Unë largohesha prej vetvetes,
por i pari njeri që takova në Q. Stalin
ishte Shpëtim Gina.(2)
Limbo
Në
pranverë të vitit 2007, në një sallë të vogël njëqindvendëshe të Teatrit
Kombëtar në Tiranë, luhet premierë absolute dhe vetëm për një natë, drama Pesha
e paqes[3]. Autori është Shpëtim Gina.
Emri
i Shpëtim Ginës ishte mbuluar në harresë dhe ajo premierë përmendi
bashkëpunëtorët e magjepsur nga puna e një dramaturgu të ri në vitet
shtatëdhjetë, veprat e të cilit i kishin kaluar dorë më dorë, madje i kishin
ruajtur pas vdekjes së tij pa dijeninë e familjes.
Regjisori
Viktor Gjika, një pionier i kinemasë shqiptare, i dorëzoi familjes Gina asaj
vere të 2007-ës, dramën “Shtëpia Nr. 1961”. Autori, qysh kur e kishte
nxjerrë nga duart, ia kish dhënë mikut për ta lexuar. Ashtu si Pesha e
paqes ose Akuzë kishte dalë në dritë nga aktori
Minella Borova, i cili e ruante prej viteve ‘70. Kur Akuzë u
përball me skenën, publiku e pa veten në pozitën e atij që mbërrin kur festa ka
mbaruar. Prezantimi pas çerek shekulli me Shpëtim Ginën linte të kuptohej se
ai, edhe pse jo njohës i kultivuar i teknikës dramaturgjike, ndërton një
arkitekturë teksti të vetën që forcën e ka në dialogët e dendur dhe të tendosur
psikologjikë, në shthurjen e monotonisë së rrëfimit teatral, në kapërcimet e befta
nga skenat e vogla të realitetit konkret në ato të mëdhatë, të botës së
mendimit abstrakt dhe asocasioneve, një procedim jo i zakontë për dramën
shqiptare të realizmit socialist.