Paraqitja dhe shqipërimi: Feride E. Berisha
Autori
Zvicerani Robert Walser
(1878-1956) është, pranë Franz Kafkës, njëri ndër prozatorët më të shquar të
letërsisë gjermane, të ashtuquajturit “minimalistë”.
Robert Walser (i lindur
me 15 prill 1878 në Biel, Kantonin e Bernës, vdiq me 25 dhjetor 1956 pranë
Herisau, Kantoni i Appenzell Outerrhodes) ishte një shkrimtar
gjermano-zviceran. Ai shkroi vjersha, tregime, romane, etj. Proza e shkurtër u
bë karakteristike për krijimtarinë e tij. Edhe pse vlerësohej shumë nga autorët
si Christian Morgenstern, Robert Musil, Kurt Tucholsky, Franz Kafka, Walter
Benjamin dhe Hermann Hesse, Robert Walser mbetet një kohë në harresë për
lexuesin. Zbulohet sërish në vitet '70. Sot ai cilësohet si një nga autorët më
të rëndësishëm gjermanë të shekullit të 20-të dhe ndikimi i veprës së tij mund
të gjendet edhe në krijimtaritë e autorëve bashkëkohorë.
Walseri i kaloi 23 vitet
e fundit të jetës në një qendër për trajtimin e shëndetit mendor. Vdiq në ditën
e Krishtlindjeve në 1956, gjatë një shëtitjeje nëpër borë.
Novela “Shëtitja”
Ky tekst i Robert
Walserit cilësohet nga disa njohës si “proza më e bukur e letërsisë gjermane”.