JAN TWARDOWSKI (1915-2006): Shkrimi


-->
Jezus, që nuk e more penën në dorë
nuk u përkule mbi fletën e bardhë
nuk shkrove Ungjij
pse nuk shkruhet ashtu siç flitet
nuk shkruhet siç dashurohet
nuk shkruhet siç vuhet
nuk shkruhet siç heshtet
shkruhet pak – ashtu si nuk është.