Showing posts with label Prit!. Show all posts
Showing posts with label Prit!. Show all posts

Kopi Kycyku: Prit!

(Duke marrë shkas nga leximi i Lutjeve dhe i Librave të Shënjtë)

Të kam thirrur me dëshpërim, o Zot, me drithma, duke vajtuar,
Kam dëgjuar zërin Tënd të ëmbël që gjithkënd magjeps, mahnit,
T’u luta të më japësh dritë, udhën e drejtë për të më treguar,
Me mirësinë e pamatë më the veç kaq: “O biri im i dashur, PRIT!”

Më mësove të vij tek Ti, të kërkoja dhe do më jepje, vetëm të besoja,
Premtove se do të më ndihmosh kudo që të jem, edhe në infinit,
Por ndjehesha i humbur dhe të thërrisja prapë, papushim vajtoja,
Ti më përgjigjeshe butë me durim: “O biri im i dashur: PRIT!”