Showing posts with label "Epistolari i Zaratës - me autor Luan Rama". Show all posts
Showing posts with label "Epistolari i Zaratës - me autor Luan Rama". Show all posts

Flurans Ilia: «Epistolari i Zaratës» me autor Luan Rama

Në zgripcën e thepisur të këtij kaosi mendor, moral dhe fizik që ka përfshirë mbarë botën, nuk mundet të anashkalojmë situatën e vështirë në të cilën jemi përfshirë të gjithë këto kohë pandemike.
«Epistolari i Zaratës» me autor Luan Rama, më erdhi si melhem, si kura e duhur për të ngritur sërish në këmbë moralin e njeriut të ngujuar këto ditë. Jo vetëm në këtë aspekt. Ndër faqet e librit gjeta si lexues forcën reale të cilën vetëm vepra solide mund ta përqafojë me një dinamikë të brendshme në këto rrethana të absurdit në jetët tona. 
Pra, kura ishte e dyfishtë, si njeri dhe lexues.

Gjuha e personazhit si forcë motorike e romanit

Ka një veçori në ligjërimin dramatik kryesisht në letërsinë e Ballkanit. Ligjërim i cili natyrshëm bën pjesë edhe te shqipja e lëvruar. Është një koncept burimor i trashëguar qysh prej antikitetit me «dithirambin» e njohur.
Kjo formë emotive ligjërimi në vijën e parë, narrativë e gjuhës së personazhit udhërrëfyes, ngelet një nga pikat më delikate në subjektin e një vepre letrare. Sepse një roman udhëhiqet nga subjekti.
Por çfarë ndodh me «Epistolarin e Zaratës»? Mendoj se kjo është gjetja e parë e këtij libri çka përbën një risi në fushën e romanit.

“… Një shkrepëtimë rrufeje e prishi gjumin tim dhe unë erdha në vete si dikush që e kanë zgjuar me dhunë. Ashtu në këmbë, u ktheva dhe pashë rreth meje duke vështruar gjatë për të parë vendin se ku më kishin sjellë. Në të vërtetë gjendesha në skajet e një lugine me një humnerë të dhimbshme ku bashkoheshin vajtime të pafundta…" Dante, Ferri, kënga IV.