Showing posts with label Ese. Show all posts
Showing posts with label Ese. Show all posts

ALISA VELAJ: Metamorfozat e pafundme të qenësisë

Rrugëtim nëpër “Pasqyrat e Narcisit” të Ernest Koliqit

Vepra “Pasqyrat e Narcisit”, pranuar nga kritika si maja më e lartë në olimpin koliqian, ka qenë përherë edhe një objekt i vazhdueshëm diskutimesh, përsa i takon përkatësisë zhanrore. Nga gjithë përcaktimet e bëra prej studiuesve të ndryshëm, do të veçonim arsyetimin e studiuesit Tonin Çobani, anipse, jo vetëm i përshtatet më së miri objektit të këtij punimi, por mbështet njëfarësoj edhe etiketimin “tregime” që vetë autori u ka vendosur copëzave mrekullore, të cilat përbëjnë këtë vepër.
Sipas Tonin Çobanit, për nga përkatësia, kemi të bëjmë me prozë të shkurtër pa subjekt, kurse për nga konceptimi, ato janë poezi lirike. [1] Kufijtë mes prozës dhe poezisë janë tepër të tejdukshme në këtë vepër. Prozat e shkurtra marrin jetë përmes poezisë flladitëse të unit lirik, ashtu sikurse shpirti i këtij të fundit “strehohet” brenda kontureve të prozës si në shtëpinë e vet. Kjo mënyrë vetëzbulimi e shpirtit lirik nëpërmjet prozës, ku poezia mbetet vetëm dhe vetëm poezi në mënyrën e përjetimit prej recepientit, dhe ku proza mbetet vetëm dhe vetëm prozë në këndvështrimin e dhënies së informacionit për transformimet që pëson ky shpirt lirik përgjatë metamorfozës së tij. Është një lloj metamorfoze që shkon paralel me zbulimet që i bëhen botës së ngjizur dhe të vetëngjizur, karakteristikë rrëfimtare tepër e rrallë në letërsinë shqipe, por jo në letërsinë europiane të mbarë shekullit të njëzetë. Koliqi vjen herë si një Fransua Moriak në këngëzimin e tij brenda kufijve të prozës, apo në mënyrën se si i vesh disi me mjegull përjetimet e subjektit lirik, e herë si një Artur Rembo, në mënyrën se si përpiqet të zbërthejë deri në detaje anët e ndritura e të errëta të unit poetik. Këto proza, të mbështjella disi me mug, gjë krejt normale përderisa brenda tyre frymon poezia meditative e një erudicioni të rrallë, e rendisin Koliqin ndër autorët më modernë të arealit shqiptar.

ANTON ÇEFA: Prolog për poezinë lirike

Poezia është kontributi i parë letrar i njeriut. Ajo lulëzoi si mjet me të cilin idetë, ngjarjet, çdo kumt qenë përcjellur nga një brez në tjetrin shumë kohë para se të përdorej proza.
Qysh prej qytetërimeve të mëhershme, poezia ka qenë mjet komunikimi i ligjit, i historisë, depo e kujtesës së popullit, argëtim i tij, veprimtari ezoterike për grupe të vogla (elita), etj.
Fillimisht, llojet e para poetike, psalmet e himnet, këndoheshin të shoqëruara me muzikë në tempujt fetarë.U këndohej hyjnive pagane si diellit, hënës dhe çdo gjëje që adhurohej nga njerëzit. Me kalimin e kohëve ato u ndanë nga muzika, por ruajtën ritmin dhe thirrjet emocionale që karakterizonin tekstin. Dalëngadalë, poezia filloi të trajtojë motive laike, duke u ndarë kështu nga besimi.U dedikohej heronjve, bëmave të tyre heroike. Më vonë lindën oda, poezia pastorale, elegjia, dhe llojet e ndryshme të poezisë lirike. Emrin që gëzon sot poezia lirike e mori ngase në kohët e lashta këndohej e shoqëruar me lirë.
Tragjedia dhe epika në kohën e antikitetit grek shkruheshin në vargje. Kështu vazhdoi gjatë qytetërimëve perëndimore me dramën dhe narrativën epike. Përvojat publike, shprehja e kulturës së një kombi, e një klase drejtuese a e një grupi shoqëror u bartën përmes poezisë. “Poetët janë ligjdhënësit e panjohur të botës” ka shkruar Shelley.
Me kalimin e kohës, poezia, duke braktisur dramën, që u tërhoq përgjithësisht në domenin e prozës, dhe narrativën heroike, që kaloi kryesisht tek romani, i mbet lirikës, e cila u struk më së shumti në një komunikim intim. Ajo u bë shprehje e botës së brendshme të të dashuruarit, të atdhetarit, të filozofit, të besimtarit, etj. 

SILVANA LEKA: Deti: mes dualizmit demonizim / adhurim në mendësinë dhe letrat shqipe

(Nga Eposi i kreshnikëve
drejt krijimtarinë autoriale të Rilindjes kombëtare)

“Në vetvete, detet janë negativë”[1], shkruan studiuesi Roger Crowley në shënimin e tij mbi librin “The Great Sea” me autor Profesorin e Universitetit të Cambridge, David Abulafia. Kjo sepse detet janë hapësirë e pamundur dhe e mohuar për të jetuar. Te ky “kontinent i lëngshëm” mund të lundrosh, por edhe të mbytesh, mund të kryesh ekspedita zbulimesh, por edhe luftra shkatërruese, mund të nisesh si skllav dhe të mbërrish si mbret, mund të nisesh si mëkatar dhe të mbërrish si i shenjtë, mund të bësh tregti dhe shkëmbime, por edhe të biesh pre e piratëve pengmarrës, ngjarje që disa njerëzve u dha pasuri dhe disa të tjerë i varfëroi, disa qyteteve u dha begati dhe disa të tjerëve u dha skamje dhe zhdukje, disa kultura i ngriti e disa të tjera i shembi përgjithmonë.
Kjo është një marrëdhënie, një bashkëjetese humane, një shtytje tërheqje, përzier me frikë dhe adhurim, idealizim dhe zhvleftësim, një sjellje që ndonjëherë e ka mistifikuar detin, por jo rrallë edhe e ka vështruar si një krijesë antropomorfe me fuqi demoniake.
Këtyre përjetimeve, që kulturat  tjera kanë ndaj detit, nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët. Marrëdhënien e tyre me detin shqiptarët e kanë përjetuar si fat dhe fatkeqësi njëherazi. Lidhur me këtë studiuesi Shaban Sinani, në punimin e tij shkencor të vitit 2003, “Himara: identiteti i bashkësisë dhe etnotipi”, shprehet se bartësit e kësaj marrëdhënieje “e kanë përjetuar si privilegjin e bregdetit, ashtu dhe fatalitetin e tij; si epërsinë e autoktonisë dhe të fuqisë tokësore, ashtu dhe si lakminë e aloktonëve për t’ua ngushtuar hapësirën.”[2] Kjo marrëdhënie binare: fat – fatkeqësi, dashuri – urrejtje, truarje – bekim, i ka lënë gjurmët dhe dëshimitë e veta në mënyra sjelljesh, në rituale, në qëndrime, proverba, por edhe në lëndën letrare.
Një prej fillesave më të hershme në krijimtarinë e shqiptarëve, në të cilën dëshmohet veçimi i kësaj marrëdhënieje e ndeshim si në fragmente të  veçanta të  “Eposit të kreshnikëve” ashtu edhe në “Këngën e Gjergj Elez Alisë”. Është marrëdhënia mes autoktonin me aloktonin, e vendasit me të huajën, me të keqen  - të  zezën, “që vjen”, “del” jo nga toka, por nga deti. Aty ndeshim të regjistruara edhe vargjet:

 dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit...[3]

DUMITRU GABURA: Concepte de psihologie transpersonală şi integrativă în procesul de creaţie a poetului Victor Teleucă

Şi simţi nevoia scrisului ca nevoia de cântec – comunicare 
prin sine cu sinele cosmic. 
Detaşarea de formă, întoarcerea la origini, 
de unde viitorul poate fi privit retrospectiv şi nu invers.
 Victor Teleucă, Ninge la o margine de existenţă

Odată cu editarea volumelor postume ale lui Victor Teleucă, au apărut studii ale criticii literare de pe ambele maluri ale Prutului în care opera poetului este analizată în raport cu cea a lui M. Eminescu, Ion Barbu, Lucian Blaga, G. Bacovia, Nichita Stănescu. În acest context, acad. Mihai Cimpoi propune un termen caracteristic pentru Victor Teleucă - lirosof. Într-un sens definitoriu apropiat, criticul Th. Codreanu vorbeşte despre un heraclitean transmodern, acad. H. Corbu – poet-filosof. A. Suceveanu numeşte scrisul poetului elegie metafizică. Ion Ciocanu şi Ion Anton în studiile şi eseurile lor ne atenţionează asupra necesităţii de a conştientiza singularitatea şi complexitatea acestui mare poet. Acad. Mihai Dolgan îşi intitulează un studiu despre poet „Nevoia de monolog cu sinele şi metafizicul”. Aceste studii converg, în mod tulburător, către o concepţie a poetului ce depăşeşte cadrul literaturii, dar în acelaşi timp configurează clar imaginea lui literară. Unicitatea situaţiei în lumea modernă constă în faptul că evoluţia conştiinţei umane a devenit una din cele mai importante componente ale dezvoltării culturii, în urma schimbărilor colosale care au loc la nivel planetar în cele mai diverse sfere. Aceste schimbări, la rândul lor, necesită o nouă viziune şi abordări complexe. Iar în calitate de axă intelectuală a acestor transformări se conturează psihologia transpersonală. Câmpul tematic al ei cuprinde şi psihologia contemplaţiei, meditaţiei, a creaţiei ce-i sunt proprii şi poetului Victor Teleucă. Acesta este liantul operei lui cu ceea ce se află dincolo de ea.

Blerina Goce: Mungesa e erotikës në letërsinë e shkruar shqiptare

... Tradita në poezinë dhe në prozën shqipe. Erotika në poezinë orale

Në Shqipëri nuk ka pasur kurrë një letërsi të mirëfilltë erotike, por vargje të kamufluara me erotizëm. Ne nuk kemi pasur kurrë një letërsi të mirëfilltë erotike, por vargje të kamufluara me erotizëm që nga Koliqi, Anton Pashku, Jeronin De Rada, Mitrush Kuteli etj. Është e vërtetë që letërsia shqipe ende nuk ka krijuar figura letrare të diskursit të dashurisë ose mite letrare si Helena, Beatriçja, apo Don Zhuani. Megjithatë, në letërsinë shqipe ekzistojnë figura letrare erotike që pretendojnë të bëhen mite të erotizmit.[1]
Letërsia shqipe nuk e ka trajtuar kurrë erotizmin mirëfilltazi, nuk e ka sjellë atë asnjëherë në formën e tij të plotë, përveç se përmes vargjeve.
Padyshim, erotika shqiptare, fundja si edhe çdo lirikë tjetër erotike, ka veçantitë dhe specifitetet e veta, që janë pasojë e rrethanave dhe kushteve në të cilat lindi dhe u zhvillua ajo. Pavarësisht se lirika erotike e traditës nuk mund të krenohet me dominim mbi llojet e tjera letrare, fakt është se ajo nuk i ka munguar letërsisë shqipe edhe përkundër mënyrës më të frenuar të shprehjes që, fundja, është në përputhje me normat morale që ekzistonin në një ambient patriarkal siç ishte ambienti shqiptar. Nuk është e vështirë të vërehet se edhe në periudhat historike që shtronin si  kërkesë seriozitetin e zgjidhjes së çështjes kombëtare, pavarësisht se, siç edhe mund  të pritet, ka dominuar lirika patriotike, lirika erotike, megjithatë, nuk ka munguar.
Në periudhën e romantizmit shqiptar, lirika patriotike dhe ajo erotike, sidomos në letërsinë e arbëreshëve të Italisë, shpesh paraqiten të gërshetuara edhe pse në raste të tilla theksi vihet në lirikën patriotike, meqë heronjtë e romantizmit arbëresh nisen nga motoja e njohur ‘për dashurinë jap jetën, për lirinë jap dashurinë’. Si rrjedhojë, veprat e arbëreshëve kanë fund tragjik, meqë mbretëron bindja se njeriu nuk mund të gëzojë lumturinë personale në një kohë kur atdheu është në robëri. [2]

ARDIAN VEHBIU: Pluhuri më i shtrenjtë se libri

Im atë kish bibliotekë të pasur, të cilën e kish mbledhur vetë, vit pas viti, me libra të profesionit. Ca prej këtyre i kish lexuar, ca të tjerë e kishin lexuar; dhe më në fund, në një raft rrinin edhe librat që i kish shkruar vetë.
E megjithatë, kur dua të kujtoj atë bibliotekë, që mbulonte të paktën tre faqe muri, i pari titull që më vjen në mendje është Enciklopedia e Madhe Sovjetike (Большая советская энциклопедия), në botimin e dytë, të viteve 1950-1958.
Pesëdhjetë vëllime të rënda, të vëna në rresht e të veshura me uniformë blu të errët, si të ishin rekrutë të flotës; e të dalluar prej njëri-tjetrit jo nga  titulli,  por  nga  numri.  Pesëdhjetë  batalione  marinsash  cirilikë, tashmë në gjumë.
Kot  e  mban  këtë  enciklopedinë, i  thoshte  ime  më;  sa  zë  vend  dhe mbledh pluhur. Hidhe më mirë.
Por im atë nuk dëgjonte nga ai vesh; edhe pse vëllimet e enciklopedisë nuk e kam parë t’i prekte kurrë. Për të, ajo armatë fjalësh ishte trashëgim magjiplotë prej viteve kur kishte studiuar në Moskë; dhe pesëdhjetë vëllimet e ruajtura në bibliotekë vlenin si lingotat e arit, që kanë pasë mbajtur bankat në bodrume të fortifikuara, për të garantuar vlerën e monedhës.
Unë, nga ana ime, enciklopedisë ia mbaj mend mirë edhe ngjyrën edhe aromën karakteristike, por jo fjalët – sepse rusisht nuk dija. Madje, me kalimin e viteve, ato bedena të Murit të Madh Rus, që më ngriheshin mu në dhomën ku flija, erdhën dhe u shndërruan në kufitarë të një territori të keq, ku kisha refuzuar të shkelja.

ENTON PANARITI: 'Nuk ka rëndësi çfarë është, ose ishte, por çfarë e bëj unë të jetë' – Robert Raucshenberg

Përballë një pune të Robert Raucshenberg gjëndesh i befasuar me dy perceptime të pazakonshme mbi këtë artist: e para është elementi i surprizës që ai sjell në art me shumë forcë, dhe e dyta: se objekti i tij artistik është diçka dhe gjithçka që gjendet rreth e përqark nesh, në shtëpi, në rrugë, në studio etj, ndërsa autori është shumë i kursyer në vaj, acrylic, apo akuarel. Ruschenberg-u, me talentin e tij të pazakonshëm, u ndryshon destinationin fillestar këtyre objekteve, duke i kthyer ato në vepra artistike të mirëfillta. 
Diku nga vitet ’50, Robert Rauschenberg-u, me një shishe wisky në dorë, si me një armë efikase për të larguar vorbullën e trazuar të ndjenjave dhe shpresën se 'Ai ' nuk do të ishte në studio, mbërriti përpara derës të studios së mitit të ekspresionizmit amerikan W. De Konning. Një trokitje në derë, një gllënjkë sa për të rregulluar zërin dhe... De Konning nuk u çudit aspak, ai ishte mësuar me vizita të tilla artistësh që pretendonin për kurorën e së ardhmes, por kjo vizitë do ndryshonte pak nga ato të zakonshmet. 
Raushenberg-u kishte nje ide, edhe një gllënjkë tjetër, mbase të parafundit: në fakt, ai kishte shkuar t'i blinte një vizatim mjeshtrit, me qëllimin e vetëm që ta fshinte të gjithën dhe të linte vetëm shenjat që ngeleshin nga përdorimi i gomës. 'E kuptoj shumë mirë këtë ide tënden' ishte përgjigja e thjeshtë e de Konning-ut. 
Nuk dihet nëse gllënjka e fundit e Raushenberg-ut, apo ajo e parafundit e de Koninng-ut e ktheu idenë nga nje ide që rridhte e ngrohte në kokat e tyre në realitetin e një blerjeje të suksesshme. 
Pasi akti tregtar qe kryer, Raushenberg-u shkoi në studion e tij, mori gomën dhe e fshiu nga fillimi në fund vizatimin e de Konning-u, dhe atë që mbeti nga përdorimi i gomës e konsideroi krijimtari të vetën. Dikush mbase do t’i vinte një emër tjetër këtij veprimi, por jo Rauchenberg-u e aq më pak de Konning-u. Për të dy ky fakt ishte një gjest i thjeshtë dhe mjaft kuptimplotë, me një mesazh të vetëm: 
- 'Nuk ka rëndēsi çfarë është, ose ishte, por çfarë e bëj unë të jetë'
(Vijon në Revistë)

Jugu dhe fytyrat e ngjarjeve / Sudul şi chipul întâmplărilor

Mario BELLIZZI

Libri

Libri është trupi dhe forma e lëndës së ëndrrave të vegimeve, të dhunës së ngjarjeve e thuajse përherë, të gjuhëve: gjuha italiane, arbërishtja (e folmja e lashtë e zemrës) dhe shqipja letrare po tregojnë frymën e shkurtër përpara grackave të shkrimit. Arbërishtja është një e folme kryesisht gojore, një e folur barinjsh dhe buiqsh me rrënjë gjuhësore të harruara. Me këto të folme më ka ngjarë të flas për të sotmen, për transformimin e vazhduar të shpërnguljeve në vala magmatike, për shndërrimin e botës së lashtë në një pluhurizë të ndërlikuar njerëzish (një mozaik) a në një hapësirë pa tokë ku të bashkëjetohet. Poezitë, pra, janë shikime të përshkruara me gjuhë shumë të pasigurta; nga ana tjetër, shkruan G. Agamben, gjuha e poetit s’është me të drejtë e përcaktueshme as si gjuhë amtare, as si gjuhë/gramatikë, as si gjuhë e gjallë, as si gjuhë e vdekur, por si të gjitha këto në të njëjtën kohë. Shërbëtorja e gramatikës (Nietzsche) her’e herë ka qenë mënjanuar me qëllim që të vihej në dukje të folurit gojor, të “ndytët” e realitetit, frytet e saj jo të përligjura nga letërsia e nganjëherë e shfrytëzuar për të dhënë “stil kaosit” (P. P. Pasolini) a mundësisht me iluzionin se të shtohen lexuesit. Nga ana tjetër, s’ka intelektual, sot si sot, që s’njeh në majë të gishtave këtë mendim të thellë të filozofëve Gilles Deleuze-Félix Guattari brenda A thousand plateaus: Capitalism and Schizophrenia:

But the scientific model taking language a san object of study is one with the political model by which language is homogenized, centralized, standardized, becoming a language of power, a major or dominant language. Linguistics can claim all it wants to be science, nothing but pure science – it wouldn’t be the first time that the order of pure science was used to secure the requirements of another order. (…) Forming grammatically correct sentences is for the normal individual the prerequisite for any submission to social law. No one is supposed to be ignorant of grammatically; those we are belong in special institutions. The unity of language is fundamentally political. There is no mother tongue, only a power takeover by a dominant language that at times advances along a broad front, and at times swoops down on diverse centers simultaneously. (…) The scientific enterprise of extracting constants and constants relations is always coupled with the political enterprise of imposing them on speakers and transmitting order-words. (…) Must a distinction then be made between two kinds of languages, “high” and “low”, major and minor? The first would be defined precisely by the power (pouvoir) of constants, the second by the power (puissance) of variation. We do not simply wish to make an opposition between the unity of major language and the multiplicity of dialects. Rather, each dialect has a zone of transition and variation, or better, each minor language has a properly dialectical zone of variation. (…) The very notion of dialect is quite questionable. Moreover, it is relative because one needs to know in relation to what major language it exercises its functions. (…) In short, the notion of dialect does not elucidate that of minor language, but the other way around; it is the minor language that defines dialects through its own possibilities, for variation . (…) Minor languages are characterized not by overload and poverty in relation to a standard or major language, but by a sobriety and variation that like a minor treatment of the standard language, a becoming-minor of the major language. The problem is not the distinction between major and minor language; it is one of becoming. It is a question not of reterritorializing oneself on a dialect or a patois but of deterritorializing the major language. (…) Minor languages do not exist in themselves: they exist only in relation to a major language and are also investments of that language for the purpose of making it minor. (…) It is in one’s own language that one is bilingual or multilingual. Conquer the major language in order to delineate in it as yet unknown minor languages. Use the minor language to send the major language racing. Minor authors are foreigners in their own tongue.

Me fjalë të tjera kam jetuar atë që, nëpër cikle, poetë dhe shkrimtarë jetojnë pa dashur përpara përmbytjeve shoqërore, epokale e të pajisur me mjete shprehëse që për ata janë fatkeqësisht të papërshtatshme, madje një barrë. Në “Fitimi” Apollinaire tha se gjuhët janë aq pranë mortjes që ne i përdorim ende vetëm për zakon e për frikë; përndryshe, Rimbaud paralajmëronte se kish guxuar të krijonte gjuhë të reja rreth të cilave gramatikani i çdo gjuhe s’do të kishte asgjë për të thënë. Banorët e vendeve të mia fantastike janë njerëzit-barbarë të rinj, individë të thërrmuar (atomizuar), të shkretë në rrahjen e tyre, tashmë pa frymë bashkësie, pa kujtesë të përbashkët, pa shtjellim historik; një turmë që është përfundimi i çrrënjosjes: forma e njeriut të shpërngulur në botë si vend për të përshkuar, të individit shoqëror që ka humbur “ngastrën e tij” e me atë mundësinë që të përfytyrohet kolektivisht, të jetë a të mos jetë në paqe me të tjerët. Vendi, pikë e ankthshme, është gjitonia që s’është Itaka së cilës me Odise (udhëtim rrethor) njeriu fundimisht priret e sigurisht i ndërruar nga përvoja ç’ka bërë gjatë udhëtimit (duke ecur), por i përforcuar në veten. Më se tjetër, shkruan C. Magris, ‘odisea’ është një udhëtim drejt pafundësisë a në zbrazëti, i një njeriu që nuk gjen më rrugën e tij e, duke ndërruar thellë fizionominë e vet, bëhet një tjetër pa më tipare vetjake. Gjitonia, strukturë urbanistike mikroqelizore, topos-mitër, s’është më, qëndroi vetëm kujtimi i saj, rindërtimi i saj mendor me ndihmën e Ëngjëllit, zbrazëtia e hapësirës dhe e vetive mbrojtëse, trajta të reja për një bashkëjetësë me njerëz të çrrënjosur, të shkrirë, shkruante Trakl, dhe unë shtoj një paraqitje hyjnish të lashtë pa vendbanim. Pas shpërnguljes së të ikurve shqiptarë në shekullin XV në brigjet e Italisë, një farë imprinting gjenetik trishtimi dhe shastisjesh gjeografike po ndjek prej pesë shekujve historinë e kësaj thyeze të lindjes. E Bukura Moré ka qenë (dhe është) një luftë vigane luajtur në fushën e integrimit e të alteritetit, një shpresë në rikthimin e atij dheu, një gjurmim magjik ku u panë edhe të rëna të dhembshme e njerëz vegimtarë. Ndonjë emër për të gjithë: De Rada e Serembe, rabdomantë të cilët po kapnin ujith të ri jetësor. Kush e di në sot shtegtimet e njerëzve në ecje, popuj me këpucë prej ere, të shpërngulur ku mendojnë të rithemelojnë një identitet të ri, vetjak e kolektiv, të pavarur dhe të përgjithshëm, mund të jenë prirur nga pasardhësit e atyre që një herë jetuan shpërngulje të shumta në vende border line. Rrezikshëm sot, me globalizimin, udhëtimet janë duke u shndërruar në itinerarium: një vazhdimësi travel spot-ëshpa asnjë ngjarje! Itineriarium-i përcakton pikërisht fatin e përfundimit të “udhëtimit”. Çdo vend ndërlidhet me të tjerët njëkohësisht. Ndjenjën e vetmisë e ndiejmë gjatë kalimit nga një vend në tjetrin. Kjo është përsiatja e Calvino-s (Kalvino) befasuar ndërsa “gjëndet këtu pa një këtu as një tjetërkund për të njohur si gjë e huaj nga jo të huajt të paktën sa jo të huajt janë nga ai njohur dhe parë me zili”. Kështu fjalët  janë përqafuar nga heshtja dhe nuk flasin për atë që s’mund të thuhet. Ëngjëlli rilkian lajmëron të madhen njësi mistike, mjerimin e gjuhës ç’ka formalizuar mu caqet e veta. Sa ish e dukshme me anë të gjuhës iu shndërrua në të padukshme dhe e padukshmja dëftohet në të gjuhë. Nga ana tjetër, po me ndihmën e Ëngjëllit mund t’i shmangemi Shilës së lokalizmit komunitar dhe Karidit të prishjes abstrakte në hapësirën, pa vende, e globalizmit duke gjetur një lloj ircocervo- hapësirë e dyanshme- hapësirë konceptuale në të cilën mund te mbahen lidhje kolektive “të gjata” për të kapur dije e kultura botërore dhe për t’i zbatuar mbi vend për formimin e identiteteve jo të paqësuara.
Shqipëria E kaluara e prejardhjes - shekulli XV – mishërohet pas viteve me një të tanishme gjeografike e antropologjike tjetër në Itali: një bast i vjetër dhe një pyetje e re për ne, ish-mërgimtarë, (ka vlerë edhe për të tjerët mërgimtarë të sotëm?). “Zotërinj të huaj” i kemi tashmë mysafirë në shtëpi ose ne jemi ‘mysafirë’ te shtëpia jonë? Përfundoj dhe mbyll këtu, mbase janë profetike fjalët e J. De Radës rreth situatës shoqërore në Ballkan, sigurisht situatë metaforike për njerëz që u shmangën ‘turqve’ me një qëllim identitar, fetar ose kulturor:
Po ndė këjo bés / na prìtej e të na lòsej / gjêlla ndë kët ān tė dheut, / fanī e fâregjëme? Aghier / pas njī ëndėrrje tė dîmet / na lòsėshin e bîjin ghī / ndër këmb e zotėnīs [s’]ghuaj./ (Skanderbeku i pafān, Libri II, vv. 91b-97).
(Però, se la fede dovesse perire e la vita, parvenza del nulla, disfarsi in questo terra remota? Allora, come la fine d’un sogno le nostre certezze si dissiperebbero in cenere ai piedi di dominatori stranieri).
Arbëria: zonë arritjesh për të ikur, zonë kalimi vazhdimisht e ekstrapoluar (për mua ka qenë Italia e mbase diçka tjetër gjeografikisht në momentet historike më të ndryshme) dhe e futur, sidoqoftë, për të gjithë, nga e ardhmja e nga malli në kujtimin e një Toke të Premtuar; e Bukura Moré, në fakt, është toka ime e premtuar, sot, tashmë vetëm një locus magnetik i shpirtit e jo më krahina pjellore, në jug-perëndim të Peloponezit, e braktisur nga të parët tanë në ikje gjatë viteve 1520-1530! Ajo është po një erëz, një qëndisje e bukur te truri im, një kujtim i pandërprerë, jo më lidhur me tokën, por me atopinë; Maqedonia sot është shembulli i gjeografisë: një shkëlqim, një ëndërr e një sendi të bjerrë; fundimisht, Kosova: territor shqetësues nëpuzzle-n e Balkanëve, i shënuar me kufi, ku historia kapërcen gjeografinë. Një topos plot me gjuhë por me të cilat popujt tani nuk kuptohen më; një topos besimesh lutjeve të të cilëve hyjnitë s’u gjegjen më. Topos-e që shkatërrojnë sintaksën dhe pjellin Arbëri të tjera në Gjermani, në Zvicër, në Amerikë, … një farë eterotopie. Nuk dimë më as cili të ketë qenë vendi i nisjes së tyre, as ai i arritjes, Shqipëria e tyre e Arbëria e tyre, aq më pak cila është “e Bukura Moré” e të mërguarve shqiptarë, kosovarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, në botë; cila është krahina e tyre e shpirtit. Pas veprës Rapsoditë të arbëreshit J. De Rada në shekullin XIX, një mijë cifla (sqithra) poetike nga ai të krijuara dhe të rindërtuara, copë më copë, në një njësi që kish plasur, gjatë pesë shekujve, është momenti i përshtatshëm të ri/kujtohet ç’ka qëndruar poetikisht e jo vetëm: ikja e trupave, e zemrave, e truve të arbëreshëve, kosovarëve, shqiptarëve, maqedonasve, arvanitëve, në një shekull të pastajmë, me pak fjalë në shekullin XX. Do të mjaftonte një antologji poetike e tërë? Filigrani i kësaj pune borgesiane s’do të ishte sigurisht pa red shift, pa hutim, pa ri/krijim të krahinës së re historike e gjeografike ku jetojmë e bëjmë ëndrra (ndoshta më se një krahinë magmatike), të kufijve të rinj, por më shumë të krahinave tona psikike mendore. Ndryshe nga të shpërngulurit e tjerë, nga popujt me këpucë prej ere, krahina jonë është, për fat të mirë, tmerrisht afër Greqisë që ruan arketipet në pamje hyjnish dhe kjo mund stilizojë Kaosin hyjnor.

Jugu dhe fytyrat e ngjarjeve

Gjithëçka sfaret por si hardël Jugu theket në diell 
mbi shtyllat të Tempujve prej guri të shtrira për tokë.
Po Jugu rri.
Përgjon dhe rrudh1 supet për kufijtë
ç’duan të vendosin në Mesdhe.
Ndërkohë po hipen ca njerëz e zdripen
si grerëza lëvizin
stafidhjosen2 katundet …
Jugu si fëmijë buzëqesh i porsalindur
qan me sytë e të varfrit
furishëm nëm si nënat.
Jugu tundet vetëm ndose ka nxe3 e nge!
Nga ana tjetër, Tragjedia i rrjedh në dejtë,
dhe Filozofia e rëndë i këput kurrizin
kur ec në arkeologjinë e përgjumur 
të fushave sot me dredhëza, sparta e gorrica4!
Në diellin e xhullandave5
mendimet, ëndrrat, asgjësimet në luftë,
lumenjtë me lot, Jugu për çudi i than si fiqtë ndër ruganjet6.
Për të lëvizur, për heqjen e samarit
Jugu i moçëm pret vetëm një shenjë.
Do të jetë hëna ç’erret ose dielli çë nxihet7
a është vallë ai baruti çë përcëllon trëndafilat?
Mbase… anijet e mirënjohura në rrethin e qiellit?
Këtu çdogjë është e ngatërruar.
Si thoshte Euripide

Po ndryshojnë fytyrat e ngjarjeve
baras zgjidhjet e Hyjnive kujt më s’u kishim besë;
ç’ti pret nuk kalon
ndërsa Perëndia gjen shtegun për të bënë detin kos.
      
Të tjerët s’e dine se shikimi i Jugut
ka mundësi të djegë pëlhurë e Argali.
Tërbimi plot zbrazëti e zagush
njësh me thumbin e zeskut8
bënë lëkundje në gjeografi
hutime midis popujve.
Këtë thonë9 Rrasat e Armonisë.

 1 ngre, shkund; 2 veniten, fishken; 3 kur i dhekset; 4 dardhishta, dardhishke; 5 brezareve;
6 kosha të thurur me dega ferre; 7 i vrenjtur; 8 zekthit; 9 tregojnë, dëshmojnë

Drudhëzat dhe nata
                 
      M’a kish thënë mëma:
      “Ti bir, mos e shkund mësallën në ballkon
       kur është natë!
      Drudhëzat bëjnë të mblidhen Orët e Liga
      e shpia s’vete përpara”.
      U(në) e përqesha e ajo me zë t’ult u përgjegjë:
      “Bir! Mos t’it shkel kurrë Kau i Zi!”
“O mëmë, ç’thua?
      Si mund (të) jetë se për dy drudhëza
      shtëpinë e merr një manastrofë1
e a siell në Pistë2?”
      Si s’fola më 
      (me krenarinë e atyre çë nuk dinë, sipas Aristofanit,
      se drudhëzat i përkasin Dëshmorëve
ose si qe thënë kanë lidhje me të Vdekurit)
      Argalia3 u vu të endë një pëlhurë të zezë
      e sënduku u mbjua
me një palë helmi.
      Mënija, mënija4!
Her’e herë e sheh ç’të bëjnë dy drudhëza?
      Po nani kuj mund t’ia rrëfyej?
      Mëma vdiq e po rritet në shpi kristla5.
  
1 stuhi; 2ferri; 3avlëmend prej druri; 4 në djall të vejë; 5 krisja

Shpia është vatra

       Mund thomi se shpia është vatra te katundet tanë.
       Pleqtë si Priftra
 nga mbrëma djegin kucëra e degë lisi
       sparta1, gubonja2 ulliri,
 shkoza, lëmishte, çdo dru të thatë i sjellin.
       Vatrës sikur ai i jept të hajë,
       si bijë e mëkon me bukë në grykë!
      Pa thon, kamnoi3 e di si ja bënë muret e shtëpisë?
       Si llinijel4 dhe astërku i ngjallaparet me hi e kamne.
       Po s’ka ku të vejë i nëmuri plak!
 Mëmat e Vatrës
 të gozhduara atje prej Moti
 i thanë: “ Po mbaj dhezur zjarrin për sa të rrosh
       e në kamastër vari përrallëzat, yjet, rrethin e diellit.
       Në qoftë se shuhet shuhe edhe ti!”
Plaku flet me zjarrin
një ditë mallkon e do të vdesë
një tjetër vë nëmë se s’ka më fuqi.
Po kur ka areks5
bredh me cimbthin e bën shkëndija.
Toshku toshku6
thot se kur është Nata e tij
ato shkëndija bëhen
dhen, grurë, miell, kaciqe, lopë, pula, …
thotë se shtëpia mbushet me ç’do të dëshirosh!
U’ s’e di kush i nxori këto parastoqe7.
Le të jetë si të duash!
Dica thonë vetëmia, dica Ato të Mirat,
ndonjë tjetër … fuqitë e Dushkut
mund jetë edhe Besa.
Thonie si ta doni
po të mos ish ai Plak
në mjegullën e në kamnoin
ta mëkonte e ta nxite zjarrin
shpia do të mbetej esëll e Qielli pa yje.  

1 gjineshtër; 2gungaçe; 3 tymi; 4 i zi; 5qejf; 6serioz; 7dokrra 

Buka është djersë

E emëronin bukë e ne helb ish djersë
shtëpia plotë bij s’ish tjetër
veç se një vatër me hi të ftohtë.
Qielli i nxivartur1 suvalash drite e dallëndyshe
mbjatu në natë jo pas një shekulli
mbushej me korrabaça2 e lakuriqë.
Nani ka dyer të zgardallisura3
shoh djepa të zbrazëta, televizore pa zë,
ferra gjer mbi qaramidhat4, të vdekur e të sëmurë.
Në kështu vete bota
pragu i ditës u bëftë dhe kryqevotë5
vohë kraveleje shtëpiake! U’ pres.
      
1 derdhës; 2 fantazma; 3 hapëta; 4 në çati; 5 udhëkryqi

Në shesh

Në shesh u mblodhën gjithë hijet e lisave
u grumbulluan guizmat1 e shtypura
hiri i zjarreve
sqepi me yje këndimi i cinxërrave
vëllezërit dhe motrat
ëngjëj zjarri ëngjëj të mallkuar.
Pastaj katundi
i foli edhe gurëvet:
- Kalluan2 kezën argjëndi
cohën e hënës
fytyrat e njerëzvet!
Kush i mori
le të ua thotë dallëndyshavet
syvet të të dashurvet
ashtu dyerve të mbyllura me sallaxh3 -.
Vetëm atëherë udhët
zgjidhën nëngjat e kryqavotëvet4
patën turp e brënda sënduqit
gjetën kezën dhe cohën
po ato fytyra burrash
kush i mori
i fshehu prapa rahjit
në netët e errëta pa Kashtën e Kumtrit

1 thirrmat; 2 vodhën; 3 shul; 4 nyjat e udhëkryqeve

Hija

Hija i jep madhëri Fjalës
atje fshehin poetët
qyçin e kuptimeve 
nderin njerëzve.
Burri çë varrosi Diellin në dushk
gjurmë hije lëshon
gjatë shtigjevet të Motit
fjë në katunde qelqi
brënda gjumin mungë të gurëvet. 
Shkurt, … trëndafila
më hije shërton
s’gjen më fjalë të reja 
sa të rrëfejë
yshtjen dhe mahnitjen e agimit.

Voreja

Poetët s’kanë dokumente
s’mbajnë arkive
flasin një gjuhë që nuk kuptohet mbjatu1
shumë herë s’dinë dhe ato që shkruajnë!
Për këto është një gabim të ligjërojnë
rreth kalit të Skanderbeut
(gjok o karat?)
mbi mahjerën e tij
(e rëndë o e lehtë?)
për ditën që mundën shqiptarët
(e ënjte o e prëmte?)
për natyrën e Turqëve
(ishin ujq?)
e për atë t’Arbëreshëve
(ishin qen?)
Të lumtë sot dimë si ish moti në Shqipëri
në vitin 1468, 1469, 1470 e sa zëmra më ka ënda
e Poeti mund të rrëmbenj vorenë
(vërtetë frynte në ata vite)
e të shkruanj abonsina2
mbi murxharin3 e Skënderbeut që ghingllisi
mbi flamurin ç’u përhap
qiparisin ç’u shkund
mbi mahjeren4 që tringëllisi
edhe se turqit e arbëreshët
nuk qenë as luanë as lepuj
dhe se prozë tyre ish: Dhon Kishoti, Sanço Panca, Dulçinea,
Xhiuljeta e Romeo, Kostantini e Jurendina, Ballabani,
Karavaxhi me një ikonë nën sjetullë5
Romanos Melodi, një prift anarkist edhe malli imi ...
Popo çë fati i lig
të humben meqënëse nuk frynte voreja!

1 gjithnjë ; 2 pa të rreme ; 3 kalin; 4 cakorren; 5 sqetull

Kush t’e thotë

Kush t’e thotë mund t’jetë
se ëndrrat ishin lumenj
çë tue rrjedhur gjatë fushavet të natës
shprishën gurë shurë baltë garoçe1
bashkë me dëshirat mallrat ankthet
me të cilët stisën pra katundet tanë të jugut.
U’ ruanj këta katunde
tashmë xheshur
e më duken pëllumba të bardha majë një druri
ose kopile2 çë bëhen gra
e pasqyrohen në qiell 
gjinj qeramidhash3 të ndera në puhi
dhe me buzët të kuqe
në vrundullin e monostrofës. 
Le të prëhen … le të stolisen dal’e dalë!
Gjeografia do të ketë shekuj me kufë4
sa të qëndisë pëlhurat e shkretëtiravet
me kronje të reja
këmbë ulliri, shegë, konopica5
pirivole6 me vasilikuan e trëndafilin
edhe të bukurat gjitoni mes-holla! 
Historia herët do të marrë hua gjindë
ku do të ndopdhen
për të grumbulluar helmëzen7 e botës
kur të ketë ngé8
kur të ketë mot.
Nani, ju lutem,
le të prëhen … le të stolisen dal’e dalë!
   
1 trung i kalbët; në arbrisht: vajzë, pa e martuar; 3tjegulla; 4sasi; 5 landra;
6 kopshte; 7 lemzat; 8 qejf, kohë bosh, e lirë.

Barut

Prapa pëlhurve baruti plot buhua1
avullojnë katundet e jugut
si erëz gjishtle2 në varganët e majit.
Gjitonitë - eshtra të bardhë fluturash -
shpërngulen ndaj gjeografive të tjera.
Unë e di pse i pagjumë
dëgjova lehmitë e qenve dhe zërin vajtues e qyqeve
më të thekët në thellësinë e Motit.
Fajtorë atë zë statujat prej gjipsi
me mbulesa të përlyera me patos e korranxeza3
ikën nga qoshet
e në rresht keza, vatra, valle,
finja e ylberit e vidha e saj
gjestet e përditshsme të kalimtarit, besa,
urimi rrofshit sa buka e vera
tejkaluan zgjedhën e hapësirës
të vëzhguar prej syve të Nemezis.
Në arkeologjitë e zbrazjes, tani,
të paktën ndihemi të trazuar … çdogjë na duket e pasigurt
harresa e dalldia e pëmbajtjeve
me të pazgjidhura enigma plot.
S’dimë më nëse gëzhollja është një zog ende një fletë misri
dhe guguçja një vajzë ose një pëllumbeshë, a ndryshe.
[Në shkatërrimin e zhdukjes s’dihet cilën te të dy(j)a humbëm]. 
Heshtja s’ia lë ngëmshtin4 vetmisë
tue nxjerrë pa ndërprerje me pasqyra dhe jehona
bredje përfytyrimesh
fjalë në rreshtin e tingujve.
Pòpo, Jugu im, i kthjellët dhe me ngjeshje epshore
na thua nëse vitorja
ende është një gjarpër me brirë ari
një lopë,… një pulë, një bletë a një ndër Tretat e Natës!
Dëshmoje se njerëzit
i shporr jashtë tokës së lashtë
vetëm për t’i pasqyruar në dhilpet5 e jetës
ku dalldi dhe trallisje po japin je

1 pleh; 2 dorëzonje, në arbrisht edhe llumere; 3 mana të kuq; 4 dmth i qepet pas;
5 klindet, niet te Hora e Arbëreshve
  
Buhoi

Në këmbë, Zotërinj.
Unë jam Historia!
Në këta vende kam shkuar dikur
... do të më njihnit tashmë.
Paçi poni për mua, ju lutem, për hir.
Mosnjeri s’ka parë gjë në buhoin1 e Motit?
Si prirni sytë djathtas
gjeni njëzetë hapa
janë ata të çizmeve…të Njëzetvjeçarit.
Gjashtë të tjerët mbi rërë?... të luftës të së Gjashtë Ditëve.
…Thundrat te lucet e udhëve të Jugut
i la kali të heroit Skanderbeu.
Nga larg, mbi borën,
po duken (ende!) gjurmët e elefantëve të Hanibalit.
Pas aq ngjerjeve vetëm vragët mbeten- mbi buhua
rruvijat e përcipta- në kujtesën.
Atyre u lyp strehim Historia
pë të vënë rrënjë të pazgjidhshme e hije dredharake.
Për ne të vdekshëm shpëtimtar
është të haraksurit2 të ditës
fshiesat e sqinit pastrojnë
gjurmët të ngjeshura me gjak e lot
zinxhirët e tankeve
në kopshtet e Tian’anmen-it, të Shën Vençeslaut, ... të Drenicës.
Jo vetëm poetëve edhe trëndafilave
u bëjnë efsh ata hapa.

1 Pluhur i holl; 2 agimi  

Ide vetmie e markadesha

Do të ketë qenë një ide vetmie
ajo që ka krijuar aq emra
për një kafshë e vetme
për shembull: xixëllonjën (gjelbaba në Pogradec).
Arbërisht quhet 
panikuçe, bukurezë, bukadjathëz, kakëdhonë,
   papadhine, karmaneshe, bubaleshë, bubareshe,
bukure, mashkunxare, bukureshë, çik, vezullonjë,
kakëdhozë, pirokë, markadeshë.
…Sot si sot s’janë më!
Po kemi gjithë këta emra.
(E askush i kujton)
Do të trihjimisem1 gjuhësisht
sa të zëvendësoj emërin xixëllonjë
dhe antropologjisisht emërin shqiptar.
Sido që të jetë një emër i vetëm
nesër do të tregojë arbëreshët
markadeshat dhe vetminë
saktësisht së prapthi.

1 shkundem, tundem, tronditem  

Dita e Ballkanit
                Mikut poet Ali Podrimja


... Kur erdhi dita e Ballkanit
Imzot i velur nga se u dha
ujin, Dritën dhe sërish Dritën
e pastaj Malet, Bukën dhe Verën
  dhe qumësht dallëndysheje
s’qe ende i kënaqur u mendua mirë të endë një petk
me një mijë ngjyra
aty – këtu, sumbulla ari e argjendi.
... Po më të bukurat, më të shkëlqyerat
i vuri në gjoksin e Prekazit
ku jetojnë njerëzit që s’i frikohen vdekjes
mbi bjeshkët e larta ku shqiponjat rrinë.
... Imzot ende s’qe i kënaqur me krijesën e tij!
Deshi të lagte atë petk
në muzikën e lahutës e të çiftelisë.
Pastaj i lodhur nga ai mundim krijues
vajti të pushojë pak.
I Tmerrshmi përfitoi nga çasti
shqeu në njëmijë copa atë veshje përrallore.
  Ushtritë e engjujve fluturuan
t’i japin Perëndisë kumtin e zi!
Madhëri, Madhëri vështro ...!
Qajnë Kerubinët të helmuar.
Nga ai çast Hyjnia, në kohë të kohëve,
urdhëroi të qepin me tela gjemborë.
ata copa të shqyera (janë kufijtë në gjeografi).
Edhe Ai vetë nuk dinte ç’duhej bërë ende.
T’i stiste sërish po sikur ishin nga fillimi?
U dëgjuan një mijë të folme
një mijë tinguj dionisiakë … lodrash, daullesh ...
e një mijë valle e njerëz që i luteshin Zotit
... lutje midis grumbujve të shtëpive të djegura
lopët që kullosnin anës rrugëve me varreza
me kryqa të vdekurish.
Sytë e En Theos-it panë atë errësirë!
Vetëm në Prekaz shkëlqente drita e atyre diamantëve
dhe në Rrotën e Kohës jeta hidhte valle me Vdekjen.
Në honet e syve të kopileve çdonjeri ish i rrëmbyer.
Imzot atëherë foli me zë jehonash e pëshpëritje flladi.
Ç’u bë u bë e Mira dhe e Liga rrinë bashkë.
Secila në Babiloninë dhe Kaosin bënte vullnetin e vet.
Prizren, 20.08.2000
  
Toka të largëta

Në të dobëtin largësi
përtej detit, përtej Lindjes,
shtrihen toka të kaltëra
të erësuara nga frymat e fëmijëve
toka të përqafuara nga shpella të qeta.
Toka të largëta
re të bardha papirusi
bimëza t’ëmbëlsuara bijsh
ju shikoj mbi hartime të moçme
hartime të kryposura.
Busulla në gjakun e natës
dallon keza e coha
   erërat e kohës.  

E Bukura Moré ose Lëvdatë i pavendimit

Nga pesë shekuj
po këndoj një kthim të pamundshëm
në të Bukurën More.
Këndoj si po dinë blegtorët endës
gjatë brigjeve të Jonit e të Mesjetës.
Këndoj afër zjarrit të kasolleve
që Peshkopë e Princa më bënë të ndërtoja
në gjeografinë e pavetëdijes
ku shtigje të paparë e të brengosur
dallëndyshe afrikane
marrin frymë të dehura nga vjeshta.
Nga pesë shekuj i njëjti pathos
i njëjti ritëm të foljesbukë.
O e Bukura More që kur të lashë, kurrë më s’të pashë!
Në muzgun e kohëve, Bujarët, në rrathë,
pas shpagimit të të dhjetave mbollën
djallëzoren vazhdimësi të së tanishmes
dhe në bebëzën e vesës së bijve
vendosën trashëgiminë e ditëve dhe ethet e ringjalljes.
Gratë krenare, fytyra hëne,
mbi malet të Kalabrisë dhe të Bazilikatës
shikuan të tërhequra Morenë dhe ne bij plot mahnitje
shikuam mëmat yjsh të stolisura
dhe fushat shegash që e folmja-vizatuese e tyre
na qëndiste në purpurën e kujtesës.
Të Bukurën More kërkojmë ende, unë dhe Zefi,
tokë e lashtë mërgimesh të pandalshme.
Zefi është shekulli XVI dhe ecën shpejt zmbraps
tue shikuar myshkun e bredhave të mi.
Zefi thotë se e ka parë të Bukurën More
Dhe dhjetrave lajmëtarësh ua ka bërë ta binin vronjën1
dhe ta shpallnin urdhëresën ...
Do të jetë Besa e shtrënguar
me kohën malli endacak të bashkërenditjeve
por e Bukura More ime
ndoshta është vetëm një kundërmim i përkohshëm
që zbyll në të tanishmen hapa e asgjëtjetër.