... njëlloj sikur po u jepet jetë

„... Mësimi i tyre nuk zbulohet dot nga mendimet e ca njerëzve që hulumtojnë me cektësi; as nuk e tregojnë atë mësim, si disa të tjerë, sikur të jetë një mësim njerëzor. (...) ndjekin doket e vendasve edhe në veshje, edhe në të ngrënë dhe në llojin tjetër të të jetuarit, por shfaqin një jetë të mrekullueshme dhe që pranohet nga të gjithë si e paparë. Jetojnë në vendet ku janë lindur, por si të huaj; marrin pjesë në gjithçka si shtetasit, por të gjitha i durojnë si të huaj; çdo vend i huaj u është atdhe, e çdo atdhe u është tokë e huaj. Martohen si të gjithë njerëzit dhe lindin fëmijë, por nuk i hedhin foshnjat. E shtrojnë tryezën për të gjithë, por jo edhe shtratin. Janë në trup, por nuk jetojnë sipas trupit. Jetojnë në tokë, por janë shtetas të qiellit. U nënshtrohen ligjeve të caktuara nga shteti, por, me mënyrën e tyre të të jetuarit, ngadhnjejnë mbi ligjet. I duan të gjithë, por nga të gjithë përndiqen. Nuk i njeh njeri, por ndëshkohen, vriten, por fitojnë jetën. Janë të varfër, por pasurojnë shumë, u mungojnë të gjitha, por në të gjitha u del e u tepron. Janë të nëpërkëmbur, por janë të lavduar nga ato përulje, shpifet kundër tyre, por u rijepet nderi. I mundojnë, por bekojnë, i shajnë, por nderojnë. Bëjnë mirë, por ndëshkohen si keqbërës, dënohen, por gëzohen njëlloj sikur po u jepet jetë”.
Nga Letra për Diognetin (Aleksandrí, Egjipt, 190-200)