Showing posts with label Monsinjori Vladimir Gjika niset të konvertojë Leninin (Monseniorul Vladimir Ghika merge să-l convertească pe Lenin). Show all posts
Showing posts with label Monsinjori Vladimir Gjika niset të konvertojë Leninin (Monseniorul Vladimir Ghika merge să-l convertească pe Lenin). Show all posts

Vasile Andru: Monsinjori Vladimir Gjika niset të konvertojë Leninin (Monseniorul Vladimir Ghika merge să-l convertească pe Lenin)


Në qershor 1923, Monsinjori Vladimir Gjika niset drejt lokalitetit Gorkie Selo, që të takonte Leninin, me bindjen se do ta konvertonte. Monsinjori po shkonte të ndryshonte rrjedhën e historisë. Ishte i sigurtë se do ta shndërronte trupvoglin e sëmurë të Kremlinit. Kishte marrë vesh për sëmundjen e Leninit. Kish besim tek sëmundja. E fshehta e disa konvertimeve mbresëlënëse ishte t’i kapje njerëzit kur ndodheshin në gjendje të vështirë. Kështu kish konvertuar ai katër mbretër.
Lenini, ateist i madh, ishte i sëmurë rëndë: pas goditjes së dytë cerebrale, i paralizuar. I mbikëqyrur me ngrohtësi e vëmendje nga Nadjezhda Krupskaja. Monsinjori beson se do të kryejë një konvertim historik: Do ta zbresë Frymën e Shenjtë mbi tullën prej kallmuku të Leninit. Sigurisht, Lenini nuk ishte qindpërqind kallmuk. Kishte një përbërje të veçantë. Një çerek rus, një çerek hebre, një çerek gjerman, një çerek kallmuk. Monsinjori shfrytëzonte gjendjen e rëndë të pacientit, por kishte edhe një forcë ndikuese të padukshme, hipnotizuese, dhe krejt tjetër do të ishte fati i botës i krijuar nga satrapi gjenial.