Showing posts with label Arian Leka. Show all posts
Showing posts with label Arian Leka. Show all posts

Arian Leka: Misiune de salvare (Mision shpëtimi)

(l. 1966, AL)


... am auzit vocea care mi-a vorbit. ”Du-te sus” mi-a spus ”că nu mă simt bine”. Doar atâta îmi aduc aminte. –

din amintirile unui supraviețuitor

 


Pa mal au ajuns animalele, nu noi.

Un crocodil. O puma. Un rinocer.

Un rechin. Un cal. Un elefant.

Chiar și un câine prelung

Căruia nu-i venise încă vremea.

 

Au navigat peste hainele noastre.

 

Animalele, brodate pe haine de firmă

Cumpărate prin tejghele de haine third hand

Se țineau tare, cu copite și gheare de bumbacul umed

Produs prin țări sărace, ca patria noastră

Unde oameni înecați în sudoarem ca noi

Își cos ochii cu ața.

 

Le-am văzut cum taie printre valuri

Și-au părăsit bluzele, cum sunt părăsite bărcile imediat ajunse la mal

Ca să aducă vestea că marea ne dăduse o nouă naționalitate

Că trupurile noastre nu mai ieșeu prin nisipuri

Că guguștiucii pot fi legați la gât în amurg

Când se pogoară peste coșuri de nave

Înșirate să devină rugină

Cu care, după topit, devin iar nave grele de emigranți

Noi, fii de emigranți care

În orele târzii vor umbla peste marea aceasta

Călcată de tălpi

Arată adânc de picioarele noastre.


În română de A.-Ch. Kuciuk

Evalda Paci: Mbi disa emra dhe mite të letërsisë shqipe

Arian Leka: Konsensus dhe polemikë për emrat dhe mitet e letërsisë shqiptare, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2022.

Në përmbledhjen me titull Konsensus dhe polemikë për emrat dhe mitet e letërsisë shqiptare, të studiuesit Arian Leka do të gjinden të reflektuara sprova hulumtimi mbi një sërë çështjesh që cekin studimet mbi letërsinë shqipe dhe traditat studimore përkatëse, ashtu dhe studime të thelluara mbi autorë të veçantë, njohja e të cilëve nuk ka ardhur në kohën dhe qasjet e duhura, për arsye rrethanash dhe zhvillimesh tipike për artin e letërsinë në vendin tonë. Evidentimi dhe kontekstualizimi përkatës orientohet më së miri nga ndarjet kryesore tematike që autori nënvizon në pasqyrën përkatëse, pikërisht me titujt Mitologji; Klasikë; Realizëm socialist; Bashkëkohësi e që bën të mundur të krijohet një ide paraprake mbi njësitë që e përbëjnë përmbledhjen në fjalë. Përbashkimi i mësipërm i konceptuar në pikëpamje tematike dhe autoriale nuk cenon hapësirën e leximit të mëvetësishëm të krerëve të kësaj përmbledhjeje, në të cilën do të mund të gjurmohet një lëndë e pasur në burime bibliografike, në zëra të përveçëm, në kontribute që kanë ndikuar në krijimin e parahistorikut të trajtesave në fjalë, por dhe në argumente që grishin kureshtjen për mënyrën e shtjellimit të tyre nga ana e autorit të përmbledhjes.

E iniciuar me një trajtesë që ka si premisë studime të mirëfillta mbi mitet, toposet dhe receptimin e tyre në mendimin filozofik botëror, kjo përmbledhje do të ketë në përbërje të vet dhe trajtesa që të tilla çështje do t’i reflektojë të pasqyruara në shkrimtarinë e autorëve të veçantë të letërsisë sonë, madje, të autorëve që për dekada të tëra nuk u përmendën as me titujt e veprave, pavarësisht se njiheshin fort mirë nga shkrimtarë dhe kritikë të letërsisë. Mitologjia dhe mitet ndërkohë rivijnë në një sprovë hyrëse që bën të mundur të rikalojmë në kujtesë dhe reflektime një sërë autorësh që zbërthyen elemente të rrëfenjave më në zë të një tërësie konceptesh me të cilat mund të rindertohet sot e kësaj dite një filozofi e botës mitologjike, e konkretizuar në trashëgiminë e çmuar të botës antike greke.[1]

Arian Leka: "Dhe mos ia lodh kokën njeriu me fjalë..."

Fjala e mbajtur nga shkrimtari Arian Leka me rastin e marrjes së Çmimit "Skeptri Letrar", Shkup, qershor 2019


Atëherë kur, sipas babait, kisha arritur moshën e duhur për të mbajtur në kyçin e dorës një orë të gjallë - siç babai quante vetëm orët me kurdisje - ai më dhuroi një Zeppelin.
Ishte mekanike. Nga ato që, për t’i dalluar nga orët vetëkurdisëse apo elektronike, i quajmë sahatë. Kishte një fushë me ngjyrë argjendi. Numra të dukshëm, ku 12 dhe 6 vërtet mungonte, por data dallohej mirë. Thua se e vetmja gjë e rëndësishme brenda asaj hapësire të përsosur rrethore ishte data.
Nuk e bleu. Thjesht e hoqi nga kyçi i dorës së tij dhe ma dha. E vendosa në pulsin tim.
Prej vitesh jam përpjekur të kuptoj domethënien e atyre pak fjalëve që tha, në çastin kur orën e tij e la në dorën time. Foli me zë aq të ulët, sa duhet t’i merrja vetë me mend se për çfarë bëhej fjalë:
- Si Zeppelin!
Kaq!
- Si jeton Zeppelini? pyeta, sikur Zeppelini të mos ishte një orë dore me akrepa, por ndonjë pelikan me krahë të rëndë metali.
Babai më vështroi, por nuk foli. Çfarë kishte për të më dhënë ma kishte dhënë. Dhe çfarë kishte për të më thënë ma kishte thënë. Siç dinte ai. Pa shumë fjalë.

Prof.univ.dr. Ardian Kyçyku: Një libër-kyç


(Disa shënime për librin “Në kërkim të këmishës së humbur”, autor: Arian Leka, Botimet Poeteka, 336 faqe, ISBN: 978-9928-230-27-0, Realizimi grafik: Joan Leka & Xhoel Leka – Geppetto’s Studio, Tiranë, 2018)

Përmasat e një libri të shkruar nga brenda

Sot janë shtuar tejmase ata që preken rëndë në sedër, kur mësojnë se pyetjes “Pse shkruani?” Louis-Ferdinand Céline-i iu përgjigj: “Që t’i bëj të tjerët të palexueshëm”. Sepse sot, si për fund sa më të shpejtuar bote, shumëkush e përfton veten hero kryesor të një libri, madje hero i dyfishtë, edhe si autor. Prandaj nuk janë rastësisht në modë top-et e librave më të lexuar, më të shitur, më të pavdekshëm, të shkrimtarëve, mendimtarëve, politikanëve, ish-ëve të çdo lloji etj. Në shumicën dërrmuese te rasteve, pjesëmarrësit nëpër rubrika të tilla i përgjërohen tërthorazi lexuesit, duke shpalosur vetí prej udhëheqësish (të paktën) ndërgjegjesh: “Bëhu si unë... Lexo këto që çmoj unë dhe do të bëhesh si unë...” Nuk di sa lexues duan të bëhen si ata e si ato. E qartë është se top-et e autorëve dhe të librave ndikojnë fare pak dhe kalimthi mbi ecurinë e letërsisë së mirëfilltë, e cila u nënshtrohet ligjesh të tjera gjer edhe kur duket e mënjanuar apo e shfarosur.

Arian Leka: Nimic mai mult decât luna (Asgjë më shumë sesa hëna)


Tu nu ceri nimic mai mult decât luna
Când îți sprijini capul în amurg
Și intri din fereastră
În mine

Învelită-ntr-un nor alb
Te ascunzi în patul meu
Strecurată precum pana
Sub aripă

Deschizi gura
Un pic

Nu de cuvine
Ci de mireasma care mă face să-mi amintesc
De nuferii
În dimineața
Când i-am înghițit cu ochii

De aceea nu pot dormi în cortul
fantomă
Unde cearșafurile
Care vajnic se luptaseră
Se umflă

De dragul tău.

Arian Leka: F(l)uturizmi shqiptar përballë Futurizmit kanonik- (Realizmi socialist – adventus dhe adventurus mes realizmit dhe i/rrealizmit)


Shkëndia për qëmtimin e Realizmit Socialist dhe praninë e i/rrealizmit brenda corpus-it të tij, i përket vitit 2009. Teksa përktheja për revistën Poeteka një antologji të poetëve futuristë italianë, në 100 vjetorin e shpalljes së Manifestit të lëvizjes avant-gard me shpërfaqje sa artistike aq edhe sociale e politike në angazhimet e veta, u vu në lëvizje ai mekanizëm intuitiv dhe logjik njëherazi, që filloi të vëzhgonte më me kujdes jo vetëm çështjet e cilësimit të realizmit të Realizmit Socialist brenda katalogut të lëvizjeve artistike me bazë realizmin, por veçanërisht çështjet e cilësisë së realizmi të medodës letrare të Realizmit Socialist.
Pjesë e këtyre vëzhgimeve të atëhershme u bënë edhe mitet me sfond të ngjashëm social dhe politik, apo zbulimi i disa vatrave metodologjike e tekstore ku realizmi i Realizmit Socialist shfaqet si variant i realizmit pas modernizmit.
Prej këtej, Realizmi Socialist filloi të gjurmohej si shmangje ndaj realizmit të pretenduar apo më pranë një forme të “realizmit moral”, “subjektivizëm etik” me bazë “quassi-realizmin”, që të nisin drejt termave “realizëm postmodernist” dhe “anti-realizëm”[1]. 
Prej këtej filloi të bëhet më i dallueshëm fakti se zgjerimi i i/rrealizmit[2] në trup të Realizmit Socialist nxitej nga krijimi i një “forme monarkike” në perceptimin e këtij realiteti, në trashëgimin e një realiteti të vetëm dhe në riprodhimin e po këtij realiteti në forma të shumta, por jo të shumëllojshme që, tekefundit, ishin e njëjta formë e shumëfishuar e një monorealiteti të programuar.

Këtë lloj i/rrealizmi brenda realizmit, filozofi dhe esteti Henry Nelson Goodman e cilëson me termin “versione të botës”, por këtij përcaktimi i bashkëngjiten edhe të tjerë si, “pluralizmin epistemik”[3], të cilët përkufizojnë shumësinë e formave të njohjes, siç e gjejmë të arsyetuar nga studiuesi Evgeny Dobrenko[4].
Të gjitha këto vështrohen të lidhura me atë formë realizmi që ngulmon t’u japë përgjigjeve pyetjeve mbi atë se çfarë ishte në thelb realizmi i prodhuar nga Realizmi Socialist. Ishte ai një gjuhë e re arti apo gjithçka ishte thjesht një iluzion aristik[5]?
Për më tepër, ngjall kureshtje mendimi nëse ishte socializmi si rend, ai qe e krijoi Realizmin Socialist, për të “zbukuruar realitetin” në vendet ku kjo metodë u zbatua apo kishte ndodhur e kundërta, ku vetë Realizmi socialist ishte ai që prodhoi dhe e riprodhoi socializmin, duke i dhënë këtij sistemi utopik statusin e realitetit, siç mund ti jepet formë materiale një ideje?
Engeny Dobrenko sjell argumete se socializmi i vërtetë ka lindur prej artit të Realizmit socialist dhe se ky Realizëm socialist rezultoi institucioni më efektiv sociopolitik i stalinizmit, që edhe e krijoi dhe e ngriti atë në statusin e metodës[6].
Së këtejmi buron edhe pyetja nëse kishte pasurim të formave të pasqyrimit të realitetit nga ana e artistëve të kësaj metode krijuese? Apo gjithçka që ndodhi brenda përvojës totalitare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, si të Lindje ashtu edhe në Perëndim të Europës, nuk ishte gjë tjetër veçse zbatim i funksionit prej iluzionisti të artit që, duke iu adresuar socializmit, mundësoi fluturime vetiake drejt së ardhmes dhe pritshmërive futuriste, që e zëvendësuan realitetin me një gënjeshtër të parëndësishme estetikisht?
Riprodhimi i shumëfishuar i të njëjtit realitet brenda letërsisë së Realizmit socialist, kishte të bënte jo me toposin, por me logosin, për shkak se poetika mbeti e njëjtë edhe pse harta e vendosjes së narrativës ndryshonte nga njëra vepër në tjetrën dhe nga njëri vend në tjetrin.
Gjuha monolite e mjeteve të të shprehurit çonte drejt absolutizmit të një mono-realiteti që, siç u pa, iu kundërvu formave plurale të shfaqjes, të perceptimit dhe të pasqyrimit. Kjo trashëgimi letrare - monopolin e së cilës në narracion e kishte vetëm shteti - nuk rezultoi të ishte tjetër veçse formë e një monologu. Thënë ndryshe, vendin të një republike me pluralizëm formash, prirjesh e mjetesh letrare, e zuri forma e monarkisë absolute.
Autoriteti suprem ishte ai që ushtronte pushtetin e vet të plotë mbi formën e vetme të lejuar të pasqyrimit të realitetit: atë të realizmit socialist.
Absolutizími i realitetit të vetëm, i ushqeyer nga principe politike, nga frymëzime theo-ideologjike dhe gjykime etike, prodhoi dhe mbajti gjallë një “realitet – mumje”[7], që i takonte njëkohësisht më shumë të ardhmes sesa aktualitetit që, falë letërsisë përjetohej sikur ishte apo, por që ndodhet përtej dhe që iu ofrua masave si një fakt-fiction, përmes letërsisë së Realizmit socialist.
Prania e një forme të këtillë realizmi i krijoi klimë të përshtatshme riaktivizimit të disa llojeve të veçantë të miteve-klishe, të cilat zunë vend edhe në peizazhin e ri letrar shqiptar mes viteve 1949-1989.
Burime të mëhershme konfirmojnë priren të vendosin një rend tjetër në kronologjinë e njohjejes e komunikimit mes letërsisë shqiptare dhe lëvizjeve, shkollave e rrymave të modernizmit. Këto burime zënë fill kemi gjetur në shtypin shqiptar mes viteve ’30-’40 ku, mes të tjerash qëmtuam paragrafë që vënë në dijeni se në Shqipëri dhanëci “kan nisë me hye pak nga pak natyralizmi, verizmi, madje surealizmi, ermetizmi për mos me thanë futurizmi”.[8].
Duke e vëzhguar si luftë për hapësira letrare polemikën mbi modernen në letrat shqiptare mes viteve ’30-’40, kemi ndeshur edhe detaje të tjerë që e pasurojnë panoramën mbi praninë e marrëdhënieve e dijenive mbi rrjedhat kulturore europiane të atyre viteve. I tillë është teksti i Nexhat Hakiut, më pas pjesë e trupit botonjës së redaksisë së revistës letrare “Bota e Re”, por i ndëshkuar më pas, i cili në vitin e fundit të Luftës II shkruan kështu në Bashkimin e Kombit: “Futurizmat, dadaizmat, ermetizmat e tjera kësodore lindin e perndojnë, kurse arti i vërtetë përmes klasikvet, ka lindur dhe ka mbetur përjetë”[9].
Lidhur me shkallën e ndikim-aplikimit të rrymave moderne mbi disa autorë shqiptarë, si për shembull Gaspër Pali, shprehet edhe Kolë Ashta, i cili shkruan: “Sensualizmi, verizmi, realizmi, surealizmi, klasiqizmi, romantiqizmi, ermetizmi, simbolizmi kapërthehen në nji mënyrë të pazgjidhun në shpirtin poetik...”,[10] dhe ku për arsye të njohura, “Rrymat e ndryshme letrare, të cilat i a trazojnë vetdijen, nuk marrin trajtë të préme...”,[11].
Prej kësaj merr vëmendje edhe gjurmimi i mënyrave të tjera, veç atyre të pretenduara, lidhur me zanafillën, ecurinë, vonesat dhe sidomos me trashëgiminë progresiste dhe pozitive letrare të realizmit paraardhës, mbi të cilën u mbështet Realizmi Socialist.
Përmes këtyre priremi të shprehemi e të qartësojmë jo vetëm për zanafillën si importim apo si përshtatje të metodës së Realizmit Socialist për realitetin shqiptar, si dhe jo thjesht mbi kufijëzimet që rrodhën prej tyre, por edhe kufijtë bashkues e ndarës brenda metodës së realizmit socialist, e cila, siç do e vërejmë në kapitujt pasardhës, nuk paraqitet e homogjenizuar në format e saj të drejtimeve lokale.
Po ashtu, dokumentet dhe interpretimet nënvijëzojnë se pavarësisht modelit të “importuar” dhe avancimit të tij drejt “imponimit të modelit lindor” herë bolshevik e herë sipas formatimit të revolucionit kulturor kinez, por edhe gjendjes së gatishmërisë së një pjese jo të vogël të shkrimtarëve për të përqafuar me parapëlqim metodën e realizmit, si alternativën më të mirë në pasqyrimin e realitetit të ri shqiptar, është e nevojshme t’i mëshojmë më fort faktit se realizmi socialist do të hasej me mjaft probleme serioze jo thjesht dhe vetëm në “përshtatshmëri”, por edhe me “depërtueshmëri” në truallin e letërsisë shqipe në rast se nuk do të kishte pasur një traditë pararendëse sado të shkurtër të realizmit letrar që ishte importuar thuajse tërësisht nga Perëndimi.
Argumete mbi çështjen e trashëgimisë, e ndeshim te Sterjo Spasse, i cili shpreh idenë se Realizmi Socialist mund të zhvillohet i mëvetëm, pa mbështetje, pa paraardhje letrare dhe pa pasur fare nevojë për vepra të realizmit kritik.
Në diskutimin e tij me titull Atmosfera letrare, mbajtur në Konferencën e Tretë, të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë ndeshim argumentin në vijim: “Pas mendimit tim, jo vetëm t’i lëmë për më vonë veprat e realizmit kritik, por e mira e të miravet të mos dalin kurrë vepra letrare të realizmit kritik sot, që kemi metodën e Realizmit Socialist”.[12]
Qasjet e ofruara më herët vihen në funksion të vrojtimit të cilësisë së realizmit brenda letërsisë së Realizmit Socialist, si një mundësi për të vëzhguar shkallën e përfaqësimit të reales brenda metodës, përpikëmërinë dhe madje fetishizmimin në pasqyrimin e realitetit dhe të realiteveve të brendashkruara, të cilat, jo rrallë çuan në daljen nga shtrati i reales dhe i realizmit të mbicilësuar si socialist.
Por edhe pse realja dhe realizmi, si forma të pasqyrimit të realitetit, ushtruan dhe ushtrojnë ndikim në jetën sociale, politike, etike, estetik dhe teologjike, pyetja shtrohet në këtë formë: me ç’mjete e metoda u bë e mundur që Realizmi Socialist, kjo formë e çuditshme e realizmit, u identifikua me realen dhe me të vërtetën, me vetë realitetin, kur të qenit real, si një konceptet qendror në teorinë e Lacan-it, vështrohet si krejt i pamundur[13]?
Kësisoj e kemi veçuar tanimë interesimin për të vëzhguar përballjen realizëm/i-realizëm brenda shtratit të Realizmit socialist, llojin e realizmit që u aplikua dhe sidomos cilësinë e këtij realizmi.
Ndërkaq na mbetet të hetojmë në se të qenit realizëm i cilësuar – socialist – ndikoi mbi thelbin e vetë realizmit? Ky cilësim a e çoi atë realizëm më pranë reales apo e shndërroi në “realizëm spekullativ” në korelacion me universalen,[14] në fotorealizëm dhe në forma të tjera, që ndikuan në transformimin e një letërsie me bazë realiste në një letërsi i-realiste?
Në veprën e tij Languages of Art, studiuesi Nelson Goodman mbron tezën që i njeh arteve jo vetëm kontributin në të kuptuarit e botës, por mbi të gjitha ndihmesën e tyre në “ndërtimit dhe rindërtimin e realiteteve”[15] që përjetojmë. Në këndvështrimin këtij autori i/rrealizmi lidhet me sistemin e përfaqësimit të reales përmes versioneve të botës që pasqyrojmë edhe përmes arteve.



[1] Lidhur me shtjellimin e termave të cilësuar shih: Christine Baron, Manfred Engel Realism/Anti-Realism in 20th-Century Literature. “Rodopi”. 2010.
[2] Termi i/rrealizëm këtu përdoret në kuptimin që filozofë si Nelson Goodman adresonin për të treguar mënyrat specifike të jo/realitetit. Termi i/rrealizëm në rastin tonë, nuk i referohet post-realistëve si Donald Barthelme apo krijuesit e “fictionit të ri”, të cilën pohonin se të gjitha format e shkrimit mund të ofronin vetëm versionet e veçanta të realitetit më fort se sesa përshkrimet e njëmendta të tij.
[3] Nelson Goodman, Languages of Art, Languages of Art: An Approach to a Theory of Symbols, “Hackett Publishing Company”. Indianapolis, 1976.
[4] Shih Evgeny Dobrenko Political Economy of Socialist Realism, kreun “Socialism as Will and Representation”. “Yale University Press”, 2007.
[5] Ernst Gombrich, Art and Illusion, Princeton University Press. 2000.
[6] Evgeny Dobrenko, vepër e cituar.
[7] Rreth metaforës së mumjes dhe muzeut si meta-realitet shih: Vladislav Todorov, Red Square, Black Square: Organon for Revolutionary Imagination, “State University of New York Press”, New York, 1995, f.5.
[8] Bala, M. A kemi nji dram modern shqiptar, “Kultura Islame”, 7, 1942. Faqe f. 214-217.
[9] Aldër, Letërsija kombtare. “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 1944, 27 Gusht, f. 3.
[10] Ashta K., Vdekja e nji letrari të ri: Gaspër Pali, “Tempo”, Nr. 20. Milano, 1942, f. 28.
[11] Po aty.
[12] Shih Sterio Spase, Atmosfera letrare, Konferenca e Tretë, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë 1950.
[13] Mbi pamundësinë e të qenit real shih për më gjerë Shoshana Felman, Jacques Lacan and the Adventure of Insight: Psychoanalysis in Contemporary Culture. “Cambridge: Harvard University Press”, 1987; si edhe Jacques Lacan, Critical Evaluations in Cultural Theory. “Routledge”, New York, 2003.
[14] Zupanćić, A., Realism in Psychoanalysis, in Lacan and philosophy: The new generation, re.press Melbourne 2014, pg. 21-34, (cituar sipas Alenka Zupanćić (Meillassoux 2008).
[15] Shih Nelson Goodman Languages of Art, “Goodman”, 1976 dhe Ways of Worldmaking, “Hackett”, Indianapolis, 1978.

"Lindur në provincë, kujtesa e qytetit bri detit – detarët dhe njerëzit e brendatokës..." – Bisedë me shkrimtarin Arian Leka

Kafe “Detari”, ku uleshin njerëzit e detit, rishfaqt si në ëndërr, nuk është më, por durrsakët e vjetër, por edhe ata që e mbajnë mend në fëmijërinë e tyre, shohin se si në një tavolinë rrinë kapitenët e në një tjetër detarët e rinj. Mandej, e gjithë kujtesa e magjishme e një qyteti bri detit shpërfaqet në rrëfime ku ta ka ënda të futesh edhe vetë.

Fatmira Nikolli: Është botuar në Serbi, libri juaj i eseve “Dolap”. Si ka nisur shkrimi i këtij libri?

Arian Leka: Ka filluar para 10 vitesh, në vitin 2005. U ftova në një festival të esesë, “Esej Dani” në Pula, Kroaci, ku paraqita esenë, “Lindur në Provincë”, pjesë e këtij libri. Ky tekst bëri përshtypje të mirë dhe nga versioni i shkurtuar me të cilin u paraqita, ofrova për botim versionin e plotë. Kjo ese, tanimë e zgjeruar në formatin e një libri, është përkthyer dhe botuar në gjermanisht, polonisht, serbisht, anglisht, kroatisht dhe në gjuhën malazeze.

Arian Leka: Corecturi (“Ndreqje gabimesh”) f r a g m e n t

Arian Leka - voce inconfundabilă a tinerei literaturi de expresie albaneză; este un autor care face poezie înaltă, ca să nu spunem vizionară. Ceea ce îl deosebeşte de confraţi este profunzimea şi perspectiva programului poetic. Un program care nu pleacă de la hârtie spre autor, strigându-le literelor şi sunetelor să devină versuri, ci care curge în mod firesc din(tru) autor şi se naşte ca poezie. Născut la Durrës pe 19 februarie 1966, după ce a studiat (deloc întâmplător muzica, cred eu) la Liceul “Ian Kukuzeli”, a absolvit Facultatea de Istorie-Filologie a Universităţii din Tirana, secţia Limbă şi Literatură Albaneză, completându-şi studiile la Florenţa. În anul 1994, publică volumul de povestiri Acest tărâm liniştit unde nu se întâmplă nimic, urmat de Sacro e Profano, Viciile celor Morţi, Doan Doel, Cele mai frumoase Legende (vol. 1, 2), Nava Somnului, romanul Şarpele Casei, volumul de poeme Strabism şi Umerii bărbatului (nuvele şi povestiri), volumul Carte de mare etc. A tradus în limba albaneză fragmente din creaţia lui T. F. Marinetti, Cesare Pavese, Dino Campana, Eugenio Montale, Italo Calvino. A înfiinţat primul festival internaţional de poezie – POETEKA, și este redactorul-şef al Revistei Poeteka (Tirana, din 2004), revistă specializată de poezie şi cultură poetică, partener Eurozine. Scrieri ale lui Leka au apărut şi au fost traduse în limbile engleză, germană, italiană, portugheză, croată, română, macedoneană, franceză. Leka este laureatul mai multor premii, printre care Premiul Ligii Scriitorilor din Albania, Premiul “Pana de Argint” pentru volumul “Strabism”, al concursului “Europa – patria noastră comună”, al Comunic@rts Prize etc.

Revista “Poeteka”, një antologji mbarëkulturore

Nga Kopi Kyçyku

Krijuesit e penës, penelit dhe pentagramit, zakonisht nuk janë të zot të merren me punë organizative, apo, siç thuhet shpesh e më shpesh sot, me veprimtari menaxheriale. Në këtë pikë bën përjashtim poeti, prozatori, eseisti dhe botuesi i mirënjohur Arian Leka. Festivali i përvitshëm “Poeteka”, që zhvillohet nën drejtimin e tij, me pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare, çmohet lart për përmbajtjen e thellë dhe larminë, dy veçori këto që spikatin gjithnjë e më dukshëm.
Revista “Poeteka”, që mbushi një dekadë jetë qysh nga numri i parë, është “bija” e Festivalit të sipërpërmendur. “Ati” biologjik e shpirtëror i saj është pò Arian Leka. Jam duke shfletuar numrin më të freskët (36/2015). Freskia konceptuese bie në sy që në mbulesë dhe vazhdon të fryjë si fllad i shëndetshëm në të 192 faqet, përmes rubrikave të tërheqëse: Letërsi shqipe, Letërsi e huaj, Esse, Përballë tekstit, Studime – albanologji, In Memoriam, Ad Honorem. Për nga frymëmarrja tematike kjo revistë mund të cilësohet pa frikë antologji mbarëkulturore.

ARIAN LEKA: Carte de mare (Libër deti)

Arian Leka este una dintre vocile inconfundabile ale tinerei literaturi de expresie albaneză; este un autor care face poezie programatică, înaltă, ca să nu spunem vizionară. Ceea ce-l deosebeşte de confraţi este profunzimea şi perspectiva programului poetic. Un program ce nu pleacă de la hârtie spre autor, strigându-le literelor şi sunetelor să devină versuri, ci care curge în mod firesc din(tru) autor şi se naşte ca poezie. Născut la Durrës pe 19 februarie 1966, după ce a studiat (deloc întâmplător muzica, cred eu) la Liceul “Ian Kukuzeli”, a absolvit Facultatea de Istorie-Filologie a Universităţii din Tirana, secţia Limbă şi Literatură Albaneză, completându-şi studiile la Florenţa. În anul 1994, publică volumul de povestiri Acest tărâm liniştit unde nu se întâmplă nimic, urmat de Sacro e Profano, Viciile celor Morţi, Doan Doel, Cele mai frumoase Legende (vol. 1, 2), Nava Somnului, romanul Şarpele Casei, volumul de poeme Strabism şi Umerii bărbatului (nuvele şi povestiri), volumul Carte de mare etc. A tradus în limba albaneză fragmente din creaţia T. F. Marinetti, Cesare Pavese, Dino Campana, Eugenio Montale, Italo Calvino. A înfiinţat primul festival internaţional de poezie – POETEKA și este redactorul-şef al revistei Poeteka, revistă specializată de poezie şi cultură poetică, ce apare trimestrial la Tirana din anul 2004. Scrieri ale lui Leka au apărut şi au fost traduse în limbile engleză, germană, italiană, portugheză, croată, română, macedoneană, franceză. Leka este laureatul a mai multor premii, printre care Premiul Ligii Scriitorilor din Albania, Premiul “Pana de Argint” pentru volumul “Strabism”, al concursului “Europa – patria noastră comună” etc.
 

Martie, II (Mars, II) 

Marea fusese, marea
crăpătura dintre cărțile groase din bibliotecă
unde ochiul mi-am pironit să văd lume
Și mi-am întrebat precursorul. Simplu:
-    Sunt singur? Am prieteni? Ce-i dincolo de mare? Ce urme-
ază? De ce nu înfigem rădăcini pe pământul uscat?
Complet inutilă limfa...? Țițeiul...? Râșina...?

URA LIDHËSE / PUNŢI DE LEGĂTURĂ

Kopi Kyçyku: Nikolae Jorga dhe popujt e lindur nën një “zodiak të pafat” 

„Rumunët e shqiptarët janë kushërinj të një gjaku… Por ndërmjet popullit rumun dhe shteteve të krijuar nga pasardhësit e grekëve dhe të sllavëve, ekzistojnë dallime të mëdha” 

Nikolae Iorga Nikolae Jorga (17 janar 1871-27 janar 1940), historian, kritik letrar, dokumentarist, dramaturg, poet, enciclopedist, memorialist, parlamentar, ministër e kryeministër, profesor universitar dhe akademik, ka luajtur në kulturën rumune të dhjetëvjetshave të parë të shekullit XX rol të njëjtë me atë të Volterit në Francë. Universitetin në qytetin verior rumun Jash, - i cili, për traditat e pasura është quajtur Firencja e Rumanisë, - e kreu brenda vetëm një viti (më 1889) duke merituar diplomën magna cum laude. Studimet i vazhdoi në Paris , Berlin dhe Lajpcig dhe mbrojti doktoratën pa mbushur ende moshën 23 vjeç. Edhe kur u pranua në Akademinë Rumune , ky „patriark i kulturës rumune” ishte fare i ri. Ndërkaq, me konkurs, fitoi drejtimin e katedrës së historisë në Universitetin e Bukureshtit. Si nacionalist i moderuar, Jorga mendonte: „Vendi ynë ka, para së gjithash, një detyrë - atë të punës. Puna e vërtetë dhe e frytshme mund të kryhet vetëm me solidaritet kombëtar”. Duke qënë i pajisur me një kujtesë të jashtëzakonshme, Jorga njihte me themel historinë botërore dhe veçanërisht atë të Rumanisë. Ka shkruar rreth 1.250 vëllime dhe 25.000 artikuj. Praktikisht nuk ekziston as edhe një temë nga historia rumune pa qënë e shtjelluar përsëthelli nga pena e Jorgës. Nikolae Jorga u vra nga legjionarët e lëvizjes ultrafashiste Garda e Hekurt, të cilët e fajësonin si nxitës në vrasjen e kreut të tyre Korneliu Zelea Kodreanu nga mbreti i Rumanisë, Karoli II. Me të marrë vesh lajmin për fundin e hidhur të Nikolae Jorgës, 47 universitete dhe akademi nga e gjithë bota ulën flamurin në gjysmë shtizë. Në periudhën e regjimit komunist, vepra monumentale e Nikolae Jorgës u la mënjanë me prapamendim dhe historia e Rumanisë u rrenësua (u falsifikua), duke u vënë me servilizëm dhe pa rezerva në shërbim të ideologjisë marksiste. Nikolae Jorga kishte vizion të qartë për të shkuarën e të ardhmen e Evropës, vizion që e freskonte në mënyrë të vazhdueshme përmes një bagazhi tejet të begatë informacionesh, duke vënë në lëvizje kujtesën e vet befasuese. Ky mik i zgjedhur i kombit shqiptar, që shprehej me bindje se „rumunët e shqiptarët janë kushërinj të një gjaku”, e dinte fare mirë se sa vuajtje është në gjendje të përftojë në jetën e popujve ballkanikë sajimi për ta, në pjesën tjetër të kontinentit dhe përtej tij, i një imazhi negativ apo të sipërfaqshëm. Ky erudit dhe politikan aktiv në periudhën midis dy luftrave, e pat këqyrur Ballkanin si rajonin ku u lind, u përkund dhe u poq „fëmija”, i cili, me kalimin e kohës, do të bëhej „Kontinenti Plak”, ndërsa ballkanasit i cilësonte banorë autentikë të Gadishullit tonë. Duke u nisur nga këto konsiderata historike, dhe njëherazi shpirtërore, largpamësi i pashoq Nikolae Jorga përgatiti terrenin për brezat e ardhshëm, duke u dhënë në dorë armën e shkencës së vërtetë kundër insinuatave, fyerjeve dhe trillimeve antiballkanike të çdo lloji, të gatuara në kuzhinat e helmatisura të armiqve tanë. Dhe jo vetëm të tyre. Përmes argumentimit të faktit që Gadishulli Ballkanik, Evropa Juglindore, përfaqëson vatrën ku qëndron vazhdimisht ndezur flaka e përparimit dhe e qytetërimeve më të hershme, të ngjizura pò në këto treva, dijetari i shquar rumun nguliti në mendjen e popujve të rajonit tonë krenarinë që i përkasin kësaj zone. Mund të pohojmë se jorgaizmi është filozofia e mbrojtjes së dinjitetit të Ballkanit, të Haemusit mijëvjeçar. Më 17 shkurt 1930, gjatë darkës së dhënë për nder të Nikolae Jorgës nga këshilli pedagogjik i Universitetit Western Reserve i qytetit të madh amerika Klivlend Ohajo, - i pagëzuar nga Jorga si „metropoli i dytë i rumunëve”, për shkak të numurit të madh të emigrantëve rumunë me banim atje, - ky historian i përmasave evropiane mbajti një leksion në gjuhën angleze me titull The Background of Romanian History / Zanafilla e Historisë Rumune (shih E oare România un stat balcanic?/ A është Rumania shtet ballkanik?, Revista Secolul XX / Shekulli XX, Bukuresht, 1997, nr.7-9, f. 11). Qëllimi i këtij leksioni të Jorgës dhe mbase i vetë vizitës që bëri në Klivlend Ohajo në periudhën 27 shkurt - 30 mars 1930, ishte pikërisht përmirësimi i imazhit të botës ballkanase në sytë e Përtejoqeanit. Jorga filloi të vinte në pikëpyetje termin „Balcania”, i përdorur, me sa duket, për të parën herë, në parathënien e punimit Origine e evoluzione storica delle nazioni balcaniche / Prejardhja dhe ecuria historike e kombeve ballkanikë, i autorit Anxhelo Perniçe, botuar në Milano në vitin 1915. Ky term do të rimerrej më pas nga enciklopdi të ndryshme dhe nga libra historie, për t'u përdorur me një kuptim më të gjerë, të barasvlershëm me sintagmën hapësirë eurojuglindore, pikërisht ashtu siç pat propozuar Jorga. Duke zbatuar metodën e „pastrimit” të një imazhi të shformuar të Ballkanit, - përmes përcjelljes në heshtje të një përqindjeje negative të papërfillshme rreth tij, - Jorga argumentoi përfshirjen vetëm nga pikëpamja terminologjike të botës rumune në atë ballkanike në përgjithësi. Ja si shprehet ai në lidhje me çështjen e sapopërmendur: „Duke u përpjekur të ndreq këto mendime të gabuara - pohon ai - as që më shkon ndërmend të denigroj trevat e bukura dhe të pasura ballkanike, banorët e të cilave janë tani (më 1930, sh.y.) zotër të disa shtetesh të pavaruara, njerëz të denjë për lavdërim plotësisht të merituar, për mënyrën se si e kanë përballuar për një kohë të gjatë zgjedhën turke, për burrërinë me të cilën kanë mbrojtur besimin e krishterë, sidhe për dashurinë e pakufishme që ushqejnë ndaj viseve zanafillore të sojit të tyre, i cili është lindur nën një zodiak të pafat. Por ndërmjet popullit rumun dhe shteteve të krijuar nga pasardhësit e grekëve dhe të sllavëve, ekzistojnë dallime të mëdha” (Revista Secolul XX, v.cit., p.10). Jorga përshkruan dhe shpjegon ecurinë e jetës historike dhe kulturore të Balcania-s qysh para shfaqjes së shteteve kombëtarë, duke vërtetuar se ndikimi i perandorive bizantine dhe otomane nuk ka qënë i njëtrajtshëm. Nga pikëpamja kulturore disa popuj ballkanas kanë ecur drejt formash shtetërore me prejardhje orientale, pa mundur ose duke e ndarë mendjen të ruajnë të pacënuara strukturat drejtuese, sidhe vizionet gjeopolitike. Të tjerë, sikurse është edhe rasti i rumunëve, ia dolën mbanë ta ruanin pavarësinë de facto dhe të mbeten në Evropë megjithse ishin konsideruar si jashtë saj. Idetë e parashtruara nga Jorga në leksionin e Klivlendit, të cilat fatkeqësisht janë studiuar dhe mediatizuar fare pak, mbeten të vlefshme edhe në ditët tona, sidomos në rrethanat e integrimit të hapësirës eurojuglindore në strukturat e Bashkimit Evropian. Për „të ngjizur” një imazh pozitiv për këtë hapësirë të quajtur eurojuglindore, të çliruar dhe deridiku të imunizuar ndaj paragjykimeve dhe imagologjisë negative, Jorga hyri në lidhje me mbretin e Shqipërisë, Zogun I, - i cili në shënjë mirënjohjeje i dhuroi një terren pranë Sarandës, në bregdetin e Jonit, - për të hedhur themelet e një instituti për studime eurojuglindore. Vendi për ngritjen e institutit të lartpërmendur dukej i përkryer po të mbajmë parasysh edhe praninë në zonë të etnive të tjera - arumunëve dhe grekëve. Mund të thuhet se dhurata e mbretit shqiptar ishte në një farë mënyre shpërblim për ndihmesën e vazhdueshme të Jorgës në historiografinë ballkanike. Ndër të tjera, Jorga përpiqej që elitat intelektuale të Evropës Juglindore të njihnin përsëthelli historinë e vendeve dhe të popujve përkatës, si parakusht për t'u ndërgjegjësuar e për t'i dalë për zot historisë së tyre, në mënyrë që rajoni ynë të përparonte duke u ballafaquar pa frikë me pengesa, të cilat, po qe se nuk kapërceheshin, mund të bëheshin fatale. Në botën shqiptare figura e Nikolae Jorgës ze një vend ballor ndër miqtë e huaj të kombit e të popullit tonë. Liriku i madh dhe njëherazi memorialist, Lasgush Poradeci, personalitet tejet aktiv i Kolonisë së Bukureshtit, atëkohë më e fuqishmja dhe më aktivja e diasporës sonë, në bisedat e zhvilluara me mikun e vet të ngushtë, Petraq Kolevicën, ka dëshmuar se kur ishte sekretar i Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, kjo e kishte selinë në një godinë të bukur në qëndër të qytetit. Në atë ndërtesë kishte salla në të cilat zhvilloheshin mbledhje të kolonisë, organizoheshin shfaqje me rastin e Ditës së 28 Nëntorit, ftoheshin shumë personalitete të shquara të Rumanisë dhe të vendeve të tjera. Shqipëria e kishte formuar tashmë shtetin e saj, por shumë vetë pyesnin: „Çfarë është kjo, Shqipëria?!” Që ta bënin të njohur Shqipërinë, ka vënë në dukje Lasgushi, ndjehej nevoja për një libër në të cilin të flitej me objektivitet e kompetencë për historinë e Shqipërisë, për të kaluarën e saj, për heronjtë e saj. Meqë një vepër si kjo ende nuk ekzistonte, e lutën Nikolae Jorgën ta merrte përsipër një barrë të tillë. Nikolae Jorga u tha se nuk kishte kohë ta shkruante historinë e Shqipërisë, por premtoi se do të vinte në selinë e kolonisë për të mbajtur një leksion të gjerë me këtë temë. Njëkohësisht u tha drejtuesve të kolonisë që, me atë rast, të ftonin cilindo që do ta gjykonin të nevojshme. Gjithashtu duhej të merrnin dy stenografë që të mbanin shënime, të cilat më pas mund t'i botonin në trajtë libri. „Ashtu edhe bëmë” ka pohuar Lasgushi (Shih Petraq Kolevica, Lasgushi më ka thënë, Tiranë 1995, f. 30). Libri doli në Bukuresht në vitin 1919, në gjuhën frënge, me titullin Brève Histoire de l’Albanie / Histori e Shkurtër e Shqipërisë dhe u shpërnda me shpjetësi në të gjithë Evropën, sidhe edhe në botën e Përtejoqeanit. Por ndihmesa e Nikolae Jorgës në historiografinë shqiptare nuk kufizohet vetëm me këtë vëllim dhe as vetëm në dashurinë e çiltër të shprehur gjatë gjithë jetës ndaj shqiptarëve. Jorga ka qënë ai që, në vitin 1915 zbuloi në Bibliotekën Laurentiana të Romës dhe e botoi menjëherë Formulën e Pagëzimit në gjuhën shqipe, të përpiluar, më saktë të përkthyer nga latinishtja, të Pal Ëngjëllit, mik i afërt dhe këshilltar i Gjergj Kastriotit -Skënderbeut. Me siguri Jorgës ia pat zënë veshi thënien profetike të princeshës rumune me prejardhje shqiptare Elena Gjika, alias Dora d’Istria: „Historia e Shqipërisë do të rilindet nga arkivat e Evropës”. Besojmë se nga të njëjtat arkiva do të rilinden edhe histori të tjera.

Arian Leka
Poeteka – një lëvizje kulturore 

POETEKA nuk është një veprimtari, por një lëvizje kulturore. Ajo krijoi për herë të parë edhe te ne një hapësirë të gjerë, të plotë e të posaçme për poezinë. POETEKA është e integruar. Ajo është lidhur tashmë në rrjetin e 11 festivaleve prestigjioze europiane. POETEKA jepemerr. Ajo ka çfarë të ofrojë në lëmin e poezisë. Ajo është vitrina më e madhe kulturore për poezinë shqipe. Me numrat e saj, revista POETEKA tashmë shkon në institucione dhe organizma vendimtare të ruajtjes së kujtesës: biblioteka, festivale, shkrimtarë e kritikë të mirënjohur botërorë. POETEKA, përveç ringjalljes së kultit të lashtë të poezisë, shërben edhe si një vel i magjishëm dashurie. Me rreth 300 poetë të ftuar në katër edicionet e saj, POETEKA i sjell miq Shqipërisë, dhe jo miq dosido, por pena të çmuara e të mprehta nga e gjithë bota, autorë të lirë, pa paragjykime, të cilët mbushur me vlerësim për potencialet kulturore e turistike të Shqipërisë, kanë shkruar dhe përhapur e opinionet e tyre më të mira, në të dobi të vendit tonë dhe shkrimtarëve të tij. POETEKA ka fituar fuqi emërtuese. Sot, në kohën kur debati për vendosjen e emrave ka arritur në zenit, POETEKA shërben si shembulli më i mirë i dëlirësisë dhe i pikasjes së vlerave, pa dorëzani politike. Emërtimi - Porta POETEKA - një prej portave të restauruara të mureve bizantine të Durrësit, krejt natyrshëm dhe përfillur prej banorëve të Durrësit, tregon shumë. POETEKA është një stil jete. Ajo nuk mbetet vetëm te poezia, por ka gjetur edhe një vend për gjërat e rralla, të cilat ofrohen si të panjohura dhe të harruara për ne e për të ftuarit tanë: instrumentet muzikore, veshjet popullore, kultet e lashta detare, ringjallja e formave të moçme poetike, shtegtimet, gatesat tradicionale dhe recetat e përmendura të poetëve. Te POETEKA, ashtu si dikur në kohërat kur lindi, poezia vjen e shoqëruar nga artet e tjera dhe u prin atyre. Poetët i kanë dhuruar shije të rralla botës. Përmes POETEKËS, ne kemi një mundësi më shumë t’i nderojmë ata. POETEKA është arkeologe dhe restauratore. Ajo bën diçka më tepër sesa kaq. POETEKA vlerëson dhe nxjerr në pah pasurinë tonë të madhe kulturore. Përmes leximeve të poetëve të ftuar në Festivalin POETEKA, monumentet e antikitetit në Durrës, Berat e Apoloni, kështjellat në Shkodër, Krujë dhe Elbasan, si dhe galeritë e artit dhe institucionet e kulturës në Tiranë, marrin jetë nga veprimtaritë dhe bëhen pjesë e së përditshmes të komunitetit. POETEKA nuk është e kufizuar në kohë. Ajo ka një shtrirje gjithëvjetore. Kur përfundon POETEKA si festival, mbeten botimet e shumta që përgatiten, mbetet revista POETEKA, mbetet sfida poetike evropiane dhe prania e një mungese që na shtyn të ruajmë gjithçka që tashmë ka zënë vend dhe krijon vlera.

Flurans Ilia Klientelizmi është gangrena e Shqipërisë së sotme 

Iolanda Malamen: Flurans Ilia, të lutem të përshkruash hap pas hapi udhën e librit me poezi në Shqipëri, që nga shkrimtari e deri tek lexuesi… Flurans Ilia: Ju jeni duke shigjetuar me pyetjen tuaj të parë Thembrën e Akilit. Poezinë. Pikën tonë më të brishtë. Ajo çka do të rrëfej i përngjan trajektores së shigjetës nga syri i shigjetarit gjer tek thembra. Janë shpesh të pashpjegueshme arsyet subjektive pse shkrimtari shqiptar bie në ngasje objektive me poezinë. Në paktin martesor që shtetasi i ditëve tona bënë me jetën rudimentare materiale, flirti poetik përngjan me një lidhje jashtë martesore së cilës nuk mund t’i rezistosh. Ndijohet së pari raporti i zhveshur vetmitar i drejtpërdrejtë me muzën poetike. Më tej poezinë e merr krah teje dhe e prezanton tek miqtë e tu më të ngushtë. Kur rrethi zgjerohet, leximet poetike fillojnë të marrin trajtë kolektive çka i jep të drejtën sociale poezisë të shpërfaqet ekskluzivisht në faqe kulturore, periodik letrar, apo edhe internet. Ky proces zgjat për aq kohë (ndoshta edhe vite të tëra) gjersa vëllimi është kristalizuar në ndërgjegjen e autorit. Mbërritëm tek thembra e së vërtetës: Libri. Këtu fillojnë andrallat. Shkrimtarit shqiptar i duhet të gjej fondet e mjaftueshme për botim. Ai shkurton racionin e ushqimit të familjes së tij për të mbërritur tek dalja në dritë (si dita e lindjes së një fëmije) e librit me poezi. Shpesh qëllon me fat nga lëvrimi i ndonjë fondi, sponsorizim privat, apo zemërgjerësia me interes e ndonjë botuesi. Por në të gjitha rastet është i vetëdijshëm se nuk ka për të marrë asnjë kacidhe nga mundi i tij poetik. Si shpagim jo rrallë qëllon të jetë ai shpërndarësi i librit të vet. Sapo e shohin në dyert e librarive me një vëllim poetik në shpinë, e trajtojnë si mëkatar, si (ish)të dënuar politik, si humbameno, si heretik. Në këtë ngjitje-zbritje sizifiane shkallëve të “qytetërimit” tonë nuk mungon syri i atyre që duan të shohin, lexojnë dhe kuptojnë, se ç’simbolizon guri, vullneti i mendimeve të atij që e mbart. Këta lexues me të vërtetë janë të paktë, në më të shumtën e rasteve janë edhe ata vet poetë, por janë neuronet më të shëndetshme të një kujtese kolektive që, rrezikohet seriozisht nga atrofizimi. Iolanda Malamen: Me cilat letërsi kanë më tepër afri shkrimtarët e rinj shqiptarë? Flurans Ilia: Shkrimtarët e rinj shqiptarë janë të tejngopur me imagjinatë surrealiste, të cilën e shohin të pranishme në gjuhë, si instrument për të depërtuar akoma më thellë nën sipërfaqen e fenomenit botë. Ata i përafrohen më tepër grupimit surrealist të André Breton nën flamurin e thënies “Të lirë nga çdo kontroll i arsyes dhe preokupimeve moralizuese të estetizmit”. Iolanda Malamen: Çfarë risish solli brezi juaj në ligjërim(in) poetik? Flurans Ilia: Me rënien e Murit të Berlinit u shembën gradualisht jo vetëm sistemet totalitare dhe kufijtë e ish kampit socialist, njëherazi e gjithë forma zhdanoviste e socrealizmit u shkërmoq. Sistemi komunist në Shqipëri ishte nga më të ashprit në drejtimin e shprehjes së lirë. Hapi i parë që u hodh nga të rinjtë krijues pas vitit 1990 ishte kërkimi i rrugëve të reja të shprehjes. Poezia është përdorimi më i epërm i gjuhës së shkruar. Jo rastësisht brezi ’90 zgjodhi nëpërmjet gjuhës së poezisë të rindërtonte imazhin e fortë-kërkuar. Poeti Rudian Zekthi dhe grupimi avanguardist “E për7shme” në fillimvitet e pluralizmit solli reformatim gjuhësor të pa hasur më parë në ligjërimin dhe mendimin poetik në Shqipërinë post-traumatike. Nga një Rosinant gërdallë fantazmagorik, nga një Pelë Troje, poezia rifitoi galopimin drejt fushnajave të gjelbërta të mendimit të lirë, në formë dhe përmbajtje, fitoi guximin në vetvete tu drejtohej dhe futej në brendësi pyjeve të egra të formave të pa lëvruara poetike. U zhdërvjelltësua. Kjo i hapi rrugë të mëtejshme risive poetike të këtij fillim-shekulli të ri. Iolanda Malamen: Cili është synimi i letërsisë që shkruani? Flurans Ilia: Gjithçka që unë di për qenien time, gjithë sa njoh rreth asaj që shkruaj, përmblidhet në thënien stërgjyshore sokratike “Unë di se nuk di asgjë”. Nuk bëhet fjalë për modesti të tepruar. Për aq kohë sa do vazhdoj të mos di asgjë nga e gjitha sa di, e kam të nevojshme të shkruaj vazhdimisht letërsi. Ky është një synim tejet vetjak, sepse më ka ndodhur papritur që të takoj aksidentalisht harmoninë e dijes në formë veprore brenda meje, gjatë procesit të shkrimit. Iolanda Malamen: Ju trand më fort realiteti, se sa imagjinarja? Flurans Ilia: As njëri as tjetra. “Gjella me kripë por kripa me karar” thotë shprehja e urtë. Është e shëndetshme të imagjinosh po aq sa ta jetosh realisht realitetin e jetës edhe pse shpesh herë zhgënjyes. Zgjerimi i kufijve të realitetit në kurriz të imagjinares dhe anasjelltas, e prish ekuilibrin mendor. Prishja e ekuilibrit, është pikërisht ky fenomeni që më trand. Iolanda Malamen: Sa e dukshme është kritika e kësaj periudhe? Flurans Ilia: Aktualisht kritika (shkencore) letrare e kulluar nuk ekziston në Shqipëri. Ka vetëm opinione të parfumuara me pak tendencë analize që burojnë nga disa faktorë: Nga dashuria e sinqertë e “kritikut” që e shkruan “kritikën” rreth veprës që ka lexuar vetëm se i vjen sipas midesë dhe shijeve të tij. Nga miqësia e “kritikut” me autorin që ka shkruar veprën (unë shkruaj sot për ty, ti duhet të shkruash nesër për mua!!). Si dhe nga ligësia, xhelozia, mediokriteti i “kritikut” me të vetmin qellim që të nxijë figurën e autorit nga rrethana tërësisht jashtë letrare që, nuk kanë lidhje fare me veprën. Ju nuk do e besoni po tu them se, u bënë 18-vjet që në tekstet e letërsisë në shkollat dhe universitetet tona, letërsia bashkëkohore shqiptare ndalet në vitet ’90?! Iolanda Malamen: Çfarë peshe e mbrapshtë u shmang përfundimisht nga letërsia deri në vitet '90? Flurans Ilia: U shmang denigrimi total i njeriut. Rezistenca e talentit kundrejt mediokritetit mbytës. Diktatura, sado e ashpër dhe mizore që ka qenë, nuk ja doli mbanë të shuante plotësisht aspiratën njerëzore të mbajtur ndezur në skutën më të thellë të shpirtit, për të menduar si individ i lirë dhe me vetëdije prej të talentuari. E tëra kjo fal letërsisë dhe një pjese të shkrimtarëve tanë në rezistencë. Iolanda Malamen: Çfarë kërkesash të natyrës sociale keni ju shkrimtarët e rinj? Flurans Ilia: Shkrimtarët e rinj shqiptarë nuk presin prej kurrkujt të bëjë realitet realizimin e kërkesave të tyre të nevojshme me natyrë sociale për t’i dhënë fund territ të indiferencës. Por, të paktën një fjalë e sinqertë vlerësuese do tu jepte zemër për të vazhduar rrugëtimin e tyre në art, jashtë Underground-it ku baresin. Iolanda Malamen: Si do të imponohet letërsia shqiptare në tregun evropian të librit? Flurans Ilia: Kjo nuk më takon mua ta them. Ndërkohë që në Shqipëri sukseset e përkthimit të literaturës botërore nga gjuhët përkatëse në shqip është i pamat. Përkthimi i letërsisë shqipe nga shqipja në gjuhët evropiane është eventualisht i mangët. Iolanda Malamen: Ndiheni të ndrydhur për shkak të gjuhës në të cilën shkruani? Flurans Ilia: Shqipja për nga numri i frymëve që e flasin, lexojnë dhe shkruajnë, përbën një numër ndjeshmërisht të kufizuar. Të mos e shohim problemin nga kjo pikëpamje. Duhet të kuptojmë se të gjitha gjuhët, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjallojnë (gjakojnë) brenda llojit të vet. Ky është një fenomen tejet vetjak për çdo vend në veçanti. Gjuha nuk lëviz dhe ushqen me oksigjen vetëm gjakun e mendimit, por pastron edhe gjuhën e një kombi në vetvete duke luftuar manipulimin shpirtëror. Gjuha ndihmon interesat e shtresave të ndryshme, kryesisht ato të brezit të ri, që kërkon mjete të reja të shprehuri. Gjuha e zbukuron, ose e shëmton në të kundërt, njeriun. Këto dukuri brenda një gjuhe të vogël si shqipja kapin një amplitudë temperature edhe më të ndjeshme. Çështja qëndron në nyjën se sa të aftë jemi t’i shohim, tua shtojmë vlerën, t’i ndjejmë dobinë, dhe të bashkëjetojmë lirshëm pa kurrfarë kompleksiteti me to. Iolanda Malamen: Çfarë gëzimesh të sjell letërsia që shkruan? Flurans Ilia: “O ti që fle, thuamë ç’është gjumi? Gjumi i përngjan vdekjes. Atëherë, pse nuk bën vepra, në mënyrë që edhe kur të vdesësh t’u përngjash të gjallëve, ndërsa ti je i gjallë dhe u përngjan të vdekurve të trishtuar?” Kjo thënie iluministe nga Leonardo da Vinçi, më bën të kuptoj se jam një qenie egoiste njerëzore si gjithë të tjerët, më bën të kuptoj se një nga gëzimet që më fal shkrimi është përpjekja e gjallë që të mos u ngjaj të vdekurve të trishtuar. Iolanda Malamen: Bën pjesë ndër organizatorët e një festivali ndërkombëtar të poezisë, të quajtur “Poeteka”, i cili zhvilloi këtë vit edicionin e katërt. Cili është “përfitimi” i një manifestimi të tillë? Flurans Ilia: Ideatori, drejtuesi dhe organizatori i projektit Poeteka është poeti Arian Leka, i cili ka sakrifikuar shumë për ta shndërruar në këto katër vite festivalin ndërkombëtar të poezisë Poeteka në një eveniment dinjitoz të barabartë, e ndoshta akoma edhe më mirë se, simotrat evropiane. Dhe ja ka dalë mbanë faqebardhë. Unë jam munduar, me sa kam pasur mundësi, me gjithë shpirt, nga dashuria për artin e fjalës që, të mos sjell në festival vetëm poezinë time, por edhe pak energji fizike. Të dyja së bashku të shkrira me atmosferën e festivalit më kanë përftuar shumë gëzim në shpirt këto dy-tre vitet e fundit dhe gjej rastin të falënderoj Poetekën. Përfitimi i një manifestimi të tillë është shumëpërmasor në aspektin e imazhit të sotëm moral jo vetëm të poezisë. Do ndalem në një nga pikat që më prek më tepër. Në raportin e thjeshtë të drejtpërdrejtë njerëzor të këtij festivali. Nëpërmjet tij ne kemi fatin të njohim nga afër njeriun, për më tepër kur ky është edhe poet. Kjo na afron dhe bashkon me njerëz të bukur shpirtërisht, me vizionin e së ardhmes, me kontinentin mëmë dhe familjen e përbashkët evropiane, si edhe me treva të tjera të botës së kulturuar. Kjo na bënë të ndihemi mirë me vetveten. Iolanda Malamen: A sillet ashtu siç duhet Shqipëria e sotme ndaj shkrimtarëve? Flurans Ilia: “Atdhe i kujt je ti?”, “Lundërtarë pa atdhe, atdhe pa lundërtarë”, “Si dhe përse shkruajmë”, etj, janë një seri artikujsh që unë personalisht kam trajtuar në shtypin e sotëm shqiptar këto tri vitet e fundit. Varet se në ç’kontekst e fusim termin Shqipëri. Në qoftëse kemi parasysh Shqipërinë zyrtare, shteti nuk investon si duhet për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe është indiferent ndaj problemeve të shkrimtarëve brenda vendit (shkrimtarët jashtë vendit??). Duhet ta pohoj se jepet një çmim letrar çdo fundviti nga Ministria e Kulturës. Po. Por problemi që kemi pasur këto kohë, i taksimit të librit nga ana e shtetit, dëshmoi edhe njëherë që jo vetëm nuk stimulohet siç duhet ky sektor, por madje pengohet indirekt. Në qoftëse në ballinë të termit Shqipëri përfshijmë atë kontingjent njerëzish intelektual që merren me arte, letërsi, medja të shkruar dhe vizive, katedrat e universiteteve, pararojën e mendimit të formatuar si elitë, etj, këtu antikapi është akoma edhe më i madh, sepse gjithçka funksionon në baza dhe rregulla klanore. Klientelizmi është gangrena e Shqipërisë së sotme. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i sqarojmë vetes si taksapagues se ç’duhet të quajmë Shqipëri? Ndërsa si shkrimtarë (nënkuptoj deri diku: njeriun e lirë), nuk presim ndonjë sjellje të veçantë nga Shqipëria, përkundrazi, duhet të japim më shumë. Iolanda Malamen: A mund të jetojë një shkrimtar i ri vetëm nga letërsia? Flurans Ilia: Absolutisht jo. Iolanda Malamen: Cila është ëndrra jote më e gjallë në këto çaste? Flurans Ilia: Ju rrëfeva pak më sipër me sinqeritet mbi synim tim vetjak në raport me procesin e shkrimit, sepse siç ju dëshmova, më ka ndodhur papritur që të takoj aksidentalisht harmoninë e dijes në formë veprore brenda meje. Por, ende nuk e kam ndeshur formën absolute të dijes. Nuk kam takuar ende dijen e të Shumëdijshmit që, do t’i jepte një përgjigje të plotë pikëpyetjeve të mia në raport me Universin, dhe që do të më paqësojë me Botën. A mund të arrihet kjo? Apo është një ëndërr e gjallë që do vazhdoj të më mbajë të gjallë për çdo çast, si qenie tërësisht të shqetësuar njerëzore, ndër ëndrrat e mia të ankthshme?
Flurans Ilia: Clientelismul este cangrena Albaniei de astăzi Poet, prozator, eseist şi actor născut la 16 mai 1971 în oraşul antic Berat din sudul Albaniei, obligat să emigreze la începutul anilor '90, trecând prin Grecia, Turcia, Spania, Franţa, Canada şi SUA, unde s-a stabilit o vreme, ca să se întoarcă din nou, probabil tot temporar, la Tirana. Manuscrisele lăsate în patrie încep să fie publicate de mama autorului. Astfel au văzut lumina tiparului volumele de poezii Atavism (2000), Reflecţii (2000), Zile călătoare (2001), Să învie poezia (2001), Sunet de suflet (2001), Imn omenesc (2002), Păsările îi lipsesc cerului în nord (2004) şi culegerea de nuvele Căsuţa grădinii cu meri (2003). Fragmente din creaţia lui Ilia sunt incluse în câteva antologii de poezii şi proză, (precum Un alfabet al poeziei albaneze, în limba română, Bucureşti 2003) şi în numeroase reviste de literatură. Face parte din grupul de tineri scriitori albanezi care, la începutul anilor '90 s-au străduit şi au găsit noi modalităţi de exprimare poetică. Iolanda Malamen: Flurans Ilia, te rog să trasezi punct cu punct drumul cărţii de poezie în Albania, de la scriitor şi până la cititor… Flurans Ilia: Întrebarea vine ca o săgeată, direct la călcâiul lui Ahile, la poezie. La cel mai fragil punct al nostru. Ceea ce pot povesti, redă traiectoria săgeţii pornind din ochiul săgetătorului şi până la călcâi. Deseori, sunt inexplicabile motivele ce îl ispitesc pe scriitorul albanez să-şi lege existenţa în mod obiectiv de poezie. În pactul conjugal pe care cetăţeanul de azi îl leagă cu viaţa materială rudimentară, flirtul poetic seamănă cu o legătură extraconjugală, căreia nu-i poţi rezista. E trăit în primul rând raportul singuratic şi dezgolit, direct, cu muza poetică. Apoi o iei de braţ pe aceasta şi le-o prezinţi celor mai buni prieteni. Când cercul se măreşte, lecturile poetice încep să-şi capete dimensiuni colective, ceea ce îi dă dreptul poeziei să apară pe pagini de cultură, în periodice literare sau şi pe internet. Acest proces durează atâta timp (uneori ani de-a rândul) cât necesită volumul ca să se cristalizeze în conştiinţa autorului. Astfel ajungem la călcâiul adevărului: Cartea. Aici încep necazurile. Scriitorul albanez trebuie să găsească fondurile suficiente pentru a publica. El reduce porţia de mâncare, a sa şi a familiei, ca să ajungă la ieşirea la lumină (aidoma zilei de naştere a unui copil) a cărţii de poezie. Uneori are noroc cu vreo sponsorizare particulară sau cu generozitatea interesată a vreunui editor. Dar în toate cazurile, autorul este conştient că nu va câştiga niciun sfanţ în urma strădaniilor poetice. Drept răsplată, deseori se nimereşte ca însuşi autorul să fie şi difuzorul propriei cărţi. Cum îl zăresc la uşa vreunei librării cu volumul pe spinare, cum îl tratează ca pe un păcătos, un (ex) deţinut politic, un aiurit, un eretic. În acest du-te-vino-n sus şi-n jos sisific, de-a lungul treptelor “civilizaţiei” noastre, nu lipsesc cei ce chiar vor să vadă, să citească şi să înţeleagă ce simbolizează piatra, voinţa celui ce o cată. Aceşti cititori, într-adevăr sunt puţini şi cei mai mulţi sunt tot poeţi, dar ei reprezintă neuronii cei mai sănătoşi ai unei memorii colective ce este serios ameninţată de atrofiere. Cu ce literaturi au tinerii scriitori albanezi cele mai multe afinităţi? Flurans Ilia: Tinerii scriitori albanezi sunt sătui de imaginaţia suprarealistă, pe care o regăsesc în limbaj, ca pe un instrument de a sonda mai adânc sub suprafaţa fenomenului lume. Ei se apropie mai mult de gruparea lui André Breton, sub stindardul expresiei “Liberi de orice control al raţiunii şi al preocupărilor moralizatoare ale estetismului”. Ce a adus generaţia voastră nou în limbaj? Flurans Ilia: Odată cu căderea Zidului Berlinului, s-au ruinat treptat nu doar sistemele totalitare şi graniţele fostului lagăr comunist, ci şi toată forma jdanoviană realismului socialist. Sistemul dictatorial din Albania a fost printre cele mai dure în ceea ce priveşte libera exprimare. Primul pas făcut de tinerii scriitori de la începutul anilor '90 a fost căutarea febrilă a unor noi căi de exprimare literară, poezia fiind forul suprem al limbii scrise. Nu întâmplător generaţia ’90 a încercat, cu ajutorul limbajului poetic, să reconstruiască imaginea mult-încercată. Poetul Rudian Zekthi şi gruparea avangardistă “E për7shme” (joc de cuvinte, înseamnă potrivită – n. I. M.) a adus o reformă nemaiîntâlnită a limbajului poetic albanez, într-o Albanie post-traumatică. De la un Rosinant gârbov şi fantasmagoric, de la un soi de Iapă troiană, poezia şi-a recâştigat puterea de a galopa prin câmpurile verzi ale gândirii libere, în formă şi în conţinut, şi-a căpătat curajul de a pătrunde în interiorul pădurilor sălbatice ale formelor poetice nearate. Ea a devenit mai flexibilă, ceea ce a permis deschiderea unor drumuri necunoscute la începutul noului mileniu. Care-i miza literaturii pe care o scrieţi? Flurans Ilia: Tot ce ştiu despre fiinţa mea, tot ce cunosc despre ceea ce scriu, se poate concentra în ancestrala expresie aristocratică: “Ştiu doar că nu ştiu nimic”. Nu este vorba de o falsă modestie. Cât timp nu voi şti nimic din totul pe care îl ştiu, nu voi putea supravieţui fără a face literatură. Este un crez personal, deoarece mi s-a întâmplat să întâlnesc accidental armonia ştiinţei vii înlăuntrul meu, în procesul creaţiei. Vă tulbură mai mult realul, decât imaginarul? Flurans Ilia: Nici unul, nici celălalt. “Mâncarea cu sare şi sarea – cu măsura” zice un vechi proverb. E sănătos să nu-ţi reduci imaginaţia sub intensitatea cu care trăieşti o realitate a viaţii tale, deşi deseori aceasta te dezamăgeşte. Extinderea graniţelor imaginarului în detrimentul imaginaţiei şi invers, distruge echilibrul mintal. Exact soarta reală sau potenţială a acestui echilibru mă zguduie. Cât de vizibilă e critica momentului? Flurans Ilia: La ora actuală, critica literară pură (pe baze ştiinţifice) nu există în Albania. Sunt doar nişte opinii parfumate cu o oarecare tendinţă spre analiză, ce izvorăsc din câţiva factori: dragostea sinceră a “criticului” ce-şi scrie “critica” privind opera pe care a citit-o doar pentru că-i convine din te miri ce motive; prietenia “criticului” cu autorul (eu scriu azi despre tine, tu trebuie să scrii despre mine mâine!). Dar mai sunt factorii răutate, gelozie şi mediocritate ale “criticului” ce nu poate exista fără a ponegri figura unui autor pe motive complet extraliterare, fără nicio legătură cu opera. Nu mă veţi crede dacă vă spun că au trecut deja 18 ani de când în textele de literatură ale liceelor şi universităţilor noastre, literatura albaneză contemporană se opreşte în anii '90. Ce ,,balast,, a fost înlăturat definitiv din literatura de până în ‘90? Flurans Ilia: A fost înlăturată denigrarea totală a omului. Rezistenţa talentului a învins mediocritatea sufocantă, susţinută oficial. Dictatura, oricât de aspră şi nemiloasă a fost, n-a izbutit să stingă în întregime aspiraţia umană, ţinută aprinsă în cel mai ascuns colţ al sufletului, de a gândi ca un individ liber şi conştient de talentul tău. Asta se datorează literaturii şi unor scriitori ce-au făcut rezistenţă. Ce revendicaţi social voi, tinerii scriitori? Flurans Ilia: Tinerii scriitori albanezi nu aşteaptă ca nimeni să facă realitate din visele lor fireşti de încheiere a beznei nepăsării. Dar un cuvânt sincer de apreciere i-ar fi încurajat să-şi continue călătoria spinoasă a artei, dincolo de Underground-ul unde umblă. Cum se va impune literatura albaneză pe piaţa de carte europeană? Flurans Ilia: Nu eu pot spune aceasta. În timp ce traducerile din literatura universală au un succes imens în Albania, traducerile din literatura noastră în limbile europene lasă de dorit. Vă simţiţi segregaţi din cauza limbii? Flurans Ilia: În raport cu numărul celor ce o vorbesc, o citesc şi o scriu, albaneza are o circulaţie sensibil de restrânsă. Dar să nu privim problema din acest unghi de vedere. Trebuie să acceptăm că toate limbile, fie ele „mici” sau „mari” supravieţuiesc (şi se străduiesc) în interiorul propriei specii. Este un fenomen personalizat pentru fiecare ţară în parte. Limba nu se mişcă şi nu hrăneşte cu oxigen doar sângele gândiri, ci curăţă şi spiritul unei naţiuni, luptându-se împotriva manipulării sufleteşti. Limba ajută interesele diferitelor straturi ale societăţii, îndeosebi cele tinere, să-şi caute şi să găsească alte mijloace de expresie. Ea înfrumuseţează, sau urâţeşte omul. Într-o limbă „mică”, precum albaneza, procesul de mai sus capătă o sensibilitate şi o temperatură aparte. Chestiunea stă înnodată în dilema dacă suntem sau nu capabili să observăm şi să convieţuim lejer, fără nicio frustrare, cu neputinţele noastre. Ce bucurii îţi dă poezia pe care o scrii? Flurans Ilia: „O, tu, care dormi, spune-mi ce-i somnul? Somnul seamănă cu moartea. Atunci, de ce nu înfăptuieşti asemenea opere care să ajute ca atunci când vei muri să semeni cu cei vii, iar tu eşti viu şi semeni cu morţii cei trişti?” Aceste fraze iluministe rostite de Da Vinci mă fac să înţeleg că sunt o fiinţă egoistă ca toţi ceilalţi şi că una dintre bucuriile pe care mi le dăruieşte scrisul este încercarea de a nu le semăna morţilor celor trişti. Te numeri printre organizatorii unui festival internaţional de poezie, numit ,,Poeteka,,, aflat anul acesta la a 4-a ediţie. Care este câştigul unei asemenea manifestări? Flurans Ilia: Ideatorul, conducătorul şi organizatorul proiectului „Poeteka” este poetul Arian Leka. El a sacrificat mult ca să transforme festivalul, în aceşti patru ani, într-un eveniment demn, egal, dacă nu chiar mai buni decât „confraţii” europeni. A reuşit din plin. Personal, m-am străduit, cu cât am putut, din tot sufletul, din dragoste pentru arta cuvântului, să nu aduc la festival doar poezia pe care o scriu, ci şi ceva energie fizică. Amândouă, dizolvate în atmosfera festivalului, mi-au adus multă bucurie sufletească, şi profit de ocazie să-i mulţumesc Poeteka-i. Câştigul unei asemenea manifestări culturale este pluridimensional; e suficient să deosebim îmbunătăţirea imaginii morale de astăzi nu doar al poeziei. Mă voi opri la unul dintre punctele ce mă privesc mai lăuntric, să zicem. Datorită acestui festival, noi avem norocul să cunoaştem îndeaproape omul, mai ales cân acesta este şi poet, sau în primul rând poet. Aceasta ne apropie şi ne uneşte cu oameni frumoşi spiritual, cu viziunile viitorului, cu continentul-mamă şi cu familia europeană comună, dar şi cu alte tărâmuri ale poeziei. Ceea ce ne ajută să ne simţim bine cu noi înşine. Îşi celebrează Albania de azi cum se cuvine, scriitorii? Flurans Ilia: „Patrie, a cui eşti tu?”, „Navigatori fără patrie, patrie fără navigatori”, „Cum şi de ce scriem” etc., sunt câteva dintre titlurile unei serii de eseuri pe care le am scris şi le scriu pentru presa albaneză de astăzi, în aceşti trei ani. Depinde în ce context punem termenul de „Albania”. Dacă avem în vedere Albania oficială, statul nu investeşte cum trebuie la promovarea culturii noastre în lume şi este nepăsător faţă de problemele scriitorilor din ţară (sau sunt din străinătate??). Trebuie să spun că se dă un premiu literar în fiecare sfârşit de an de către Ministerul Culturii. Da. Dar problema ivită în acest moment, adică taxarea cărţii din partea statului, a dovedit încă o dată că acest segment al vieţii nu doar că nu este stimulat, ci este indirect împiedicat să se dezvolte. Iar dacă în termenul de Albania cuprindem contigentul intelectualilor ce se ocupă cu arta, literatura, media scrise şi vizuale, catedrele universitare, fruntea gândirii formatate ca elită, handicapul este şi mai grav, căci totul funcţionează pe bază şi reguli de clan. Clientelismul este cangrena Albaniei de azi. Oare nu ne rămâne decât să ne lămurim pe noi înşine, ca nişte buni plătitori de taxe ce suntem, cam ce trebuie să numim Albania? Ca scriitori (subînţeleg cumva: oameni liberi), nu ne aşteptăm la vreun comportament deosebit din partea Albaniei, dimpotrivă: trebuie să dăm mai mult. Poate un tânăr scriitor trăi numai din propria literatură? Flurans Ilia: Absolut nu. Care e visul tău cel mai viu în momentul de faţă. Flurans Ilia: V-am povestit mai înainte, cu sinceritate, despre intenţia mea privind procesul scrisului, fiindcă mi s-a întâmplat să întâlnesc pe neaşteptate şi în mod accidental armonia înţelepciunii active înlăuntrul meu. Dar n-am întâlnit încă forma ei absolută. N-am întâlnit încă ştiinţa Atoateştiutorului care le-ar da răspuns tuturor întrebărilor mele legate de Univers şi care m-ar împăca cu Lumea. Se poate ajunge acolo, oare? Sau este un vis viu ce va continua să mă ţină în viaţă în fiecare clipă, ca pe o fiinţă întru totul neliniştită, încercuit de visele mele angoasante?

ESSEN NON VIDARE

Arian Leka


Ne, fëmijët e rritur si Tom Sojeri


- Kam filluar ta kem gjithmonë e më të vështirë të kuptoj se kush i modelon fëmijët: vetë ne, prindërit e tyre që i lindim dhe u vëmë emra, shkolla, farefisi, fqinjët, shokët e fëmijëve, mësuesit, MP3, institucionet e kulturës apo të besimit, teatrot, SMS, emisionet për fëmijë në TV, librat, IPod-et!? Mendoj se kemi shkuar shumë larg, gjer aty prej nga mund të thërrasim: “Fëmijëri, ku je?”
Në mes kam mbetur vetëm unë. Djathtas janë djemtë e mi binjakë, ndërsa majtas, thuajse tridhjetë vjet pas, është fotografia ime, ku kam dalë në moshën që kanë sot djemtë e mi.
Kësaj letre po ia drejtoj këtë letër.

1.

Por nëse duhet të kthehem në fëmijëri, miku im (që më vështron drejt e në sy mbërthyer gjer në grykë me atë bluzë "deveje", si të gjithë nxënësit e mirë të shkollës që në tabelën e nderit hipnin tek avioni, me ato jakat e vogla të nxjerra jashtë, duke mbuluar gjithçka me "fëshfëshe" si për të fshehur atë që bën gjumin e madh nën lëkurën e fëmijës), nëse, pra, më duhet të kthehem tek ti, këtë nuk mund ta bëj pa kujtuar paksa edhe Tom Sojerin dhe Hak Finin.
Them se të kujtohen edhe ty, ndonëse kujtesa është cilësi e njerëzve prej mishi dhe jo e njerëzve prej letre, siç je ti tani, miku im.
Mu për këtë shkak, më duhet të kthehem pas e të risjell ndër mend kohën, kur ti kishe aq shumë ëndrra ose, siç me pëlqen ta them në dialekt, ândrra. Ndonëse këto, shumë ândrrat, ishin qibare e fare të thjeshta!
Ândrra për t'u bërë futbollist i “Lokomotivës” si Fred Filjari apo Tut Lleshteni - emra krejt të harruar tanimë për të gjithë, veç jo për ty. Ândrra për t'u bërë shofer i atyre makinave të gjata, që shkonin rrugëve duke shfryrë e që i quanim "Albánia". Ândrra për të pasur një karrocë me guzhineta akull të reja, të cilën ti deshe ta zbukuroje me kapakë të verdhë kavanozash, me lule artificiale, me parapeta meshini, me dy frena dore prej gome të fortë, një trup druri të marrë në Kantierin Detar, ku në njërën anë të shkruaje me dorën tënde Renault dhe në anën tjetër Fiat, e të lëshoheshe me të nga pjerrësira e Amfiteatrit që t’i holloi si zmeril gjunjët.
Ândrra për të patur edhe një top të ri, jo gungs, që s’mbante erë këmbësh, për të ndërruar me njëri-tjetrin pulla, libra dhe “lekë duçe”. Ândrra për të bërë një maskë me grykë çizmeje e me xham jeshil Kavaje, për t'u zhytur me të në Baltllat e Currilave e për të parë tjerër botë. Ândrra për të patur gjeldetin më të madh të lagjes, një kampion dhe jo një "skrruqe" të mbaruar, siç t'i blinte ty yt atë, Shefkiu, që s’merrte erë nga gjelat, të cilët, pasi i kishim ushqyer për rreth dy javë duart tona, me shuka, me thelbinj arrash e brumë ullinjsh që ia hiqnim gojës vjedhurazi nënave, pas dy javësh miqësie pra, na duhej t’i shihnim se si shkundnin krahët kur etërit apo komshinjtë tanë, u hiqnin thika të holla në qafë, sikur do i rruanin e jo sikur do i therrnin dhe ne, jo vetëm që nuk do të dëgjonim më atë skrrruu-skrrru-në e tyre të pakënaqur, por na duhej edhe t’i hanim gjatë ditëve veleritëse e të pafundta të Vitit të Ri. Ândrra, kishe ândrra edhe për një çift pëllumbash “dykaclyt-komlesh”, që ta lëshoje buzë Erzenit, tek “4 Rrugët” e Shijakut (aty ku muhaxhirët, boshnjakët e ardhur në kohën e mbretit prisnin me orë, gjersa të ndreqej autobusi tip fisarmonikë që do i sillte për të parë ndeshjen futbollit në Durrës) e të ktheheshin sërish në ballkonin e shtëpisë, tek Dyqani i Dyl shkodranit. Ândrra për të patur një kaqol arre të mbushur me saçme e jo me gurë e për të pasur shokë të shkathët, jo kaqola, nga ata që nuk i lënë dy gurë bashkë.
Ândrra për t'u sëmurur nga veshkat, sa herë që vinte ora e algjebrës e për t’u shëruar në orën e punës me dru, ku bënim anije kompesatoje me sharra 5 lekëshe. Ândrra për të punuar gjatë verës me furçë të hollë tek arkeologjiku e për të nxjerrë dy lek për arançatat e verdha të plazhit. Ândrra për t'u ulur në bankë jo me nxënësen më të mirë të klasës, Majlindën e Vogël, por me vajzën më të bukur, Vilmën me dantella në jakë dhe me babin trainer. Ândrra për këpucë fringo si të Simonit, të cilit për Vit të Ri, ca kushërinj panjohur, që thuhej se kishin ikur nga Shqipëria fill pas Luftës me gjermanët, i sillnin pako nga Amerika edhe më e panjohur se kushërinjtë, bashkë me ca makina me kurdisje që e merrnin vetë kthesën para se të përplaseshin me murin. Ândrra dhe për pantallona të reja për ditëlindje,jo dok e xhins Berati, por si të Demirit, të cilin e kishim inat se ishte shitmenc ngaqë kish dush vajguri dhe kanoçe me grup për të parë italianin, si të Demirit që fitonte gjithmonë bastet në lojën me qeleshe dhe me targa makinash, Demirit me të cilin nuk duhet ziheshim se prindërit e tij, njëri kasap e tjetra shitëse ushqimesh, na jepnin mish të grirë dhe kafe për festa.
Ândrra … Por pak prej tyre ndodhën dhe u kryen me të vërtetë.

2.

Sidoqoftë, ti ke qenë me fat, o miku im prej letre, që më vështron me gojën hapur e me ato saçma plumbi drejt e në sy. Ti ishe vërtet me fat, se linde i pari nga dy vëllezërit Leka dhe nuk veshe kurrë rroba të lëna nga ndonjë vëlla më i madh, siç qe zakon atyre kohërave. Nuk veshe as bluza të ngrëna në bërryle e të holluara në jakë, nuk veshe as pantallona me vrima në gjunjë e të grira nga pas, nuk mbathe as këpucë me shoje të hequra a të rëgjuara që donin gjysma sa herë që fillonin shirat.
Ne, fëmijët e rritur si Tom Sojeri, me çelës në qafë, lidhur pikërisht aty ku sot djemtë e mi varin shenjën "Nike" apo “Tribal Age”, i kishim të dyja: kishim ândrra edhe arna. Arnat, sidomos ato dyshet, arnat binjake, ildisur me kujdes nga duart e nënave, sot mund të them se u ngjasonin plagëve tona. Ato ishin gjithashtu dritaret përmes të cilave ne shihnim si na ikte përduarsh e përkëmbësh fëmijëria. Ato ishin dylbitë prej rrecke prej nga ne shikonim...ândrra.
Atëherë, në durrësakçen tonë, u thoshim ândrra pikërisht arnave, mballomave në gjunjë e bërryle, ndërsa ândrrave u thoshim siç na i mësonin në shkollë – ëndrra. Se ëndrrat ishin të lehta dhe ândrrat të rënda. Atëherë as ti dhe as unë nuk e dinim, e as që e mernim me mend, se sa e rrezikshme qe për një fëmijë të ngatërrontë andrrat me ëndrrat.
Sot mund edhe ta krijoj enkas për ty një katalog arnash, duke i ndarë ato në arna bërrylash dhe arna gjunjësh, arna në formën e hartave të shteteve të botës, arna në formë gjethesh, arna të qepura me nxitim e me fije jashtë, arna të qepura me kamuflazh, me fije të padukshme nga brenda. Kishte arna jeshile, arna bari dhe arna të kuqërremta, arna dheu. (Për arnat e barit hanim dru, se nuk dilnin as me sapun e as me ilaç Milva, për arnat e kuqërremta hanim të shara.) Të gjithë ç’ishim fëmijë, kishim arna dhe i fshihnim dhe s’di pse i fshihnim dhe s’di nga cilët e fshihnim, kur të gjithë kishim arna. Por pas atyre vrimave ngallmuara me pè, të arnuara, ândrronim, ëndërronim edhe ne, aq sa mund të shihte e aq sa mund të dinte një fëmijë: Një palë blu xhinse, një palë këpucë me taka futbolli e një bluzë “Adidas”, si ajo që vishte Hans Myleri në revistë dhe një “bursë” të mirë liceu për në “konservatorin” e Arteve në Tiranë. Kaq kërkonim atëherë ne fëmijët e asaj kohe dhe nuk dinim asgjë më shumë se kaq. Kishim dëgjuar gjësend për dikë që desh të arratisej me not duke vënë mbi krye nga një shalqi të gërryer përbrenda, por nuk dinim gjësend për të tjerë që qenë bërë ushqim peshqish me kohë. Prindërit na donin. Ata dhe të tjerë durrësakë të mirë, njerëz që e kanë zemrën gjithmonë pranë gojës, e dinin, por na mbanin larg, na mbronin, e ambalazhonin jetën tonë që ne të mos e merrnim të keqen e jetës mu në ballë, pa hapur ende sytë. Kështu pra, miku im, arnat tona ishin të vogla apo të mëdha, të qepura mirë apo nisegris, ato ishin dritaret dhe frëngjitë prej nga ne, fëmijët e rritur si Hak Fini, vështronim botën, rrugën prej nga niste dhe merrte fund fëmijëria. Kaq. Nuk dinim se ku i kishin andrrat të tjerët, të rriturit, edhe ata të shtëpisë.

3.

E kam të vështirë t’u dalloj fëmijëve të sotëm ëndrrat dhe më duket e pamundur të di se në ç’pjesë të trupit i kanë arnat ata. Fëmijët e mi, binjakët, JoXho,nuk më besojnë, ndaj po ta shkruaj ty këtë letër, miku im i fotografisë, krijuar nga e njëjta materie si kjo letër, ruajtur në të njëjtën materie po aq të rrezikuar sa edhe letra që po shkruaj kaq vonë, sot. Fotografia jote më krijon përshtypjen e rreme se po flas me dikë tjetër, me dikë që nuk e njoh, por që më ngjan po aq sa më ngjan gjithë njerëzia e botës. Por ka të ngjarë që të jesh ti ai që nuk më njeh sot mua, dhe habitesh se si prej teje ka mbetur vetëm kaq dhe si si prej meje kanë dalë djem, të cilët të ngjajnë aq pak ty, vocërrakut që i sajoje vetë lodrat e tua.
- Edhe ne kemi arna, - do të më thoshin binjakët, duke me treguar veshjet e tyre. Sigurisht. E di. Edhe fëmijët e sotëm kanë arna, por ata nuk janë krijuesit e arnave të tyre. Arnat e tyre janë të fabrikuara, të prodhuara larg, diku larg, larg fushave, pellgjeve, pemëve e shkurreve që të grisin rrobat. Ato janë prodhuar larg, se në këtë botë të madhe është dikush që mendon dhe kujdeset edhe për arnat e tyre dhe të fëmijëve të mi. Është dikush që mendon... se fëmijëria e tyre duhet të ngjasojë sidoqoftë dhe gjithësesi me tonën. Është dikush që mendon se asnjë fëmijëri nuk duhet mos shkojë pa arna. Po. Njëlloj si për çdo gjë sot, janë kompanitë e mëdha të veshjeve ato që mendojnë për Ândrrat. Edhe për Ârnat e fëmijëve tanë. Janë ato që stilizojnë jetën e këtyre fëmijëve, ato që bëjnë gati gjithçka. Ândrra në celluloid! Ândrra plastike! Ândrra teneqeje! Ândrra prej letre! Ândrra në beze! Ândrra në Ândrra jeans! Ândrra hip-hop, regaton, tallava! Ândrra firmato për arna të reja, fringo, me penj e tegela të varura poshtë. Arna. Arna Diesel, Levi’s, Emporio Junior, Gap, ARMANI, Stefanel, Beneton... Fabrikohen në seri miliona pantallona me arna, pantallona të grisura, të çara në xhepe, të ngrëna në funde e nga pas, të grira te rripi, të shqyera në qemer, të bëra shoshë ndër gjunjët. Fabrikohen këpucë të shqyera e të zëna me mballomë. Fabrikohen madje edhe bluza me gjurmë djerse nën sqetulla, e këto kushtojnë edhe më shumë. Sa më shumë grima e vrima, aq më të shtrenjta janë veshjet për fëmijët, të cilët tashmë nuk i krijojnë dot vetë me gabimet e tyre as ândrrat dhe as arnat. Fabrikohet fëmijëri për fëmijë statikë, me udhëtime njëkalimshe , just one way / just one ticket: shtëpi-shkollë - shkollë-shtëpi. Sajohen filma e libra, infrared e bluetooth për vogëlushë që, duke mos pasur ndodhitë e veta, rrëfejnë ato që u ndodhin të tjerëve në TV. You just watch! & Bli!

4.

Kam filluar ta kem gjithmonë e më të vështirë të kuptoj se kush i modelon fëmijët: vetë ne, prindërit e tyre që i lindim dhe u vëmë emra, shkolla, farefisi, fqinjët, shokët e fëmijëve, mësuesit, MP3, institucionet e kulturës apo të besimit, teatrot, SMS, emisionet për fëmijë në TV, librat, IPod-et!? Mendoj se kemi shkuar shumë larg, gjer aty prej nga mund të thërrasim: “Fëmijëri, ku je?” Kemi shkuar lart. Sot, madje as që është e nevojshme të kesh fëmijëri. Fëmijërinë mund ta porosisësh me celular si pacat taksi të shërbimit catering, mund ta porositësh si ta duash dhe pa lëvizur fare nga shtëpia. Madje mundesh ta zgjedhësh edhe pa e nxjerrë kokën në dritare për të parë se ç’mot bën jashtë. Mund të porositësh fëmijëri tek plotësuesi i dëshirave virtuale me prefiks ++ 900..... Mund ta porosisësh e të të vijë pas pushimeve, në ofertë. Dhe fundja, miku im prej letre, sot nuk është më e domosdoshme sa dikur që të kesh një fëmijëri, sidomos si ajo që patëm ne të dy, kur mund të kesh lehtë gjithçka, madje arna, djersë, kur mund të kesh prindër që ngjajnë me plakun që kap përditë me grep peshkun e artë dhe ka përherë tri dëshira të plotësuara në xhep. Po, sot mund të mos dalësh kurrë nga shtëpia, por këpucët e tua mund të jenë më të shqyera, më të pluhorosura e të mballosura nga sa tregon Migjeni për Lulin apo Collodi për Pinocchio-n, që dikur na rrëmbushte sytë.
Por ndoshta edhe unë po e teproj paksa, miku im, e kjo nuk rrëfen tjetër gjë, përveçse po filloj të plakem, se kështu fillon plakja, nga nostalgjitë. Ti je prej letre, miku im, dhe je gjithmonë i njëjtë. Je i paprekshëm nga mosha dhe mbase nuk e kupton se zverdhja jote prej letre dhe zbardhja ime tek flokët, në thelb tregojnë të njëjtën gjë. Koha është po ajo shigjetë e vjetër që njeh veç një drejtim – përpara, drejt ose po ajo ulkonjë që i shëron me të lëpirë plagët e veta.
Por tashmë është vonë dhe mbase për gjithçka, përfshi këtu edhe këto fjalë që po të shkruaj. çdo gjë tani është strukur, strehohet brenda në shtëpi. Asgjë nuk ndodh më jashtë. Dhe shokët që i ftonim dikur në shtëpi sa për lojë trish e për një shurup trandafili, tani i takojmë rrugëve, përshëndetemi me kokë zyrave apo kafeneve të bukura të Tiranës, të mbushura plot me zhelanë si ne, gjithë arna. Jemi bërë me gushë, por nuk u ngjajmë pelikanëve. Kohët kanë ndryshuar. Madje më duket se është zhdukur, është zhbirë për fare e gjithë raca jonë.
Dhe druaj se kjo është e vërtetë, shumë e vërtetë, pasi njërëz si ne, fëmijë si ti, jo vetëm në jetë, por as nl libra nuk i gjen dot më. Shkrimtarët nuk shkruajnë më për fëmijë dhe fëmijëri të këtilla, por edhe fëmijët, kam firkë se nuk para i kanë më me qejf fëmijët prej letre si David Coperfield-i apo ata çamarrokët çapaçulë që krijoi Çehovi apo Mistral. Komedianët dhe kllounët nuk shkruajnë dhe nuk sajojnë më histori të thjeshta, që të bëjnë për të qeshur vetiu.
E di. Shumë gjëra kanë ndryshuar edhe për mirë që nga koha kur ti ishe njeri prej mishi, miku im. Por po të them edhe një të fundit... Shëëëët! Futbolli nuk është më si ai i yni. Nuk luhet më vetëm në fusha dhe as vetëm me top të vërtetë. Shëëëët! Edhe kallot, kallot, morthet dhe plagët, nuk na bëhen më në gishtat e këmbës, por në dy gishtat e mëdhenj të duarve (ata që ne i quanim shtypësi i morrave dikur, miku im). Po, po. Aty. Aty ku punojnë e lëvrijnë gjithë gaz levat e PS2 (Play Station). Fëmijët që nuk krijojnë dot arna i kanë ndryrë personazhet e tyre në ca akuariume që i quajnë Screen Plasma, LCD 48 dhe prej aty i drejtojnë me gisht. Aty mund t'u ndërrojnë fanellat, numrat, pozicionet, madje mund edhe t'i shesin. Janë zotërit e tyre të rinj. Secili mund të ketë një Zidane, një Del Piero, një Ronaldino, një Vale Rossi, një Pele, një Tyson, një Jonson dhe një Schumacker personal në shtëpi. Me ta mund të bëjë ç’të dojë dhe jo si unë e ti, që as Mir Him dhe as Xhi Ballgjin nuk u bëmë dot. Ka edhe të tjera, plot. Por, nuk po harxhoj më as frymë se, sipas këtyre modeleve, i bie që ti nuk paskërke qenë ndonjëherë fëmijë, more mik.