Showing posts with label Teuta Toska. Show all posts
Showing posts with label Teuta Toska. Show all posts

Teuta Toska: Një letër dashurie për letërsinë

Letër Dylqinjës” i autorit Agim Baçi, botuar së fundmi nga shtëpia botuese ”Onufri” është një libër i pazakontë që vjen për lexuesit shqiptar. Pazakonshmëria e tij lidhet me tri arsye parësore, që mund të përbëjnë edhe themele mbi të cilët mbështetet komunikimi letrar. Po flasim për personazhin, formën dhe përmbajtjen e tekstit.
Letër Dylqinjës” nuk është një libër për shkrimtarin / shkrimtarët – në fakt autori sjell në tekst disa shkrimtarë të njohur të letërsisë botërore, si Tolstoi, Shekspiri, Stefan Cvajku, Milan Kunderën etj. Ai përmban një bashkëbisedim të trilluar me ta në formën e letërkëmbimit. Ndonjëherë autori luan me lexuesin e librit duke e lëshuar në atë trazirën e leximit të bukur: e vërtetë apo trillim? “Nuk u kam besuar syve. Për këtë shkak këtë letër e kam mbajtur për vite me radhë nën jastëk. Të më shkruajë mua Shekspiri?”. Unë lexuesi e di që jo, me siguri. Edhe pse do të doja të ishte e vërtetë.