Shën Siluan Atoniti: ”Sprovat” dhe “dekoratat” e oshënarit („Întăriturile” și „decorațiile” monahului)


Oshënari mendon për ligjin e Zotit nateditë; gjithashtu, ai çon ditenatë një lufte të paprerë me jo-mikun. Ai duhet të mposhtë shtatë sprova (të fitojë shtatë forcime):

E para – të ndërpresë vullnetin e vet.

E dyta – t’i dorëzohet dëgjesës së plakut të vet (prijësit shpirtëror).

E treta – ta thajë veten për hir të Zotit.

E katërta – ta dojë varfërinë.

E pesta – të mposhtë dashurinë ndaj vetes.

E gjashta – të përunjësohet.

E shtata – t’ia dorëzoje shpirtin e vet Zotit, pra të lerë gjithçka në vullnetin e Zotit.


Të shohim çfarë “dekoratash” fiton oshënari nga Zoti për fitoret në tokë:

E para – paqja e ndërgjegjes.

E dyta – shpirti dhe trupi kanë paqen që vjen nga Zoti.

E treta – shpirti do Zotin dhe, duke E parë, mendon se Zoti na do.

E katërta – falë dashurisë së Zotit, njeriu e do sivëllain si veten.

E pesta – shpirti gjen çlodhjen në Zotin dhe sheh madhështinë e Zotit dhe mëshirën e Tij.

E gjashta – shpirti ec në tokë dhe punon me duar, por mendja është tek Zoti dhe, duke E parë, harron tokën, sepse dashuria e Zotit e tërheq shpirtin që Të dojë Zotin e Dashur.

E shtata – shpirti ndjen hirin e Zotit në mendimet e veta.

E teta – shpirti ndjen hirin e Zotit në zemër.

E nënta – shpirti ndjen hirin e Zotit në trup.

E dhjeta – dashuria e Zotit i hap Mbretërinë e qiejve dhe shpirti njeh përmes Shpirtit të Shenjtë se si është Zoti ynë.

Lidhur me këto që shkrova, ju kërkoj falje për të gjitha gabimet juve që do të më lexoni dhe ju kërkoj të luteni për mua.
Por i shkrova këto i tërhequr nga dashuria e Zotit, me të cilën nuk ngopem. Ulem në tryezë dhe krejt shpirti im është i mbushur nga Zoti dhe asnjë mendim i mbrapshtë nuk më afrohet dhe nuk ma pengon mendjen që të shkruaj për Zotin, të Cilin e dua. Por kur mbaroj së shkruari, mendimet vijnë sërish dhe ma turbullojnë mendjen e dobët e të pafuqishme, e atëbotë i qahem Zotit të Mëshirshëm, e Zoti më mëshiron mua, krijesën e tij të përmbysur.


[Fragment nga “I përhirshmi Siluan Atoniti, Mes ferrit të dëshpërimit dhe ferrit të përunjësisë, përkthyer rumanisht nga Pr. Prof. Dr. Ioan Ica dhe Diac. Ioan I. Ica jr., Editura Deisis, Sibiu, 2001]