Iulia Enkelana: Nishani / Semnul (Monodramë e dyfishtë / Monodramă dublă)


Fragment

 Qartësime


SynopsisNjë Sozi humb vendin e punës në moshën 36 vjeçare, pikërisht kur personi të cilin e dublon, aktore e shquar, bijë ish-daktatori, bën një operacion estetik. Sozia, tashmë e papunë, mban një monolog për identitetin, origjinalitetin dhe kopjen.
Teksti është gërshetim mes rrëfimeve të Sozisë dhe copëzave të kujtimeve që sapo i ka shkruar.

Hapësiranjë sallë shfaqjesh në një vend fiktiv, por të ngjashëm me njëËvend evropian.

Kohapas rrëzimit në rrugë paqësore të një diktature jo fort të egër, por kreu i shtetit dhe pjesëtarët e familjes së tij gjithsesi kishin nevojë për sozi.

Dekori na sjell ndërmend zbehtë atë të shfaqjeve stand-up apo të fjalimeve motivueseNjë mikrofon në mbajtëse, një reflektor dhe një karrike, mbi të cilën ndodhet një kopje e kujtimeve të Sozisë.

Dekori nuk duhet të jetë medoemos realist, por as të përfshihet në një zonë të science-fiction.

VeshjaSozia mban veshur një fustan të zi, të gjatë, ose deri në gjunjët.


AKTI I

SOZIA hyn në skenë, ndreq mikrofonin dhe vështron: lart, drejt publikut dhe reflektorëve. Merr kujtimet nga karrikja dhe nis t’i lexojë që nga faqja e parë. Duket e emocionuar.

SOZIA: (lexon) „Shënim: Ky nuk është manifest.” Nuk-u është nënvizuar dy herë. „Ky është një... rrëfim.” Nënvizuar pó dy herë.

(Kthjellon zërin.) „Kreu I. Unë dhe vetja ime jemi lindur nën të njëjtën shenjë zodiaku, me dy vjet ndryshim; ajo është më e vogël se unë. Jemi rritur në zona të ndryshme të vendit dhe kemi pasur një rini njëfarësoj të ndërkryer gjatë fundviteve ’90 dhe fillimit të vitit 2000. Pakashumë kur ajo u bë e famshme, unë iu bëra sozi. Ama nuk ka qënë kaq e thjeshtë.” (E vendos librin në karrike. Bën një pushim, duke vështruar të pranishmit.)

Gati isha në rrezik të mos më merrnin në këtë punë për shkak të një shenje që e kam në fyt qysh nga lindja. (E prek shenjën e fytit me shpinën e pëllëmbës.) Kisha nevojë për këtë punë. Pse? Sepse ende nuk e kisha gjetur rrugën e jetës. Nuk di nëse të jesh sozi është prirje, apo thjesht diçka e rastit. Ndoshta bëhet fjalë për atë lloj mjeshtërie që asnjëherë nuk është edhe prirje. Apo që nuk ka nevojë për prirje? Shkurt fjala: nuk je për këtë punë. Mirpo atëhere pyet veten se pse lindesh si identike me dikë tjetër? Duhet të jetë një lidhje në këtë mes, por vallë vetëm me këtë mund të shpjegohet?

Horia Gârbea: Shenjat e kalimit / Semnele trecerii - Poezi/i


Horia Gârbea (Horia Gërbea), shkrimtar i shquar bashkëkohor rumun, inxhinier e doktor shkencash, lindur më 10 gusht 1962 në Bukuresht, autor dramash, komedish, vëllimesh poetike, veprash shkencore, romanesh, esesh, kritikash letrare; përkthyes i njohur i Shekspirit. Anëtar i Komitetit drejtues të Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, drejtor i Teatrit të Damaturgëve Rumunë.


do të jem
(voi fi)

nuk dua të
të takoj në një rruginë
mbuluar me degë bredhash
nuk dua të rrimë
në ndonjë mullar
madje as në
pllajën ku
vallëzon titania me xhindet
madje as në
bregun e lodhur të detit

dua të të ndjek
në një qytet të vjetër
e të koklavitur
me rrugë të ngushta
kufizuar nga varrezat
ku të shumtët
nuk varrosen nën tokë
por nën mbetje të vdekurish të tjerë

Entela Tabaku: Am croșetat cuvintele / I kam punu fjalët - Poezi/i


Voce incofundabilă a poeziei albaneze contemporane, traducătoare și eseistă, Entela Tabaku (Entéla Tabácu) s-a născut la Shkodra – centru important pentru cultura și civilizația albaneză – în anul 1971 și a absolvit Universitatea ”Luigj Gurakuqi” cu o lucrare de diplomă despre poezia lui Ungaretti și curentul ermetist. Este autoarea volumelor  ”50 poezii și 5 intermexo”, ”un pumn de viață cât să mori” și ”poemele străine”. Din anul 1998 trăiește în Suedia, lucrând în învățământul superior.


de cerul gurii ni s-au lipit cuvintele astăzi
(për qiellzë na janë ngjitë fjalët sonte)

de cerul gurii ni s-au lipit cuvintele astăzi
și niciunul dintre noi nu-ndrăznește
să-nghită
ca nu cumva cuvintele se topesc
dispar
se spulberă
și absența ne face iar nebuni
și trebuie s-o luăm iar de la capăt
sărutându-ne prin cuvinte
dar cuvintele, oricât de dulci
nu-s niciodată buze
în suflul fiecăruia
sărutându-ne prin buze
cu cuvintele-n cerul gurii
fără a înghiți
căci buzele, oricât de dulci
nu-s niciodată cuvinte
și nu-ndrăzni să respiri
căci apoi nu mai știi
ce urmează