Zgjodhi e shqipëroi: Beti Njuma
Ted HUGHES
Këngë dashurie
Ai e donte dhe ajo e donte
Puthjet e tij i thithnin të kaluarën e të ardhmen, ose së paku rrekeshin
Dëshirë tjetër ai s’kish
Ajo e kafshonte, e brente, e thithte
Ajo e donte plotësisht brenda vetes
Shëndoshë e mirë, në jetë të jetëve
Kuitjet e tyre të pazëshme përpëliteshin mes perdeve
Sytë e saj nuk donin t’u shpëtonte gjë
Vështrimet e saj i mbërthenin duart, kyçet, bërrylat
Ai e shtrëngonte aq fort sa jeta
Të mos e zhvaste nga ai çast
Ai donte që krejt e ardhmja të reshtte së ekzistuari
Dëshironte ta pushtonte me krahët e tij
Nga zgripi i atij hopi drejt asgjësë
Ose përjetësisë apo çfarëdo të ish
Përqafja e saj qe një ngërthim i pamasë
Që gjurmët e tij të mbeteshin në kockat e veta
Buzëqeshjet e tij qenë streha e një saraji përrallor
Ku bota reale kurrë s’do hynte
Buzëqeshjet e saj qenë kafshime merimange
Që ta linin shakull deri sa ajo të ndjente uri
Fjalët e tij qenë trupa pushtuesish
Kukurisjet e saj, orvatje të një vrasësi
Vështrimet e tij, kama hakmarrjeje
Shikimet e saj të shpejta hije që fshehin sekrete të tmerrshme
Pëshpërimat e tij kamzhikë fshikulles dhe çizme
Puthjet e saj avokatë që zellshëm shkruajnë
Përkëdhelitë e tij, spirancat e fundit të një të mbyturi
Rrengjet e saj dashurore, kërcëllima drynësh
Dhe britmat e tyre të thella zvarriteshin mbi dysheme
Sikur kafsha pas një kurthi që dot s’i shpëton
Premtimet e tij qenë maska anestezie
Premtimet e saj i shkulnin majën e kafkës
Ajo një karficë me të do bënte
Përbetimet e tij tërë energjitë ia shteronin
Ai i rrëfente si bëhet një nyjë dashurie
Përbetimet e saj ia shtinin sytë në formalinë
Në fund të sirtarit të sekreteve të saj
Ulërimat e tyre nguleshin në mur
Kokat e tyre shembeshin në gjumë si dy gjysma
Të një bostani të prerë, por dashuria vështirë se ndalej
Në gjumin e mpleksur krahë dhe këmbë shkëmbenin
Në ëndrra trurin u merrnin peng sho-shoqin
Në mëngjes fytyra e sho-shoqit ishin.
Anne SEXTON
Ne
Isha mbështjellë me një peliçe
bardhezi dhe ti
ma hoqe, mandej
në një dritë të praruar
më kurorëzove
ndërsa jashtë flokë dëbore godisnin
derën si shigjeta tërthore.
Ndërsa një pëllëmbë dëborë
binte si yjet
me grimca kalçiumi
ne ishim brenda trupave tanë
(ajo dhomë që varrin do na bëjë)
dhe ti brenda meje
(ajo dhomë që shpëtimi ynë do jetë),
dhe fillimisht të thava
këmbët me një pecetë
e meqenëse skllavja jote isha
ti më quajte “princeshë”.
Princeshë!
Oh, atëherë
u ngrita në këmbë me lëkurën time time të praruar,
dhe flaka përdhe psalmet
flaka përdhe teshat
dhe ti zgjidhe frerin
u zgjidhe nga kontrolli
ndërsa unë nga kopsat
kockat, pështjellimet,
kartolinat e Nju Inglënd
netët e janarit të orës dhjetë
e mandej u ngritëm lart, si gruri,
akra e akra të praruara, dhe ne
mblodhëm të korrat
mblodhëm të korrat.
Vincenzo COSTANTINO
Lërmë të t’prij udhën
Mos pyet çfarë është.
Ku është.
Nëse s’i ndjen sytë
që n’udhë po t’shoqërojnë.
Nëse s’kupton se mllefi të mbush grusht’ e xhepa.
Nëse s’kupton se një buzëqeshje
shpesh lirisht, çliron…
Nëse s’kupton sa histori ka brenda një
çasti të parëndësishëm.
Mos pyet çfarë është
nëse s’ndjen aromën e shiut
apo shijen e barit.
Nëse nuk i vë re gjërat e vogla
Nëse s’kupton se e djeshmja s’është njësoj me të nesërmen.
Nëse s’mban mend nga vjen dhe ku po shkon
mos pyet ku është,
e gjatë është udha që ke marrë…
lër të t’prijë
ai që e ka kuptuar jetën e vet
dhe tënden…
Alda MERINI
Mua ashtu si ju
Mua ashtu si ju më zunë mat
teksa vidhja jetën,
e flakur jashtë nga dëshira ime për dashuri.
Mua ashtu si ju s’më dëgjuan
dhe pashë burgun e heshtjes
përreth tek harlisej dhe flokët t’më shkulte.
Mua ashtu si ju lot më kanë dalë,
kam qeshur e shpresuar.
Mua ashtu si ju më ngjau
se lakuriq më zhveshën
dhe kur më dhanë në dorë
turpin tim
turp hëngra ditë pas dite.
Unë ashtu si ju armikut i erdha në ndihmë
pata besim tek teshat e mia të gjora
dhe pyeta se ç’është Perëndia,
mandej nisur prej ekzistencës së tij
fuqi mora për të ndjerë martirin
që kthehej brenda meje si pëllumb i gjallë.
Unë ashtu si ju e treta e vetme dashurinë
edhe larg Krishtit të ringjallur madje.
Por unë ashtu si ju iu riktheva shkencës
së dhembjes njerëzore, që shkenca ime është.
Ella Wheeler WILCOX
Vetmia
Qesh dhe bota tok me ty do qeshë
Qaj, dhe fillikat do qash.
Meqenëse e trishta botë e lashtë duhet ta marrë hua harenë e saj,
por ka telashet e veta pafund.
Këndo, dhe kodrinat do t'përgjigjen.
Ngashërehu, dhe ngashërimi yt në ajër do tretet.
Jehona do t’shndërrohet në një tingull gazmor
që s’pranon të dëgjojë vajtime.
Ngazëllehu dhe burrat nga pas do t’vijnë.
Brengosu, dhe vetëm do t'lënë.
Kënaqësinë tënde duan në tërë plotërinë e saj,
Por dhembja jote s'u duhet.
Ji e lumtur dhe miq pafund do kesh;
Trishtohu e të gjithë do t’i humbasësh
S’ka njeri të refuzojë verën tënde mjaltë.
Por vrerin e jetës vetëm duhet ta rrëkëllesh.
Kremto dhe shtëpia jote përplot do jetë
Barkthatë qofsh dhe askush s’do t’i hedhë sytë.
Lavdiplot e bujare do jesh, jetë më të mirë do kesh
por askush s'do të ndih’ të vdesësh.
Në honet e kënaqësisë ka vend
për një vargan të gjatë fisnikësh.
Por të gjithë në radhë për një duhet të presim
Për të përshkuar shtigjet e ngushta të dhembjes.
Nina CASSIAN
Zgjedhimi i madh
Unë, që s’pata kurrë ndonjë funksion, veç funksionit
riprodhues, s’meritova tjetër veç teje,
Isoldë leshverdhë, përgjithmonë bijë e barkut tim
-unë, që kurrë s’pata ambicie veç ambicies
për ta bërë këtë gërmë të akullt D
shpatë të dalldisur të së brishtës fjalë Dashuri
-unë, që s’pata kurrë mundësi veç mundësisë
për të jetuar buzagaz edhe kur në tëmtha
më parë se në flokë e kujtime më kullonte
rrëkeja e poshtërimit, pështyma e një çanaku
-unë që s’pata kurrë fuqi veç fuqisë
për të jetuar e për të t’përqafuar, armiku im,
për të qënë çdo çast e gatshme për të vdekur
-unë pata gjithmonë pasuri, pasuritë,
duke pasur, kam pasur, për të pasur, kam pasur dhe kam.
Gioconda BELLI
Për asgjë s’pendohem
Nga gruaja që jam,
më rastis, ndonjëherë,
të vërej, tek të tjerat, gruan që mund të isha;
Gra të sjellshme, të zellshme, bashkëshorte të mira,
shembuj virtyti,
siç ime më do kish dashur.
S’di pse
tërë jetën kalova pa iu nënshtruar.
I urrej kanosjet e tyre
mbi trupin tim
fajin që jetët e tyre
të pamëkata,
helmatisje të çuditshme
më shtien në mendje;
rebelohem ndaj sjelljeve të tyre që s’kanë të sharë,
ndaj përlotjeve tinëz
të shoqit,
për turpin e lakuriqësisë
nën të linjtat e hekurosura.
Këto gra,
sidoqoftë, më shohin
nga thellësia e pasqyrave të tyre;
ngrenë gishtin akuzues
dhe, hera herës,
dorëzohem para vështrimit të tyre qortues
e do doja të fitoja pëlqimin universal,
të isha “vajza e mbarë”, të isha “gruaja përsëmbari”, Xhokonda e paqortueshme,
të merrja notën dhjetë në sjellje
nga partia, nga Shteti,
nga miqtë,
nga familja, nga fëmijët
dhe nga tërë qeniet
që me bollëk popullojnë
këtë dynja.
Mes kësaj kontradikte të paevitueshme
mes asaj që duhej të ishte dhe asaj që është,
kam luftuar beteja
të panumërta vdekjeprurëse,
beteja kafshuese, ato kundër meje
- ato kundër meje që jam vetvetja-
me psikikën
që dhemb,
me lëshra të kërleshura,
duke përdhosur planet e të parëve, çjerr gratë që jetojnë brenda meje
që, prej fëmijërisë, vëngërt më shohin
ngase më rrinë ngushtë ëndrrat e tyre shembullore.
ngase guxoj të jem ajo e krisura,
e pabesueshmja, e buta dhe e brishta
që dashurohet si një e përdalë e trishtë
me beteja të drejta,
burra të hijshëm
e fjalë hokatare.
Sepse, në moshë madhore, guxova të jetoj fëmijërinë e mohuar
dhe gjatë orarit të punës dashuri mbi tryeza bëra,
lidhje të shenjta rrënova
dhe guxova të shijoj
trupin e shëndetshëm e harkor
dhunti të trashëguara nga të parët e mi.
Nuk fajësoj askënd. Përkundrazi i falenderoj për dhuratat
Për asgjë s’pendohem, siç tha Edit Piaf:
por në thellomat e errëta ku fundosem në mëngjes,
me të çelur sytë.
ndjej lotët që më mblidhen
pavarësisht lumturisë që më në fund kam fituar
duke shkallmuar shtresa shkëmbore,
shoh gratë e tjera brenda meje,
të ulura në hajat
që më sytë e tyre të dhembshur më vështrojnë
dhe ndihem në faj për lumturinë time.
Vogëlushe të mbara të pakuptimta më rrethojnë
që valle fëmijënore hedhin
kundër meje;
kundër kësaj gruaje, të pjekur, të plotë
gruas me gjoks të ngjeshur
e vithe të gjera,
që, për time më e kundër saj, më pëlqen të jem.
Stefano BENNI
Shpirt
Të duken gjë kohëra për të folur për shpirtin?
Nuk ka më shejtanë
Të dhënë pas tij
Pas ofiqeve jepen
Shpirti ka dalë mode.
Shpirt!
Nëse të ther zemra
Antibiotikët nuk hyjnë në punë
Mjekët dorëzohen
S’ka usta
Shpirti nuk riparohet.
Dhe ka vende
Me shpirtra pak
Dhe ka qytete me miliona shpirtra
Por syrit i fshihen
Vetëm trafiku duket
Dhe radhët semaforëve
Vetmitar është shpirti.
Shpirt!
Vetëm një herë të vetme e kam parë shpirtin tim
Kish dalë nga goja
Si tymnaja e një puroje
Më pyeti nëse
I lodhur së jetuari qeshë
Po- i thashë
Por më bindës do doja të isha.
Dhe me një ofshamë
U kthye nga kish ardhur
Është i duruar shpirti
Shpirt!
Ka shpirtra të bukur
Në shtate qesharake
Dhe bukurane
Me shpirtra që të kallin datën
Shpirt i përbaltur
I politikanëve
Ku shpirt s’ka
Dhe ka vise
Me shpirtra pak
Dhe ka vende
Me mijëra shpirtra
Që kur shuhen
E në qiell ngjiten
Një shfaqje e paparë janë
Një vorbull kozmike
Dhe gazetat shkruajnë
Njëqind mijë viktima
Por frymë të kota ishin
Popujsh të largët
Mesopotamikë
Dhe për një hop lotët rrjedhin
Mandej shpirtin shpëlan
Dhe harron!
Adrienne RICH
Dedikim
E di që po e lexon këtë poezi
vonë, para se të lësh zyrën tënde
me të vetmen llampë të verdhë dhe një dritare që nxin
në plogështinë e një ndërtese të zhytur në qeti
kur ora e pikut ka kaluar me kohë. E di që po e lexon këtë poezi
në këmbë, në një librari larg oqeanit
në një ditë të hirtë fillim pranvere, flokë të lehtë dëbore degdisen
rmes hapësirave të pamata të rrafshirave përreth.
E di që po e lexon këtë poezi
në një dhomë ku ka ngjarë shumë më tepër nga ç’mund të durosh
ku një lëmsh çarçafësh dergjen amullt mbi shtrat
dhe valixhja e hapur flet për arrati
por ende s’mund të largohesh. E di që po e lexon këtë poezi
ndërsa metroja ngadalëson shpejtësinë,
para se të rendësh nëpër shkallë drejt një dashurie të re
që jeta kurrë s’ta fali.
E di që po e lexon këtë poezi nën dritën
e televizorit, ku shfaqen pandalur imazhe pa zë,
ndërsa pret lajmet e fundit mbi intifadën.
E di që po e lexon këtë poezi në një sallë pritjeje
me sytë që ndeshin vështrime të huajsh që të panjohur do mbeten.
E di që po e lexon këtë poezi nën dritën e neonit
me mërzitinë e të rinjve që ndihen të përjashtuar,
që në moshë shumë të re vetëpërjashtohen. E di
që po e lexon këtë poezi me shikim të turbullt:
xhamat e trashë të syzeve t’i zmadhojnë gërmat përtej çdo kuptimi
e ti prapëseprapë vazhdon të lexosh
ngase edhe alfabeti i çmuar është.
E di që po e lexon këtë poezi në kuzhinë
teksa ngroh qumështin, me një fëmijë që të qan mbi supe dhe një libër në dorë,
sepse jeta është e shkurtër dhe ti etje ke.
E di që po e lexon këtë poezi që nuk është në gjuhën tënde
domethënien e disa fjalëve nuk e di, ndërsa të tjerat të ngasin të vijosh leximin
dhe unë dua të di cilat janë.
E di që po e lexon këtë poezi në pritje që diç të dëgjosh,
e mëdyshur mes hidhësisë dhe shpresës,
që mandej t’u kthehesh detyrave që s’mund t’i refuzosh.
E di që po e lexon këtë poezi sepse nuk ke tjetër ç’të lexosh,
aty ku ke ngecur, lakuriq siç je.
Këngë dashurie
(për Sylvia Plath-in)

(LOVE POEMS, 1969)