Kur nuk je në gjendje të
bësh asgjë, bën “shkencë”, pyet për shkakun, dhe, kur shkaku është një mëkat, bën moral. Gjithsesi,
edhe kur jemi të rrethuar nga pamundësia, bëjmë përpjekje për një masë
parandaluese. Atë që kanë pësuar të tjerët, mund të mos e pësosh, po qe se
mënjanon gabimet e tyre.
Ky shërim i
mrekullueshëm i të verbrit të lindur, është dëshmi e Shenjtërisë së Tij, dhe i
tregon njeriut caqet e fuqisë dhe të dijeve.
Ne anashkalojmë
"llazarët", por Jezusi i njihte dhe i quante Vetja. E njihte
Nathanailin qysh kur ishte fëmijë, fshehur nën gjethet e fikut prej mllefit të
Irodit. E njeh tashmë këtë verban para se të lindej, duke na zbuluar me të një
të fshehtë të Perëndisë: se nuk u lind i verbër as për mëkatet e tij, as për
mëkatet e prindërve të tij, por që përmes vetes të tregojë punën e Zotit.
Në një rrethanë tjetër,
Jezusi dëshmon se ka qenë para Abrahamit, ndërsa në një rrethanë tjetër, tregon
se ka qenë para se të ishte bota. Një ikonë e tregon Jezusin duke ngjizur
Adamin. Dhe kështu është: “Të gjitha
përmes Tij janë bërë; dhe pa Të asgjë nuk është bërë nga çka është bërë”
(Gjoni 1,3).
Të bësh sy të gjallë nga
dheu e pështyma, nuk është punë njeriu, por puna e Zotit. Të rregullosh sy, t’u
heqësh perden, këtë e bëjnë edhe mjekët, por të bësh sy të rinj, madje nga një lëndë
tillë dhe që i dërgon të lahen në ujin e Siloamit, dhe këtë tek një i verbër i
lindur, këtë ka mundur ta bëjë vetë Ai që ka krijuar me dorën e Tij me dhé.
Por puna e Zotit nuk
mbaroi me disa sy që duheshin ndrequr. Megjithëse për ne, njerëzit, është
bindëse për arësyen e thjeshtë se, deri më sot, shkenca ka bërë aparate si
syri, - aparatin fotografik e të tjera, - por shkenca njerëzore nuk ka bërë as
të paktën një kokërr gruri, ose një vezë mize.
Perandoria e jetës është
Perandoria e Zotit. Natyra e jetës, jeta dhe mbështetja e saj varen nga Zoti,
nga krijimtaria e Tij, deri në fundin e botës: “Kur Ti hap dorën Tënde, gjithçka do të mbushen me mirësira. Por kur Ti
e mënjanon fytyrën, do të turbullohen: do të marrësh frymën e tyre dhe do të
marrin fund dhe do të kthehen në dhé” (Psalmi 103, 29-30). Pra, të njohim caqet
tona – dhe do ta njohim Zotin.
[Nga: Arsenie Boca, Cuvinte vii (Fjalë të gjalla), Sh. B.
Charisma, 2006]