Zgjodhi e shqipëroi Natasha
Lushaj
Alda Merini, e
lindur në Milano më 21 mars 1931, nis të shkruajë herët. Më 1950, kur ishte
rreth 15 vjeç, boton dy poezi në një antologji të poezisë italiane
bashkëkohore, e nxitur nga Giacinto Spagnoletti . Më 1947 trajtohet për herë të
parë për shqetësime psikologjike, kurse më 1951 botohen dy poezi të tjera të
saj në Poetesse del Novecento (“Poeshat e nëntëqintës”), me sugjerimin e E.
Montales. Në këtë kohë njihet e miqësohet me poetë të mëdhenj të kohës, si
Salvatore Quasimodo; martohet me Ettore Carniti-n si dhe boton librin e parë
(1953). Njëri pas tjetrit botohen edhe dy libra të tjerë me poezi (1955, 1961),
por pason një periudhë heshtjeje dhe izolimi, gjatë së cilës shtrohet në një
klinikë psikiatrike, në deri më 1972, gjithsesi pa i humbur lidhjet dhe kthimet
e herëpashershme në familje dhe që shoqërohen me lindjen e tre fëmijëve të
tjerë.
Shtrimet e daljet vijojnë deri më 1979; libri La terra santa (“Toka e Shenjtë”) është frut i këtyre përvojave të trishta e të tmerrshme. Më 1981 vdes i shoqi; transferohet në Taranto ku martohet përsëri, 1983, ndërkohë që ka filluar të marrë vlerësimet e botës letrare për punët e saj. Boton edhe dy libra: La gazza ladra (Laraska hajdute), si dhe librin e parë me proza, L’atra verita. Diario di una diversa (“E vërteta tjetër. Ditari i një të ndryshmeje”), 1986. Por iu desh të provonte edhe një herë shtrimin në çmendinë, kësaj here në Taranto.
Nga pikëpamja letrare këto janë vitet të frytshme, dhe ndërkohë ishte bërë e njohur: natyrisht këto vlerësime i dhanë edhe një lloj qetësie të re. Publikime të tjera, ripublikime dhe vlerësime të shumta përgjatë viteve e konsoliduan kthimin e Merinit në skenën letrare. Më 1993 merr çmimin “Eugenio Montale” për poezinë; më 1996 i jepet “Çmimi Viareggo” për volumin La vita facile (“Jeta e lehtë”); vitin tjetër merr “Premio Procida-Elsa Morante”. Më 2002 botohet përmbledhja Folle, folle, folle d’amore per te (“Çmendur, çmendur, çmendur nga dashuria për ty”); më 2003 poezitë e saj botohen të regjistruara me tekst e muzikë, tek Più bella della poesia è stata la mia vita (“Më e bukur se poezia ka qenë jeta ime”) dhe ndërkohë poezitë e saj bëhen tekste këngësh nga Milva, Roberto Vecchioni etj.; më 2004 del një disk muzikor me 11 këngë me tekste të saj dhe bëhet e ftuara e nderit në koncerte e biseda radio-televizive me shumë këngëtarë e kompozitorë, ndër të cilët i madhi Lucio Dalla. Puna e saj e fundit është e vitit 2006: ‘Rizzoli’ boton La nera novella (“Novela e zezë”), një qasje ndaj gjinisë noir .
Alda Merini vdes në Milano, më 1 nëntor 2009, në repartin e onkologjisë të spitalit San Paolo.
Thuajse gjithë poezia e saj gjendet në internet, në sajtin www.aldamerini.it, kushtuar poeteshës dhe shkrimtares së quajtur “ l’ape furibonda ” (“bleta e zemëruar”), mundësuar nga katër të bijat, në kujtim dhe si mirënjohje për lexuesit dhe njerëzit e thjeshtë në gjithë Italinë që e ndihmuan financiarisht nënën e tyre në kohët e vështira të sëmundjes.
Disa nga botimet e Alda Merinit:
La presenza di Orfeo (“Prania e Orfeut”), 1953
L’atra verita. Diario di una diversa (“E vërteta tjetër. Ditari i një të ndryshmeje”, prozë, 1986
La pazza della porta accanto (“E çmendura e portës ngjitur”), 1995
Ballate non pagate (“Balada të papaguara”), 1995
La Terra Santa (“Toka e shenjtë”), 1996
Un’ anima indocile (“Një shpirt i paedukuar”), 1996
La volpe e il sipario (“Dhelpra dhe perdja”), 1997
Fiore di poesia (“Lule poezie”), 1998
Aforismi e magie (“Aforizma dhe magji”), 1999
Superba è la note (“Madhështore është nata”), 2000
Vuoto d’amore (“Bosh dashurie”), 2000

1.
Fletët e
bardha janë e pamatshmja e shpirtit
me këtë
shije majhoshe
dua të vdes
një ditë,
sepse fleta
e bardhë është mujshare, e egër.
E rëndë si
një flamur,
një e
zjarrtë greminë,
ku krijoj
veten
gërmë pas
gërme pafundësisht
që dikush
të m’i lidhë,
por ku
s’mëson askush
pse jeta
është një pikë,
një hurbë
jete janë
fletët e
pashkruara
në
pamatësinë e shpirtit.