Showing posts with label Shën Maksim Dëshmitari. Show all posts
Showing posts with label Shën Maksim Dëshmitari. Show all posts

Fjalori / Dicţionarul „H A E M U S”

Shën Siluan Athoniti: Mendja

Mbaje mendjen në ferr dhe mos u dëshpëro!
Ține-ți minte în iad și nu deznădăjdui!

Odyseas Elytis: Poeti, lexuesi…
Nuk më vjen keq për poetët e mbetur pa lexues, por për lexuesit e mbetur pa poetë.
Nu mi-e milă de poeţii care au rămas fără cititori, mi-e milă de cititorii care au rămas fără poeţi.

Njohja dhe veprimi / Cunoștința și fapta

Cel ce arată cunoştinţa întrupată în activitate şi activitatea însufleţită de cunoştinţă, a descoperit modul exact al adevăratei lucrări îndumnezei-toare. Iar cel ce are numai pe una din acestea, despărţită de cealaltă, sau a făcut din cunoştinţă o nălucire (fantezie) inconsistentă (fără suport), sau din activitate un idol (o formă) fără suflet. Căci cunoştinţa fără faptă nu se deosebeşte întru nimic de nălucire, neavând fapta ca temelie, iar activitatea iraţională e tot una cu un idol (o formă) fără suflet, neavând cunoştinţa care să o însufleţească.

Ai që tregon dijen e mishëruar në veprimtari dhe veprimtarinë e shpirtëruar nga dija, ka zbuluar mënyrën e saktë të punimit të vërtetë që shenjtëron. Kurse ai që ka vetëm njërën prej të mësipërmeve, të ndarë nga tjetra, ose e ka shndërruar dijen në një hije (fantazi) pa brendi, ose e ka kthyer veprimtarinë në një idhull (trajtë) pa shpirt. Sepse dija pa veprim nuk shquhet aspak nga fantazia, ngaqë s’ka faktin në themel, ndërsa veprimtaria është e njëjta gjë me idhullin (trajtën) pa shpirt, ngaqë s’ka dijen që e shpirtëzon. 

Shën Maksim Dëshmitari, Filocalia (32)

Shën Maksim Dëshmitari: Dhe ja një llampadar krejt prej floriri… (Şi iată un candelabru cu totul de aur…)

Në të njëjtën Profeci është shkruar sërish: Dhe më tha: çfarë sheh? Dhe i thashë: Pashë, dhe ja një ndriçues krejt i artë dhe një llampë (pishtar) mbi të; dhe shtatë llampa me vaj në të dhe shtatë hinka në llampat me vaj të tij dhe dy ullinj përsipër, njëri në të djathtë të llampës dhe tjetri në të majtë (Zaharia 4, 2-3).

Çfarë është një ndriçues dhe përse është prej ari; ç’është llampa mbi të, çfarë janë shtatë llampat me vaj, çfarë janë shtatë hinkat mbi shtatë llampat, çfarë janë dy ullinjtë dhe përse ndodhen në të djathtë dhe në të majtë të llampës?
Fjala profetike, që përshkruan nga larg, në mënyrë simbolike, madhështinë e tejndritshme dhe të tejshkëlqyer të Kishës së Shënjtë, e ka vizatuar kështu pamjen, duke dashur të tregojë, besoj, domethënien e së fshehtës së re të saj. Pra, ndriçues krejt i artë është Kisha e gjithëlëvduar e Zotit, e pastër dhe e panjollë, e pacen dhe e paprishur, e pazvogëluar dhe bujtëse e dritës së vërtetë. Sepse thuhet që ari është i padëmtueshëm, po të zhytet në tokë nuk nxihet dhe nuk ndryshket, ndërsa, po të digjet, nuk mpaket. Përveç sa thamë, ai e forcon dhe e përtërin me fuqinë e vet të natyrshme aftësinë e shikimit të atyre që e prekin. E tillë është edhe Kisha e shumëlëvduar e Zotit, që ia kalon me të vërtetë natyrës më të pastër të arit. Ajo është e padëmtueshme, meqënëse nuk ka asnjë përzjerje të huaj në mësimet e saj të fshehta për Zotin, që dëshmohet përmes besimit; është e pastër, sepse shkëlqen nga drita dhe nga lavdia e virtyteve; është e pacënueshme, se është e panjollosur nga asnjë ndotje e mëkateve; është e kulluar, sepse nuk preket nga asnjë prej shpirtrave të këqinj. Duke jetuar në kushtet tokësore, ajo nuk nxihet nga ndryshku i mëkatit. Më në fund, ajo mbetet e pazvogëluar dhe e patkurrshme sepse, megjithqë është djegur kohë pas kohe në furrën e përndjekjeve dhe është vënë në provë nga kryengritjet e parreshtura të heretikëve, nuk pëson nën barrën e sprovave as dobësim në mësimet apo në jetën e saj, në besimin apo disiplinën e saj. Prandaj ajo e fuqizon falë hireve mirëkuptimin e atyre që kërkojnë me anën e saj përkushtimin. Sepse ajo i grish nga njëra anë mosbesuesit, duke u dhuruar dritën e ndërgjegjes së vërtetë, ndërsa nga ana tjetër i mbron ata që i soditin me dashuri të fshehtat e saj, duke ruajtur të pacënuar mirëkuptimin mes tyre. Ndërsa ata që kanë pësuar ndonjë lëkundje, i thërret sërish dhe ua shëron me shtysë mendimin e sëmurë. Kështu kuptohet ndriçuesi i këqyrur nga Profeti, në përputhje me njërën nga domethëniet e fjalëve të mësipërme.