Showing posts with label Fjalë të urta. Show all posts
Showing posts with label Fjalë të urta. Show all posts

Devotamentul / Përkushtimi


-->
Un act de adevărat devotament este rezultatul unei cugetări care cântărește totul si alege; o consecință ferma şi senina a unei mari dezbateri interioare. / Një akt i vërtetë përkushtimi është rezultati i një përiatjeje që peshon gjithçka dhe zgjedh; pasojë e prerë dhe e qetë e një debati të brendshëm.
Georges Duhamel

Viata nu are preţ decât prin devotamentul ei fata de adevăr şi de bine. / Jeta nuk ka çmim veçse mes përkushtimit të saj ndaj së vërtetës dhe së mirës.
Ernest Renan

Adevăratul nume al devotamentului este dezinteresarea. / Emri i vërtetë i përkushtimit është painteresi.
Victor Hugo

Când primejdia e mare, inimile devotate se caută. / Kur rreziku është i madh, zemra e përkushtuara kërkojnë njëra-tjetrën.
Alexandre Dumas

Devotamentul. Aşa e numita in cuvinte omeneşti ambiţia care nădăjduieşte. / Përkushtimi. Kështu emërtohet me fjalë njerëzore synimi që shpreson.
Alexandre Dumas

Devotamentul este condiţia virtuţii. / Përkushtimi është kusht i virtytit.
Aristotel

Pragmatizmi / Pragmatismul


-->
Rrymë e filozofisë bashkëkohore, e cila, duke njësuar objektin e njohjes me procesin e njohjes, i këqyr nocionet, idetë, teoritë etj vetëm nga pikëpamja e rëndësisë së tyre praktike. (<>pragmatisme, angl. pragmatism)
Curent în filozofia contemporană care, identificând obiectul cunoaşterii cu procesul cunoaşterii, consideră noţiunile, ideile, teoriile etc. exclusiv din punctul de vedere al eficacităţii lor practice. (<>pragmatisme, engl. pragmatism)

EUGEN IONESCO: 0.002%


-->
“Zoti Jean Larinotte, një mendimtar i ri frëng, ka hartuar në librin e tij De la méchanceté avant toute chose (Ligësia para së gjithash), një statistikë vegimtare. Ai ka vënë re se, nga librat letrarë që dalin çdo vit nga shtypi, në letërsinë botërore, 80% janë dukshëm e përgjithësisht të këqinj, 10% pëlqehen edhe pas dy vjetësh, 6% - pas gjashtë vjetësh, 2% - pas dhjetë vjetësh. 0,2% pëlqehen edhe pas njëzet vjetësh dhe, bash kështu, vetëm 0,002% pëlqehen pas njëqind vjetësh”.
(Identiteti i të kundërtave.
Studim pë romanin Maytrei të Mirçea Eliade-s)

DY FJALË ÇAJNË DHENË / O TĂIETURĂ CA ÎN PIATRĂ

Gëzimi / Bucuria

Bucuria înseamnă a fi găsit în sfârşit un Obiect universal şi solid la care să raportăm fericirile fragmentare, a căror posedare succesivă şi trecătoare irită inima fără a o satisface.

Gëzim do të thotë të gjesh më në fund një Objekt universal e solid met ë cilin t'i krahasojmë lumturitë e copëzuara, pasja e njëpasnjëshme dhe kalimtare e të cilave e acaron zemrën pa e kënaqur.
Pierre Teilhard de Chardin


Bucuria este, la bază, recunoştinţă. Este un act de mulţumire pentru tot ceea ce primim. Ea exprimă conştienţa că Dumnezeu ne-a dat în stăpânire lumea.


Gëzimi në themel është mirënjohje. Është një akt falenderimi për gjithçka marrim. Ai shpreh vetëdijësimin që Zoti na e ka dhënë në zotërim botën.

Lev Gillet


Bucuria este un cântec, o lumină, un schimb, o strălucire care traversează întreaga Biblie, din loc în loc, de la prima până la ultima pagină. Este comoara oricărei fiinţe vii, chiar cea mai lipsită.


Gëzimi është këngë, dritë, shkëmbim, shkëlqim që përshkon krejt Biblën, nga një vend në tjetrin, nga faqja e parë deri tek e fundit. Është thesari i çdo qënieje të gjallë, madje edhe më të rëndomtës.

Alphonse Goettmann


Bucuria este semnul că viaţa a reuşit.


Gëzimi është shënja që jeta ia ka dalë mbanë me sukses.

Henri Bergson


Bucuria este aceea care innobileaza sufletul...si durerea, durerea cea mare, cand poti s-o depasesti, sa te ridici deasupra-i, s-o birui.

Gëzimi është ai që fisnikëron shpirtin… e dhembja, dhembja e madhe, kur mund ta kapërcesh, të ngrihesh mbi të, ta mposhtësh.
Henrik Ibsen


Bucuria se poate napusti asupra ta ca o fiara salbatica, doborandu-te.

Gëzimi mund të të vërsulet si një bishë e egër, duke të vënë përfund.
Henryk Sienkiewicz


Bucuria e ciudata uneori: te inabusa, ca durerea.

Gëzimi është nganjëherë i çuditshëm: të mbyt, si dhembja.
Alexandre Dumas


Bucuria este copilul ocupatiei.

Gëzimi është fëmija i punës.
J. L. Avebury


Bucuria e un melc ce se taraste, in timp ce nenorocirea e un cal de curse salbatic.

Gëzimi është një kërmill që të heq zvarrë, ndërkohë që fatkeqësia është një kalë i egër garash.
V.V. Miakovski


Bucuria e ratiunea existentei noastre.

Gëzimi është arsyeja e vetëqënies sonë.
G.K. Chesterton


Bucuria e starea de spirit normală a omului. Cu cât dezvoltarea intelectuală şi morală a omului este mai ridicată, cu atât omul e mai liber şi viaţa îi dă mai multă satisfacţie.

Gëzimi është gjendja shpirtërore normale e nejriut. Sa më i lartë të jetë zhvillimi intelektual e moral i njeriut, aq më i lirë është njeriu dhe jeta i jep më shumë kënaqësi.
Anton Cehov


Bucuria e treapta superioara a veseliei si multumirii.

Gëzimi është shkalla e epërme e haresë dhe e kënaqësisë.
J. Koller


Bucuria e o stare in care sufletul traieste calm si statornic, netulburat de nici o frica sau superstitie sau de vreo alta emotie.

Gëzimi është një gjendje në të cilën shpirti jeton i qetë dhe i fortë, i pashqetësuar nga asnjë frikë apo bestytni apo nga ndonjë emocion tjetër.
Democrit


Bucuria este rugăciune. Bucuria este tărie. Bucuria este o plasă a dragostei cu care prinzi suflete.

Gëzimi është lutje. Gëzimi është forcë. Gëzimi është një rrjetë e dashurisë me të cilën kap shpirtra.
Maica Teresa - Nënë Tereza

Bucuria este ceea ce ni se întâmplă atunci când ne permitem să recunoaştem cât de bune sunt lucrurile cu adevărat.

Gëzimi është ajo që na ndodh kur i lejojmë vetes të marrim vesh sa të mira janë gjërat në të vërtetë.
Marianne Williamson


Bucuria este trecerea omului de la o perfecţie mai mică la una mai mare.

Gëzimi është kalimi i njeriut nga një përkryerje më e vogël në një më të madhe.
Baruch Spinoza

Bucuria este cea mai simplă formă de recunoştinţă.

Gëzimi është trajta më e thjeshtë e mirënjohjes.
Karl Barth


Bucuria nu este decât semnul că emoţia creativă şi-a îndeplinit scopul.

Gëzimi nuk është veçse shënja që emocioni krijues e ka përmbushur pikësynimin.
Charles Du Bo


Bucuria e reflexul psihic al purei existenţe - al unei existenţe ce nu-i capabilă decât de ea însăşi.

Gëzimi është refleksi psikik i ekzistencës së pastër - i një ekzistence që nuk është e aftë përveçse për vete.
Emil Cioran