Showing posts with label Revista Haemus Nr. 51-53 / 2015. Show all posts
Showing posts with label Revista Haemus Nr. 51-53 / 2015. Show all posts

Fjalori / Dicţionarul „H A E M U S”

Shën Siluan AthonitiMendja

Mbaje mendjen në ferr dhe mos u dëshpëro!
Ține-ți minte în iad și nu deznădăjdui!

Odyseas ElytisPoeti, lexuesi…
Nuk më vjen keq për poetët e mbetur pa lexues, por për lexuesit e mbetur pa poetë.
Nu mi-e milă de poeţii care au rămas fără cititori, mi-e milă de cititorii care au rămas fără poeţi.

Njohja dhe veprimi / Cunoștința și fapta

Cel ce arată cunoştinţa întrupată în activitate şi activitatea însufleţită de cunoştinţă, a descoperit modul exact al adevăratei lucrări îndumnezei-toare. Iar cel ce are numai pe una din acestea, despărţită de cealaltă, sau a făcut din cunoştinţă o nălucire (fantezie) inconsistentă (fără suport), sau din activitate un idol (o formă) fără suflet. Căci cunoştinţa fără faptă nu se deosebeşte întru nimic de nălucire, neavând fapta ca temelie, iar activitatea iraţională e tot una cu un idol (o formă) fără suflet, neavând cunoştinţa care să o însufleţească.

Ai që tregon dijen e mishëruar në veprimtari dhe veprimtarinë e shpirtëruar nga dija, ka zbuluar mënyrën e saktë të punimit të vërtetë që shenjtëron. Kurse ai që ka vetëm njërën prej të mësipërmeve, të ndarë nga tjetra, ose e ka shndërruar dijen në një hije (fantazi) pa brendi, ose e ka kthyer veprimtarinë në një idhull (trajtë) pa shpirt. Sepse dija pa veprim nuk shquhet aspak nga fantazia, ngaqë s’ka faktin në themel, ndërsa veprimtaria është e njëjta gjë me idhullin (trajtën) pa shpirt, ngaqë s’ka dijen që e shpirtëzon. 

Shën Maksim Dëshmitari, Filocalia (32)

Iulia Enkelana: Greatings from (F)East

[Punishment or PunStory]


Maybe the East is a just a feast. Maybe not.
I am part of a wonderfool generation, which is more of a generection.
The atmosfear of our times is quite strange. And at times a bit sad(ic).
There are plenty of (t)errors.
We live in a new (chim)Era.
We live in EuRope, so we have a European Onion. Even so, there are still a few nutsis left.
We have been under dicktatorship.
We know some things about mis(t)ery.
But let’s not get empathetic.
Is there any evolution in ‘revolution’?
We have been in exille.
We admire Amerryca, even if it’s not so merry all the time.

Does nowhere mean now, here?
We dream of success, although it often means suckcess, or even suckstress.
There is ex in next.
We are pretty melalcoholic and nostal(ler)gic.
We drink tekilla.
We work part time or fool time.
We pay fucktures.
We read the prass every day.
We also read the daily horrorscope.
We take a lot of photos of ourselves and we are selfiesh.
We use anti-social networks.
Is history just a story?
We are surrounded by manifests and moneyfests. Moneyfacts. Or Moneyfeasts.
We can certainly make the (in)difference.
We invent heroes, such as Irony Man or Betman and we love them (and truly believe in them).
We are politically correct. In the meantime (or in the kindtime), we are morally incorrect.
We became awww-ful.
From where could I buy a new iReality? Internet, Younternet…?
I want to move to a different reality. Live in one of the fairytales. Such as Sinderella.
We sometimes think about mor(t)ality.
We understand. And overstand.
We make neuroillogical analysis at the hopespital.
We love fashion and not fashioff.
We rock, but sometimes we pop or we classic.
We tend to see a sort of ‘key’ in ‘whiskey’.
We smOKe. Or sm-not-OK-e.
We often have insoMania. We take pills.
We are native naives. We are na(t)ives.
We dream of Hellywood.
And other places, we love to travel. To sufFrance, Londoff / Lonedon, Bearlin / Beerlin, Warsaw (that saw war), No(r)way, Sweetzerland…
There is anger in ‘stranger’.
Hotels are sometimes coldels.
Can you see the rest in arrest?
We quite like metawhores. We appreciate (f)art.
We are sometimes infantile, ridicoolous.
We like clichés and silly quotes about liefe.
Are you originally correct?
Pity we often forget that inspiration is not inspirace.

But we are optimystic.
We have a certain soulitude.
We believe and (not) beleave.
We occasionally remember about the realife.
We see the read in ‘bread’, the right in ‘bright’ and the art in ‘smart’. And in heart.
We are poethic. We write poetry… although it is often just poetry. We are poetrying.
We love writing and righting. Think about it.
We are satirIQ from time to time.
We know that justice is not just-ice.
We like es-says and not es-shut-ups.
This scene may be seen as a sin.
I don’t mean it. I kind it.
We will always pay out philosofee for this.

I have to polish my English… and to english my Polish.

In the end, I’d love to say that the wor(l)d is a such a beautiful gift & creation; it’s a funtastic place.


ThanQ.

2014

Pär Lagerkvist: Kaq rrugë pa udhëtarë

Kaq rrugë pa udhëtarë do të jenë tash e tutje
dhe kaq kthina kërkuar nga askush.

Të rrënuara e të harruara do t’i gjejnë
pasardhësit, duke i pandehur të hijshme
siç na dukeshin në rini
rrugët e harruara, të vjetra
me barin e butë që kundërmonte era mente
rrugët ku
niseshim në muzg e në mbrëmje
dhe kur pandehnim se s’kemi asnjë pikëmbërritje.

Dorin Tudoran: Udha (Calea)

nuk di si të dal. nuk gjej udhën, vijat përçarten.
kaq shumë hije për një njeri të vetëm. dhe ai duke mërmëritur.
një gjuhë fillim bote, ose një gjuhë fundi. gjithsesi e njëjta gjë.

as shputa e shtazës nuk le më gjurmë. as flutura nuk e di
nga ç’anë i vjen krahu i tejdukshëm. nga ç’anë – fluturimi.
dikush këndon ndonëse notat s’kanë marrë ende emra. ballkoni

mezi mbahet pas ca gozhdësh në ajër. sipër – fushë e korrur
poshtë – fushë e bardhë. nuk kthjellem nga kaq qartësi
që përshkoj mbi një qerre zjarri. plot jehona – shurdh ndaj tingujve. Unë.

Dhimitër Pojanaku: Reuciderea (Rivrasja)

Bun bărbat a fost,
trebuia să fi fost. Ghiliotina
pe gâtul gros
trecut-a
precum cuțitul prin unt…
Turma încremeni
se miră… degetul mic al piciorului drept
- coadă abia ruptă
de șarpe…
Se mișca refăcând
viață
se zvârcolea
sărea-tresălta… Degetul
către turmă râde
turma strigă. Ghiliotinenii
cu sângele-n flăcări
l-au strivit
cu ciocanele… Turma
către deget
încă ovaționează…

Octavian Soviany: në një vend të mallkuar nga historia (într-un loc blestemat de istorie)

U ndale
në një vend
të mallkuar nga historia.
Këtu
Kanë vdekur dikur
Dy njerëz
që do të kishin kremuar së afërmi
martesën prej diamanti.
I ke sytë mjegull
dhe cepat e buzëve
paksa lëshuar.
Pas shpinës sate
dikush (mbase era)
fishkëllen lehtë, fare lehtë
lili marlenin.
U bë ftohtë.
Kopsit xhaketën
sikur të vije mbi supe
një këmishë ndëshkimi.
Pëshpërit:
ӂdo vend
i mallkuar nga historia
është një fushë me lulekuqe
që era e përshkon
duke mbajtur në fytyrë
një maskë prej hekuri”.
Muzgu – i kuq dhe i ftohtë
teksa rrëzë murit të berlinit
nuk
qan askush.
As edhe uji
zijan i spree-së.

Claudiu Komartin: Främling

Hijeshia në gjeste e këtyre ikanakëve
të kapitur e plot shpresë
më plagos

se unë s’besoj në asgjë dhe
kam pushuar së shpresuari

se dua të kthehem në shpi dhe dua të jem sa më larg shpisë

se dua këtu dhe dua atje

se dua të lihem në paqe
dhe dua që dashuria të më verë jastëkë mbi fytyrë
dhe të rëndojë mbi të

„më mirë të të këqyrë si brumbull
se sa të mos t’i hedhë sytë fare”

pashë aeroportet e tejmbushur
njerëz të qytetëruar dhe solemnë duke pritur të marrin fluturimin

dhe pashë dhjetra pëllumba
tek qitnin sytë për ca thërrime buke
në një shesh në zemër të evropës

dora është në vend të kafazit
goja ka gardh hekuri
flatrat e ngërçura përpëliten më kot

nxihen

dhe shkunden.

Stockholm, shtator / septembrie 2008
(nga  “Një stinë në Berçen” / din „Un anotimp în Berceni”,

Editura Cartier, 2009)

Ardian-Christian Kyçyku: Vuajtja krijuese dhe çmimi i saj

Ngulmoj të them qysh në krye të herës se nuk mund të ketë letërsi të epërme dhe jetëgjatë pa vuajtjen, - brenda autorit kur shkruan / brenda librit pasi botohet, - dhe se, ndoshta pikërisht për këtë arsye, çdo përpjekje për të tregtuar vuajtjen prish letërsinë. Sado e sido që të këqyret, vuajtja vjen për të pasuruar dhe përsosur njeriun; ajo përdor mjete dhe lëndë nga kjo botë, veçmas nga e shkuara dhe e tashmja, por nuk ka si t’u përkasë atyre. Nëse krijimi letrar mund të shihet si një ngjallje për së gjalli, duke përdorur vetëm trajtat e përfytyrueshme të vdekjes, vuajtja mund të shihet si më e frytshmja vetëvrasje, duke përdorur vetëm trajtat e përfytyrueshme të përjetësisë. Ajo shpërngulet nga autori në libër dhe lehtëson sadopak autorin, por ruan aftësinë që të lehtësojë (mësojë) sadopak edhe lexuesin, duke mbetur brenda librit aq e gjallë sa të mund të veprojë për vite me radhë, rrallëherë edhe për shekuj. Jeta e librit varet kryekëput nga cilësia e vuajtjes që bart. Koha mund të shndërrojë çdo lumturi librash në cinizëm, në fyerje, ose në përqeshje, por s’mund ta përdhosë apo ta tjetërsojë vuajtjen, sepse lumturia është e varfër në trajta e shprehí, kurse vuajtja – gati e pafundme.

Diane Ducret: Gratë e diktatorëve

Quhen Nadja, Klara, Magda, Çian Çin, Katerina, Mira... Ata quhen Lenin, Musolini, Stalin, Hitler, Salazar, Mao, Çaushesku, Bokasa, Millosheviç.
Bashkëshorte, shoqe, nimfa burimesh, admiruese, ato kanë të përbashkët faktin që janë njëherazi të dashuruara dhe ngadhnjyese, të mashtruara dhe të flijuara, ndonjëherë deri në vdekje. Burrat e tyre mizorë, të dhunshëm e tiranë, ato janë në gjendje t’i bëjnë të besojnë se janë të bukur, tërheqës, të gjithëfuqishëm. Sepse seksi është një nga shtysat e pushtetit absolut dhe diktatorët kanë nevojë të rekrutojnë femra në ndërmarrjet e tyre për sundim.
Dianë Dykre (Diane Ducret) rrëfen me imtësi takimet, strategjitë e joshjes, marrëdhëniet dashurore, ndërhyrjen e politikës dhe fatet e ndryshme, shpesh tragjike, të femrave, të cilat kanë hasur në rrugën e tyre diktatorë dhe kanë kaluar nëpër shtratin e tyre.

Të doja me lëkundje; a do të të isha, vallë, besnik,
Edhe në këto çaste kur goja jote - kamxhik
Vjen të më njoftojë vdekjen kaq qetësisht,
Mosmirënjohës, dyshoj ende në se s’të dashuroj marrëzisht.

Zhan Rasin, Andromaka, akti IV, skena V.

Mjerë njeriu me një ide të vetme,
sidomos kur është fjala për një femër”.
Margarita Sarfatti

Shqipëroi Kopi Kyçyku



Një revolucionar me organe të papërballueshme


Alarm në Riçone


Riçone, perla e Adriatikut, gjallërohet çdo verë nga një pamje rituale befasuese: një valë admiruesesh dynden në plazh, duke ndjekur nga pas një burrë që duan ta soditin pa uniformë. Benito Musolini përgatitet për banjë. Ai ndiqet deri në ujë nga kjo morì femrash të të gjitha moshave, pa çarë kokën për veshjet që nuk kanë pasur kohë t’i heqin. Janë vetëm italiane që kanë ardhur të soditin Duçen në kostumin e banjës që i rri bukur. Sipas Kuinto Navarra-s, njërit nga njerëzit në shërbim të tij, më fanatike janë gjermanet, jugosllavet dhe hungarezet, të cilat nuk mungojnë të shprehin me zë të lartë vlerësimet për “trajtat atletike të Duçes”. Atë vit pat qarkulluar zhurma rreth një sëmundjeje të tij. Duke dalë nga uji, Musolini vendos atëhere të vetëtregohet dhe, para syve të tyre të shtangur, fillon një sërë ushtrimesh me kalë. Ai e mbyll shfaqjen duke u ngritur mbi yzengjitë dhe u bën të ditur: “Tani shkoni t’u thoni që jam i sëmurë!”. Populli nuk mund ta vinte në dyshim vitalitetin e kreut të vet, as femrat - burrërinë.

Anton Çefa: “Vetëtimë. E zbret fulikare fjala që vret mu në shpirt”

Rreth përmbledhjes poetike të Zef Zorbës “Buzë të ngrira në gaz”, 
Shtëpia botuese “Dituria”, Tiranë, 1994

Përmbledhja poetike e Zef Zorbës1) “Buzë të ngrira në gaz”,e shkruar brenda skajeve të një jete të tërë, nga viti 1945 deri në vitin 1980, u botua një vit mbas vdekjes së poetit, nën kujdesin e Stefan Çapalikut. Më pas u botuan edhe disa poezi të tjera në revistat “Phoenix” dhe “Hylli i Dritës”; çka la të kuptohet se nuk qe përfshirë në vëllim e gjithë krijimtaria poetike e tij. 2).
“Buzë të ngrira në gaz” është shqiptim poetik i lartë, fryt i asaj kohe absurde që ngriu në buzë fjalën e pathënë, po aq edhe ironinë tragjike për bëmat e çoroditura të një shteti të çmendur, të një shoqërie të ndaluar në vend, dhe të një populli të shkëputur nga bota.
Fillimisht, kritika letrare, me dashje a padashje, a sepse, si duket, nuk qe e përgatitur për ta bluar artin e tij, nuk iu afrua poezisë së Zorbës.
Befasues qe një vlerësim i lartë nga jashtë. Në vitin 1996, një komision sui generis, i përbërë nga albanologu Hans Joachim Lanksch, prof. dr. Walter Breu (Universiteti i Kostancës), prof. dr. Elvira Glaser (Universiteti i Zurihut), dhe prof. dr. Wilfrich Fiedler (Universiteti i Munihut), i dha Zorbës çmimin “Martin Camaj”. Në arsyetimin e jurisë thuhet “Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimkambëshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.” Dhe më poshtë: “Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtërore e fjalës” dhe “Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjala për atë të shkrueme në Shqipni”3).
Falë buzëve të ngrira në gaz, këtij njëmendësimi psikologjik dhe filozofik, poezia e Zorbës sot është një realitet poetik gjithëkohor i letërsisë shqipe; realitet poetik buzësh “të ngrira në gaz”, një gaz që shkëlqen ndër ngrica të akullta ironie.
Në “Pasthënien”, me të cilën poeti ka dhënë sqarime për poezinë e tij, thuhet: “Ku më pak e ku më shumë këto punime janë mbarsur nga ironia, madje edhe nga autoironia, por që mjerisht, pa dëshirën time, ka shkarë ndonjëhërë në sarkazëm. S’kam pasë fare të bëj: ashtu ka ardhë. Por dua që këto tipare të mos interpretohen si pesimizëm: nëse duken sit ë tilla fajin e ka aftësia ime e kufizuar e jo vetëdija”4). Ashtu është. Ai e ka ditur e njohur veten dhe botën, jetën dhe artin, dhe i ka dashur:

“O jetë!
Edhe në zgrip,
Shtegëtarët e tu,
Gjithnjë të dashurojnë.”

Blerina Goce: Mungesa e erotikës në letërsinë e shkruar shqiptare

(vijon nga Haemus-i i kaluar)

 

2.7. Erotizmi satirik i Nolit

Nëse ka një aspekt të pashqyrtuar në krijimtarinë e Fan Nolit, ai është pikërisht erotizmi. Poezia e tij është gjykuar dhe analizuar së shumti në aspektin atdhetar, patriotik, demokratik, për tonin elegjiak apo detaje të tjera të ngjashme e që zbulojnë formimin dhe besimin e tij, formimin fetar e filozofik e kështu me rradhë, por pjesa më pak e prekur ka qenë pikërisht erosi.
Edhe pse erosi zë një vend të vogël në krijimtarinë poetike të Nolit mund të themi se ai është i pranishëm dhe zbulon së shumti për formimin e tij dhe është interesante të shqyrtohet, duke pasur parasysh edhe formimin si klerik të Nolit.
Poligloti dhe politikani, oratori dhe historian, studiuesi i muzikës dhe një ndër njohësit më të mirë të veprës së Bethovenit, themeluesi i kishës autoqefale shqiptare, burri i shtetit dhe prifti, përkthyesi dhe dramaturgu, kritiku letrar dhe studenti i përjetshëm, e para së gjithash poeti, F. S. Noli, përveç poezive patriotike dhe politike, përmes së cilave në mënyrë alegorike fshikullon realitetin politik shqiptar, shkroi edhe poezi erotike, pavarësisht se ata nuk hyjnë në mesin e krijimeve më të realizuara të studentit të Harvardit. Poeti dhe intelektuali shqiptar i ardhur nga një zonë e prapambetur, siç qe Ibrik Tepeja, njeriu që, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike me të cilat u ballafaqua, nuk e ndali vrullin për të studiuar dhe zgjeruar kulturën e tij, që është vërtet tepër e gjerë për një jetë njeriu; misionari, që në emër të dëshirës për dije dhe për të udhëhequr popullin e tij, ashtu siç e udhëhoqi heroi i tij i preferuar, Krishti, me të cilin ia kishte ënda të krahasohej, sikur u bind se nuk është krijuar për punë të rëndomta. Poeti nga Bostoni që shaminë e parë, si shenjë propozimi për martesë e pranoi në moshën 9 vjeçare nga bashkëfshatarja e tij Shasha dhe një vit më vonë edhe nga Parashkjeva 20-vjeçare, pas ndonjë përpjekjeje jo fort këmbëngulëse për martesë me Euthalian dhe Kasandrën, sikur definitivisht u bind se është i lindur për punë të mëdha, andaj vendosi ta mbyll këtë kapitull të jetës së tij, pothuajse pa e filluar fare. Por, edhe përkundër një fakti të tillë, Noli nuk mbeti indiferent ndaj temës erotike[1].

Rrezart Lahi*: The Effect of Modern Techniques in Electoral Campaigns

Abstract

The modernization of electoral campaigns was often investigated through political spots. This research will go deeper and will scrutinize the relation between politics and media under the light of campaign professionalization. This research also explores if the campaign techniques were more “top – bottom” or “bottom – up”. First we introduce the three phases of campaign modernization. Through seven focus groups we reveal the changes of electoral campaign in Albania in the light of professionalism. We understand that the role of the party is diminished and the campaign strategist and communication experts had the key role in most of the campaign events. Over the last decade the modernization of the Albania campaign went through key developments. The study confirms that the declining party membership brought an increase role of communication expertize. Results shows that there is a significant level of personalization and it has an increase trend compared to studies which analyzed the same element. The participants point out also the importance of focusing in target groups and online social networks.

Keywords: Personalization, politics, Americanization, Albania, 2013 Elections

Shën Maksim Dëshmitari: Dhe ja një llampadar krejt prej floriri… (Şi iată un candelabru cu totul de aur…)

Në të njëjtën Profeci është shkruar sërish: Dhe më tha: çfarë sheh? Dhe i thashë: Pashë, dhe ja një ndriçues krejt i artë dhe një llampë (pishtar) mbi të; dhe shtatë llampa me vaj në të dhe shtatë hinka në llampat me vaj të tij dhe dy ullinj përsipër, njëri në të djathtë të llampës dhe tjetri në të majtë (Zaharia 4, 2-3).

Çfarë është një ndriçues dhe përse është prej ari; ç’është llampa mbi të, çfarë janë shtatë llampat me vaj, çfarë janë shtatë hinkat mbi shtatë llampat, çfarë janë dy ullinjtë dhe përse ndodhen në të djathtë dhe në të majtë të llampës?
Fjala profetike, që përshkruan nga larg, në mënyrë simbolike, madhështinë e tejndritshme dhe të tejshkëlqyer të Kishës së Shënjtë, e ka vizatuar kështu pamjen, duke dashur të tregojë, besoj, domethënien e së fshehtës së re të saj. Pra, ndriçues krejt i artë është Kisha e gjithëlëvduar e Zotit, e pastër dhe e panjollë, e pacen dhe e paprishur, e pazvogëluar dhe bujtëse e dritës së vërtetë. Sepse thuhet që ari është i padëmtueshëm, po të zhytet në tokë nuk nxihet dhe nuk ndryshket, ndërsa, po të digjet, nuk mpaket. Përveç sa thamë, ai e forcon dhe e përtërin me fuqinë e vet të natyrshme aftësinë e shikimit të atyre që e prekin. E tillë është edhe Kisha e shumëlëvduar e Zotit, që ia kalon me të vërtetë natyrës më të pastër të arit. Ajo është e padëmtueshme, meqënëse nuk ka asnjë përzjerje të huaj në mësimet e saj të fshehta për Zotin, që dëshmohet përmes besimit; është e pastër, sepse shkëlqen nga drita dhe nga lavdia e virtyteve; është e pacënueshme, se është e panjollosur nga asnjë ndotje e mëkateve; është e kulluar, sepse nuk preket nga asnjë prej shpirtrave të këqinj. Duke jetuar në kushtet tokësore, ajo nuk nxihet nga ndryshku i mëkatit. Më në fund, ajo mbetet e pazvogëluar dhe e patkurrshme sepse, megjithqë është djegur kohë pas kohe në furrën e përndjekjeve dhe është vënë në provë nga kryengritjet e parreshtura të heretikëve, nuk pëson nën barrën e sprovave as dobësim në mësimet apo në jetën e saj, në besimin apo disiplinën e saj. Prandaj ajo e fuqizon falë hireve mirëkuptimin e atyre që kërkojnë me anën e saj përkushtimin. Sepse ajo i grish nga njëra anë mosbesuesit, duke u dhuruar dritën e ndërgjegjes së vërtetë, ndërsa nga ana tjetër i mbron ata që i soditin me dashuri të fshehtat e saj, duke ruajtur të pacënuar mirëkuptimin mes tyre. Ndërsa ata që kanë pësuar ndonjë lëkundje, i thërret sërish dhe ua shëron me shtysë mendimin e sëmurë. Kështu kuptohet ndriçuesi i këqyrur nga Profeti, në përputhje me njërën nga domethëniet e fjalëve të mësipërme.

Federico Fellini: Fëmija dhe shkolla

Dua të them se një fëmijë shkon në shkollë në një moshë kur kufijtë mes përfytyrimit dhe realitetit, mes botës së vetëdijshme, fillestare, dhe botës shumë më të gjerë dhe të thelbësuar të iracionales, e ëndrrës, e komunikimit të thellë, janë kufij të brishtë, ndarë nga një cipë e hollë, mes së cilës kalon një frymëmarrje poroze dhe në të cilën ndodhin sitje, shndërrime, tretje të paparashikueshme. Kjo gjendje e epërme do të zhduket shpejt, me moshën. Larg të qënit e pranuar dhe e mbrojtur si diçka e çmuar, si një thesar floriri i njohjes, i zhvillimit të aftësive jetike, ajo shpërfillet ashpër nga shkolla, shihet me dyshim, me mosbesim, sidomos nëse bie në sy brenda rregullit konvencional ku duhet futur fëmija. Nuk është faji i askujt; kjo bën pjesë në njëfarë dembelizmi të shpirtit, në mungesën e mirëkuptimit, në paaftësinë me të cilën ndjekim çështjet e edukimit, në moskuptimin tonë themelor ndaj botës së fëminisë, teksa përfytyrojmë se, në përgjithësi, fëmija është si një gabim që duhet ndrequr. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me një personalitet disi më të ndryshëm, vetmitar, i cili ka ende mjete rudimentare, por të panjollosura, në lidhje me realitetin dhe i cili, si elementet e natyrës, ruan një dije që ne e kemi humbur, njeh gjëra të panumurta që ne i kemi harruar, që janë fshirë me forcë.

Simona Nicoleta Lazăr: Shtatë poema dashurie (Şapte poeme de dragoste)*


1. I dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
(Iubitul meu din ţara cu armoarii)

I dashuri im nga vendi pa gjuhë
nga vendi pa stinë e falje
ma shtrëngoi në krahë heshtjen që gjembon
edhe ashtu e plagosur
duke rrjedhur gjak / mbi dete
me mburoja të holla akujsh të bardhë
çapitem ngadalë si n’ëndrra të frikshme

(i dashuri që sapo kish mbërritur
u shpu sërish në botën e tij prej mjegullash)

i dashuri im nga vendi me flamuj mesjete
në sëndukë paje të mbyllur / fshehtas
ikur është sërish
marrë nga kuajt
një muzg më i ftohtë / më i hidhur

vate në vendin e tij prej flatrash dëboruar
i dashuri im që sapo kish mbërritur

Ndue Ukaj: Gjithmonë diçka mungon


Ndue Ukaj (1977), shkrimtar, kritik i letërsisë dhe publicist. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka jetuar në Suedi, ku ka kryer kurse të ndryshme. Ka qenë anëtar i disa redaksive letrare dhe editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti”. Është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe, brenda dhe jashtë vendit. Poezitë dhe tekstet e tij janë përkthyer në anglisht, spanjisht, italisht, rumanisht, finlandisht, kinezisht, suedisht dhe janë botuar në shumë revista prestigjioze. Është autor i librave: “Diskursi biblik në letërsinë shqipe”, “Ujëvarat e metaforave”, “Godo nuk vjen”, “Ithaca of the Word”, poezi, përkthyer nga Peter Tase, “Godo is not coming”, poezi, përkthyer nga Peter Tase, “Arka e shpëtimit”, poezi. Libri me poezi “Godo nuk vjen” u vlerësua me çmimin kombëtar ”Azem Shkreli” për librin më të mirë të botuar me poezi në vitin 2010, në Kosovë. Në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, “Ditët e Naimit” u laurua me çmimin për poezinë më të mirë “Qiriu i Naimit.” Revista letrare The International Poetry Translation And Research Centre, që botohet në Kinë, e ka vlerësuar një nga poetët më të mirë të botuar në vitin 2013 në këtë revistë. Është vlerësuar po ashtu edhe me mirënjohje dhe çmime tjera letrare. Është anëtar i PEN-it në Suedi.
  

Drejtpeshim


Gjithmonë rastis të shihesh një ëndërr e të ëndërrosh diçka tjetër. 
Të jesh i magjepsur pas një ikone e ta ëndërrosh një ikonë tjetër.
Të rastis të jesh diku e të mendosh për një vend tjetër;
përshembull të jesh në Romë dhe papritur të kuptosh:
jo të gjitha rrugët të çojnë kah lumturia. 

Të jesh në Prishtinë e të ëndërrosh një vend të largët
ku liria s’ka duhmë politike.
Apo të jesh në një vend të largët
e ta ëndërrosh Prishtinën me duhmë politike.

Gjithmonë rastis të sajosh ide e të ngrehësh piramidën e lumturisë
me labirinte të bukura e ikona madhështore.
Dhe papritur të shihesh skëterrën mizore pranë këmbëve tua.

Prof.univ.dr. Ardian Kycyku: Panait Istrati dhe rrënjët e prozës ballkanike


(Fragment nga një studim i zgjeruar)

Panait Istrati, „Kira Kiralina, shqipëroi Kopi Kyçyku
Shtëpia Botuese PA, Prishtinë 2015,
me mbështetjen e rrjetit kulturor Traduki

Hyrje

Pa e synuar, ose pa ia dalë mbanë, - për shkak të vdekjes, të cilën e priste qysh fëmijë, por e cila duket më e parakohëshme se në raste të tjerë, - gjeniu i letrave Panait Istrati duket se u la lexuesve të zgjedhur një kryevepër të dyfishtë. Në thelb, çdo kryevepër mbështetet mbi një rrjet gojëdhanash[1] dhe / ose pamjesh me rrënjë të pakapshme në kohë, mbi durimin dhe hirin krijues të disa breznive, dhe është një kulm, ose një rrjet kulmesh. I bindur se njeriu nuk duhet ta shndërrojë veten në një kryevepër, por në një mjet lumturie (për të tjerët), sa i përket rrafshit artistik, Monsinjori Vladimir Gjika[2] shprehej se përcaktimi më i saktë i një kryevepre do të ishte: ”Nuk i ka të gjitha, por asgjë nga ato që nevojiten nuk i mungon”. Nga këndvështrimi i atij që i rrëmben kryevepra të padukshmes përmes skalitjes së gurit, Constantin Brâncuși, besonte se kryevepra është “barazpesha absolute[3].

Denis Celcima*: Motivation as a continuous challenge in Education


ABSTRACT

Being motivated and setting the right goals offers a good perspective of the achievement in educational context.
Motivation of achievement is strongly connected with students’ cognitive representations of their attempts to succeed. It helps them to improve their ability in a task and are associated with different outcomes such as a challenging work, high intrinsic motivation, persistence and willingness to seek help with schoolwork.
The teachers’ part here is to help them know what they really want to achieve. In this case, the teachers seem to help them know the importance of the right goals.
Having the right motivation directs in the right achievement.

Key words: Motivation; school achievement; intrinsic motivation; persistence

Motivation is a very important cognitive process which has a great impact on the achievement. Students which reach to set the right motivation or follow the objective set by the teachers, prove a sense of self efficacy. They get totally engaged to fill that. During their engagement, their performance in collaborating and interacting seems to be improving. This is manly pictured in project-based learning. During their meetings, they repeat and memorize the information. Self efficacy is fundamental. While the students look into the learning processes and see how they are progressing in some time, they recognize their ability and agility (Elliot and Dwech; 1998).

Gheorghe Bâlici: Epigrame

La 50 de ani


La vârsta asta toată lumea vine
Să vadă de arăţi la fel de bine,
Iar unii îţi aduc şi câte-o floare,
Că-i jumătate de înmormântare...

George Petrone: Epigramatica


În cartea sa „Epigrama în literatura română” prof. univ. dr. Elis Râpeanu dă o definiţie – după mine – cuprinzătoare speciei: „Epigrama este o formă (oarecum) fixă de poezie, în mod preponderent catren, aparţinând genului liric, cu un conţinut satiric, umoristic, aforistic sau poetic, ce ţine de ascuţime şi de arta ingeniozităţii, având o structură binară ce-i conferă simetrie şi o opoziţie între argument şi contraargument, structură ce naşte o tensiune numită „epigramatică” (mecanism epigramatic), descărcându-se printr-o „scânteie”-surpriză ce poartă numele poantă”.