Showing posts with label Fjalori / Dicţionarul „H A E M U S”. Show all posts
Showing posts with label Fjalori / Dicţionarul „H A E M U S”. Show all posts

Ion D. Sîrbu: Nën sundimin e barbarëve

Po nis të bindem se Perëndimi ka ndihmuar ndjeshëm në rënien e Kostandinopojës[1]. Për më shumë se 200 vjet, nga e para e ashtuquajtur Kryqëzatë, sulmet e tij nuk rreshtën. U gëzua kur, më në fund, Kështjella e Kështjellave ra në dorën e turqve dhe jo të venecianëve apo gjenovezëve, rivalë e konkurrentë. Po ashtu do të qe gëzuar edhe nëse Vjena pushtohej pas atij rrethimi të gjatë. // Evropa lindore ka qënë gjithmonë e braktisur dhe e tradhëtuar nga Perëndimi në çastet e saj më tragjike. S’mund të mos bëj tani një lidhje mes vitit 271, kur Aureliani[2] i tërhoqi trupat nga Dakia (duke na lënë për 1000 vjen nën sundimin e barbarëve) dhe Komisioneve aleate të kontrollit, angleze e amerikane, të cilat, pas Jaltës, na braktisën me gjithsej, duke na lënë t’i zgjidhim gjërat vetë. U propozua zbarkimi i aleatëve në Ballkan: po pse u zgjodh Normandia, kur, në fakt, këtu vendosej fati i luftës dhe fati i politikës së botës pas lufte!?"[3] 


[1] Ish kryeqyteti i Perandorisë Bizantine (Κωνσταντινούπολις), Stambolli i sotëm, quajtur edhe Kështjella e Kështjellave. Stamboll vjen nga εις την πόλιν / εis ton poli (në qytet, drejt qytetit – gr.)
[2] Lucius Domitius Aurelianus Augustus; 9 shtator 214, ose 215 – shtator, ose tetor 275) perandor i Romës mes viteve 270-275.
[3] Gazeta / Ditari e/i një gazetari..., vep. cit., f. 105-106. Në faqen 180, me gojën e personazhit Plaku, autori shton: „Jemi shfaqur si komb në skajin lindor të Evropës... Tani po kuptojmë se jemi shfaqur, në fakt, në fundin perëndimor të kësaj Evrope”.

Arsenie Boca: Llojet e syve


Kur nuk je në gjendje të bësh asgjë, bën “shkencë”, pyet për shkakun, dhe, kur shkaku është një mëkat, bën moral. Gjithsesi, edhe kur jemi të rrethuar nga pamundësia, bëjmë përpjekje për një masë parandaluese. Atë që kanë pësuar të tjerët, mund të mos e pësosh, po qe se mënjanon gabimet e tyre.
Ky shërim i mrekullueshëm i të verbrit të lindur, është dëshmi e Shenjtërisë së Tij, dhe i tregon njeriut caqet e fuqisë dhe të dijeve.
Ne anashkalojmë "llazarët", por Jezusi i njihte dhe i quante Vetja. E njihte Nathanailin qysh kur ishte fëmijë, fshehur nën gjethet e fikut prej mllefit të Irodit. E njeh tashmë këtë verban para se të lindej, duke na zbuluar me të një të fshehtë të Perëndisë: se nuk u lind i verbër as për mëkatet e tij, as për mëkatet e prindërve të tij, por që përmes vetes të tregojë punën e Zotit.

Vinçenx Golletti Baffa: Një sëmundje që s’njeh kufij


Kur hipoteza bëhet njohuri dogmatike, racizmi është absolut e injoranca e historisë trashanike.
Dua të përmend shprehimisht se lëvizje të ngjashme kulturore bota perëndimore i ka njohur më se një herë, por suksesi i tyre qe çdoherë i përkohshëm. (...) Unë di vetëm se në jetën tonë njerëzore afirmohen shpeshherë rryma negative në fushën e kulturës, të politikës, të estetikës e të shoqërisë. Herë të tjera rryma të mira shkatërrohen në interes të grupeve shoqërore të posaçme e një përparim i vërtetë është rrallëherë i mundshëm.
Me sa duket, feja e re është konsumi – e konsumi është si një mani, si një ves, si një sëmundje e pashërueshme. Kjo sëmundje nuk njeh, mjerisht, asnjë kufi e rruga për në kriminalitet është e hapur e bëhet ditë për ditë më e gjerë.

Fjalori / Dicţionarul „H A E M U S”

Shën Siluan Athoniti: Mendja

Mbaje mendjen në ferr dhe mos u dëshpëro!
Ține-ți minte în iad și nu deznădăjdui!

Odyseas Elytis: Poeti, lexuesi…
Nuk më vjen keq për poetët e mbetur pa lexues, por për lexuesit e mbetur pa poetë.
Nu mi-e milă de poeţii care au rămas fără cititori, mi-e milă de cititorii care au rămas fără poeţi.

Njohja dhe veprimi / Cunoștința și fapta

Cel ce arată cunoştinţa întrupată în activitate şi activitatea însufleţită de cunoştinţă, a descoperit modul exact al adevăratei lucrări îndumnezei-toare. Iar cel ce are numai pe una din acestea, despărţită de cealaltă, sau a făcut din cunoştinţă o nălucire (fantezie) inconsistentă (fără suport), sau din activitate un idol (o formă) fără suflet. Căci cunoştinţa fără faptă nu se deosebeşte întru nimic de nălucire, neavând fapta ca temelie, iar activitatea iraţională e tot una cu un idol (o formă) fără suflet, neavând cunoştinţa care să o însufleţească.

Ai që tregon dijen e mishëruar në veprimtari dhe veprimtarinë e shpirtëruar nga dija, ka zbuluar mënyrën e saktë të punimit të vërtetë që shenjtëron. Kurse ai që ka vetëm njërën prej të mësipërmeve, të ndarë nga tjetra, ose e ka shndërruar dijen në një hije (fantazi) pa brendi, ose e ka kthyer veprimtarinë në një idhull (trajtë) pa shpirt. Sepse dija pa veprim nuk shquhet aspak nga fantazia, ngaqë s’ka faktin në themel, ndërsa veprimtaria është e njëjta gjë me idhullin (trajtën) pa shpirt, ngaqë s’ka dijen që e shpirtëzon. 

Shën Maksim Dëshmitari, Filocalia (32)