Showing posts with label Eugen Ionesco. Show all posts
Showing posts with label Eugen Ionesco. Show all posts

Eugjen Ionesku: “… bëhet fjalë për Zotin në mënyrë aq të qartë, saqë askush nuk e kuptoi”.


(pjesë nga një bisedë për krishterimin)[1]

Eugjen Jonesku: Ajo që më duket skandaloze është fakti që Kisha duket se kërkon të vetasgjësohet në Histori, aq shumë trembet se mos dalë jashtë Historisë. Kjo është e tmerrshme sepse në të vërtetë roli i saj është të jetë jashtë Historisë, ta udhëheqë botën drejt Së Përjetshmes, prandaj ajo duhet ta ngrejë Historinë në mbi-Histori, duhet të japë teknikat e faljes dhe të soditjes. Tani ajo duket se nuk bën gjë tjetër përveçse politikë dhe demagogji. Kisha nuk dëshiron të humbë klientelën, por të fitojë edhe klientë të tjerë. Kjo është një shënjë laicizimi me të vërtetë dëshpëruese. Sot njeriu ka nevojë pikërisht për një ishull, i cili të mos rrihet nga erërat e Historisë, që t’u bëjë ballë stuhive, që të mos jetë i përkohshëm. Domethënë për atë që Kisha nuk e do më, nuk mundet më, nuk e di më, nuk përpiqet të japë më apo të propozojë.

EUGEN IONESCO: 0.002%


-->
“Zoti Jean Larinotte, një mendimtar i ri frëng, ka hartuar në librin e tij De la méchanceté avant toute chose (Ligësia para së gjithash), një statistikë vegimtare. Ai ka vënë re se, nga librat letrarë që dalin çdo vit nga shtypi, në letërsinë botërore, 80% janë dukshëm e përgjithësisht të këqinj, 10% pëlqehen edhe pas dy vjetësh, 6% - pas gjashtë vjetësh, 2% - pas dhjetë vjetësh. 0,2% pëlqehen edhe pas njëzet vjetësh dhe, bash kështu, vetëm 0,002% pëlqehen pas njëqind vjetësh”.
(Identiteti i të kundërtave.
Studim pë romanin Maytrei të Mirçea Eliade-s)