Showing posts with label Milot Rama. Show all posts
Showing posts with label Milot Rama. Show all posts

Milot Rama: Poezi

Doktor dhe poet lindur në vitin 1983 në Prishtinë, ku kreu shkollën e mesme dhe Fakultetin e Mjekësisë. Nisi të shkruante në vitin 2009 dhe botoi në Gazetën Jeta. Poezitë e mëposhtme janë shkëputur nga vëllimi i tij i parë, që do të shohë së shpejti dritën e botimit.

Të hesht në shqip

Sot, kur bota gjallon në t'blertë
Dikur... banore në dhomë t'butë, t'ngrohtë e t’errët
S‘e kujtoj kur drita, ajri më bën të qaj, të qeshësh?
I pikëlluar, ishte ai që s'mori lajmin herët
Buzë Shprese, n'shtëpi t'pendimit
Kakofonia e huaj më lodh
Lëvizja si bletë, me thanë? është paralojë e shpëtimit
Mendoj se si dikur gëzoheshim me postierin e njomë
Pa fjalë, plot mekanikë, që edhe e sotmja ditë
Me padurim pres, të shtrihem në shtrat e shqip të hesht.