Showing posts with label Esse / Eseuri. Show all posts
Showing posts with label Esse / Eseuri. Show all posts

Ardian-Christian Kyçyku: Dështimi si modus vivendi në Ballkan


Pasqyra e lëndës: 1. Mallkimi me e pa “thonjëza”, 2. Shkrimi – mes lumturisë së njeriut dhe asaj të shpirtit, 3. Gjuha dhe Bekimi sipas së tashmes, 4. Shtëpia dhe Baraspesha (në shumës e në njëjës)

 

“Në dimrin e vitit 2019, në Bukuresht ndodhi diçka që duhet të bindë se Fundi i Botës, ai I Panjohuri, mund të vijë pikërisht siç nuk e pret dot askush (pavarësisht sa fjalë ka në gjuhë). Sepse secili prej nesh e harton Fundin e Botës në bazë të ëndrrave të paplotësuara. Një shi i zakonshëm dimëror u shndërrua befas në akull, mbështolli gjer edhe degëzat më të holla, fijet e mbrame të barit, kangjellat, çatitë, muret, madje edhe, - poetikisht, por aspak rastësisht: kutitë e mëshirës dhe të postës. Në vetëm pak orë, pemët nisën të thyheshin, ngaqë akulli tkurrej dhe pesha e gjithçkaje nuk qe parashikuar të duronte aq ujë të ngrirë e aq ngrohtësi të shpenzuar për ngricë. U shembën shumë çati e mure, plasën trungje, shtatore, shishe, gurë, fjalë të urta. Vërtet mbeteshe pa gojë para një befasie të atillë, e cila, po të shkruhej si poezi, do të tingëllonte të paktën e pabesueshme. Ishte një metaforë gati e njësuar me atë që njeriu i sotëm po i përgatit vetes duke kërkuar me çdo çmim një jetë më të mirë, pa marrë parasysh se një jetë më e mirë (jo më e bukur) nënkupton një vetmim më të madh. I zhveshur nga çdo pushtet, si ajo foshnja që vjen në botë pa asgjë dhe që po aq e varfër kthehet në(n) tokë, gjatë orëve aq të bukura e të frikshme të ngrirjes, u duk sikur gjithë ç'mund të na falte kjo jetë ishte poezia mes së cilës u gjendëm dhe së cilës nuk mund t’i shtohej, hiqej, apo korrigjohej (apo korrigjuhej) asgjë. Një poezi që ishte varg pas vargu Fundi i Botës, por më i lehtë e pakrahasimisht më i bukur nga ç’e kishim përfytyruar. Poezi, të cilën njeriu, as me arritjet marramendëse të teknologjisë e as me forcën e pafundme për të ndrequr a prishur, nuk e vinte dot në fjalë. Madje as nuk e kopjonte dot pikërisht ngaqë nuk ishte autori”. 

 

Mallkimi me e pa “thonjëza”  

Mes një libri ende të pabotuar dhe një tjetri të saponisur, qënia e shkrimtarit ballkanas sheh, kushedi për të satën herë, gjëra që ia hapin syrin gjer në skaje ku ky kërcënon të mos lerë vend për trurin (si tek strucat), por sidomos për gjëndrën e metaforave. Dikur e kam quajtur Ballkanin “Fuçi Metaforash”[1], duke pasur parasysh letërsinë e jashtëzakonshme që shkruhet në këtë hapësirë, por sidomos dhuntinë e ngjarjeve të mbrapshta për t’u shndërruar në art. Një art i shlyer me çmim gjaku e dhembjesh pa fund, aq sa nganjëherë duket sikur, nëse çmimi ulet sadopak, arti zhduket.

Daniele Comberiati: Come è “apparso” Il diario delle mie sparizioni

Dal punto di vista cronologico, il primo racconto della raccolta che ho scritto è Quel luogo da cui tutte tornano. Si tratta di un testo particolare, diverso dalle altre cose che scrivo, direi quasi “di occasione” e “di esercizio” (o per meglio dire “di suggestione”). Ero arrivato da pochi mesi in Francia, a Montpellier, dal Belgio per iniziare a lavorare all’università. Per me era un momento particolarmente eccitante, ma anche spaesante. Avevo lasciato una città, Bruxelles, in cui mi ero trovato particolarmente bene e in cui avevo tessuto diversi rapporti professionali e di amicizia, ma soprattutto una città che mi aveva ispirato per la mia scrittura. All’inizio non riuscivo a capire Montpellier. Si trattava di una città francese mediterranea, ma sicuramente non era Marsiglia. Era una città sul mare, ma essendo la spiaggia a otto chilometri non dava affatto l’idea di un contesto marittimo. Era grande, senza esserlo troppo, ma non era neanche un paesino. Era sud, ma era pur sempre Francia, dunque abbastanza nordica. Vi cercavo elementi di Bruxelles e Roma (le “mie” due città) senza trovarli; invece gli elementi originali mi sfuggivano.

A dicembre ero tornato a Roma per qualche giorno, per partecipare a un festival letterario. Avevo comprato un piccolo libro di racconti di una scrittrice argentina che allora era ancora poco conosciuta, Mariana Enríquez, Quando parlavamo con i morti. Si trattava di tre racconti horror/fantastici, in cui l’elemento sovrannaturale entrava e usciva dalla narrazione con naturalezza, come se nella realtà in cui viviamo vi fosse continuamente un passaggio verso una dimensione altra. In particolare mi aveva colpito il terzo racconto, in cui una ragazza che lavorava all’archivio di Buenos Aires per i bambini scomparsi si rendeva conto che, nella piazza di fronte al suo ufficio, uno dopo l’altro questi bambini stavano ritornando. Non facevano nulla, aspettavano nella piazza la sera e la salutavano quando li incrociava uscendo dall’ufficio. Una sera però non li aveva più visti: erano andati a vivere in un grande edificio abbandonato alla periferia della città. Era passata a salutarli, loro non erano scesi dal balcone e le avevano semplicemente detto: “Passeremo l’estate qui, poi scenderemo di nuovo”. La paura dell’inconoscibile mi era rimasta anche dopo la fine della lettura, e quel racconto aveva continuato a ronzarmi in testa per diverse settimane. In ogni caso la mia vita era andata avanti: ero tornato a Montpellier, ritornato a Roma per Natale e tornato un’altra volta a Montpellier per l’inizio dei corsi. Quindi erano arrivati agli attentati.

Dy fjalë për lirikën e Mitrush Kutelit

 Akad. Kopi Kyçyku


Në fillim të viteve 2000 përktheva në rumanisht tri nga prozat e njohura të Mitrush Kutelit (Lumi i madh, Xha Brahua i Shkumbanores dhe Pranverë në Transilvani, që u përfshinë në antologjinë „Bukuria që vret” (Librarium Haemus, Bukuresht, 2006) bashkë me proza të zgjedhura nga shtatë klasikë të tjerë të letrave shqipe. Nga të dhënat e shtypit kulturor rumun të asaj kohe, del se Kuteli, - që pat jetuar vite me radhë në Rumani, - ishte një zbulim dhe një vegim për lexuesin e zgjedhur dhe kritikën rumune. Një prozator që kujtonte tërthorazi prozën më të mirë të Ion Creangă-s (Amintiri din copilărie), por jo si ndikim. Ishte më fort aftësia dhe dhuntia e Kutelit për t’u ushqyer e rifreskuar mënyrat popullore të rrefimit ballkanik, por tashmë të vendosura mbi një kulturë moderne tejet të pasur dhe në një hap me kohën. Kritika nxori në pah thelbin poetik të shumicës së rrëfimeve kuteliane. Përmes Revistës Haemus, themeluar në vitin 1998, vijuam të bënim sadopak të njohur edhe lirikën e Kutelit. Nuk kam parasysh këtu lirikën e tipit nolian, me ritme marshesh e kushtrimesh dhe me tragjizëm gati shekspirian. Dua të them dy fjalë për lirikën shpirtërore, në mund ta quajmë kështu, e cila, gjatë kohës së diktaturës së proletariatit, qarkullonte nën dorë dhe gojarisht, ndër lexues që nuk ishin shformuar nga realizmi socialist i të lexuarit të letërsisë. 

Eugen Păsăreanu: Cancel Culture - mes një hakmarrjeje historike dhe një poetike futuriste të restauruar [SQ]

Cultura anulării, între revanșă istorică și poetică futuristă restaurată [RO]

Studiul își propune să analizeze fenomenul „cancel culture” și referințele care se pot trasa între aceste manifestări și avangarda futuristă, așa cum a fost definită la începutul secolului XX de către poetul italian Filippo Tommaso Marinetti. Făcând o trecere în revistă a modificărilor pe care avangarda artistică le aduce în planul artelor și observând cum secolul XX pune în lumină arta ca „statement” și subiectivitatea artistului ca reper unic, lucrarea identifică o tendință a acțiunilor politice și sociale de a se inspira, chiar neasumat, dintr-o zonă poetică, dintr-un nevăzut înalt și permisiv care justifică, dincolo de ideologie, comportamentele sociale. În afară de miza reparației istorice și cea a preîntâmpinării discriminării, pe care le propune cultura anulării, vom încerca să identificăm și o posibilă cauză a ancorării în poetic a fenomenului, precum și riscurile asociate acestui mimesis inversat, cel al realității care, pentru a-și păstra vitalitatea și expresivitatea acțiunilor, imită arta.

Cuvinte cheie: cultura anulării, futurism, Filippo Tommaso Marinetti, poetic, invizibil


Cancel Culture, Between a Historical Revenge and a Restored Poetics of Futurism [EN]

The study aims to analyze the phenomenon of cancel culture and the references that can be drawn between the subsumed manifestations of cancel culture and futurism, as defined at the beginning of the twentieth century by the Italian poet Filippo Tommaso Marinetti. By reviewing the changes that the artistic avant-garde brings to the arts and observing how the twentieth century highlights art as a statement and the subjectivity of the artist as a unique landmark, the paper identifies a tendency of political and social actions to be inspired, although not assumed, by a poetic area, by a high and permissive invisible that justifies, beyond ideology, social behaviors. Beyond the stakes of historical reparation and prevention of discrimination, which the cancel culture proposes, we will try to identify a possible cause of the poetic anchoring of the phenomenon, as well as the risks associated with this inverted mimesis: a reality which imitates art in order to preserve the vitality and the expressiveness of its actions.

Keywords: cancel culture, Futurism, Filippo Tommaso Marinetti, poetic, invisible


Artikulli i plotë në Revista Haemus Nr. 66-70

Agim Baçi: Mungesa e dashurisë, rruga e askundit!

(Letër një prindi, me të cilin kemi fëmijët bashkëmoshatarë) 

Më lejo të të drejtohem sot më këtë letër ty miku im, që ke fëmijët në të njëjtën shkollë me fëmijët e mi dhe në lagjen time. Ndoshta përshëndetemi shpesh vetëm me lëvizje koke, edhe pse mund të dimë për njëri-tjetrin disa gjëra për shkak të asaj që dimë nga fëmijët tanë.

Gjithnjë kam dashur të të shkruaj e të të flas. Madje, sa herë i kam nisur letër tim biri në ditët e parë të shkollës kam kuptuar që ai nuk do mundet t’ia dalë i vetëm çfarëdo që t’i shkruaj unë. Nuk do t’ia dalë as vetëm me shokët dhe shoqet e tij. Nuk do t’ia dalë as vetëm me fjalët e mësuesve. Ata kanë nevojë për ne dhe ne duhet të dimë se si t’ia dalim që të mos u transmetojmë atyre vetëm nga dështimet tona, nga hapat që nuk i mbërritëm dot në jetët tona.

„Muza ime ka qenë jeta” – Humori i ndritshëm i Tudor Mushateskut

(”Muza mea a fost viața” – Umorul luminos al lui Tudor Mușatescu)

Njëri nga humoristët më të mëdhenj të letrave rumune, - nëse do të qe përkthyer si e sa duhet, padyshim do të kish pasur një vend nderi në humorin evropian e më gjerë, - u lind më 22 nëntor 1903 dhe ndërroi jetë më 4 nëntor 1970.

Pasi mbaroi studimet e larta për Letërsi e Filozofi në Bukuresht, punoi për disa vjet si inspektor teatrosh dhe drejtues i disa kompanive teatrore. I ati e shihte si avokat të shquar, e ëma si inxhinier, kumbara këmbëngulte t’ia hynte medoemos mjekësisë. I gjyshi qe bindur se nipi do të bëhej pronar i madh tokash, ndëra i ungji, Vlëdesku, ish-ministër, e shtynte drejt diplomacisë. Askush nuk më këshilloi të bëhesha ai që jam e as parashikoi se do të sosja shkrimtar, dëshmon më vonë Mushatesku. 

Mes vështirësish të panumurta, shkruan vetëm natën: komedi, drama, romane, poezi, epigrame, skenarë filmash. „Valsi i Titanikut”, i luajtur me aq sukses edhe në Shqipëri, e bëri të njohur, pa mbuluar me hije vepra të tjera, si „Esku” dhe „Ëndërra e një nate dimri”.

Ishte ndër nismëtarët e Akademisë së Humoristëve Rumunë. 

Shprehjet e Mushateskut qarkullojnë parreshtur në të gjitha shtresat e shoqërisë rumune dhe zgjojnë një buzëqeshje të përzier herë me hidhërim, herë me keqardhje e pendesë, por gjithmonë plot magjepsje. 

Ja disa nga shprehjet dhe dëshmitë e Mushateskut (shkëputur nga të famshmet mushatizma dhe nga Ditari intim):


Që kur dolën pasqyrat, u dyfishua bota.

 

U martova që të bindem se isha shumë më mirë si beqar.

 

E mbi të gjitha këto: varfëria, të cilën nuk e kam hak dhe që po nis të më shkatërrojë buzëqeshjet.

Ioan-Aurel Pop*: Pleqtë e rrezikshëm

Më shumë se dy shekuj të shkuar, kur po zhvillonte Fushatën në Egjipt, Napoleoni (atëhere ishte vetëm gjenerali Bonaparte) vendosi që përballë mamlukëve, në atë situatë të vështirë, të zbatonte një taktikë mbrojtëse të tipit rrethor, duke i vënë vlerat në mes dhe ushtarakët francezë të rreshtuar përgjatë rrethit. Thuhet se atëhere Perandori i ardhshëm dha një urdhër të mbamendshëm, i cili nuk tingëlloi aspak mirë: “Gomerët dhe dijetarët në mes!”, çka donte të thoshte që të mbroheshin këto dy qënie të gjalla, duke i mbajtur sa më larg rrezikut. Dijetarët ishin barazuar me gomerët vetëm nga këndvështrimi i dobisë. T’i lemë shakatë: gomerët ishin shumë të vlefshëm, sepse ishin transportuesit më të mirë, ndërsa dijetarët ishin të domosdoshëm për deshifrimin e thesareve historike të Egjiptit, përfshi shkrimet hieroglifike.
Të dyja qëniet e mësipërme e kryen detyrën, çka bëri që Parisi të përvehtësonte obeliskët egjiptianë, që u transportuan me mundim, ndërsa njerëzimit iu kumtuan mesazhe të qarta për qytetërimin greko-romak, ku i ka rrënjët edhe qytetërimi ynë bashkëkohor. Disa kanë menduar sot, në këtë gjendje të vështirë, por jo nga këndvështrimi i Napoleonit, t’i mbrojnë edhe pleqtë si gomerët e dijetarët dikur.
Kjo pandemi është një fatkeqësi, siç nuk ka ndodhur prej nja 80-90 vjetësh (pra, prej tre brezash).
Planeti, qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ka pasur, - kryesisht Evropa, Amerika, Azia, Australia, - shumë dhjetëvjetsha të qetë, të begatë, madje heraherës edhe të lumtur. Kriza e shkaktuar nga kjo sëmundje dhe vdekjet e shumta, ka zgjuar tek njerëzit luftën e ashpër për ekzistencë. Mënyra e të menduarit “politikisht në rregull”, - e kritikuar me të drejtë në disa aspekte, - është zëvendësuar me një mendim pragmatik të llojit “shpëton ai që mund”. Kjo natyrisht nuk thuhet haptaz.

Flurans Ilia: «Epistolari i Zaratës» me autor Luan Rama

Në zgripcën e thepisur të këtij kaosi mendor, moral dhe fizik që ka përfshirë mbarë botën, nuk mundet të anashkalojmë situatën e vështirë në të cilën jemi përfshirë të gjithë këto kohë pandemike.
«Epistolari i Zaratës» me autor Luan Rama, më erdhi si melhem, si kura e duhur për të ngritur sërish në këmbë moralin e njeriut të ngujuar këto ditë. Jo vetëm në këtë aspekt. Ndër faqet e librit gjeta si lexues forcën reale të cilën vetëm vepra solide mund ta përqafojë me një dinamikë të brendshme në këto rrethana të absurdit në jetët tona. 
Pra, kura ishte e dyfishtë, si njeri dhe lexues.

Gjuha e personazhit si forcë motorike e romanit

Ka një veçori në ligjërimin dramatik kryesisht në letërsinë e Ballkanit. Ligjërim i cili natyrshëm bën pjesë edhe te shqipja e lëvruar. Është një koncept burimor i trashëguar qysh prej antikitetit me «dithirambin» e njohur.
Kjo formë emotive ligjërimi në vijën e parë, narrativë e gjuhës së personazhit udhërrëfyes, ngelet një nga pikat më delikate në subjektin e një vepre letrare. Sepse një roman udhëhiqet nga subjekti.
Por çfarë ndodh me «Epistolarin e Zaratës»? Mendoj se kjo është gjetja e parë e këtij libri çka përbën një risi në fushën e romanit.

“… Një shkrepëtimë rrufeje e prishi gjumin tim dhe unë erdha në vete si dikush që e kanë zgjuar me dhunë. Ashtu në këmbë, u ktheva dhe pashë rreth meje duke vështruar gjatë për të parë vendin se ku më kishin sjellë. Në të vërtetë gjendesha në skajet e një lugine me një humnerë të dhimbshme ku bashkoheshin vajtime të pafundta…" Dante, Ferri, kënga IV.

”Në një fije të thellë gjaku e boje” (Shënime mbi poezinë e Ledia Dushit)

Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku


Në(n) një botë me qiell të pakët, me lexues të pakët

Poezia e mirëfilltë fton, ashtu siç një dhembje e shprehur bukur, me hollësira trembëse dhe frymëzuese, etet të takohet, të njësohet e pastaj të shndërrohet në dritë (mençurie, përvoje e paqeje) me një dhembje të ngjashme, por e cila ngurron t’i hapet dikujt tjetër. Në ortekun e shkrimeve e botimeve të sotme, njëherazi me shtimin e moslexuesve, ftesat nuk numurohen dot, por shumica dërrmuese e tyre janë të rreme dhe nuk e kapërcejnë nevojën, por edhe këmbënguljen e pamëshirshme të autorëve për të përvetësuar kohë e emër nga lexuesi, ose thjesht per të fituar dhunshëm thelbin që nuk e kanë. Ndaj edhe tani, më tepër se kurrë, mundësitë e lexuesit për të gjetur poezinë e epërme, atë që krijohet për hir të mbijetesës e përkryerjes shpirtërore, janë shumëfishuar. Kjo tingëllon si sajesë, por, për fat të mirë ndodh, dhe ndodh edhe falë dyndjes së të ashtuquajturve stile, mjete, shkolla, vizione poetike etj, pavarësisht se sasia e këtyre të fundit duket sikur e ka shfarosur përfundimisht cilësinë. Poezia e mirëfilltë fton dhe gjen.
Poezia e Ledia Dushit[1] nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë.

Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku: Një libër-kyç


(Disa shënime për librin “Në kërkim të këmishës së humbur”, autor: Arian Leka, Botimet Poeteka, 336 faqe, ISBN: 978-9928-230-27-0, Realizimi grafik: Joan Leka & Xhoel Leka – Geppetto’s Studio, Tiranë, 2018)

Përmasat e një libri të shkruar nga brenda

Sot janë shtuar tejmase ata që preken rëndë në sedër, kur mësojnë se pyetjes “Pse shkruani?” Louis-Ferdinand Céline-i iu përgjigj: “Që t’i bëj të tjerët të palexueshëm”. Sepse sot, si për fund sa më të shpejtuar bote, shumëkush e përfton veten hero kryesor të një libri, madje hero i dyfishtë, edhe si autor. Prandaj nuk janë rastësisht në modë top-et e librave më të lexuar, më të shitur, më të pavdekshëm, të shkrimtarëve, mendimtarëve, politikanëve, ish-ëve të çdo lloji etj. Në shumicën dërrmuese te rasteve, pjesëmarrësit nëpër rubrika të tilla i përgjërohen tërthorazi lexuesit, duke shpalosur vetí prej udhëheqësish (të paktën) ndërgjegjesh: “Bëhu si unë... Lexo këto që çmoj unë dhe do të bëhesh si unë...” Nuk di sa lexues duan të bëhen si ata e si ato. E qartë është se top-et e autorëve dhe të librave ndikojnë fare pak dhe kalimthi mbi ecurinë e letërsisë së mirëfilltë, e cila u nënshtrohet ligjesh të tjera gjer edhe kur duket e mënjanuar apo e shfarosur.

Adonis: Mbijetimi i Kartagjenës

Në të dukshme, Luan Starova vëzhgon të padukshmen. Duke udhëtuar, ai i prek kufijtë e vendqëndrimit.
Guri, varri, vala, anija, pragu, libri: këto elemente të cilat e përbëjnë, bashkë me elemente të tjera, indin konkret të jetës sonë të përditshme, në poezinë e tij paraqiten si shenja hutimi, pasigurie, shtruarje pyetjesh. Del sheshit, kur lexohet thellë e thellë ky ind, se tek ai e gjejmë vetëm mungesën. Megjithatë, nga ai gufon drita që e nxit njeriun ta zhdukë distancën që e ndan nga gjithësia dhe të shkrihet në të.
Cila, prandaj, është më e vërtetë: e dukshmja apo e padukshmja?
Në përpjekjen ose orvatjen për t’i gjetur një përgjigje kësaj pyetjeje, mishërohet fryma tragjike e ekzistencës dhe e poezisë njëherësh.
E ekzistencës, ngase ajo shfaqet në esencën e saj, të brishtë dhe kalimtare. E poezisë, ngase fjala nuk mund ta përfshijë sendin dhe, aq sa ajo përparon në zbulimin, ec përpara edhe në një shtesë të fshehtësisë dhe të dykuptimësisë.
Kështu, prania na kthen gjithnjë në mungesë, dhe anasjelltas.
Dialektikë e pashmangshme: nga alkimia e të dukshmes distilohet eliksiri i të padukshmes. Duke e shijuar këtë eliksir, ne e shijojmë vetë tragjiken e pranisë sonë.

Rando Devole: Romani ”Bolero”

Pavarësisht se rrëfimtari e deklaron që në fillim se romani nuk do të jetë narrativë e një aventure, por aventurë narrative, lexuesi mezi pret të mësojë se ç’i ndodh atij tipit rreth të tridhjetave, që zbret shkallët e stacionit të metrosë së New York-ut, tek kryqëzimi i avenysë së 7-të dhe rrugës 40 në Manhattan, por që i zhytur në leximin e gazetës nuk ia vë veshin njoftimit për aksidentin e ndodhur diku në Brooklyn.[1].
Lexuesi i romanit “Bolero” të Ardian Vehbiut (Dudaj, 2015), nuk e di se po fillon një aventurë të re në krahët e tekstit, një udhëtim sa të njohur aq edhe ekzotik, sa emocionues aq edhe racional, ku harta nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë, por që vizatohet rishtas me shenja të ndryshme, herë familjare e herë misterioze, ku dypërmasiteti klasik ia lë vendin hartës 3D, me tinguj, imazhe, refleksione, referime, përshoqërime, vegime. I flakur në tunelin hapësinor e kohor të narrativës, lexuesi ka mundësinë të eksplorojë universe të panjohura më parë, ose t’i shikojë me sy tjetër, edhe pse gjendet, së bashku me personazhin kryesor, brenda metrosë së New York-ut.

Ka shumë muzikë në roman. E jo vetëm tek titulli i huazuar nga vepra e njohur e Ravelit[2]. Muzikën e dëgjon dhe e ndjen gjatë gjithë leximit; rrjedh natyrshëm jo vetëm nga struktura e gjuha e romanit, me variacionet e veta që prekin si ritmin ashtu edhe melodinë, por edhe në referimet tekstuale ndaj muzikës klasike e moderne. Kështu, muzika shfaqet fillimisht në trajtën e metaforës, për të shpjeguar konceptin e lakut kohor, si ajo gjilpëra e gramafonit që jep vetëm një segment muzikor, sepse ka ngecur në një brazdë të gërvishtur të diskut prej vinili[3].

Ndue Ukaj: Humusi kulturor e poetik i Martin Camajt

Shkrimtari dhe albanologu Martin Camaj, i lindur në Temal të Dukagjinit, shkoi në Kolegjin Saverian, aty ku para tij u edukuan shumë shkrimtarë e dijetarë shqiptarë. Aty mori bazat e para të formimit klasik, të cilat i thelloi nëpër qendra të ndryshme. Djaloshi i ri që la malet Temalit, “ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit” zbriti në Shkodrën e kulturës- dhe në kolegj, pati fatin të kishte për rektor, eruditin At Zef Valentini. Shkollimi iu ndërpreu në vitin 1946, kur regjimi komunist ndaloi përfundimisht aktivitet e kolegjit. Nga këtu, kaloi 4 vite të vështira në Prekal, dhe vendosi të largohej nga atdheu.
Janë momentumet politike të kohës, ato që ia prishin ëndrrat. Ideologjia staliniste lëshoi rrënjë në Shqipëri. Atëbotë, Camaj i ri e me ndjeshmëri të theksuara- i edukuar me frymë lirie e ndërgjegje refuzuese, vendosi ta braktiste vendin. Arshi Pipa, gjithashtu një i arratisur, duke e shpjeguar këtë akt thotë se Martin Camaj “është tipiku i intelektualit europiano-lindor që, për arsye politike, braktis atdheun dhe shëtit nga një vend në tjetrin. Po me të ngulitur diku- e ndërkohë s’është më i ri në moshë-e kupton se është e pamundur për të, të lëshojë rrënjë në tokën e re. E përndjek nostalgjia për atdheun e vet. E nëse qëllon të jetë shkrimtar, do ta shprehë këtë nostalgji duke u përpjekur të sillet rreth një teme-bazë, atë të humusit të vet kulturor.”

Elsa Demo: Shpëtim Gina dhe gjuha e nëndheshme*

Unë largohesha prej vetvetes,
por i pari njeri që takova në Q. Stalin
ishte Shpëtim Gina.(2)

Limbo                                 

Tridhjet vjet më pas

Në pranverë të vitit 2007, në një sallë të vogël njëqindvendëshe të Teatrit Kombëtar në Tiranë, luhet premierë absolute dhe vetëm për një natë, drama Pesha e paqes[3]. Autori është Shpëtim Gina.
Emri i Shpëtim Ginës ishte mbuluar në harresë dhe ajo premierë përmendi bashkëpunëtorët e magjepsur nga puna e një dramaturgu të ri në vitet shtatëdhjetë, veprat e të cilit i kishin kaluar dorë më dorë, madje i kishin ruajtur pas vdekjes së tij pa dijeninë e familjes. 
Regjisori Viktor Gjika, një pionier i kinemasë shqiptare, i dorëzoi familjes Gina asaj vere të 2007-ës, dramën “Shtëpia Nr. 1961”. Autori, qysh kur e kishte nxjerrë nga duart, ia kish dhënë mikut për ta lexuar. Ashtu si Pesha e paqes ose Akuzë kishte dalë në dritë nga aktori Minella Borova, i cili e ruante prej viteve ‘70. Kur Akuzë u përball me skenën, publiku e pa veten në pozitën e atij që mbërrin kur festa ka mbaruar. Prezantimi pas çerek shekulli me Shpëtim Ginën linte të kuptohej se ai, edhe pse jo njohës i kultivuar i teknikës dramaturgjike, ndërton një arkitekturë teksti të vetën që forcën e ka në dialogët e dendur dhe të tendosur psikologjikë, në shthurjen e monotonisë së rrëfimit teatral, në kapërcimet e befta nga skenat e vogla të realitetit konkret në ato të mëdhatë, të botës së mendimit abstrakt dhe asocasioneve, një procedim jo i zakontë për dramën shqiptare të realizmit socialist.

Eleana Zhako: Në ishullin e zotit Shyti

Kur rashë ndesh për herë të parë me “Ndërhyrjet e zotit Shyti” (Dudaj, 2016) të Ardian Vehbiut, ndërsolla në mendje gjithë shqiptarët që kisha njohur me të njëjtin mbiemër. Madje jo vetëm shqiptarët, por edhe disa grekë me grepin -s në fund, Siutis. Gati vetvetiu, m’u përhi aktori Ilia Shyti. Nuk e di përse në imagjinatën time Ilia Shyti mbante gjithmonë një pardesy të gjatë gri në vjeshtë e një pallto të gjatë të zezë në dimër, me kravatën vishnje të errët, që s’e ndante asnjëherë. Ndoshta ngaqë kravata e asaj kohe ndryshonte nga kjo e sotmja, kishte më tepër identitet e sharm, pasi burrat e asaj kohe i kushtonin rëndësi të veçantë ceremonisë së nxjerrjes së saj nga dollapi ose sirtari, vendosjes së saj rreth qafës me sytë ngulimthi në pasqyrë dhe lidhjes së nyjës. Disi kështu e përfytyrova zotin Shyti të Vehbiut, veçse me flokë jo kaq të bardha, me fytyrë më të mprehtë, paksa melankolik dhe në moshë më të ndërmjetme. Pasi Vehbiu ngjan sikur enkas e ka vendosur personazhin e vet mes brezave, si një projekt intergenerational ose ndërbrezash. Z. Shyti ngjason me atë nyjën e kravatës më sipër, që lidh qafën me trupin, që mbush ullukun që ndodhet poshtë qafës, në rrëzë të saj, duke i dhënë vetësiguri, një lloj delikatese, gjestikulacion e duke shërbyer në të njëjtën kohë si litar nyjash mendimi, përsiatjeje, ligjërimi dhe arsyetimi.

Rexhep Shahu: Dy fjalë për librin ”Një mijë vjet Ajkunë”

Janë të tepërta këto dy fjalë përcjellëse, për librin “Njëmijë vjet Ajkunë” të autores Elida Rusta, botuar nga Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë”, Tiranë, por le të rrinë si modë a si traditë edhe për këtë libër 
Poezia e këtij libri nuk merr asnjë ngjyrë e nuancë nga këto fjalë, aq sa mund t’i jap unë me sytë e mi ndonjë ngjyrë shtesë ylberit.
Por ndihem i nderuar që shkruaj këtë përcjellje se ngjaj si lajmës që trokas në derën tuaj dhe lajmëroj se po vjen një poete e re, një zonjë, që boton vonë duke mos humbë asgjë, që e ka latue për kohë të gjatë vargun, ia ka terë ujin dhe na zgjon e na kujton se sa shumë kena vdekë përditë e përvjet e na hiç nuk e dimë. Na thotë që të harrojmë, e në jetë të mbajmë kujtimet. Na kujton pa mëshirë, pa dhimbje, e cila tashmë mallin e ka bërë gur, se na jena një grumbull me zhgënjime, me andrra të preme përgjysmë, me ndjenja të fikuna, me gjysmë përshëndetje të belbëzume me za të voktë e të qorruem mëngjeseve. Kjo poete vjen dorë për dore me Migjenin.
Elida Rusta dhe libri saj “Njëmijë vjet Ajkunë” besoj do të jetë befasi e këndshme. 

Anton Çefa: Nderi – kategori themelore e psikologjisë sonë etnike

Nderi zë një vend krejt të veçantë në themel të ndërtesës psikologjike të popullit tonë. Ai përbën një nga veçoritë më të rëndësishme të kësaj psikologjie, duke i dhënë një ngjyrë të caktuar sjelljes, veprimeve, qëndrimeve, ndjenjave, gjithë botës shpirtërore të shqiptarit; ai i vë vulën karakterit, duke ndikuar fuqishëm në formimin e profilit të personalitetit të tij.

Në kuptimin e sotëm, ashtu si na e jep “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” i vitit 1980, nderi është “tërësia e vetive a e tipareve morale të njeriut, që burojnë nga parime të caktuara, që çmohen nga shoqëria dhe që shfaqen në sjelljet e në veprimet e tij në rrugë të drejtë; cipa e njeriut në shoqëri, që ai e ruan me krenari dhe që nuk lejon t’ia cenojnë.” 

Kopi Kyçyku: Lirizmi i ngrohtë i shqipes (Përsiatje mbi një vepër pa të dytë në llojin e vet)

Jemi mësuar që gjininë lirike ta shohim të mishëruar në vepra letrare, në të cilat janë shpalosur drejtpërdrejt, - ndryshe nga gjinia epike, - mendimet, idetë dhe ndjenjat e autorit përmes un-it lirik. Në gjininë lirike mbizotëron përfytyrimi dhe përjetimi artistik, çka pasqyrohen me teknika aluduese dhe bashkëshoqëruese duke ngjizur një univers me fuqi të madhe sugjestionuese për lexuesin. Kemi të bëjmë me një diskurs subjektiv, vetjak, që botën e brendshme e shpreh me ndihmën e figurave stilistike dhe simboleve. Zakonisht diskursi në fjalë paraqitet në vetën e parë, por nuk përjashtohet as veta e dytë. Vepra lirike mund të jetë e kultivuar (ka autor të njohur, mbart karakter origjinal) ose popullore (me karakter anonim, kolektiv, gojor).

Teuta Toska: Një letër dashurie për letërsinë

Letër Dylqinjës” i autorit Agim Baçi, botuar së fundmi nga shtëpia botuese ”Onufri” është një libër i pazakontë që vjen për lexuesit shqiptar. Pazakonshmëria e tij lidhet me tri arsye parësore, që mund të përbëjnë edhe themele mbi të cilët mbështetet komunikimi letrar. Po flasim për personazhin, formën dhe përmbajtjen e tekstit.
Letër Dylqinjës” nuk është një libër për shkrimtarin / shkrimtarët – në fakt autori sjell në tekst disa shkrimtarë të njohur të letërsisë botërore, si Tolstoi, Shekspiri, Stefan Cvajku, Milan Kunderën etj. Ai përmban një bashkëbisedim të trilluar me ta në formën e letërkëmbimit. Ndonjëherë autori luan me lexuesin e librit duke e lëshuar në atë trazirën e leximit të bukur: e vërtetë apo trillim? “Nuk u kam besuar syve. Për këtë shkak këtë letër e kam mbajtur për vite me radhë nën jastëk. Të më shkruajë mua Shekspiri?”. Unë lexuesi e di që jo, me siguri. Edhe pse do të doja të ishte e vërtetë.

Jeta dhe rrethinat... / Viaţa şi periferiile...

Dështimi ynë në përjetimin e thellësive të jetës sonë na zgjon dëshirën dhe etjen për t’u ngjitur pas rrethinave të saj. Nuk ngopemi me lëndë.
Nuk marrim frymë, por tymosim. Nuk shijojmë, por hamë. Nuk shohim, por vështrojmë. Nu dashurohemi, por shthurremi. Nuk dëgjojmë, por heshtim me shpërfillje. Nuk hedhim valle, por përdredhim trupin. Nuk lutemi, por nxjerrim fjalë. Nuk punojmë, por robtohemi. Nuk martohemi, por nënshkruajmë ca kontrata. Nuk gëzojmë, por bëjmë gallatë. Nuk duam, por socializojmë. Nuk pendohemi, por ‘shprehemi’. Nuk guxojmë, por gjykojmë.
Flasim për Zotin, por nuk i përjetojmë gjërat e perëndishme.
E megjithatë, atje ku thua se të gjitrha çojnë në shkatërrim, se e ke humbur jetën, vjen një çast, një shkëndijë, një rreze përunjësie dhe ndjeshmërie, dhe zemra jote nis së rrahë sërish.