Showing posts with label Eminesku në kujtimet e disa bashkëkohësve (Eminescu în amintirile unor contemporani). Show all posts
Showing posts with label Eminesku në kujtimet e disa bashkëkohësve (Eminescu în amintirile unor contemporani). Show all posts

Eminesku në kujtimet e disa bashkëkohësve (Eminescu în amintirile unor contemporani)

Kishte një zë të thellë, muzikor, hijesuar nga një surdinë e ëmbël, që u jepte fjalëve të tij një drithmë të veçantë, misterioze, sikur vinin nga larg, nga një botë e panjohur për ne”, shkruante Alexandru Vlahuță për Emineskun aktor dhe sufler.

Gazetari Teleor sjell një rrëfim të një aktori të trupës së Iorgu Caragiale-s (xhaxhai i dramaturgut të shquar Jon Luka Karaxhale) quajtur Gavaneascu, të cilin Iorgu e dërgon në Portin e qytetit Xhurxhu (Giurgiu) për të gjetur ndonjë të ri të ditur, që di shkrim e këndim, se i nevojitej një sufler. "Të këpuste shpirtin, tregon Gavanescu. Mbante njëpalë këpucë prej leshi dhe një xhekatë të shkurtër prej cohe të rëndomtë. As këmishë, as çorape, asgjë… Iorgu Caragiale e punësoi sufler. Ishte djalë tepër i zgjuar Eminesku, mbase më i zgjuar nga ç’duhet". (D. Teleor, Eminescu intim, 1904)