Merita Toçila*: Veshjet Arbërore në pikturën Arvanite


As part of spiritual structure of Albanian people are arberesh’s and arvanite’s to shown and dedicated some pages of analysis of acts to some authors in the aspect of figurative art, especially those artists that had the attention the way and the national clothes. In these artists are the traces of love and the relation with the homeland of aborigines which can not be taken differently except of the clothe and the reflection of traditions as one of the bridges that keep them related with the past. The physical portraits of different ages, we could make comparisons with our clothes and the common features of two branches that start from the some root. Arvanit’s have generated artist’s names that have passed greek borders becoming the most prominent names of greek art. The time hasn’t stopped regarding the embracement of new streams of art and interpretation. But what remains part of our analyses is arvanites clothes and the way how it is conveyed. One of the most wonderful moments of this picture is the interpreted fustanela which is painted by the great arvanits painter, Nikos Egonopulos, put in surrealistic situations of costume by two great artists from Çamëria, Abedin and Ali Dino and their point of view over the new capitalist’s developments.

Kur bëhet fjalë për pikturë shqiptare nuk mund të anashkalojmë artistët arvanitas si një grupim që bën pjesë në strukturën shpirtërore dhe kulturore shqiptare. Informacionin e plotë mbi krijimtarinë e këtyre autorëve e jep studiuesi Aristidh Kola në periodikun “Besa” dhe më pas “Arvanon” publikuar prej shoqatës së arvanitasve në periudhën midis viteve ’80-’90-të. Tek veprat e këtyre piktorëve të bie në sy tërheqja drejt rrënjëve dhe kjo ndjehet fuqishëm sidomos tek disa prej tyre të cilët kanë trajtuar gjerësisht tematikën, motivet, por sidomos veshjen shqiptare.

Ai që iu rikthye historisë duke nxjerrë nga nënvetëdija historike një figurë si Skënderbeu ishte piktori Niko Egonopulos, një ndër piktorët më të spikatur të Greqisë në fillimshekullin e njezetë.[1] Surrealist në frymë, ai mjaftohet me kapjen e një elementi mbi bazën e të cilit ndërton kompozimin e tij dhe strukturon veshjen. Tek portreti bust i Skënderbeut merr shkas nga uniforma ushtarake që ka përdorur udhëheqësi dhe për ta bërë figurën më impresionante, elementin bizantin të uniformës luftarake me pllakëza metali e zmadhon, e ridimensionon dhe e kthen në një strukturë solide që kufizon portretin e heroit.[2] Me të njëjtin element punon edhe helmetën. Kjo veshje e ngrirë që ka izoluar bustin dhe kokorja e metalte në kokë me një dekoracion linear për ta identifikuar si mbret, e afron portretin me ikonat, por risjell dhe një figurë që prej stoicizmit, palëkundshmërisë e forcës kishte marrë përmasa legjendare që ngacmonin nënvetëdijen e brezave, sikundër dhe artistit vetë. Nga të gjitha paraqitjet që i kanë bërë figurës së Skënderbeut kjo duhet të jetë më e veçanta. Përveçse është shumë larg imazhit të mësuar prej syrit tonë, ai duket më shumë si një nga luftëtarët arvanitas që luftuan për pavarësinë e Greqisë më 1881, duket si një Boçar, Kollokotron, Xhavella apo Karaiskaq, ka më tepër tipare nga Epiri se nga Shqipëria e epërme, është më pranë portretit të Donikës në strukturë. Mos ndoshta autori qëllimisht e ka zgjidhur të tillë për ta simbolizuar luftën arvanitase në përmasën e trimërisë së heroit Skënderbe? (fig.1)
Mund të mos dyshonim shumë mbi këtë hipotezë nëse nuk do shihnim tablonë e dytë, “Minotauri dhe Tezeu me fustanellë”.[3] Tezeut me veshjen e përrallshme me fustanellë të cilës nuk i mungon asnjë detaj i periudhës së Marko Boçarit, përveçse portreti i tij i vendosur në fytyrën e Skënderbeut. Edhe pas gati një shekulli, tregimet e fëmijërisë të ushqyera nga prindërit e gjyshërit dhe gjithë mjedisi arvanitas në të cilin është formuar autori, kanë lënë gjurmë të pashlyera në memorien e tij dhe është kjo memorie historike që në mënyrë të pavullnetshme zbrazet në telajo. I ngjashëm në stil me Giorgio de Ghiricho-n ku figurës ia heq tiparet duke e lënë në strukturën fillestare të formës vëllimore si në trajtën e një manekimi, ndihmon kostumin të jetë elementi dominant në këtë skenë ku luhet një nga episodet homerike dhe është ai, arvanitasi me fustanellë, që ka kapur demin prej brirësh me një gjest thuajse pa sforcime. 

* Doktorante në Shkollën Doktorale të Studimeve Albanalogjike Tiranë   




[1] Shih Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, bot. 55, Tiranë, 2007
[2] Shih Aristidh Kola, revista Arvanon
[3] Shih Arben Llalla, Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889, f. 20, Tetovë, 2006

No comments: