ENTON PANARITI: 'Nuk ka rëndësi çfarë është, ose ishte, por çfarë e bëj unë të jetë' – Robert Raucshenberg

Përballë një pune të Robert Raucshenberg gjëndesh i befasuar me dy perceptime të pazakonshme mbi këtë artist: e para është elementi i surprizës që ai sjell në art me shumë forcë, dhe e dyta: se objekti i tij artistik është diçka dhe gjithçka që gjendet rreth e përqark nesh, në shtëpi, në rrugë, në studio etj, ndërsa autori është shumë i kursyer në vaj, acrylic, apo akuarel. Ruschenberg-u, me talentin e tij të pazakonshëm, u ndryshon destinationin fillestar këtyre objekteve, duke i kthyer ato në vepra artistike të mirëfillta. 
Diku nga vitet ’50, Robert Rauschenberg-u, me një shishe wisky në dorë, si me një armë efikase për të larguar vorbullën e trazuar të ndjenjave dhe shpresën se 'Ai ' nuk do të ishte në studio, mbërriti përpara derës të studios së mitit të ekspresionizmit amerikan W. De Konning. Një trokitje në derë, një gllënjkë sa për të rregulluar zërin dhe... De Konning nuk u çudit aspak, ai ishte mësuar me vizita të tilla artistësh që pretendonin për kurorën e së ardhmes, por kjo vizitë do ndryshonte pak nga ato të zakonshmet. 
Raushenberg-u kishte nje ide, edhe një gllënjkë tjetër, mbase të parafundit: në fakt, ai kishte shkuar t'i blinte një vizatim mjeshtrit, me qëllimin e vetëm që ta fshinte të gjithën dhe të linte vetëm shenjat që ngeleshin nga përdorimi i gomës. 'E kuptoj shumë mirë këtë ide tënden' ishte përgjigja e thjeshtë e de Konning-ut. 
Nuk dihet nëse gllënjka e fundit e Raushenberg-ut, apo ajo e parafundit e de Koninng-ut e ktheu idenë nga nje ide që rridhte e ngrohte në kokat e tyre në realitetin e një blerjeje të suksesshme. 
Pasi akti tregtar qe kryer, Raushenberg-u shkoi në studion e tij, mori gomën dhe e fshiu nga fillimi në fund vizatimin e de Konning-u, dhe atë që mbeti nga përdorimi i gomës e konsideroi krijimtari të vetën. Dikush mbase do t’i vinte një emër tjetër këtij veprimi, por jo Rauchenberg-u e aq më pak de Konning-u. Për të dy ky fakt ishte një gjest i thjeshtë dhe mjaft kuptimplotë, me një mesazh të vetëm: 
- 'Nuk ka rëndēsi çfarë është, ose ishte, por çfarë e bëj unë të jetë'
(Vijon në Revistë)