Oksimoroni
naimian
Duke iu
rikthyer Naim Frashërit si rastin më tipik vërejmë edhe se ky poet shfaq dy
qasje në krijimtarinë e tij të mëvonshme dhe që lidhet jo më me poezinë, por me
poemën. Të dyja qasjet poetike i drejtohen origjinave si materie narrative.
Bëhet fjalë për ato origjina që do t’i përkatësonin shqiptarët si të lidhur e
të shprehur më fort se zakonisht me:
·
kulturën
tokësore (pjesë e telurokracisë),
·
me
kulturën detare (thalasokracisë),
·
me
të dyja apo në mes të të dyjave.