Showing posts with label "Habia kulturore". Show all posts
Showing posts with label "Habia kulturore". Show all posts

PËR TË QESHUR E PËR TË QARË / DE RÂS ŞI DE PLÂNS

Astrit Cani

Habia kulturore

Tirana-Milano solo andata

Herën e fundit që ishem në Tiranë (fama e ngjyrave të Tiranës i ka ndezë shum trune mes italianëve truthatë), më thanë se rruga Myslim Shyri ishte orientue seriozisht kah nji binjakëzim me rrugën Montenapoleone të Milanos. Bukur, apo jo! Unë në Milano jetoj, mirëpo nuk di pse nuk më gëzoi ky lajm. Më gëzon kur bahet nji rrugë e re, dhe mirëmbahet për kah ana estetike. Amà rruga Montenapoleone e Milanos nuk asht kulmi i kulturës italiane, dhe nuk dashurohet prej milanezëve. Të cilët tashma as ata vetë nuk mund të blejnë nji palë këpucë aty, dhe u hapin shtegun klientave nga Japonia dhe ndoj vend tjetër. Asht simbol, kjo rrugë. Simbol i së vetmes industrí që i ka mbetë Italís, pasi i kanë dështue tana tjerat, industria e modës. Nuk ka fare randësi mendimi im, mirëpo, të zotin e rrugës, pra padronin moral të saj, nuk e ka pyet kurrkush. Unë s'di ç'mendim do kishte pasë Myslimi, të cilin asht pak vonë me e pyet, sikur emni i tij të lidhej me emnin e Armanit apo Valentinos, që sigurisht nuk mund të quhen burra me namuz, simbas botëkuptimit të Myslimit. Myslimi, sigurisht nuk asht kondra vetrinave sexy, nuk asht kondra të veshunit firmato, por mbase nuk ka luftue për 'to, dhe nuk do dojte që emni i tij t'u bante strehë atyne vlerave. Jazek, do kishte thanë Myslimi, jazek!

Njeriu

Në nji periudhë m'u kujtojte shpesh se insani, ose njeriu simbas arabishtes, asht pak edhe insane, i lojtun nga fiqiri, simbas anglishtes.