Showing posts with label Sofron Saharov. Show all posts
Showing posts with label Sofron Saharov. Show all posts

Sofron Saharov: Kujtimi i Vdekjes

Unë i mbrapshti i kam humbur të gjitha dhe gjalloj si ndonjë kafshë e pagjuhë, por kur punonte renda meje me fuqi, falë hirit të Zotit, kujtimi i vdekjes, as ta përshkruaj s’do të kisha qenë në gjendje, aq i mrekullueshëm ishte punimi i saj. Dhjetë vjet me radhë zgjati, duke u rritur hap pas hapi në fuqi; pata mbërritur gati në habinë e përkryer; krejt bota në sytë e mi, – edhe në sytë e mendjes, madje edhe në ata të trupit, – qe shndërruar me një trajtë të çuditshme; koha e pat humbur peshën, aq sa një shekull apo një ditë qenë gati pa rëndësi për vetëdijen time, madje mbarë bota e dukshme fanitej si një ëndërr;