VIKTOR EFTIMIU: Shqiponja

Në pellgun plot me ujra të pajetë,

Nën sytë e tu ca rosa shkunden, ngrohen,

Këlyshët veç vrapojnë ndërngacmohen,

Shkujdesur lehin fort, ndihen të qetë.


Veç ti, shqiponjë, ndodhesh në fole,

Rrethuar prej hijenash e çakallësh,

Në gjendje je, gjahtarët paq t’i tallësh,

Krenare, hijerëndë çan mbi re.


Të nginjur ke përherë trupin tënd,

Lavdinë asnjëherë s’e sjell ndërmënd,

Dhe qielli shpesh të ngjaka fort i ngushtë.


Lëvizjet tek i bën me ato flatra,

Pa zor i kap sakaq majat e kaltra,

E toka ty të duket sa një grusht.

Shqipëroi Kopi Kyçyku

No comments: