Doktor dhe poet
lindur në vitin 1983 në Prishtinë, ku kreu shkollën e mesme dhe
Fakultetin e Mjekësisë. Nisi të shkruante në vitin 2009 dhe botoi në Gazetën
Jeta. Poezitë e mëposhtme janë shkëputur nga vëllimi i tij i parë, që do të
shohë së shpejti dritën e botimit.
Sot, kur bota gjallon në
t'blertë
Dikur... banore në dhomë t'butë, t'ngrohtë e t’errët
S‘e kujtoj kur drita, ajri më bën të qaj, të qeshësh?
I pikëlluar, ishte ai që s'mori lajmin herët
Buzë Shprese, n'shtëpi t'pendimit
Kakofonia e huaj më lodh
Lëvizja si bletë, me thanë? është paralojë e shpëtimit
Mendoj se si dikur gëzoheshim me postierin e njomë
Pa fjalë, plot mekanikë, që edhe e sotmja ditë
Me padurim pres, të shtrihem në shtrat e shqip të hesht.
Dikur... banore në dhomë t'butë, t'ngrohtë e t’errët
S‘e kujtoj kur drita, ajri më bën të qaj, të qeshësh?
I pikëlluar, ishte ai që s'mori lajmin herët
Buzë Shprese, n'shtëpi t'pendimit
Kakofonia e huaj më lodh
Lëvizja si bletë, me thanë? është paralojë e shpëtimit
Mendoj se si dikur gëzoheshim me postierin e njomë
Pa fjalë, plot mekanikë, që edhe e sotmja ditë
Me padurim pres, të shtrihem në shtrat e shqip të hesht.
Aty ku ti drejt
Me oxhak në krye heshte
Nga tymtarët të rrjedh kohë
Hunda të thith dëshirë
Në lagjen e kaltër, fëmijët luajnë ulur
Shkopi i zonjës plakë jehon në erë
Në kishë gotike kapem për kulmi
Në lumë këmbanat do më hedhin
Do bie me melodi e do strukem
Kap valixhet, nga shtëpia në shtëpi
Plot trajta të njohura, por me të huajin njeri
Në kujtime ju kam me mollë në dorë
Ju gjej n'lëvizje me tymtarë në gojë
Shpejtoni, lart ngrihuni, shikoni poshtë, dikur
Me oxhak në krye heshte
Nga tymtarët të rrjedh kohë
Hunda të thith dëshirë
Në lagjen e kaltër, fëmijët luajnë ulur
Shkopi i zonjës plakë jehon në erë
Në kishë gotike kapem për kulmi
Në lumë këmbanat do më hedhin
Do bie me melodi e do strukem
Kap valixhet, nga shtëpia në shtëpi
Plot trajta të njohura, por me të huajin njeri
Në kujtime ju kam me mollë në dorë
Ju gjej n'lëvizje me tymtarë në gojë
Shpejtoni, lart ngrihuni, shikoni poshtë, dikur
Në çark
Në çdo dhjetëvjetsh e pak
vite
Në më t'njomën pranverë
Jugu na sjell vesë e sythe
Luljen e vetme që n' kopshte rritet
E pagëzuam neurozë pa erë
Drejt Danubit, para zogjve nga Afrika
N'perëndim dielli, në luledielli
Nikoqire e mirë na qe e premtuara tokë
Arsyes ia kthyem shpinën
Sot kur çastet janë cilësi
E verbër koha që na ngjiz
Për shumë huta e gjarpërinj
Në lëndina më të blerta...
Në më t'njomën pranverë
Jugu na sjell vesë e sythe
Luljen e vetme që n' kopshte rritet
E pagëzuam neurozë pa erë
Drejt Danubit, para zogjve nga Afrika
N'perëndim dielli, në luledielli
Nikoqire e mirë na qe e premtuara tokë
Arsyes ia kthyem shpinën
Sot kur çastet janë cilësi
E verbër koha që na ngjiz
Për shumë huta e gjarpërinj
Në lëndina më të blerta...
Në prag
Në hupje të fitova ty
Ku u dogj ajo butësi?
Për një mot yt shtat që i imi
Ku mbeti trupi im në ty?
Si tytë, dashuri, thelb në gojë më frynte
Sot unë jam i gjymtë në ide
Brenda meje je e tëra, si hënë
Kur të ndalet drita kujtoje
E shkuara do të të shtyjë nga poshtë
Ne të tre, sot jemi përherë në ty
Nëse urën na e vodhën
E rrugët janë plot me fëmije te strukur
Qielli, qofte edhe me të vetmin yll,
Yllin që ti kape, përzjeve me qumësht deri në fikje
Shtatin që sot u dogj do të ta thith si ajër
Qielli bosh, shpërfillës lëviz
Rruga pa asfalt zgjatet si gomë e shkrirë
Hapi derën e së huajës shtëpi
E ndjej erën time në ju.
Ku u dogj ajo butësi?
Për një mot yt shtat që i imi
Ku mbeti trupi im në ty?
Si tytë, dashuri, thelb në gojë më frynte
Sot unë jam i gjymtë në ide
Brenda meje je e tëra, si hënë
Kur të ndalet drita kujtoje
E shkuara do të të shtyjë nga poshtë
Ne të tre, sot jemi përherë në ty
Nëse urën na e vodhën
E rrugët janë plot me fëmije te strukur
Qielli, qofte edhe me të vetmin yll,
Yllin që ti kape, përzjeve me qumësht deri në fikje
Shtatin që sot u dogj do të ta thith si ajër
Qielli bosh, shpërfillës lëviz
Rruga pa asfalt zgjatet si gomë e shkrirë
Hapi derën e së huajës shtëpi
E ndjej erën time në ju.
Ti mishëron të drejtën tek
njeriu?
Qëndron në majë të gishtava
Me shkop të thatë në gojë, mbi shkëmb
Plot gjethe t'vyshkura mbi dhé, nën kokë
Njeriun në njeri e mbi të rëndon
Lidhja jote me qiellin
Me atin, birin e t'zhveshurit e tjerë
Të tjerë engjëj mbi mjegull
Që t'mbushin me shtylla
Me shtylla të forta në shtat
Shkopin e thatë ta vodhën
Në fantazi ke varrosur, nën dhé
Aty ku ti endesh me miq
Aty ku buron shkëmbi
Prej ku na shkel ne
Ne që jetojmë vetëm për arsye të jetës
Ti ik në komedi hyjnore
Mos na ngulfat me fjalë
Ne që në qiell kërkojmë vetëm diellin, yjet
Më pas e përzjejmë me baltë.
Qëndron në majë të gishtava
Me shkop të thatë në gojë, mbi shkëmb
Plot gjethe t'vyshkura mbi dhé, nën kokë
Njeriun në njeri e mbi të rëndon
Lidhja jote me qiellin
Me atin, birin e t'zhveshurit e tjerë
Të tjerë engjëj mbi mjegull
Që t'mbushin me shtylla
Me shtylla të forta në shtat
Shkopin e thatë ta vodhën
Në fantazi ke varrosur, nën dhé
Aty ku ti endesh me miq
Aty ku buron shkëmbi
Prej ku na shkel ne
Ne që jetojmë vetëm për arsye të jetës
Ti ik në komedi hyjnore
Mos na ngulfat me fjalë
Ne që në qiell kërkojmë vetëm diellin, yjet
Më pas e përzjejmë me baltë.
Ti që erdhe në shesh
Në mesditë, mes nesh
Pa lajm, si zanë me kraharor Adonisi
Fjala, the se s'thotë gjë
Se ti i paraprin thelbit
E unë ndërtohem në vepër
Të vegjël ishim nën ty
Aty ku ka përmbajtje e ndjesi
Bora formësohet në kristal, vetë
E shkrihet në ujë përsëri
Ti, në emër të drejtësisë, trillove
Sot kur kakofonia adhuruese e pleqve
Jehon në të qeshura t'pranverës
Etjen e njeriut s‘e shuan uji
Idiotesken s‘e fsheh mjegulla
Pra, le të pijmë nga një gotë verë
Ta festojmë qëllimin e vetëm të jetës
Jetën.
Në mesditë, mes nesh
Pa lajm, si zanë me kraharor Adonisi
Fjala, the se s'thotë gjë
Se ti i paraprin thelbit
E unë ndërtohem në vepër
Të vegjël ishim nën ty
Aty ku ka përmbajtje e ndjesi
Bora formësohet në kristal, vetë
E shkrihet në ujë përsëri
Ti, në emër të drejtësisë, trillove
Sot kur kakofonia adhuruese e pleqve
Jehon në të qeshura t'pranverës
Etjen e njeriut s‘e shuan uji
Idiotesken s‘e fsheh mjegulla
Pra, le të pijmë nga një gotë verë
Ta festojmë qëllimin e vetëm të jetës
Jetën.
Pa ty
Afër t'pres në harresë
Afrohu, aty do gjejnë të gjithë
Në qark do sillesh?
Një jetë të tërë në rreth
Nëse s‘ke cak, prapë afrohu
Edhe nën dëborë fara pret
Mike të kam në stuhi e erë
Nëse s'të ftoj, ma thith turpin
Që si Sizif e mbaj me nder
Ai që më mbulon me baltë të thatë
Ngohtë më mban
Në më të ftohtën natë
Më zhvesh ti mua
Që unë të të mbuloj ty
Një pikë ujë falma sot!
Vetmia me ty,
E rëndë si guri
Ma kthe vetminë time pa ty.
Afrohu, aty do gjejnë të gjithë
Në qark do sillesh?
Një jetë të tërë në rreth
Nëse s‘ke cak, prapë afrohu
Edhe nën dëborë fara pret
Mike të kam në stuhi e erë
Nëse s'të ftoj, ma thith turpin
Që si Sizif e mbaj me nder
Ai që më mbulon me baltë të thatë
Ngohtë më mban
Në më të ftohtën natë
Më zhvesh ti mua
Që unë të të mbuloj ty
Një pikë ujë falma sot!
Vetmia me ty,
E rëndë si guri
Ma kthe vetminë time pa ty.
Sot e dje
Porta hapej nga fryma e
jugut
Një nga një mysafirët na ushqenin jetë,
Vinin në kremte pa ftesë, turp
Dhé e tym sillnin
Për një përqafim shkrepës
Në lugina të betonuara
Në ag sillnin shpresë,
Shpresë ndër tyta
Akrepat e orës kthyen shekuj pas
Anës pyllit t'bekuar
Vaporët niseshin, ftohtë
Sot nga tryezat pikon vetmia
Të vetmuar jemi, tok
Barrë e rëndë na qe liria
Për ne të shpëtuarit
Prej luginës me llum
Nga muret e odave pikon frikë
Frikë nga hiri,
Hiri i atyre që i thithim,
Nga brinjët e tyre u gdhend morti
Gëlltisim, me bukën e përditshme
Ajo si mekanizëm metalik na shtyn
Nga pas na shtyn, vrull
Ajo lokomotivë e ndryshkur
Një nga një mysafirët na ushqenin jetë,
Vinin në kremte pa ftesë, turp
Dhé e tym sillnin
Për një përqafim shkrepës
Në lugina të betonuara
Në ag sillnin shpresë,
Shpresë ndër tyta
Akrepat e orës kthyen shekuj pas
Anës pyllit t'bekuar
Vaporët niseshin, ftohtë
Sot nga tryezat pikon vetmia
Të vetmuar jemi, tok
Barrë e rëndë na qe liria
Për ne të shpëtuarit
Prej luginës me llum
Nga muret e odave pikon frikë
Frikë nga hiri,
Hiri i atyre që i thithim,
Nga brinjët e tyre u gdhend morti
Gëlltisim, me bukën e përditshme
Ajo si mekanizëm metalik na shtyn
Nga pas na shtyn, vrull
Ajo lokomotivë e ndryshkur
Që shtyn edhe kur s‘jemi
më
Jam hija rozë e një të huaji.
Fluturoj në ajër të thatë, në shi të ngrirë
Fantazinë e blertë ma thithe ti
Idetë e kuqe m‘i fute në mulli
Thith pluhurin e së humburës pranverë
Më i turbullt se një perandori në disfatë, që të kaluarën e vjell.
Flas me flakën në shpellën e thellë,
E lus për një pikë ujë e dromcë diell.
Betohem për veprën e të huajit njeri
Dyshim s‘kam, se vetëm hije jam
Kërkova veten, të gjeta ty,
Ti më bashkove sërish në njeri,
Më dhe dritë e ujë e tokë.
Më nxore nga shpella me erë kotesie
Vallëzuam tok, deri në fund të vjeshtës.
Betohem për kohën që në mjegull kaluam
Dyshim kam, se vetëm njeri jam.
Fluturoj në ajër të thatë, në shi të ngrirë
Fantazinë e blertë ma thithe ti
Idetë e kuqe m‘i fute në mulli
Thith pluhurin e së humburës pranverë
Më i turbullt se një perandori në disfatë, që të kaluarën e vjell.
Flas me flakën në shpellën e thellë,
E lus për një pikë ujë e dromcë diell.
Betohem për veprën e të huajit njeri
Dyshim s‘kam, se vetëm hije jam
Kërkova veten, të gjeta ty,
Ti më bashkove sërish në njeri,
Më dhe dritë e ujë e tokë.
Më nxore nga shpella me erë kotesie
Vallëzuam tok, deri në fund të vjeshtës.
Betohem për kohën që në mjegull kaluam
Dyshim kam, se vetëm njeri jam.