JANI BASHO (“Sa kam shpirt, kam shpresë…” - një vepër artistike e arrirë për një personalitet të shquar)

KOPI KYÇYKU

Në ekranin e kinemasë “Millenium” të kryeqytetit u projektua para pak ditësh filmi tetëdhjetëminutësh “Sa kam shpirt, kam shpresë”, i Mjeshtrit të Madh Esat Teliti, njëherazi regjisori dhe skenaristi i kësaj vepre – simbiozë e përkryer e historisë dhe e arteve. Rrallëherë ndërtreten kaq natyrshëm, me kaq elegancë e sidomos me kaq domethënie, të gjithë përbërësit e një krijimi të ekranizuar si në dokumentarin e këtij krijuesi të mirënjohur e me përvojë të pasur, Mund të thuhet pangurrim se dokumentari për të cilin po flasim është i pari, në mos i vetmi, që mund të cilësohet “i kompletuar” gjatë dy dhjetëvjetshave të fundit. 

Esat Teliti punon pa ndërprerje në Televizionin Publik Shqiptar qysh në vitin 1972, fill pasi përfundoi me sukses degën e dramës në Akademinë e Lartë të Arteve, në Tiranë. Ai ka drejtuar Festivalin e 13-të të Këngës në RTSH (1974), spektaklin e parë televiziv “Fituesja e fitueseve” (1974); është nderuar me Çmimin Kombëtar “Aleksandër Moisiu” (1982); ka fituar Çmimin e Parë në Konkursin e Gazetarisë (1984),Çmimin e Dytë në Festivalin e 8-të të Filmit Shqiptar (1989), Çmimin “Antena e Artë”, me rastin e 40-vjetorit të krijimit të Televizionit Shqiptar (2000), Çmimin “Portreti i i vitit 2007”, Titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës (2012), titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Kavajës (2012). Përveç mjaft filmave artistikë, si aktor ose regjisor, Esat Teliti ka përgatitur mbi pesëdhjetë filma dokumentarë, me frymëmarrje të gjerë tematike e shtrirje të gjatë kohore. 
Në filmin “Sa kam shpirt, kam shpresë”, të financuar nga Muhamet Malo, regjisori Teliti, si “komandant” topi, u jep udhëzime të sakta “numërorëve” të armës: kamerës, zërit (të ligjëruar e muzikë). 
Krahasimi mund të shkojë edhe më tej: ekipi realizues i ngjan një ansambli intonuar së miri, falë shkopit pagabueshëm të dirigjentit. Bie në sy ngrohtësia në trajtimin e figurës së Jani Bashos, personalitet poliedrik: mjek i shquar europian, atdhetar, humanist, organizator e drejtues, nismëtar e zbatues veprash në mirë të njezve. Dihet se vështirësia është njëlloj e madhe: si për një figurë për të cin është folur e shkruar (duhet gjetur ndvështrim origjinal, i freskët), ashtu edhe për një personalitet që, për asye ndryshme, objektive apo subjektive, ka mbetur në hije, në terr informacioni. I tillë është edhe rasti i doktor Jani Bashos. Shkaqet objektive për lënien në harresë këtij intelektuali përmasave kontinentale kanë të bëjnë me prejardhjen dhe traditat jokomuniste të familjes së tij, ndërsa ato subjektive kryesisht me smirën ndaj aftësive të tij të rralla, jo vetëm në profesionin e mjekut, por edhe në fusha tjera.
Regjisori ka përzgjedhur me kujdes e me kritere shkencore dokumente bindës. Gjetje e mençur është edhe vizatimi” i tipareve Jani Bashos nga kolegë dhe njerëz thjeshtë, që e kanë njohur në punë e në jetë, si dhe nga familjarë e të afërm. Informacioni që sjellin burimet e mësipërm është i freskët, domethënës, bindës. Në morinë e dëshmive të shkruara e gojore, Esat Teliti ia ka dalë mbanë të fokusohet në ato që, ndonjëherë, të krijojnë përshtypjen se janë pa ndonndësi të veçantë, por që, në vërte shërbejnë si hallkë lidhëse apo edhe si paraprise ngjarjesh e veprimesh përmasash mëdha e përmbajtjesh të thella. Mbi hollësi të tilla me interes e me pestë pazëvendësueshme përqendrohet edhe kamera e operatorit të figus, Erin Telitit, i cili gja 26 orë xhirime, për të nxjerrë 1 orë e 20 minuta “ajkë”, ka lëvizur pa u lodhur derisa është pozicionuar në pika e nde nga ku buron freskia e imazheve dhe dinamizmi i tyre. Qielli i vrenjtur dhe dallgët e liqenit, me të cilat Teliti i Ri është takuar jo më pak se shta herë, janë në rezonancë me shpirtin e trazuar protagonistit të filmit. E njëjta duhet thënë edhe për muzikën e formuluar nga Majlinda Bërxholi. Montazhi i Alda Sulës dhe operatori i zërit Elton Verzivolli meritojnë gjithashtu përgëzime.

Jani Basho pa dritën e dielllit në Pogradec në vitin 1892. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes dhe më pas mbaroi gjimnazet grek e turk në Manastir. Në tetor të vitit 1915, Jani filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë Universitetit të Vjes, të cilin e përfundoi në vitin 1921. Pasoi specializimi trevjeçar në mjekësi të brendshme, kirurgji të përgjithshme dhe obstetrikë-gjinekologji. Ishte koha kur fitoi titullin “Unicus Medicus Doctor (Mjek i Veçantë), i cili huajve u jepej tepër rrallë. U kthye në atdhe më 1924 dhe u largua sërish pas rrëzimit të qeverisë së Fan S. Nolit. Vazhdoi me specializime tjera dhe, për aftësi të shquara, u emërua zëvendës i profesorit Denk, atëko kryekirurg i VjesNdërkaq u përgatit terreni që kjo detyrë t’i besohej doktor Janit, me kusht që të martohej me një vajzë austriake prej dere të madhe e të qëndronte përjetë në Vjenë. Të dy këto kushte Jani nuk i pranoi. 

Le të hapim një parantezë për veprimtarinë atdhetare të Janit në Vjenë. Më 10 mars 1918 shqiptarët që studionin atje themeluan shoqërinë “Djalëria”, duke zgjedhur dhe rizgjedhur kryetar Jani Bashon. Qëllimi i saj ishte, ndër të tjera, “Me afrue antarët në dashuni vllaznore” (Cituar sipas Jovan Basho, Sa kam shpirt, kam shpresë, Tiranë, 2002, f. 25-26). Me shoqërinë e lartpërmendur bashkëpunonin shumë atdhetarë shqiptarë, si Bajram Curri, Hasan Prishtina, Faik Konica, Rexhep Mitrovica, Gjergj Pekmezi etj, sidhe personalitete të shquar dhe profesorë të Universitetit të Vjenës. Idetë me theks të ngritur atmëmëdhetar, që shfaqte në faqet e revistës “Djalëria”, Jani përpiqej t’i zbatonte në praktikë, sidomos përmes shqetësimit të pareshtur për fatet e kombit. Ai e ngriti jo një herë zërin pranë organizmave ndërkombëtare në mbrojtje të të drejtave tona të patjetërsueshme. Veçojmë faktin që ai kryesoi delegacionin e studentëve shqiptarë që takoi ambasadorin amerikan në Vjenë, Von Coolidge, i cili më pas do të zgjidhej President i SHBA. Biseda me personalitetin e lartë amerikan u bënte jehonë mendimeve që Jani pat shpalosur qysh në numrin e parë të revistës “Djalëria” (1920, f.1,2): “…Kthimi prapë i tokave shqiptare të rrëmbyera dhe bashkimi i tyre me mëmën Shqipëri, është e drejta jonë e shenjtë, për fitimin e së cilës çdo shqiptar i vërtetë s’ka për të kursyer asnjë therrori… Ideali ynë përmban atë Shqipëri, e cila përmbledh në gjirin e vet gjithë bijtë e saj, ku të mbretërojnë liria, rregulli, drejtësia dhe qetësia dhe ku kultura përparon me të njëjtin hap me botën e qytetëruar. Djalëria shqiptare i ka mirë parasysh ndalime dhe pengesat e mëdha me të cilat është shtruar rruga e realizimit të idealit të saj. E di fort mirë se liria e vërtetë dhe bashkimi i një kombi fitohen me një përgatitje sistematike të gjatë, me punë të parreshtur, më së fundi edhe me gjak. Kjo gjë nuk e tremb, përkundrazi, i shton energjinë dhe e bën të gjejë sa më shpejt mënyrën e vetme të shpëtimit të saj, atë të lidhjes e bashkimit të shqiptarit me shqiptarin, të vëllait me vëllain”.


Ambasadori amerikan i vuri në dijeni studentët shqiptarë të Vjenës se Presidenti Wilson do të mbronte të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes, në Paris. Atij i kishte rënë në dorë tashmë letra që i patën dërguar dhe ku firma e parë i takonte pikërisht doktor Jani Bashos. Në atë letër, ndër të tjera, thuhej: “Zoti President… ngremë zërin tonë tek ju, si mbrojtësi i njerëzimit duke e ditur me siguri se marrja pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e drejtë e të ndershme të Zotërisë Suaj, në Kongresin e Paqes, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët, duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre, do të kenë lejën, si një komb i lirë, të hyjnë në Lidhjen e Kombeve…”. 


Një miqësi e ngushtë, si me aktorin e shquar me prejardhje shqiptare, Aleksandër Moisiu, doktor Janin e lidhte edhe me shkencëtarin gjenial Albert Ajnshtajnin. Ky erdhi fshehtas në Shqipëri në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Këtu qëndroi tri ditë që i mjaftuan për t’u pajisur me pasaportë shqiptare, për t’u shpëtuar përndjekjeve të nazistëve gjermanë, si çdo hebre. Meritën për këtë akt human e ka tërësisht doktor Jani, i cili, si mjek personal i mbretit Zogu I, ndërhyri pranë këtij dhe siguroi miratimin përkatës. Fill paskëtaj, në disa letra që i dërgoi, Ajnshtajni i shprehte mirënjohjen e thellë doktor Janit. Lidhur me këtë çështje, mbretëresha Geraldinë, në një intervistë dhënë revistës angleze “Style”, në qershor 2002, që titullohet “Kthimi i Mbretëreshës”, ka pohuar se mbreti Zogu I i pat thënë që “Ajnshtajni ka ardhur në Shqipëri, është takuar me të dhe ka marrë pasaportë shqiptare”. Dëshmi të ngjashme, krejt të pavarura nga njëra-tjetra, kanë dhënë bankieri Ajati Bega dhe profesori Skënder Koja, i pari si person që e ka takuar Ajnshtajnin kur ky do të bënte disa veprime bankare, ndërsa i dyti ka dëgjuar për këtë ngjarje nga goja e Ajatit.



Jani Basho u kthye përfundimisht në Tiranë në nëntor 1927 duke sjellë me vete projekte për ndërtim spitalesh. Ky zbatues i përkushtuar i betimit të Hipokratit, po vinte në atdhe pikërisht për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombësve të vet të shumëvuajtur. U emërua shef i përgjithshëm i Seksionit të Shëndetësisë në Komandën e Mbrojtjes Kombëtare dhe drejtor i Spitalit Ushtarak, duke i shndrruar me shpejtësi dhe përkushtim në dy institucione ku sundonte rregulli dhe disiplina e vetëdijshme. Ndërkohë ushtronte edhe detyrën e mjekut vetjak të mbretit Zogu I. Për shkak të ndërhyrjes së italianëve dhe të grabitjes së një pjese të fondeve, spitali civil dhe ai ushtarak u ndërtuan me përmasa më të vogla nga sa ishin parashikuar. 


Me këmbënguljen e doktor Janit, erdhi posaçërisht nga Vjena një inxhinier që hartoi projektin për furnizimin e Tiranës me ujin e Selitës. Projekti u quajt tepër i kushtueshëm nga qeveria dhe nuk u pranua,çka e dëshpëroi doktor Janin jashtë mase. Në vitin 1935 hoqi dorë nga çdo funksion zyrtar dhe çeli në shtëpinë e vet të parën klinikë private në Shqipëri, me mbi 30 shtretër. Aty punoi si kirurg e njëherazi hodhi themelet e obstetrikës e të gjinekologjisë në vendin tonë. Në vitet e parë të pushtimit (1939-1942) punoi si drejtor i përgjithshëm i shëndetësisë, por nuk pranoi dhe nuk pati këshilltar italian. Regjimi komunist ia shtetëzoi banesën, klinikën dhe çdo pasuri që pat vënë me djersë, mund, aftësi dhe ndershmëri. Nga dhjetori 1944 punoi si kirurg në spitalin ushtarak dhe më 1946 u caktua mjek në maternitetin e Tiranës, duke përgatitur edhe obstetër-gjinekologët e parë. Hafijet e regjimit, ndër ta edhe mosmirënjohës shpirtzinj me bluzë të bardhë, filluan ta etiketonin si “borgjez” e “antisovjetik”, paçka se gjithnjë tregohej objektiv, duke mos mohuar arritjet, bie fjala, në luftën kundër malarjes, në ndërtimin e spitaleve dhe të ujësjellsave. 


Ndërroi jetë më 12.2.1957, në moshën 65-vjeçare, i përcjellë për në banesën e amshuar me nderime të mëdha në Pogradec. Jehona e mirënjohjes për veprën e tij të çmuar erdhi e fuqishme atë ditë dimri përmes fjalës së ngrohtë të njerëzve të thjeshtë, të kolegëve, të pacientëve e të të gjithë atyre që ia njohën virtytet e panumërta në punë e sipër. 


Jani Bashoja u lind e u rrit në një truall pjellor, “të ushqyer” brez pas brezi nga virtyte të panumërta. Mbiemri, që ka kuptimin “krye, kryetar, kokë” me sa duket nuk është i rastit po të kemi parasysh se Bashot kanë pasur gjithmonë në dorë fatet e qytetit: në administratë, në shkencë, në kulturë, në art. Këtë besim të pogradecarëve, Bashot e kanë merituar përderisa kanë qenë ngaherë sinonim i atdhetarisë, ndershmërisë, modestisë. Po jap dy shembuj që lidhen drejtpërdrejt ose kanë lidhje me mua dhe me fisin tim. Në vitin 1920, im gjysh, Sandri Kyçyku, mërgoi në SHBA për të siguruar bukën e gojës për dy djemtë e tij të mitur që mbetën jetimë, me shpresë që t’i tërhiqte më vonë atje. Deri atëherë ia la amanet mikut të ngushtë, Gjokës, vëllait të Jani Bashos. Gjoka, ashtu siç financoi studimet e Janit, u kujdes me bujari krejt të pazakontë edhe për mirërritjen e tim eti dhe të tim ungji. Vangja, bashkëshortja e Gjokës, u bë nënë e dytë për Kyçykët e vegjël. 


Më 28 qershor 1961, fill pasi kisha dhënë provimin e kimisë në Bukuresht dhe, ashtu si në semestrin paraardhës, u përgjigja shumë mirë, profesori i kësaj lënde, Andrei Hilzenrath, u shpreh: “Kaq profesorë të aftë paska Tirana?!” E sqarova: “Unë e kam mbaruar gjimnazin në një qytet të vogël, në Pogradec”. Profesori pogradecar i kimisë quhej Kozma Basho, i biri i Gjokës dhe nipi i Jani Bashos. Në gjurmët e ndritshme të pararendësve po çapitet mjeku i mirënjohur Jovan Kozma Basho. 


Varri i Janit në Pogradec ndodhet pranë atij të Lasgush Poradecit. Dy Zeusa olimpikë në sferat përkatëse. Jeta u dha shumë pak, u tregua e padrejtë. Dy të munduar, “të armiqësuar” me realitetin e jetës ku nuk po gjenin dot vendin që u përshtatej; ëndërrtarë të dashuruar me muzgjet e vjeshtës, me vreshtët e me valët e liqenit. I afronte edhe diçka tjetër: vetëm trupërisht ishin larg Pogradecit. Shpirtin e kishin aty oreçast, me këmbët në truallin austriak, me zemrën buzë liqenit. Të tillë ishin e të tillë mbetën deri në fund. Kjo mënyrë të menduari e të jetuari i afroi aq shumë me shoshoqin, paçka se ishin tipa të ndryshëm. Lasgushi ishte me temperament sanguin, impulsiv, nervoz, i prerë, i pabaraspeshueshëm, në kontrast të plotë me Janin, i përvuajtur përsëthelli si ndonjë shenjtor, i butë, i ndrojtur, me një zë aq të ulët, – rrallëherë e ngrinte lart, – saqë ndoshta jo gjithkush e merret vesh çfarë donte të thoshte. Por erdhi edhe momenti që haku vajti tek i zoti, siç thotë populli, paçka se post mortem! Janë dy ikona, zëri i të cilave dëgjohet më qartë sa më larg ndodhemi prej tyre.

No comments: