Abstrakt
Brenda këtij punimi është trajtuar poezia e
Beqir Musliu, kryesisht ajo e viteve 60-70-ta, duke marrë për bazë poezinë me
komunikim të ulët me prirje hermetike. Shohim se Musliu që në veprën Rima të shqetësueme u dëshmua për
mjeshtërinë poetike. Tema e tij esencialisht kombëtare vjen me vargun që sjell
rrjedhat e kohës, mbushur me elemente mitike e të oralitetit, për të shprehur
shqetësimet e subjektit të tij lirik. Me larushinë figurtive e te formave
poetike, e me nuanca intertekstuale (me poezitë e Bodlerit e të Uitmanit, por
edhe të Shkrelit), shohim se ai dhe brezi i tij veç e kishin përqafuar poezinë
moderne hermetike.
Lulëkuqet e gjakut, autori ia dedikon njeriut dhe lirisë së
tij, për vazhduar me abstraksionin poetik e simbolikën alla bodleriane ku e
mbërthen shqetësimi për fushat e Kosovës, lirinë e saj. Metafora Bukuria e zezë na e tregon nivelin e
figurës së tij, tek e metaforizon bukurinë dhe hedh vallen baladave dhe
legjendave tona të lashta (Vorret e kryshqëve, Gjergj Elez Alinë, Motrën me
nandë vëllazën, si dhe Përrallën e përhimtë ose Baladën për shtatë ditë e shatë
netë) për vendin e tij, njësoj tutje te Sezamet vazhdon me temën e madhe
kombëtare, tek i kthehet historisë dhe mitologjinë, plot fantazira (Ciklet me
tituj: Shtegëtimet e Zef serembes,
Albanopoli, Nga poema që duhet ta këndojë populli, Rozafa, Fyelli apo diç mbi
anatominë e fjalëve dhe Trendafilet e drynjta), në kërkim të lashtësisë dhe
të vërtetës tonë historike.
Me ritmin e tij artistik ecë rend me veprat
tjera: Parabolla, Darka e magjisë
duke shpërfaqur preokupimin për fatin e vendit tonë, hjekat, dhembjen, vdekjen,
zinë, tradhëtinë, mashtrimet dhe pësimet që i pati nëpër kohë, por edhe i mban
zgjuar shpresat për forcën e rimëkëmbjes dhe ringjalljes etnike-nacionale.