Showing posts with label "Ballkanizmat - Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas". Show all posts
Showing posts with label "Ballkanizmat - Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas". Show all posts

Ballkanizmat: Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas

Rovena VATA
Qendra e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike Tiranë


1. Hyrje
Objekti: Kjo detyrë ka për objekt: “Të trajtoj disa motive si dhe shtresime greko-romake në folklorin tonë. Aspekte krahasuese, përkime dhe ngjashmëri për secilin rast. Figura e Zanës zë një vend të konsiderueshëm në folklorin tonë në përgjithësi dhe në “Ciklin e Kreshnikëve” në veçanti, ajo trajtohet si një figurë mbinjerëzore dhe quhet një “totem” ku prekja dhe prishja e qetësisë së tyre ishte një “tabu”, me këtë term janë quajtur dhe quhen edhe sot e kësaj dite. Sipas Freudit: “Totemi zakonisht është një kafshë, e padëmshme, ose e rrezikshme dhe e frikshme, rradhëherë një bmië ose një forcë e natyrës (ujë). Totemi shprehet ai, është engjëll mbrojtës dhe ndihmëse (të tilla janë edhe Zanat në Eposin e kreshnikëve) e antarëve. Antarët e totemit kanë detyrën e shenjtë që të mos e vrasin totemin e tyre dhe të mos ushqehen me mishin e tij”[1].
Qëllimi: Të gjej pikat e përbashkta ose përkimet midis motiveve greko-romake dhe atyre shqiptare, me ç’mjete dhe si trajtohen këto shtresime dhe motive në folklorin tonë dhe në atë greko-romak. Paralelet mes Zanës dhe Dianës, mes Zanës dhe Circes, mes Medea dhe Rushës sllave, mes Elektrës dhe motrës së Ali Bajraktarit, Odisesë e Agë Ymerit, trajtimi i motivit të flijimit, motivi i vëllait të vdekur, trajtimi i disa figurave të mitologjisë sonë dhe asaj greke.

Parashtrimi: Studimet filologjike të gjysmësheku-llit të fundit kanë saktësuar e konfirmuar se disa dukuri të kulturës tradicionale si: gjuhësore, etnografike, historike dhe letrare, në procesin e gjatë të bashkëjetesës, janë ballkanizuar, pavarsisht nga prejardhja, afërsia apo largësia gjenetike e popujve që rrojnë në këtë rajon shprehet studiuesi Shaban Sinani[2]. Është shkruar shumë për mundësinë e shpjegimit të disa bashkëpërkimeve shqiptaro-greke përmes një substrati të përbashkët prehistorik pellazg; po ashtu edhe për mundësinë e një ndikimi të një substrati etrusk në afërsinë e kulturës shqiptare me atë latine dhe ato neolatine. Ajo që dihet dhe që nuk mund të përjashtohet në asnjë rast si faktor ndikimi për bashkëpërkimet kulturore jo vetëm shqiptaro-greke apo iliro-latine, por në shkallë rajonale, është fqinjësia e drejtpërdrejtë shumëshekullore dhe prekja historike e vijueshme midis gjuhëve dhe qytetërimeve. Dëshmitë e pranisë së kulturave të vjetra antike në lëndën shqiptare, sidomos të kulturës greko-romake, janë edhe dëshmi hershmërie dhe fqinjësie prej antikitetit. Lambertz-i argumenton se në eposin verior ka mbi 40 tema të ngjashme me ato të këngëve homerike a akritike[3].