Ramadan Beqiri*: Vështirësitë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë

Abstrakt

Në këtë temë bëhet fjalë për konceptin e cilësisë së arsimit dhe mundësitë për përmirësimin e cilësisë së tij në Kosovë. Qëllimi i shkrimit është identifikimi i problemeve të përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe gjetjen e parametrave që duhet të përdoren për të matur atë. Në Kosovë një varg shkaktarësh të cilësisë së arsimit nuk janë akoma të identifikuar. Mjetet, metodat, teknikat, qasjet, metodat e përmirësimit të cilësisë së arsimit që janë të rekomanduara nuk përdoren aq sa kërkohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Niveli i edukimit të qytetarëve për cilësinë e arsimit nuk është në nivelin e një koeficienti të pranueshëm. Identifikimi i shkaqeve kryesore që pengojnë përmirësimin e cilësisë në të nxënit e njohurive të reja si emërues i përbashkët i mësimdhënies, mësim nxënies dhe vlerësimit në institucionet arsimore të Kosovës, do të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e kësaj çështjeje e cila është madhore dhe shumëdimensionale. Gjatë hulumtimit janë shënjuar një grup faktorësh destabilizues që po rëndojnë edhe më shumë të nxënit kualitativ e kuantitativ sipas standardeve të vendeve të rajonit, ai tekstet shkollore, pajisjet e kabineteve me mjete të konkretizimit, krijimi i akademive online, përshtatja e kurrikulave të reja dhe metodat e matjeve të performances së shkollave për ngritjen e cilësisë së arsimit. Zbatimi i metodave të reja menaxheriale dhe metodologjitë inovative në të mësuarit e suksesshëm me standarde dhe kritere të Sistemit të Bolonjës, japin shpresë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Përfundimi kryesor është se përmirësimi i cilësisë së arsimit është qëllimi themelor më madhor për të arrit unifikimin e plan programeve mësimore dhe njësimin e diplomave mes dy shteteve tona, të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe, integrimin e vendit në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Fjalë kyçe: vështirësitë në arsim, cilësia e arsimit, inovacionet në mësimdhënie, integrimi i arsimit evropian, globalizimi i të mësuarit.

1. Hyrje

E drejtë fondamentale e çdo fëmije është të arsimohet dhe edukohet. Garantohet e drejta për arsimimin e të rinjve të shtetas kosovar dhe personave pa shtetësi, pa u diskriminuar nga gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, orientimi seksual, bindjet politike ose fetare, gjendja, ekonomike apo sociale, mosha, vendbanimi, aftësia e kufizuar ose për arsye të tjera që në mënyrë të barabartë të ndjek shkollimin në të gjitha nivelet.

Këtë ia garanton çdo konventë ndërkombëtare, që së paku përkrahet nga numër i madh i shteteve. Nuk do të thotë se çdo fëmije, fatkeqësisht shtetet e ndryshme, ia mundësojnë një të drejtë të tillë të garantuar. Edhe Asociacionet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut gjithnjë janë me gojën plotë se duhet në çdo këndë të botës të kemi një liri të mjaftueshme që fëmijët të nisin shkollimin për të arrit deri në stadin më të lartë të arsimimit dhe edukimit.
Kjo vërehet edhe nga shtetet e ndryshme të botës të cilat janë mbyllur Brenda kufijve të vetë ku të rinjtë dhe popullata mbarë e atij shteti përjeton ende katrahura të papara dhe të pakapshme për trurin e një njeriu të rëndomtë. E në anën tjetër luftërat e shumëllojshme të hapura apo të mbyllura, kanë cunguar lirinë e të jetuarit të fëmijëve në paqe. Lirinë dhe të drejtën fondamentale për t’u shkolluar. Nëse të gjithë të tjerët kanë sado pak faj, cili është faji injë fëmija që përfshihet pa vullnetin dhe dëshirën e tij në luftë. Të tillët përjetojnë dhunë pa e ditur se faturën e kujt po e paguajnë. Po edhe në vendet që mbretëron një liri dhe barazi e njohur për opinion vështirësitë në cilësinë e arsimit janë evidente. Ato sa vijnë e ulen, ndërkohë rriten dhe bëhen të pakapërcyeshme. Janë të panumërt faktorët që po ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit edhe në Kosovë. Një studim i këtij formati sigurisht se nuk do t’ia del të përshkruaj dhe të identifikojë tërë ato vështirësi që janë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë. Shpresoj se do të shërbej si pikënisje për të ndërmarrë veprime pozitive për ngritje të lehtë të cilësisë së arsimit që ndikon në rritjen ekonomike, politike, kombëtare, fetare, kulturore e shtetërore.

1.1.   Si filloi të mësuarit?
Të mësuarit është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Njeriu me vështirësi dhe peripeci të mëdha u përballë ndër shekuj për një arsimim të kontrolluar gjithherë nga pushtetet. Duke i ditur të gjitha këto, njerëzit me ndikim si dhe shtetet me fuqi kanë themeluar dhe aprovuar konventa të shumta që garantojnë shkollimin e të rinjve. Fundi edhe zhvillimi i njerëzimit varet direkt edhe nga stadi i arsimimit të një vendi.
Trojet tona kaherë kanë qenë nën pushtime të ndryshme të cilat janë përballë me pushtete, regjime dhe kultura të ndryshme, ku me vështirësi ia kanë dalë të ruajnë gjuhën e kulturën e vet. Kosova është një nga shtetet më të reja në rajon, që fitoi pavarësinë në vitin 1999. Që nga ajo kohë filloi të nxjerr ligjet e reja duke bërë harmonizimin e atyre ekzistuese me vendet e rajonit e sidomos duke i përshtat ato me UNESCO e Sistemin e Bolonjës.

Nivelet arsimore në Kosovë janë[1]:

Nr.
Programet edukativo-arsimore
Mosha
Kohëzgjatja në vite
Nivelet sipas ISCED
1
Edukimi parashkollor
3-5
3
0
2
Arsimi fillor
6-10
5
1
3
Arsimi i mesëm i ulët
11-14
4
2
4
Arsimi i mesëm i lartë
15-17 (18)
3
3
5
Arsimi postsekondar

3+1
4
6
Studimet themelore (Bachelor)

Së paku 3
5
7
Studimet specifike profesionale

1-2
5 B
8
Studimet e masterit

2
5 A
9
Studimet e doktoratës

3
6
Tabela 1: Nivelet e programeve arsimore sipas ISCED

Duke parë nevojën dhe kërkesat e mëdha të të mësuarit me reforma të reja, është paraqit nevoja që edhe Kosova të nis të mësuarit në distancë. Arsimi në distancë është mënyrë arsimimi, ku pjesa më e madhe e procesit mësimor kryhet kur mësuesi dhe nxënësi nuk janë zakonisht në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë dhe realizohet kryesisht me ndihmën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

2. Qëllimi për përmirësimin e sistemit arsimor

Përmirësimi i sistemit arsimor ka për qëllim formimin e çdo individi, ashtu që të
përballojë sfidat e së ardhmes që ka gjithnjë një trend të ndryshimeve, të jetë i përgjegjshëm për familjen, shoqërinë e kombin dhe në mënyrë të veçantë:
a) të njohë, të respektojë, të mbrojë identitetin kombëtar e të zhvillojë trashëgiminë dhe llojllojshmërinë tonë kulturore;
b) të zhvillohet në aspektin intelektual, etik, fizik, social dhe estetik, të jetë i aftë të mendojë
në mënyrë të pavarur, kritike e krijuese, t’u përshtatet ndryshimeve, të ndihmojë në shpërndarjen e dijes së arritur gjatë shkollimit te brezat e ardhshëm.
c) të ketë bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia, bashkëpunimi dhe respekti për të
tjerët janë vlerat më të larta njerëzore;
ç) të njohë dhe të respektojë traditat e popujve të tjerë;
d) të ndërgjegjësohet për të përmbushur përgjegjësitë e tij për mbrojtjen e mjedisit.
e) zhvillimi i respektit te nxënësi për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, si dhe për parimet e përcaktuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me konventat përkatëse dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës [2].

3. Vështirësitë në cilësinë e arsimit në Kosovë

Në Kosovë si dhe në çdo vend përreth, vështirësitë në procesin arsimor janë evidente. Ato kërkojnë ndryshime rrënjësore dhe të vazhdueshme për të arrit një nivel që do të mund të krahasohej me vendet e BE-së si dhe me Sistemin e Bolonjës. Vështirësitë janë nga më të ndryshmet, por do të kufizohemi në këto: tekstet shkollore, Ushtrimet praktike qofshin kabinetike apo laboratorike në lëndët ekzakte ( fizikë, kimi, biologji etj.), kompjuterizimi i shkollave, trajnimet e mësimdhënësve, kurrikulat e reja të përcjellura nga vendet e zhvilluara, prodhimi i materialit didaktik për të qenë atraktive çdo njësi mësimore, përzgjedhja e kuadrove arsimore, emërime të drejtorëve nga radhët e partive politike, ndryshimet e shpeshta të kohëzgjatjes së shkollimit në nivele arsimore, mos pajisjet e kabineteve me kompjuterë dhe mjete tjera nga fusha e TIK, jofunksionalizimi i këshillave profesionale etj.

3.1. Reformat në tekste shkollore
Tekstet shkollore të nxënësve janë një faktor shumë me ndikimi në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Dihet se trashëguam tekste shkollore nga autorë të cilët përpiluan tekste që nuk u janë përshtatë shumë kërkesave dhe nevojave të nxënësve shqiptarë. Prandaj mund ët themi se tekstet shkollore gjatë gjithë shekullit që e lame pas dhe këtij në të cilin sapo kemi hyrë ishin pike kyçe e kurrikulave të arsimit në Kosovë. Ato kanë dhe do të kenë një ndikim të madh në zhvillimin e të menduarit të drejtë të nxënësit për të formuar një shoqëri të shëndoshë dhe vetë krijuese e cila do ta ngrit cilësinë e të nxënit dhe dijes, me qëllim të përmirësimit të vizionit të tyre profesional e shkencor si dhe qytetar. Shoqëria kosovare mëton që nëpërmjet të mësuarit ta bëjë zhvillimin ekonomik, politik, shkencor, kulturor e më gjerë. Për këtë pa reshtur duhet të bëjë ndryshime në të gjitha fushat po edhe në tekste shkollore.
Bazuar në traditën tonë, tekstet shkollore shihen si faktor kyç në ngritje e cilësisë së arsimit. Prandaj tekstet shkollore do të vazhdojnë të jenë materialet mësimore të cilat më së tepërmi do të përdoren në të gjitha klasat e shkollimit. Në shumë fusha arsimore ato do të vazhdojnë të kenë primatin e burimit të vetëm që do ta përdor mësuesi. Por nga ana tjetër gjithnjë e më shumë shtohen zërat se teksti shkollor nuk mund dhe nuk duhet të jetë burimi i vetëm i një mësimdhënësi, ngase një gjë e tillë do ta dëmtonte shumë nxënësin ngase ai duhet të ketë edhe burime tjera të të nxënit si mediat e shkruara, elektronike, vizuale, kompjuterin etj.
Megjithatë tekstin shkollor asgjë nuk mund ta zëvendësojë edhe pse ai, siç potencuam më lartë, nuk duhet të ishte i vetmi burim i të nxënit. Por një tekst i kompletuar me standarde të caktuara nga ekspertë të arsimit, është një alternative e pazëvendësueshme në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Po si janë tekstet shkollore sot në Kosovë? (...)

* Ph.D Candidate
Universiteti Evropian i Tiranës. Fakulteti ekonomik. Drejtimi: Menaxhim.
Mësimdhënës i fizikës në Prishtinë



[1]Nivelet e programeve arsimore sipas ISCED
[2]Ligji nr. 04/l-032 për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës