essentiis

Naim ARAIDY
(Izrael)
Puthja
(Sărutul)

Është mënyra se si lulja tërheq
fluturën
është rënia e paprerë
në honin e jetës


Michael ASTNER
(Rumani)
Vëllezërve të mi
(Fraţilor mei)

fuqia për të marrë vendime e vëllezërve të mi
pa kurrfarë mëdyshjeje më detyron
t’i adhuroj

të përfytyrosh ca rrënjë
që braktisin pemët

dielli shkëlqen
dhe shiu bje.
dimri dhe vera janë
njëfarësoj
të pazakonta.

gjer edhe bimët hiqen
sikur po rriten me shpërfillje.

teksa shpresa e verbër
shëtit në një koleshkë të bardhë
pa karrocier.

Bar
(Iarbă)

mbi hapat e gjyshërve të mi
është rritur bari.

ka shumë kamomil mes fijeve të barit –
ulemi në kopësht
dhe mbledhim çaj.

hapat e prindërve të mi
humbin                
ngadalë edhe ata –

ndoshta nesër tashmë
nuk do njoh dot
as gjurmën time –

Rreth cilësisë së një kohe
(Despre calitatea unui timp)

që jeton në sendet e ditës
dhe në kolonat e gazetave
njëlloj si në të gjithë llumet
e kafesë –

në fytyrat katrore të tramvajit
jeton
njëlloj si në të gjitha pasqyrat
e nesërme.

Leo BUTNARU
(Moldavi)
Kur pjesërisht ndjehesh i mundur
(Când parţial învins)

Kur rinia ime kish diçka nga
i zellshmi shqetësim i zotave
tridhjetë vjeç kur i vrenjtur
dhe pjesërisht i mundur
ndahesha nga e shkuara
për të mos u mbështjellë ngakufoma e mërzisë
thoja me vete:
                                “Nëse realiteti është kaq i dyfishtë
ç’mund të shtoj për ëndërrate tua nëse
jeta është kaq e turbullt
ç’mund të thuhetmëpër vetëvrasjen?...
                                                Sa shpërqëndrim në
filozofinë e përgjithshme të pjesërisht-të-mundurve... “
                                                                Thoja gjithnjë, aq sa
asnjëherë nuk më vinte mysafir apostulli i spleen-it por
prore vinte ish-apostulli i estetikës si habi “Ç’rrogë të dhanë?” më pyeste
“Ç’punë ke ti?” e pyesja
në vijimin e pafshehur
të ndonjë poeme rreth kuptimit të jetës dhe vdekjes
përtej koncepteve antikoncepsionale me fjalë
përtej poezisë...
                                                Dhe isha
po ju thoja
nja tridhjetë vjeç dhe pjesë-
risht i mun-
dur
por duke besuar megjithatë
                në yllin tim që dridhej nga një
shqetësim i denjë...


Nicolae COANDE
(Rumani)
Në shekullin e këtyre
(În secolul ăstora)

S’mund të qesh në shekullin e këtyre asi vdekur
fshehur në trurin tim
jam njeriu i bodrumit
lerini minjtë të vijnë tek unë
kamnë dorë zgjyrën dështimin stilin pervers
ditë plotme një çmenduri të hajthme
s’mund të qesh në shekullin e këtyre as i vdekur.


Denisa COMĂNESCU
(Rumani)
Heroi
(Eroul)

Shkonte në varreza si në shërbesë
pat blerë një varr qysh kur ende qe në punë
gurin ia vuri më vonë
nga dy, tre pensione
e pastronte përditë emrin
sikur të trembej
se mos humbte para tij.
Qysh kur vdiq
e bëj unë këtë punë
rrallë e më rrallë shkoj
në varreza
e ka mundësi nesër
të shkoj edhe unë.


Andrey GRITSMAN
(USA)
In Memoriam
Nënës sime

Ra edhe gjethja e mbrame, tani gjithçka
Është mbuluar nga dheu
Ky është fillimi i rënies së pafundme
Përtej kësaj vije tiparet bëhen të lëngëta
një pasqyrim i fytyrës.

Tufa e mbrame e zogjve
mbi një gardh në peisazhin nënqytetas, mbi
kujtimin e fëminisë, kur shiu
rrapëllinte në qyng.
Ç’më mbeti tani – kë të
shpëtoj më?

Ta dëgjoj zërin, ka nisur të ngrijë, të zbehet.
Mes gjelbërimit shihja vendin
si thellinën e shpirtit tim, ku
qielli është i murrmë dhe retë e bardha – sikur
dikush më pat derdhur
bojë e qumësht mbi fëmini.


Ioana IERONIM
(Rumani)
Ai afrim
(Apropierea aceea)

ballë më ballë
sytë mbyllur

kaq afër sa
qënia na shtrohet përkryer
si shtresa atllazi
leshi
në rënie të lirë
trupi ynë
që di kaq shumë
dhe aq shumë di të harrojë


Kiril KOVALXHI
(Rusi)                                                                  
Numura
(Numere) 
100 poetë:
Një
Ka rëndësi!

100 ushtarë:

Nga zerot
bëhet fitorja.

Tepër shumë
(Prea mult)

Flaka vetmitare dridhet
në erën rebele...

Doktori ka tepër shumë të sëmurë,
Zoti – tepër shumë mëkatarë,
dashuria tepër shumë hije në tablo,
dhe e shkuara – tepër shumë thika të skuqura,
njerëzit prej hekuri kanë tepër shumë
gjak ngjyrë qershie nën këpucë;
gomerët kanë tepër shumë fjalë,
atdheu im – tepër shumë prindër
liritë në tufë i kanë sjellë
- e habitshme! – pisllëk tepër shumë
tepër janë ballet e vrenjtur
tepër shumë rafinament në muzikë
tepër shumë verbim në masat e gjera
tepër shumë pushtet në njerëz të vegjël
tepër shumë topa rrëzë tëmthiave
tepër shumë njolla mbi diellin e qartë
tepër shumë rërë në shkreti.

Në fundin e gotës, ama, tepër pak pika.

***

Ajo që për ty është KËTU
për mua është ATJE

kush i vuri
këtu-në dhe atje-në
në vende të ndryshme?

ti duhet të jesh këtu
duke pushuar së qëni atje

ti duhet të jesh këtu, në këtë anë
përndryshe mes këtu e atje
do të lindet kurrë(-a)

Riri Sylvia MANOR
(Izrael)
Era
(Vântul)

kur has në udhën e tij
palmat
u ledhaton gjethet;

Atje ku s’ka palma
era shkon më tej
pa prekur asgjë,

si ca njerëz

Frika
(Frica)

Në çastin kur
rrënjoset brenda nesh
Frika
Edhe Zoti nga thelbi ynë
Ka ikur

Ne shndërrohemi në
Këpucët që presin
Në dollapin
E një
Gruaje të paralizuar.

Jan H. MYSJKIN
(Belgjikë)
Asgjëja
(Nimicul)

Kërkoj në kujtime: asgjë.
Nuk gjej kurrgjë.

Kam shkruar, kam shkruar, kam shkruar
Kam mbajtur shënim gjithçka:
asgjë.

Retë shkojnë, lumi
kapërcen fushën, drita hapet
e mbyllet.

Asgjë,
Nuk mbërrihet në asgjë.

Mbaj shënim asgjënë, që të mos e harroj.

Haim NAGID
(Izrael)
Nëna ime
(Mama mea)

Nëna shkelte mbi tufat me ditë të rënda
Me këpucët e saj prej druri,
(Karol! Karol!
I çngjyrosej zëri në të bardhë tek rrugica)

Gjeta perla në sirtarin e saj tek shkëlqenin
Diçka mbetur kujtim nga nëna.
Ditët e mia u thyen në qetësi
Nga heshtja e jetës së saj të përsosur si një perlë.

Hedhur në tokë nga furia e ditëve të mia
Mbështetem tek kujtimi i saj.
Si shiu i butë shtrohet mbi mua errësirë.

Brenda meje në gjumë dikush
Palos flamuj të zinj dhe i ve mënjanë.

Adrian POPESCU
(Rumani)
Djegie
(Arsură)

Krejt mishi im është një qiri
Por unë jam flakë në një qiell të tejdukshëm
Si zogjtë i vdekur
Do peshoj më shumë sa sa i gjallë.

Syri që digjet merr ushqim nga dylli
Dhe bën një stërkalë prej vese përvëluese
Dikur kam ditur të fluturoj, njëherë
Dëshmi nuk kam, por e mbaj mend.

Krejt kurmi im është një qiri
Pasi të shkrihet i tëri në tokë
Dhe flaka të tretet në kaltërsi
Do të ndjeni një djegie në dorë.

Miodrag RAIČEVIČ
(Sërbi)
Blues më kot
(Blues în zadar)

Ka shumë mënyra për të vdekur dhe të gjitha janë e njëjta gjë:
Sa herë e mendoj këtë nuk më vjen për mbarë.
Siç e di, mëlçisë s’mund t’i ze më besë
dhe ajri i pastër më marros mushkëritë.

S’kam ndërmend të bëhem më i mirë, plako,
Aq herë kam ndryshuar në jetë,
sa, më në fund, u bëra po ai.
Kjo më pëlqeu aq shumë, sa u deha
si i fundmi i mohikanëve në dasmën e ish-së dashurës.

Diçka di unë për këto punë
ndonjëherë natën, në fakt: vetëm natën
kur yjet ujdisen, ëndërroj kitarën.

Ka shumë mënyra për të vdekur, plako,
po asnjëra s’është e përkryer, ji i sigurtë.
Prandaj mbathja me të parën, udha është e gjatë:
në e takofsh në udhë, mos harro:
zonja Mortje të vlerëson.
E mos ma nxi faqen, nip,
hiqe kapelën, përshëndete plot mirësjellje,
në mos për gjë tjetër, do jesh i pari
që e bën këtë.

Ronny SOMECK
(Izrael)
Grurë
(Grâu)

Ky valëzim i fushës me grurë
është veç koka e gruas sime
është veç koka e bijës sime.

Aq e rëndomtë – pamja e flokëve të verdhë,
Prej saj rritet tashmë
Buka e jetës sime.

Poema e lumturisë
(Poemul fericirii)

Ja tek na vendosën mbi tortë
Si dy kukulla: nuse e dhëndërr
Gjer edhe kur të vijë thika
Do përpiqemi të mbetemi në të njëjtën felë.