Showing posts with label Perla. Show all posts
Showing posts with label Perla. Show all posts

Arian Leka: Nimic mai mult decât luna (Asgjë më shumë sesa hëna)


Tu nu ceri nimic mai mult decât luna
Când îți sprijini capul în amurg
Și intri din fereastră
În mine

Învelită-ntr-un nor alb
Te ascunzi în patul meu
Strecurată precum pana
Sub aripă

Deschizi gura
Un pic

Nu de cuvine
Ci de mireasma care mă face să-mi amintesc
De nuferii
În dimineața
Când i-am înghițit cu ochii

De aceea nu pot dormi în cortul
fantomă
Unde cearșafurile
Care vajnic se luptaseră
Se umflă

De dragul tău.

Paul Vinicius: [Para se të lindej] înainte de a se fi născut

E pata ëndërruar para se të lindej
ndonëse
në shuplakën e saj
jeta do të na pritej befas
në moshën 20 vjeç

e pata ëndërruar
kur dikush
në lagje
më tha se vërtet e kish parë
qe gjallë
vetëm se qe martuar me një të verbër
që s’dinte gjë tjetër
veç këngës

dhe unë s’u habita
aspak


Entela Tabaku: un pumn de viață, cât să mori (një grusht jetë, sa me vdekë)

cât de puțină viața asta!
un pumn
un pumn de primăveri
cât să te naști
să te-ndrăgostești
un pumn de veri
cât să alergi pe nisip
să devii mamă
un pumn de toamne
cât să te duci la școală
să devii femeie
cât să pleci în exil
să spui „rămas-bun”
cum de n-am un anotimp pentru tine!
un pumn de viață
cât să mori!

Eugen Jebeleanu: Hanibali


Askush nuk kish ato që kish ai
kreninë e mrekullueshme
dhe elefantët
dhe putrat e tyre që thërrmonin vertebrat
e këtyre Alpeve të zbardhur nga tmerri.

Shkelte, mezi ndihej, mbi shkëmbinj
dhe dëgjohej në hënë
askush s’i pat parë trompetat
prej guri gjarpërues të këtyre bishave.


Dhe nuk fituan.

Pär Lagerkvist: Kaq rrugë pa udhëtarë

Kaq rrugë pa udhëtarë do të jenë tash e tutje
dhe kaq kthina kërkuar nga askush.

Të rrënuara e të harruara do t’i gjejnë
pasardhësit, duke i pandehur të hijshme
siç na dukeshin në rini
rrugët e harruara, të vjetra
me barin e butë që kundërmonte era mente
rrugët ku
niseshim në muzg e në mbrëmje
dhe kur pandehnim se s’kemi asnjë pikëmbërritje.

Dorin Tudoran: Udha (Calea)

nuk di si të dal. nuk gjej udhën, vijat përçarten.
kaq shumë hije për një njeri të vetëm. dhe ai duke mërmëritur.
një gjuhë fillim bote, ose një gjuhë fundi. gjithsesi e njëjta gjë.

as shputa e shtazës nuk le më gjurmë. as flutura nuk e di
nga ç’anë i vjen krahu i tejdukshëm. nga ç’anë – fluturimi.
dikush këndon ndonëse notat s’kanë marrë ende emra. ballkoni

mezi mbahet pas ca gozhdësh në ajër. sipër – fushë e korrur
poshtë – fushë e bardhë. nuk kthjellem nga kaq qartësi
që përshkoj mbi një qerre zjarri. plot jehona – shurdh ndaj tingujve. Unë.

Dhimitër Pojanaku: Reuciderea (Rivrasja)

Bun bărbat a fost,
trebuia să fi fost. Ghiliotina
pe gâtul gros
trecut-a
precum cuțitul prin unt…
Turma încremeni
se miră… degetul mic al piciorului drept
- coadă abia ruptă
de șarpe…
Se mișca refăcând
viață
se zvârcolea
sărea-tresălta… Degetul
către turmă râde
turma strigă. Ghiliotinenii
cu sângele-n flăcări
l-au strivit
cu ciocanele… Turma
către deget
încă ovaționează…

Octavian Soviany: në një vend të mallkuar nga historia (într-un loc blestemat de istorie)

U ndale
në një vend
të mallkuar nga historia.
Këtu
Kanë vdekur dikur
Dy njerëz
që do të kishin kremuar së afërmi
martesën prej diamanti.
I ke sytë mjegull
dhe cepat e buzëve
paksa lëshuar.
Pas shpinës sate
dikush (mbase era)
fishkëllen lehtë, fare lehtë
lili marlenin.
U bë ftohtë.
Kopsit xhaketën
sikur të vije mbi supe
një këmishë ndëshkimi.
Pëshpërit:
ӂdo vend
i mallkuar nga historia
është një fushë me lulekuqe
që era e përshkon
duke mbajtur në fytyrë
një maskë prej hekuri”.
Muzgu – i kuq dhe i ftohtë
teksa rrëzë murit të berlinit
nuk
qan askush.
As edhe uji
zijan i spree-së.

Claudiu Komartin: Främling

Hijeshia në gjeste e këtyre ikanakëve
të kapitur e plot shpresë
më plagos

se unë s’besoj në asgjë dhe
kam pushuar së shpresuari

se dua të kthehem në shpi dhe dua të jem sa më larg shpisë

se dua këtu dhe dua atje

se dua të lihem në paqe
dhe dua që dashuria të më verë jastëkë mbi fytyrë
dhe të rëndojë mbi të

„më mirë të të këqyrë si brumbull
se sa të mos t’i hedhë sytë fare”

pashë aeroportet e tejmbushur
njerëz të qytetëruar dhe solemnë duke pritur të marrin fluturimin

dhe pashë dhjetra pëllumba
tek qitnin sytë për ca thërrime buke
në një shesh në zemër të evropës

dora është në vend të kafazit
goja ka gardh hekuri
flatrat e ngërçura përpëliten më kot

nxihen

dhe shkunden.

Stockholm, shtator / septembrie 2008
(nga  “Një stinë në Berçen” / din „Un anotimp în Berceni”,

Editura Cartier, 2009)