Jeta dhe rrethinat... / Viaţa şi periferiile...

Dështimi ynë në përjetimin e thellësive të jetës sonë na zgjon dëshirën dhe etjen për t’u ngjitur pas rrethinave të saj. Nuk ngopemi me lëndë.
Nuk marrim frymë, por tymosim. Nuk shijojmë, por hamë. Nuk shohim, por vështrojmë. Nu dashurohemi, por shthurremi. Nuk dëgjojmë, por heshtim me shpërfillje. Nuk hedhim valle, por përdredhim trupin. Nuk lutemi, por nxjerrim fjalë. Nuk punojmë, por robtohemi. Nuk martohemi, por nënshkruajmë ca kontrata. Nuk gëzojmë, por bëjmë gallatë. Nuk duam, por socializojmë. Nuk pendohemi, por ‘shprehemi’. Nuk guxojmë, por gjykojmë.
Flasim për Zotin, por nuk i përjetojmë gjërat e perëndishme.
E megjithatë, atje ku thua se të gjitrha çojnë në shkatërrim, se e ke humbur jetën, vjen një çast, një shkëndijë, një rreze përunjësie dhe ndjeshmërie, dhe zemra jote nis së rrahë sërish.
Ndodh kur çapitesh i vetmuar në rrugë, në shi, pa çadër, dhe zbavitesh nga kjo.
Ndodh kur sheh dikë në një sallë dhe i thua ‘Mirdita’.
Ndodh kur takon një të njohur dhe nuk mjaftohesh me një tokje dore, por e përqafon.
Ndodh kur i puth duart një të sëmuri nga kanceri.
Ndodh kur nuk ndruhesh t’i thuash ‘Të dua’ njeriut pranë teje, mikut, kolegut, prindërve, fëmijës tënd.
Ndodh kur guxon të qash për gabimin tënd.
Ndodh kur i flak të gjitha pamundësitë e tua nga ballkoni dhe ia merr këngës.
Ndodh kur i njofton me sinjale drite shoferët para teje, që të mos i kapë radari.
Ndodh kur gjërat e vogla marrin kuptim në jetën tënde dhe je çliruar nga ato që i pandehje madhore.
Thellësia e jetës, kuptimi i saj, është Vetë Jeta, jo rrethinat e saj.
  

Eşecul nostru de a trăi profunzimea vieţii noastre, ne naşte dorinţa şi alipirea pentru toate cele de la periferia vieţii. Nu ne mai săturăm de cele materiale.
Nu respirăm, ci fumăm. Nu gustăm, ci mâncăm. Nu vedem, ci privim. Nu ne îndrăgostim, ci ne desfrânăm. Nu ascultăm, ci tăcem cu indiferenţă. Nu jucăm hora, ci ne clătinăm trupul. Nu ne rugăm, ci spunem cuvinte. Nu lucrăm, ci muncim. Nu ne căsătorim, ci semnăm nişte contracte. Nu suntem bucuroşi, ci suntem puşi pe poante. Nu iubim, ci socializăm. Nu ne pocăim, ci ne „mărturisim”. Nu îndrăznim, ci judecăm.
Vorbim despre Dumnezeu, dar nu trăim cele dumnezeieşti.
Și totuşi, acolo unde zici că toate merg spre pierzare, că mi-am pierdut viaţa, vine o clipă, o scânteie, o rază de umilinţă şi de simţire, iar inima ta începe să bată din nou.
Este atunci când păşeşti pe drum singur, prin ploaie, fără umbrelă, şi te desfătezi de aceasta.
Este atunci când vezi un om într-o sală şi-i spui „Bună ziua!”.
Este atunci când vezi un cunoscut şi nu te mulţumeşti cu o strângere de mână, ci-l îmbrăţişezi.
Este atunci când săruţi mâinile unui bolnav de cancer.
Este atunci când nu te temi să spui „te iubesc” omului de lângă tine, prietenului tău, colegului tău, părinţilor tăi, copilului tău.
Este atunci când îndrăzneşti şi plângi pentru greşeala ta.
Este atunci când arunci toate neputinţele tale pe balcon şi cânţi.
Este atunci când atenţionezi cu farurile pe cei ce vin din faţă, ca să nu-i prindă radarul.
Este atunci când cele mici au căpătat sens în viaţa ta şi când te-ai eliberat de cele pe care ţi le închipuieşti ca fiind mari.
Profunzimea vieţii, sensul vieţii este Însăşi Viaţa, iar nu cele de la periferia ei.

Arhim. Pavel Papadopulos