-->
Ajete Zogaj, “Dija si art dhe arti si dije” (intervista), botoi SHB “Rozafa”, Prishtinë, 2009. (Ky shkrim është një variant i ripunuar i tekstit të botuar në vend të parathënies në librin e Ajete Zogajt, “Dija si art dhe arti si dije”)
E njohur me shkrimet e saj nga fusha e gazetarisë, Ajete Zogaj para lexuesit doli me vëllimin e saj të intervistave me titull “Dija si art dhe arti si dije”. Me qëllim që lexuesit t’i krijohen lehtësi në orientimin apo në përzgjedhjen e lëndës në bazë të interesimit të tij, qoftë profesional, qoftë për t’u informuar për akëcilën çështje, autorja librin e saj e ka sistemuar në këta kapituj: I. Me albanologë, II. Me historianë dhe arkeologë, III. Me shkrimtarë dhe studiues të letërsisë, IV. Me krijuesit e arteve pamore, V. Me regjisorë dhe aktorë.