Showing posts with label Medalion. Show all posts
Showing posts with label Medalion. Show all posts

Gabriela Melinescu: Terr prej drite jam

p o e z i 

Eseiste, poete, prozatore e shprehjes rumune, franceze dhe suedeze (Bukuresht, 16 gusht 1942- Stockholm, 15 tetor 2024). Pas mbarimit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Bukureshtit, punoi në revistat e njohura Femeia (Gruaja) dhe Luceafărul (Ylli i Dritës). Njihet si frymëzuesja e mjaft poezive të Nicita Stănescu-t (1933-1983), me të cilin pati një lidhje kohëgjatë dashurie. U vendos në Suedi në vitin 1975, pas martesës me botuesin belg René Coeckelberghs. Deri në atë vit shkroi e botoi vëllimet Ceremoni dimri, Qënie abstrakte, Brenda Ligjit, Një sëmundje me prejardhje hyjnore, Betim varfërie, nderi e nënshtrimi, Mërmëritja e botës, Kundër të dashurit, si dhe dy libra në prozë. Pas vitit 1989, botoi rumanisht Ditar suedez në disa vëllime – vegimtar jo vetëm për jetën letrare europiane, por edhe për shumëgjuhësinë e shkrimtarëve, përkushtimin, vuajtjet krijuese. Në gjuhën suedeze, në të cilën filloi të shkruajë pak kohë pas mërgimit, shkroi e botoi librat: Dera e ndaluar, Zoti pjellor, Babai i gënjeshtrës, Fëmijët e durimit, Ujqit ngjiten në qiell, Mbretëresha e rrugës, Njeriu-zog, Dritë drejt dritës, Ndërrimi i pendëve, Në shtëpi në një vend të huaj, Nëna si Zot, Mbi shpinën e zogut të artë etj. Përktheu rumanisht vepra nga Emanuel Swedenborg, August Strindberg, Stig Dagerman, Gunnar Ekelöf, Kjell Espmark, Brigitta Trotzig dhe Goran Sonnevi. Krijimtaria e Gabriela Melinescu-t është vlerësuar me disa çmime letrare të rëndësishme.

 

Ende është natë

(Încă e noapte)

 

Ende është natë dhe mendoj në terr

për ditën e parë të botës

Në fillim ishte drita

dhe drita ishte errësirë

e ngrohta qe e ftohtë

dhe e ftohta absolute qe e ngrohtë.

Terri u bë lëndor

kapur në trajta të çuditshme

Këta dy sy të rritur në kokë

ndjejnë atë që ndjen Toka

kur mbi të rritet gjelbërimi.

Terr drite jam

dhe mbi kodrat e kurmit tim

lindet mëngjesi.

Judith Mészáros: „and if they left off dreaming about you”


binte dëborë
nga venat e mia për jashtë
britma kish ngrirë ndër lumenj
duke na mbyllur rruzullimthi
pa asnjë krisje
pa asnjë shpëtim
e lartme qe e ftohta
brisk harresa
ëngjëj të bardhë kalëronin
kujtimet e verbër
dhëmbët e tyre ndriçues
ndiznin terrin
shkëlqimtare dhe memece
vdekja më qeshte
dhe nuk përpëlitej brenda meje fjala që pata qenë
vdisja
pavdekur
pata rreshtur kaherë
të ëndërrohem

Në shqip nga rumanishtja: A.-Ch. Kyçyku

Méhes Károly: Derisa ime bijë (Míg a lányom)


Në mëngjes, derisa ime bijë u ndërrua,
llogarita se më 10 janar 1977,
të hënën, kisha bash moshën që ka
ajo sot. I thashë se s’mbaj mend asgjë
nga ajo ditë, e megjithatë
do të mund të rrëfeja me hollësi se si
do të ketë kaluar një mëngjes nursëz dimri
me zgjimin më 7, me gjërat e zakonshme;
Në Radio Kossuth jepej
Koha sot dhe nesër, më 7 e 20
babai mbaronte mëngjesin, nëna
ishte edhe ajo me ngut, kuzhina përhapte
aromë buke të thekur, atë hanim
unë dhe im vëlla, ai parapëlqente reçelin,
unë më fort kaçkavallin e sallamin,
u veshëm trashë, se ish dimër, dhe siç
pashë tani (në internet) ishte e hënë,
si sot, por sa shumë ndryshon
kjo ditë prilli, thashë,
teksa ime bijë vazhdoi të krihte
ëndërrimtare flokët. Mendova,
por s’thashë gjë, se ndoshta, ndonjëherë,
pas tridhjetë vjetësh, një mëngjesi,
një mëngjesi të gjithëfarshëm, do ta cytë
edhe ajo fëmijën e vet duke i treguar se si
ridhnin mëngjeset e përgjumur
kur ajo shkonte në shkollë, se zgjimi
ishte i mundimshëm asokohe, mëngjesi
dhe gjithë të tjerat, gjithë mëngjeset
ishin të njëjtë, a thua se pat qenë
përherë mëngjes, duhej të zgjoheshe
gjithnjë; e megjithatë qe mirë, ngaqë
ishte atje babai, që nuk ngutej,
por rrëfente gjithfarë qyfyresh,
i pashqetësueshëm, i përkushtuar, derisa,
më në fund, arrinte të më shkulte
një nënqeshje, s’përmbahesha dot,
nuk isha më aq e përgjumur
dhe e murrëtyer, e që nga ai çast
ishte mirë, s’kish rëndësi se qe vjeshtë
a pranverë. E di, e dashur
(ose i dashur?) do t’i thotë fëmijës ime bijë 
s’ka rëndësi në është vjeshtë a pranverë

(...)

Traducere din limba maghiară de Kocsis Francisko
În albaneză de A.-Ch. Kuciuk

Vijon në Revista Haemus Nr. 66-70.
Rubrika Medalion

Rexhep Shahu: Poezi/i

Poet și publicist albanez născut în 1960 între Drina Albă și Drina Neagră din Albania, de o insolită putere a versului, autor al volumelor “Muntele Lunii” (Mali i Hënës), “Malul jindului” (Bregu i Brengës), ”Stejar singur pe câmp” (Lis i vetëm në fushë), ”Orașul rugăciunilor” (Qyteti i Lutjeve),  “Bllaca” monografie, “Misiune pentru Pace” (Misioni për Paqen), “Martie al Minelor” (Marsi i Minave) publicistică, redactor-șef al prestigioasei reviste literare Illz. ”Un munte de dureri strălucite, trecute prin argintul lunii, de unde nu se dezlipesc negurile, nu încetinesc ploile și rar, prea rar, poate într-un colț de vis, se ivește soarele. La ce i-ar folosi această noapte înoptată lumii? Oare vom ajunge la limanul visat, unde cel puțin în noi înșine să fim noi înșine? ”Stejar singur pe câmp” al lui Rexhep Shahu concentrează izvoare poetice cristaline, dar ele curg rar, în ediții puține, și uneori fac să nu simți miracolul din prima înghițitură. Rostite sub voce, poate spre a nu simți niciodată ochiul aspru al luminii, în ele se simte tristețea ca un pelin. Imaginile apocaliptice, contemplate cu un calm admirabil, pot fi văzute doar prin poezie”. (Izet Duraku, scriitor și critic literar) 

Mă fac seară

(Po bëhem mbrëmje)

 

Încetul cu încetul

Mă fac seară

Nu mai am ochi

Ci doi munți de ceață

Înăuntrul ochilor doi călăreți fără cai se tărâsc

Și un soare stins, mort de nu se știe când.

 

Încetul cu încetul mă fac plecare

Nu mai am picioare

Ci doi cerbi de singurătate.

În coarne de cerbi s-a-ncurcat pădurea

Nu știu de unde se poate ieși.

 

Încetul cu încetul mă fac durere

Nu mai am mâini

Ci două lebede de dor.

Pe aripile lor voi purta cerul

Și lumea ce nu-i decât de aer.

Mariklena Niço: Diafragma e heshtjes (Diafragma tăcerii)

Mariklena Niҫo u lind në Korҫë më 24 korrik 1978. E kaloi fëmijërinë në një kohë të ҫuditshme, kur asgjë nuk thirrej me emrin e vet dhe gjërat më të rëndësishme thuheshin me sy, buzëkafshuar. (Një tipar që ende ruhet nga gratë në këtë zonë për të thënë të pathënat). Adoleshenca përkoi me vitet kur në Shqipëri të gjithë e zgjidhën gjuhën e lidhur prej dekadash dhe sikur u zbrazën prej Kutisë së Pandorës historitë më të pabesueshme. Shkrimi i poezisë përkon me këtë periudhë. Në vitin 2000 përfundoi studimet universitare në degën gjuhë-letërsi pranë Fakultetit Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Botoi përmbledhjen e parë poetike, “Pylli i Muzave”, në vitin 2007 (Ombra GVG). Ka botuar disa cikle poetike në revistat letrare: “Mehr Licht”, „MM„, „Haemus” etj. Pjesë nga krijimtaria e saj janë përfshirë në Antologjinë me poetë dhe mendimtarë ballkanas, “My last million”, botuar në gjuhën rumune, 2014. Është e pranishme, gjithashtu, në Antologjinë e poezisë dhe prozës së re shqiptare, botuar në gjuhën kroate nga libraria Booksa në Zagreb, 2014. Ka në sirtar një përmbledhje poetike ende të pabotuar. Aktualisht jeton dhe shkruan në Prishtinë. 

***

Disa vende në kujtesë
i shuan fryma.
Triumf i erës
mbi myshkun e shkëmbin.

Simona Nicoleta Lazăr: Shtatë poema dashurie (Şapte poeme de dragoste)*


1. I dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
(Iubitul meu din ţara cu armoarii)

I dashuri im nga vendi pa gjuhë
nga vendi pa stinë e falje
ma shtrëngoi në krahë heshtjen që gjembon
edhe ashtu e plagosur
duke rrjedhur gjak / mbi dete
me mburoja të holla akujsh të bardhë
çapitem ngadalë si n’ëndrra të frikshme

(i dashuri që sapo kish mbërritur
u shpu sërish në botën e tij prej mjegullash)

i dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
në sëndukë paje të mbyllur / fshehtas
ikur është sërish
marrë nga kuajt
një muzg më i ftohtë / më i hidhur

vate në vendin e tij prej flatrash dëboruar
i dashuri im që sapo kish mbërritur

Ndue Ukaj: Gjithmonë diçka mungon


Ndue Ukaj (1977), shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka jetuar në Suedi, ku ka kryer kurse të ndryshme. Ka qenë anëtar i disa redaksive letrare dhe editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti”. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe, brenda dhe jashtë vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht dhe janë botuar në shumë revista prestigjioze. Është autor i librave: “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, “Ujëvarat e metaforave”, “Godo nuk vjen”, “Ithaca of the Word”, poezi, përkthyer nga Peter Tase, “Godo is not coming”, poezi, përkthyer nga Peter Tase, “Arka e shpëtimit”, poezi. Libri me poezi “Godo nuk vjen” u vlerësua me çmimin kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më të mirë të botuar me poezi në vitin 2010, në Kosovë. Në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit” u laurua me çmimin për poezinë më të mirë “Qiriu i Naimit.” Revista letrare The International Poetry Translation And Research Centre, që botohet në Kinë, e ka vlerësuar një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë. Është vlerësuar po ashtu edhe me mirënjohje dhe çmime tjera letrare. Është anëtar i PEN-it në Suedi.
  

Drejtpeshim


Gjithmonë rastis të shihesh një ëndërr e të ëndërrosh diçka tjetër. 
Të jesh i magjepsur pas një ikone e ta ëndërrosh një ikonë tjetër.
Të rastis të jesh diku e të mendosh për një vend tjetër;
përshembull të jesh në Romë dhe papritur të kuptosh:
jo të gjitha rrugët të çojnë kah lumturia. 

Të jesh në Prishtinë e të ëndërrosh një vend të largët
ku liria s’ka duhmë politike.
Apo të jesh në një vend të largët
e ta ëndërrosh Prishtinën me duhmë politike.

Gjithmonë rastis të sajosh ide e të ngrehësh piramidën e lumturisë
me labirinte të bukura e ikona madhështore.
Dhe papritur të shihesh skëterrën mizore pranë këmbëve tua.

Belfjore Qose: Poezi/i


Studiuese dhe shkrimtare lindur në vitin 1985, lektore pranë Departamentit të Letërsisë, në Universitetin “A. Moisiu”, Durrës dhe në disa universitete të tjera, Belfjore Qose u diplomua në “Gjuhë – Letërsi” në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku më vonë mbrojti Masterin me Mikrotezën “Shtresa fantastike, imagjinare në romanin “Kënga Shqiptare” të K. Trebeshinës” dhe mori titullin “Doktor i shkencave”. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, me punime (“Si krijohet realiteti i letërsisë bashkëkohore shqipe nisur nga informimi mediatik”, “Fantastikja si shpëtim nga realiteti dhe kaosi i vlerave në romanin ‘Kënga shqiptare’ të Kasëm Trebeshinës”, “Tregimi bashkëkohor shqiptar”, “Amullia emocionale në tregimin e D. Lawrence ‘Aroma e krizantemave’”, “Tradita dhe etnia si parandalim i tjetërsimit në romanin ‘Rrathë’ të M. Camajt”, “Terminologjia në botimet për esenë”). Shkrime të saj janë botuar në shumë revista të rëndësishme kulturore e shkencore.

Rruaza të zeza në fillin e harresës


Ti e bjerre kohën tonë
Pa fjalë, me heshtje të ftohtë
Ia fale vakumit ditët tona të bardha
Mund të kishim qenë dashuri fëmije
Dritë që mban pezull trupat
Sa fort, më shumë se Zotin
Që shfaqej mes frymimeve tona
Ti deshe hiçin e qetë
Përgjumjen e ndërgjegjes
Kaosin që djeg qindra lule të çelura në ty.

MEDALION

AURA CHRISTI
(Rumani)

Aura Christi u lind më 12 janar 1967 në Kishinjev (Moldavi). Ka mbaruar Liceun teorik rumuno-francez “G. Asahi” (1984) dhe Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin Shtetëror të kryeqytetit të Moldavisë (1990). Ka filluar të botojë më 1983. Më 1988 u caktua redaktore në revistën Rinia e Moldavisë (Tineretul Moldovei), ndërsa më 1991 u bë kryeredaktore e revistës kulturore Galaksia Gutenberg (Galaxia Gutenberg).
Më 1993 largohet nga Kishinjevi për në Bukuresht. Aty punoi fillimisht si redaktore rubrike në revistën Bashkëkohësi. Ideja Evropiane (Contemporanul. Ideea Europeană); në vitet 1999-2001 u emërua zëvendëskryeredaktore, ndërsa nga viti 2002 është kryeredaktore e revistës së lartpërmendur. Së bashku me Andrej Potlogun, në tetor 2003 themeloi Fondacionin Kulturor Ideja Evropiane dhe Shtëpinë Botuese Ideja Evropiane, ndërsa më 2005 – Grupin Ideja Evropiane & EuroPress.
Ka botuar në revista të mirënjohura në Rumani, Francë, Gjermani, Belgjikë, Itali, Suedi, Rusi, SH.B.A.. Krijime të saj janë përfshirë në antologji të botuara në Francë, Suedi, Rumani, SH.B.A., Gjermani, Rusi, Republikën e Moldavisë, Belgjikë. Është antare e Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe e PEN-klubit.
Vëllime poetike: Nga ana tjetër e hijes, 1993; KundërMeje, 1995; Ceremonia e Verbimit, 1996; Lugina e Mbretërve, 1996; Mos më prek, antologji, 1997, 1999; Muri i fundit, 1999; Zambakët perandorakë, antologji, 1999; Elegji Veriore, 2002; Libri i joshjes, antologji, 2003.
Libra me ese: Copëza qënieje, 1998; Labirinti i mërgimit, 2000, 2005; Shpati tjetër, 2005; Ushtrime fati, 2007; Feja e të gjallit, 2007; Tri mijë shënja, 2007
Romane: tetralogjia Shqiponja nate: Skulptori, vëll. I, 2001, 2004; Nata e të huajit, vëll. II, 2004; Lojrat e mëdha, vëll. III, 2006; Dëbora e qëngjave, vëll. IV, 2007.
Libra publicistikë: Gostia e gërmave; Dialogje me…, 2006
Përkthime: Anna Ahmatova, Poezi dhe fat, 2001; Valerij Voroncov, Rumania, 2003
Përgatitje dhe përkujdesje botimesh: Romani rumun në kolokiume, 2002; Nicolae Breban · 70, 2004; Çështja hebraike, 2006; Ion Ianoshi - 80 (në bashkëpunim me Aleksandru Stefaneskun)
Libra të botuar jashtë shtetit: Geflüster/Pëshpëritja,vjersha, 2002 (Shtëpia Botuese Dionysos, përkthyer nga Christian Schenk, Gjermani); Elegien aus der Kälteëlegji nga sfera e të ftohtit, vjersha, 2008 (Shtëpia Botuese Pop Verlag, përkthyer nga Edith Konradt, Gjermani)
Çmime letrare: Çmimi për poezi i Ministrisë së Kulturës së Rumanisë, 1993; Çmimi për poezi i Akademisë Rumune, 1996; Çmimi për poezi i Bashkimit të Shrimtarëve dhe i Shtëpisë Botuese Vinea, 1997; Çmimi për ese i Bashkimit të Shkrimtarëve të Moldavisë, 1998; Çmimi për poezi „Jon Shiugariu”, 1999; Çmimi për roman i revistës Tomis dhe i Degës së Dobruxhës të Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë, 2001; Çmimi për poezi i revistës Antares, 2003; Çmimi për roman i revistës Kuvendime letrare (Convorbiri literare), 2004; Çmimi „Autori i vitit” (Shoqata e Botimeve Letrare dhe e Shtëpive Botuese të Rumanisë, 2007).

elegjia e parë. tempullarët.

Odë mungesës

(Odă absenţei)
(në metër antik)

Sot sundoj perandori, kontinente.

Dhe, i dehur nga jeta, frymën time e flak
Në themelin e botës, të rritur nga
Buzëqeshja e një foshnje.

Dhe kurmin tim e ndjek, të zbrazur nga vetë

vetja, duke lavduar zbrazëtinë e madhështores, të ftohtin e hirtë,
ku mund t'i ngjajmë vetes
sonë, të sëmurë.

Të sëmurë nga fryma, nga mungesat e mëdha

Që punojnë tek ne, në minerale,
Të sëmurë nga kohërat, që shekujt bashkojnë –
Nga tjetërsimi...

Sot sundoj perandori, kontinente.

Ndërsa nesër do t'i nguc të gjitha në një pikë.
Si në një piramidë mbyllem
në kurmin tim të hallakatur.

Gërmuqem gjithnjë e më thellë, në mjegull,

në terrin e trashë, me yje të pambaruar.
Dhe tërheq drynat e rri me askënd -
I dehur nga një mungesë.