KOLEC TOPALLI
Parimet themelore të hartimit të alfabetit të shqipes
Alfabetet e gjuhëve të sotme janë krijuar duke u mbështetur në alfabetet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Greqishtja ka huazuar alfabetin e fenikasve duke i shtuar atij shenja të veçanta për shqiptimin e zanoreve. Alfabeti i latinishtes dhe i sllavishtes së vjetër patën për bazë alfabetin grek, dhe kështu vepruan gjuhët romane, kelte e gjermanike bashkë me gjuhët joindoeuropiane të Europës, si finlandishtja e hungarishtja, që përshtatën alfabetin latin, duke i bërë ndryshimet përkatëse në pajtim me sistemet e tyre fonologjike. Të gjitha këto ndryshime në përshtatjen e një alfabeti bëhen sipas disa parimeve. Për alfabetin e shqipes këto parime janë formuluar e diskutuar në Komisionin e posaçëm të Kongresit të Manastirit e janë zbatuar në hartimin e tij. Ndër këto parime shënojmë:
Alfabeti i shqipes mbështetet në shkronjat latine, mbi të cilat janë hartuar alfabetet e gjuhëve moderne të Europës Perëndimore.
Çdo fonemë të shprehet vetëm me një grafemë, dhe anasjelltas, çdo grafemë të ketë vlerë vetëm për një fonemë.
Për fonemat që nuk i ka latinishtja, të përdoren digrame, domethënë grafema të përbëra nga dy elemente.
Të shmangen, me sa të jetë e mundur, shkronjat me shenja diakritike.
Për parimin e parë, mbështetja në alfabetin latin ishte shprehje e orientimit perëndimor të shqiptarëve që në shkrimet më të para të gjuhës shqipe. Madje, në këtë përfundim kishin ardhur të tria shoqëritë, që patën peshën më të madhe në hartimin e alfabetit të shqipes, Shoqëria e Stambollit, e Bashkimit dhe e Agimit. Por alfabeti i latinishtes ishte i pamjaftueshëm për 36 fonemat e shqipes. Se ç’probleme dilnin për fonemat që nuk i ka latinishtja, mund të kemi një ide po të shqyrtojmë alfabetin që ka përdorur Buzuku në “Mesharin” e tij, i cili për këtë qëllim u detyrua të huazojë shkronja të veçanta nga alfabeti cirilik i Bosnjës.
Për të respektuar parimet e mësipërme hartuesve të alfabetit iu desh të bënin një punë të vërtetë shkencore, që lidhej me sasinë e madhe të grafemave që nevojiteshin për të mbuluar sistemin fonologjik të gjuhës shqipe.