Abstrakt
Në
studimet kulturore, letërsia është një element qenësor, përmes së cilës
studiuesit njohin traditën e një populli, organizimin shoqëror dhe historinë e
tij. Element i rëndësishëm është edhe gjuha, përmes së cilës studiuesit
formojnë modele kulturore duke njohur më mirë mentalitetin dhe fenomenet
shoqërore, zakonet, trashëgiminë, të kaluarën historike dhe normat tjera të një
shoqërie. Pra, gjuha dhe letërisa janë në harmoni dhe në funksion të
njëra-tjetrës në komunikimet ndërmjet kulturave.
Identitetet
kulturore ndryshojnë mes vete nga kode të shumta që i transformojnë ato në
identitete komplekse dhe të vështira për t`u njohur dhe kuptuar si në rrafshin
personal dhe atë universal, sidomos për kulturat e vendeve të vogla, deri diku
të izoluara, siç kategorizohet kultura dhe identiteti shqiptar në përgjithësi.
Në këtë punim do të prezantojmë informacionin mbi nivelin e njohjes së kulturës
shqiptare në Ballkan dhe Evropë përmës hulumtimeve, punës së albanologëve dhe
përkthyesëve të letërsisë shqipe.
Gjuha dhe
letërisa bashkëveprojnë ngushtë me elementet tjera që formojnë kulturën e një
vendi. Relacionet e gjuhës dhe letërsisë nuk mund të vlerësohen më të
rëndësishme dhe më të veçanta se disiplinat e tjera të artit, sjelljeve apo
kodeve tradicionale për ndërtimin e një identiteti kulturor. Hulumtimi ynë do
të përqëndrorohet në kompetencën e këtyre disiplinave në funksion të zhvillimit
të komunikimit kulturor.