Showing posts with label Articole științifice. Show all posts
Showing posts with label Articole științifice. Show all posts

Blerina Shalari: Shkolla muzikore shqiptare nën ndikimin e realizmit socialist

Abstract: Epoka e njohur si e realizmit socialist sjell me vete një sërë atmosferash artistike e ideologjike, të imponuara ose jo, të diktuara nga kushtet apo njerëzit, si dhe të veshura me një mbingarkesë sociale. Kjo mbingarkesë nuk ishte gjithmonë negative, sepse shumë prej prurjeve muzikore ishin origjinale, identike, dhe kjo kushtëzohej rrethanat përkatëse, si dhe nga mungesa e informacionit, e lirisë krijuese, gjë që solli shumë forma shtrënguese politike, duke bërë që të kishte vepra të mbetura bocet. Në këto rrethana kemi edhe zhvillime kryesisht pozitive, siç janë: vendosja e institucioneve muzikore, duke përfshirë gjithë sistemin e shkollëformimit; formacionimi i shumë degëve të artit në grupe artistike, shoqëri kulturore, festivale, dekada, anketa etj; u hodhën disa baza shkencore në drejtim të metodologjive të kërkimit shkencor, mësimdhënies, kualifikimit, kritikës, gazetarisë kulturore, teksteve mësimore etj.
Pavarësisht se shumë prej tyre i përkasin një teknike adaptive të formulimit si: përkthimet, përshtatjet, huazimet, mund të themi se këto përvoja të cilat vinin nga jashtë sillnin teknika të domosdoshme për thellimin drejt artit profesionist.

Fjalë-kyçe: realizmi socialist, muzika shqiptare, studim, histori, vepra, analiza

Virion Graçi: Herezi në gjirin e realizmit socialist

Ismail Kadareja hyri në letërsi si poet. Me gjithë arritjet, si poet nuk ka shkuar më larg se bashkëkohësit e tij: D. Agolli, F. Arapi, Rr. Deda, A. Podrimja, A. Shkreli. Ndërkaq, si prozator, është midis shkrimtarëve më të njohur europianë dhe botërorë. Në prozë, Kadare i ka dhënë letërsisë shqipe një sërë kryeveprash, pikërisht në klimën shterpëzuese të doktrinës së realizmit socialist. Me “realizëm socialist” do kemi parasysh versionin më liberal të tij, përkufizuar nga studiuesja amerikane Irina Gutkin (1890-1934) në “Zanafillat kulturore të estetikës së realizmit socialist”, Evanston: Northwestern Universiti press, 1999 (f. 13)
Kryesorja për principet e realizmit socialist është që të paraqesin personazhe kryesorë pozitivë, politikisht të bindur e që kryejnë akte heroike. Misioni politik i krijimeve të tilla artistike është që zgjidhja e konfliktit të jetë optimiste, tu thuret lavdi mësimeve të partisë komuniste dhe të arrihet një përfundim pozitiv.

Ornela Domi: Figura e Prometeut në dramaturgjinë e I. Kadaresë

Abstract

The reconsidering of the Prometheus myth by Ismail Kadare writer in “Boring season in Olympus”has passed through the umnythification process and according to my opinion it has a cantemporean and modern addaption with the totilarist system of the Albanin reality. The author writes a drama with a proffesional level, as a specific genre on the reoutlineing of the ancient myth.This drama emphasises, Prometheus history reoccured in different time, different areas in Balkan in the neighbouring Albania too, even in all the countries living under totalitarist system, but the human revolution even though under the wildest dictatorship, always triumphs. The human civilisation finds the way to ilumination, knowledges, development, democracy and freedom of speaking. In this study, it is attempted to be shown not just the difficult way and the history of Prometheus god but even the softening of the relationship between the representatives (or people’ advocate) and his dictator leader. There are included sarcastic marks, irony, black humor, grotesque and stigmatization through tragedical reality. According to my opinion Hypnos, the God of sleep who reads the people dreams from the relationship with the truth is also the alterego of the writer.

Keywords
Unmythification, remythification, revolution, genre, time, „coup d ‘etate”.

Elsa Demo: Shpëtim Gina, ose Fëmija i papagëzuar i dramaturgjisë shqiptare

Tridhjetë vjet më pas

Në pranverë të vitit 2007, në një sallë të vogël njëqindvendëshe të Teatrit Kombëtar në Tiranë, luhet premierë absolute dhe vetëm për një natë, drama “Pesha e paqes”[1]. Autori është Shpëtim Gina.
Emri i Shpëtim Ginës ishte mbuluar në harresë dhe ajo premierë përmendi bashkëpunëtorët e magjepsur nga puna e një dramaturgu të ri në vitet shtatëdhjetë, veprat e të cilit i kishin kaluar dorë më dorë, madje i kishin ruajtur pas vdekjes së tij pa dijeninë e familjes.
Regjisori Viktor Gjika, një pionier i kinemasë shqiptare, i dorëzoi familjes Gina asaj vere të 2007-ës, dramën “Shtëpia Nr. 1961”. Autori që kur e kishte nxjerrë nga duart ia kish dhënë mikut për ta lexuar. Ashtu si Pesha e paqes ose Akuzë kishte dalë në dritë nga aktori Minella Borova i cili e ruante prej viteve shtatëdhjetë. Kur Akuzë u përball me skenën, publiku e pa veten në pozitën e atij që mbërrin kur festa ka mbaruar. Prezantimi pas çerek shekulli me Shpëtim Ginën linte të kuptohej që ai, edhe pse jo njohës i kultivuar i teknikës dramaturgjike, ndërton një arkitekturë teksti të vetën që forcën e ka në dialogët e dendur dhe të tendosur psikologjikë, në shthurjen e monotonisë së rrëfimit teatral, në kapërcimet e befta nga skenat e vogla të realitetit konkret në ato të mëdhatë, të botës së mendimit abstrakt dhe asocasioneve, një procedim jo i zakontë për dramën shqiptare të realizmit socialist.
Të nesërmen, publiku priste ta ridëgjonte këtë tekst të tjetërlloji në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar, kur aktori i personazhit të ushtarit (ushtarin e luftës në askund do të takonim më vonë në dy dramat më të plota që ka lënë Gina), doli në skenë i veshur me kapotë dhe njoftoi që ai dhe kolegët e kanë bojkotuar shfaqjen për mosmarrëveshje financiare me regjisorin.
Pagëzimi i Ginës u la në mes për motive banale. E njëjta gjë, por për shkak të censurës, kishte ndodhur më 1972. Puna për dramën “Armiqtë” të cilën Mihal Luarasi po e përgatiste për premierë në skenën e Teatrit Kombëtar u ndërpre si “vepër moderniste”[2].

Kopi Kyçyku*: Vetëdija gjeopolitike e Ortodoksisë


Mesdheu Juglindor dhe Ballkani janë rajone që kanë luajtur rol të rëndësishëm në histori dhe që, në ditët e sotme janë të lidhur ngushtë me faktorët “energji” dhe “burime energjetike”. Gjithashtu, në Mesdheun Juglindor e në Ballkan, Ortodoksia, qysh nga epoka bizantine e deri sot, vazhdon të përbëjë elementin e përbashkët të popujve të rajoneve të lartpërmendur, të lidhur nga një e kaluar fetare e njëjtë. Si rrjedhojë, binomi Ortodoksi – Gjeopolitikë është real dhe i aftë për të treguar mënyrën se si Ortodoksia mund të konsiderohet faktor veprues në koniunkturën botërore bashkëkohore.
Historia e Europës është zhvilluar në varësi të disa “bërthamave” gjeografike: Europa Perëndimore, Europa Veriore, Europa Jugperëndimore, Europa Qendrore, Europa Juglindore, Europa Lindore-Rusia. Mendojmë se ndër këto “bërthama”, Europa Lindore-Rusia meriton një analizë gjithaq të hollësishme sa Europa Juglindore dhe Mesdheu Lindor.

Pjesa lindore e Europës përbëhet nga katër “botë” me veçori qytetëruese të ndryshme: ruso-ukrainase, baltike, euroqendrore dhe ballkanike. Pjesa lindore e Pellgut Mesdhetar, nga pikëpamja fetare përbëhet nga tri “botë”: krishtere, myslimane dhe judaike. Qëndrueshmëria politike e këtyre “botëve” është një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme për mirëqenien ekonomike të Perëndimit duke qenë se përbëjnë “kërthizën” që lidh Europën ekonomikisht të zhvilluar me rajonet që e mbështesin këtë zhvillim. Njëkohësisht këto rajone ngjizin “bërthamën jolëndore”, nga e cila Europa ka marrë konceptet shpirtërore, morale dhe fetare, që e kanë ndihmuar të përpunojë ato anë të qytetërimit të saj që e kanë treguar veten të dobishme për njeriun.

Ramadan Beqiri*: Vështirësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë

Abstrakt

Në këtë temë bëhet fjalë për konceptin e cilësisë së arsimit dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së tij në Kosovë. Qëllimi i shkrimit është identifikimi i problemeve të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe gjetjen e parametrave që duhet të përdoren për të matur atë. Në Kosovë një varg shkaktarësh të cilësisë së arsimit nuk janë akoma të identifikuar. Mjetet, metodat, teknikat, qasjet, metodat e përmirësimit të cilësisë së arsimit që janë të rekomanduara nuk përdoren aq sa kërkohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Niveli i edukimit të qytetarëve për cilësinë e arsimit nuk është në nivelin e një koeficienti të pranueshëm. Identifikimi i shkaqeve kryesore që pengojnë përmirësimin e cilësisë në të nxënit e njohurive të reja si emërues i përbashkët i mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerësimit në institucionet arsimore të Kosovës, do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është madhore dhe shumëdimensionale. Gjatë hulumtimit janë shënjuar një grup faktorësh destabilizues që po rëndojnë edhe më shumë të nxënit kualitativ e kuantitativ sipas standardeve të vendeve të rajonit, ai tekstet shkollore, pajisjet e kabineteve me mjete të konkretizimit, krijimi i akademive online, përshtatja e kurrikulave të reja dhe metodat e matjeve të performances së shkollave për ngritjen e cilësisë së arsimit. Zbatimi i metodave të reja menaxheriale dhe metodologjitë inovative në të mësuarit e suksesshëm me standarde dhe kritere të Sistemit të Bolonjës, japin shpresë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Përfundimi kryesor është se përmirësimi i cilësisë së arsimit është qëllimi themelor më madhor për të arrit unifikimin e plan programeve mësimore dhe njësimin e diplomave mes dy shteteve tona, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe, integrimin e vendit në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Fjalë kyçe: vështirësitë në arsim, cilësia e arsimit, inovacionet në mësimdhënie, integrimi i arsimit evropian, globalizimi i të mësuarit.

1. Hyrje

E drejtë fondamentale e çdo fëmije është të arsimohet dhe edukohet. Garantohet e drejta për arsimimin e të rinjve të shtetas kosovar dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që në mënyrë të barabartë të ndjek shkollimin në të gjitha nivelet.

Edlira Mantho*: Standard Albanian

The arguments for and against the proceedings of the Durrës Conference and the Interacademy Council regarding the Albanian language

Abstract

The Albanian language, like any other language, is in a state of continuous development and therefore over these years is characterized by different changes such as reductions or new lexical contributions. Consequently, it is necessary not only to study it continuously but also to re-assess and revise some rules which time imposes.
Regarding the abovementioned, a lot of debate has erupted recently in Albania concerning the established boundaries of language, the standard of the Albanian language. It is about the reaction that The Durrës Conference and the meetings of the Interacademy Council on the Albanian language have caused.
The goal of this paper is to expound the arguments for and against the revision of the standard of the Albanian language that these two scientific organisations try to undertake. A good part of the members of these two organisations who advocate partial changes in and which improve this standard are at the same time resolute not to change the basis of the standard or tamper with its system. Another group of members argue against the first group, claiming that the real background to everything which was advanced there is political and that the real goals go beyond simply revising the standard.
The most important thing of all is the tendency that it is necessary to revise the standard and check its performance in order to see to what extent and how it has spread in the Albanian-speaking area.

Key words: standard, revision, improvement, contestation, Tosk / Gheg dialect, arguments, counterarguments.

Merita Toçila*: Veshjet Arbërore në pikturën Arvanite


As part of spiritual structure of Albanian people are arberesh’s and arvanite’s to shown and dedicated some pages of analysis of acts to some authors in the aspect of figurative art, especially those artists that had the attention the way and the national clothes. In these artists are the traces of love and the relation with the homeland of aborigines which can not be taken differently except of the clothe and the reflection of traditions as one of the bridges that keep them related with the past. The physical portraits of different ages, we could make comparisons with our clothes and the common features of two branches that start from the some root. Arvanit’s have generated artist’s names that have passed greek borders becoming the most prominent names of greek art. The time hasn’t stopped regarding the embracement of new streams of art and interpretation. But what remains part of our analyses is arvanites clothes and the way how it is conveyed. One of the most wonderful moments of this picture is the interpreted fustanela which is painted by the great arvanits painter, Nikos Egonopulos, put in surrealistic situations of costume by two great artists from Çamëria, Abedin and Ali Dino and their point of view over the new capitalist’s developments.

Kur bëhet fjalë për pikturë shqiptare nuk mund të anashkalojmë artistët arvanitas si një grupim që bën pjesë në strukturën shpirtërore dhe kulturore shqiptare. Informacionin e plotë mbi krijimtarinë e këtyre autorëve e jep studiuesi Aristidh Kola në periodikun “Besa” dhe më pas “Arvanon” publikuar prej shoqatës së arvanitasve në periudhën midis viteve ’80-’90-të. Tek veprat e këtyre piktorëve të bie në sy tërheqja drejt rrënjëve dhe kjo ndjehet fuqishëm sidomos tek disa prej tyre të cilët kanë trajtuar gjerësisht tematikën, motivet, por sidomos veshjen shqiptare.

Blerina Goce: Mungesa e erotikës në letërsinë e shkruar shqiptare

(vijon nga Haemus-i i kaluar)

 

2.7. Erotizmi satirik i Nolit

Nëse ka një aspekt të pashqyrtuar në krijimtarinë e Fan Nolit, ai është pikërisht erotizmi. Poezia e tij është gjykuar dhe analizuar së shumti në aspektin atdhetar, patriotik, demokratik, për tonin elegjiak apo detaje të tjera të ngjashme e që zbulojnë formimin dhe besimin e tij, formimin fetar e filozofik e kështu me rradhë, por pjesa më pak e prekur ka qenë pikërisht erosi.
Edhe pse erosi zë një vend të vogël në krijimtarinë poetike të Nolit mund të themi se ai është i pranishëm dhe zbulon së shumti për formimin e tij dhe është interesante të shqyrtohet, duke pasur parasysh edhe formimin si klerik të Nolit.
Poligloti dhe politikani, oratori dhe historian, studiuesi i muzikës dhe një ndër njohësit më të mirë të veprës së Bethovenit, themeluesi i kishës autoqefale shqiptare, burri i shtetit dhe prifti, përkthyesi dhe dramaturgu, kritiku letrar dhe studenti i përjetshëm, e para së gjithash poeti, F. S. Noli, përveç poezive patriotike dhe politike, përmes së cilave në mënyrë alegorike fshikullon realitetin politik shqiptar, shkroi edhe poezi erotike, pavarësisht se ata nuk hyjnë në mesin e krijimeve më të realizuara të studentit të Harvardit. Poeti dhe intelektuali shqiptar i ardhur nga një zonë e prapambetur, siç qe Ibrik Tepeja, njeriu që, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike me të cilat u ballafaqua, nuk e ndali vrullin për të studiuar dhe zgjeruar kulturën e tij, që është vërtet tepër e gjerë për një jetë njeriu; misionari, që në emër të dëshirës për dije dhe për të udhëhequr popullin e tij, ashtu siç e udhëhoqi heroi i tij i preferuar, Krishti, me të cilin ia kishte ënda të krahasohej, sikur u bind se nuk është krijuar për punë të rëndomta. Poeti nga Bostoni që shaminë e parë, si shenjë propozimi për martesë e pranoi në moshën 9 vjeçare nga bashkëfshatarja e tij Shasha dhe një vit më vonë edhe nga Parashkjeva 20-vjeçare, pas ndonjë përpjekjeje jo fort këmbëngulëse për martesë me Euthalian dhe Kasandrën, sikur definitivisht u bind se është i lindur për punë të mëdha, andaj vendosi ta mbyll këtë kapitull të jetës së tij, pothuajse pa e filluar fare. Por, edhe përkundër një fakti të tillë, Noli nuk mbeti indiferent ndaj temës erotike[1].

Rrezart Lahi*: The Effect of Modern Techniques in Electoral Campaigns

Abstract

The modernization of electoral campaigns was often investigated through political spots. This research will go deeper and will scrutinize the relation between politics and media under the light of campaign professionalization. This research also explores if the campaign techniques were more “top – bottom” or “bottom – up”. First we introduce the three phases of campaign modernization. Through seven focus groups we reveal the changes of electoral campaign in Albania in the light of professionalism. We understand that the role of the party is diminished and the campaign strategist and communication experts had the key role in most of the campaign events. Over the last decade the modernization of the Albania campaign went through key developments. The study confirms that the declining party membership brought an increase role of communication expertize. Results shows that there is a significant level of personalization and it has an increase trend compared to studies which analyzed the same element. The participants point out also the importance of focusing in target groups and online social networks.

Keywords: Personalization, politics, Americanization, Albania, 2013 Elections

Marta Topçiu*: Zhvillimi i të menduarit kritik dhe formimi i mendimtarëve kritikë mbetet për do kohë një ndër sfidat më të mëdha të shkollimit

Abstrakt

Punimi prezanton ide dhe praktika që lidhen me mësimdhënien e orientuar drejt zhvillimit të mendimit kritik, në mënyrë që mësuesit të përfitojnë dhe të veprojnë në mënyrë të pavarur. Ai transmeton informacion mbi të menduarin kritik, ekspozon 5 nga konceptimet kryesore të mendimit kritik të shpërndara në mjedisin edukativ: -ato të Ennis, Lipman, McPeck, të Paul dhe Siegel duke nxjerrë të veçantat dhe të përbashkëtat midis tyre. Punimi nxjerr në pah parimet dhe praktikat në edukimin e mendimit kritik të cilat kërkojnë përmirësimin e qëndrimeve dhe aftësitë lidhur me mendimin kritik. Ai pasqyron kushtet që favorizojnë mësimdhënien në prodhimin e mendimtarëve kritikë. Ai përshkruan mënyrën e përpunimit të një strategjie mësimdhënieje që ka objekt formimin e mendimit kritik. Ai analizon situata konkrete që vijnë nëpërmjet shembujsh nxjerrë nga praktika në edukim. Punimi qartëson se të përmirësosh mendimin kritik nuk do të thotë të mjaftohesh me aplikimin e një metode unike dhe të sigurt, sepse nuk ka një të tillë. Mësuesit i duhet vetëm punë dhe guxim që të marrë përsipër risqet në varësi të zgjedhjeve të veta. Kur momenti është i përshtatshëm ai duhet të veprojë.
Punimi synon sensibilizimin e personave që synojnë këtë objektiv, qofshin këta prindër, qytetarë të preokupuar për edukimin apo nxënës. Ai u drejtohet mësuesve të të gjitha niveleve shkollore si edhe studentëve të fushës së edukimit.

Fjalët kyçe: mendim kritik, mësimdhënie, aftësi dhe qëndrime, proces dhe mjete vlerësimi. 

MERITA TOÇILA: Lidhja e Artit me veshjen

Veshja e realizuar në sajë të teknikës dhe stilit, demostrohet si art tridimensional në lëvizje. Mbi trupin projektohet modeli sipas një ideje të caktuar dhe nga përzgjedhja e materialit vendoset si do të mbetet varianti përfundimtar. Falë përvojës së trashëguar, veshja duket diçka e realizueshme shpejt, por për të ardhur deri tek konfeksionimi në atelie dhe sfilimi i manekinit mbi pasarelë, fillimisht skicohet në mendjen e dizenjatorit para se të hidhet në letër e të vizatohet me ngjyrë. Nga artisti kalon tek modelisti, i cili bën zbërthimin e modelit në elementë teknikë dhe së fundmi tek ekzekutori. Ky zinxhir bashkpunëtorësh dikur, shumë kohë më parë, ishte vetëm një grup vashash para një vegje primitive, të cilat tentonin që një pjesë të natyrës dhe jetës së tyre ta përfshinin në pëlhurat që endnin. Aty mund të vendosnin zogjtë që fluturonin në qiell ashtu si i konceptonin, njeriun siç dinin ta vizatonin, shtëpinë, pemët, diellin, detin, hënën si drapër që dukej në netët e qarta, velat e hapura të varkave në det tek ishte në lundrim zoti i zemrës së tyre. A nuk bënte të njëjtën gjë Penelopa tek priste Odiseun të kthehej nga rrugëtim i gjatë?! Këto shenja simbolike materializohen dhe kthehen në mesazhe të një botë të tërë besimi. Nëpërmjet analizës së simboleve dhe propabilitetit të zbërthimit të tyre drejt arritjes së kuptueshmërisë së mesazhit të paraardhësve të lashtë për brezat e sotëm, vendosjes së urave lidhëse artefakt-vëzhgues-interpretues, mund të bindemi që do të kemi filluar të vendosim një komunikim me trashëgiminë tonë. Nëse një stilist i viteve ’60-të do të shprehej se funksionaliteti duhet të jetë shpirti i veshjes, kompozimi - ritmi i brendshëm dhe estetika - mbëshjella e saj,[1] habitemi sa të qartë kanë qenë artizanët tanë dhe sa bukur kanë mbivendosur ngjyrat, me sa zhdërvjelltësi kanë përkthyer në imazhe ngjarje, fenomeme e objekte, sa me mjeshtëri e kanë punuar lëndën e parë tekstile për të dhënë një vepër tërësisht të realizuar.

ERMIR NIKA: Modernizmi si dukuri historike, kulturore dhe letrare

Para se të nisim shtjellimin e temës sonë, është e domosdoshme të trajtojmë në vija të përgjithshme mendimin shkencor të gjithëpranuar mbi dukurinë e moderninetit në art e në letërsi. Vetëkuptohet që këto faqe s’janë tjetër veçse një përpjekje për të sjellë thelbin e kësaj dukurie, zbuluar e përgjithësuar prej kaq e kaq studiuesish të huaj.
Me qëllimin e përvijimit të një ideje më konkrete se ç’nënkupton në vetvete modernizmi si koncept dhe çfarë përfaqëson si lëvizje në mendësinë botërore, në kulturë, teknologji dhe në psikologjinë e përgjithshme shoqërore, duhet të rikthehemi në kohë, për të këqyrur gjenezën dhe faktorët përbërës nga të cilët u formua kjo lëvizje. Modernizmi lindi si një term me anë të cilit fillimisht tregohej prodhimi arkitektonik. Më tej ky term do të fitonte terren në shumë fusha të rëndësishme të veprimtarisë njerëzore; me modernizëm do të cilësohej edhe arti i ri figurativ që u zhvillua në Spanjë, veçanërisht në Katalonjë me përfaqësuesit e tij Gaudi, Puig Cadafalch.  “Gjatë njëqind e pesëdhjetë vjetëve të fundit, terma të tillë si “ modern”, “modernitet” dhe së fundit “modernizëm”, si dhe një numër nocionesh që lidhen me to, janë përdorur në kontekste artistike apo letrare për të përcjellë kuptimin gjithnjë e më të mprehtë të relativizmit historik, i cili në vetvete është një formë e kritikës së traditës ”[1].

ALISA VELAJ: Metamorfozat e pafundme të qenësisë

Rrugëtim nëpër “Pasqyrat e Narcisit” të Ernest Koliqit

Vepra “Pasqyrat e Narcisit”, pranuar nga kritika si maja më e lartë në olimpin koliqian, ka qenë përherë edhe një objekt i vazhdueshëm diskutimesh, përsa i takon përkatësisë zhanrore. Nga gjithë përcaktimet e bëra prej studiuesve të ndryshëm, do të veçonim arsyetimin e studiuesit Tonin Çobani, anipse, jo vetëm i përshtatet më së miri objektit të këtij punimi, por mbështet njëfarësoj edhe etiketimin “tregime” që vetë autori u ka vendosur copëzave mrekullore, të cilat përbëjnë këtë vepër.
Sipas Tonin Çobanit, për nga përkatësia, kemi të bëjmë me prozë të shkurtër pa subjekt, kurse për nga konceptimi, ato janë poezi lirike. [1] Kufijtë mes prozës dhe poezisë janë tepër të tejdukshme në këtë vepër. Prozat e shkurtra marrin jetë përmes poezisë flladitëse të unit lirik, ashtu sikurse shpirti i këtij të fundit “strehohet” brenda kontureve të prozës si në shtëpinë e vet. Kjo mënyrë vetëzbulimi e shpirtit lirik nëpërmjet prozës, ku poezia mbetet vetëm dhe vetëm poezi në mënyrën e përjetimit prej recepientit, dhe ku proza mbetet vetëm dhe vetëm prozë në këndvështrimin e dhënies së informacionit për transformimet që pëson ky shpirt lirik përgjatë metamorfozës së tij. Është një lloj metamorfoze që shkon paralel me zbulimet që i bëhen botës së ngjizur dhe të vetëngjizur, karakteristikë rrëfimtare tepër e rrallë në letërsinë shqipe, por jo në letërsinë europiane të mbarë shekullit të njëzetë. Koliqi vjen herë si një Fransua Moriak në këngëzimin e tij brenda kufijve të prozës, apo në mënyrën se si i vesh disi me mjegull përjetimet e subjektit lirik, e herë si një Artur Rembo, në mënyrën se si përpiqet të zbërthejë deri në detaje anët e ndritura e të errëta të unit poetik. Këto proza, të mbështjella disi me mug, gjë krejt normale përderisa brenda tyre frymon poezia meditative e një erudicioni të rrallë, e rendisin Koliqin ndër autorët më modernë të arealit shqiptar.

SILVANA LEKA: Deti: mes dualizmit demonizim / adhurim në mendësinë dhe letrat shqipe

(Nga Eposi i kreshnikëve
drejt krijimtarinë autoriale të Rilindjes kombëtare)

“Në vetvete, detet janë negativë”[1], shkruan studiuesi Roger Crowley në shënimin e tij mbi librin “The Great Sea” me autor Profesorin e Universitetit të Cambridge, David Abulafia. Kjo sepse detet janë hapësirë e pamundur dhe e mohuar për të jetuar. Te ky “kontinent i lëngshëm” mund të lundrosh, por edhe të mbytesh, mund të kryesh ekspedita zbulimesh, por edhe luftra shkatërruese, mund të nisesh si skllav dhe të mbërrish si mbret, mund të nisesh si mëkatar dhe të mbërrish si i shenjtë, mund të bësh tregti dhe shkëmbime, por edhe të biesh pre e piratëve pengmarrës, ngjarje që disa njerëzve u dha pasuri dhe disa të tjerë i varfëroi, disa qyteteve u dha begati dhe disa të tjerëve u dha skamje dhe zhdukje, disa kultura i ngriti e disa të tjera i shembi përgjithmonë.
Kjo është një marrëdhënie, një bashkëjetese humane, një shtytje tërheqje, përzier me frikë dhe adhurim, idealizim dhe zhvleftësim, një sjellje që ndonjëherë e ka mistifikuar detin, por jo rrallë edhe e ka vështruar si një krijesë antropomorfe me fuqi demoniake.
Këtyre përjetimeve, që kulturat  tjera kanë ndaj detit, nuk u kanë shpëtuar as shqiptarët. Marrëdhënien e tyre me detin shqiptarët e kanë përjetuar si fat dhe fatkeqësi njëherazi. Lidhur me këtë studiuesi Shaban Sinani, në punimin e tij shkencor të vitit 2003, “Himara: identiteti i bashkësisë dhe etnotipi”, shprehet se bartësit e kësaj marrëdhënieje “e kanë përjetuar si privilegjin e bregdetit, ashtu dhe fatalitetin e tij; si epërsinë e autoktonisë dhe të fuqisë tokësore, ashtu dhe si lakminë e aloktonëve për t’ua ngushtuar hapësirën.”[2] Kjo marrëdhënie binare: fat – fatkeqësi, dashuri – urrejtje, truarje – bekim, i ka lënë gjurmët dhe dëshimitë e veta në mënyra sjelljesh, në rituale, në qëndrime, proverba, por edhe në lëndën letrare.
Një prej fillesave më të hershme në krijimtarinë e shqiptarëve, në të cilën dëshmohet veçimi i kësaj marrëdhënieje e ndeshim si në fragmente të  veçanta të  “Eposit të kreshnikëve” ashtu edhe në “Këngën e Gjergj Elez Alisë”. Është marrëdhënia mes autoktonin me aloktonin, e vendasit me të huajën, me të keqen  - të  zezën, “që vjen”, “del” jo nga toka, por nga deti. Aty ndeshim të regjistruara edhe vargjet:

 dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit...[3]

DUMITRU GABURA: Concepte de psihologie transpersonală şi integrativă în procesul de creaţie a poetului Victor Teleucă

Şi simţi nevoia scrisului ca nevoia de cântec – comunicare 
prin sine cu sinele cosmic. 
Detaşarea de formă, întoarcerea la origini, 
de unde viitorul poate fi privit retrospectiv şi nu invers.
 Victor Teleucă, Ninge la o margine de existenţă

Odată cu editarea volumelor postume ale lui Victor Teleucă, au apărut studii ale criticii literare de pe ambele maluri ale Prutului în care opera poetului este analizată în raport cu cea a lui M. Eminescu, Ion Barbu, Lucian Blaga, G. Bacovia, Nichita Stănescu. În acest context, acad. Mihai Cimpoi propune un termen caracteristic pentru Victor Teleucă - lirosof. Într-un sens definitoriu apropiat, criticul Th. Codreanu vorbeşte despre un heraclitean transmodern, acad. H. Corbu – poet-filosof. A. Suceveanu numeşte scrisul poetului elegie metafizică. Ion Ciocanu şi Ion Anton în studiile şi eseurile lor ne atenţionează asupra necesităţii de a conştientiza singularitatea şi complexitatea acestui mare poet. Acad. Mihai Dolgan îşi intitulează un studiu despre poet „Nevoia de monolog cu sinele şi metafizicul”. Aceste studii converg, în mod tulburător, către o concepţie a poetului ce depăşeşte cadrul literaturii, dar în acelaşi timp configurează clar imaginea lui literară. Unicitatea situaţiei în lumea modernă constă în faptul că evoluţia conştiinţei umane a devenit una din cele mai importante componente ale dezvoltării culturii, în urma schimbărilor colosale care au loc la nivel planetar în cele mai diverse sfere. Aceste schimbări, la rândul lor, necesită o nouă viziune şi abordări complexe. Iar în calitate de axă intelectuală a acestor transformări se conturează psihologia transpersonală. Câmpul tematic al ei cuprinde şi psihologia contemplaţiei, meditaţiei, a creaţiei ce-i sunt proprii şi poetului Victor Teleucă. Acesta este liantul operei lui cu ceea ce se află dincolo de ea.