Horia Gârbea (Horia Gërbea), shkrimtar i
shquar bashkëkohor rumun, inxhinier e doktor shkencash, lindur më 10 gusht 1962
në Bukuresht, autor dramash, komedish, vëllimesh poetike, veprash shkencore,
romanesh, esesh, kritikash letrare; përkthyes i njohur i Shekspirit. Anëtar i Komitetit drejtues të Bashkimit të Shkrimtarëve
të Rumanisë, drejtor i Teatrit të Damaturgëve Rumunë.
do të jem
(voi fi)
nuk dua të
të takoj në një rruginë
mbuluar me degë
bredhash
nuk dua të rrimë
në ndonjë mullar
madje as në
pllajën ku
vallëzon titania me
xhindet
madje as në
bregun e lodhur të
detit
dua të të ndjek
në një qytet të vjetër
e të koklavitur
me rrugë të ngushta
kufizuar nga varrezat
ku të shumtët
nuk varrosen nën tokë
por nën mbetje të vdekurish të tjerë