se si përdridhte mishin me dhëmbët e pirunit të kujtonte një gaforre që rradhiste nga e para pejsazhin. E më dukej se ngatërresa në kokën e tij kish ardhur ngaqë i pat kthyer sëprapthi copat e mishit në tigan. Mbylli portëzën prej qelqi duke thënë: „Shpresoj të të pëlqejë, ke ngrënë ndonjëherë mish qëngji?”. „Në Rumani hahet shumë mish qëngji” e sqarova dhe shtova:. „Kënga e Nibelungëve tek rumunët, epopeja e tyre kombëtare, flet për dhen e barinj”. „Kjo është zbavitëse”, tha ai. Kurse unë e ndreqa: „S’është zbavitëse aspak, është fjala për mashtrim dhe vetmi të plotë të njeriut nën frikë, për vuajtje dhe vdekje”.

Fragment nga Mbreti përkulet dhe vret,
botimi në rumanisht, f. 198, Editura Polirom, 2004



Dixit:Mund ta besojmë, jo ta themi. Ndërsa ajo që është e pamundur të thuhet, mund të shkruhet, sepse e shkruara është një akt memec, një punë që ze fill nga koka për të mbërritur tek dora, duke bishtuar gojën. Në kohën e diktaturës kam folur shumë, meqënëse e pata ndarë mendjen të mos klithja. Fjalët e mia kanë pasur pothuajse gjithmonë pasoja të papërligjshme. Por shkrimi filloi me heshtjen, në këtë shkallë të uzinës. Duke iu braktisur vetvetes, m’u desh të nxjerr më shumë nga sa më lejonin fjalët. Fjalët nuk ishin më të afta të shprehnin çka po ndodhte” tha shkrimtarja gjatë fjalimit të Nobelit, duke saktësuar se për të “shkrimi nuk është çështje besimi, por më tepër një mashtrim i çiltër”.


[1] Fshat rumun

No comments: