Showing posts with label Simona Nicoleta Lazăr. Show all posts
Showing posts with label Simona Nicoleta Lazăr. Show all posts

Simona Nicoleta Lazăr: Shtatë poema dashurie (Şapte poeme de dragoste)*


1. I dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
(Iubitul meu din ţara cu armoarii)

I dashuri im nga vendi pa gjuhë
nga vendi pa stinë e falje
ma shtrëngoi në krahë heshtjen që gjembon
edhe ashtu e plagosur
duke rrjedhur gjak / mbi dete
me mburoja të holla akujsh të bardhë
çapitem ngadalë si n’ëndrra të frikshme

(i dashuri që sapo kish mbërritur
u shpu sërish në botën e tij prej mjegullash)

i dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
në sëndukë paje të mbyllur / fshehtas
ikur është sërish
marrë nga kuajt
një muzg më i ftohtë / më i hidhur

vate në vendin e tij prej flatrash dëboruar
i dashuri im që sapo kish mbërritur