Showing posts with label Muşata Matei. Show all posts
Showing posts with label Muşata Matei. Show all posts

Poetja Mushata Matei dhe largësitë (Poeta Muşata Matei și depărtările)

Poetja Mushata Matei (Muşata Matei), lindur më 8 gusht 1989, studion në University College London (Angli) për ekonomi dhe biznes. Ka mbaruar shkëlqyeshëm Bellerbys College Cambridge (Student of th Year Award – 2009), ku, paralelisht me ekonominë dhe matematikën (më 2007 ka fituar medaljen e bronzit në konkursin e matematikës së lartë në Britaninë e Madhe) ka vazhduar studimet për letërsi dhe sociologji. Ish-nxënëse në liceun “Prometeu” të Kishinjevit (Moldavi), në vitet 2005-2007 u dallua si fituese në olimpiadat e gjuhëve dhe letërsive rumune, frënge dhe angleze, sidhe në olimpiada dhe konkurse të tjera ndërkombëtare. Nga viti 2009 është bursiste e Fondacionit Dinu Patriçiu (Rumani).
Në vitet 2007-2008 ka debutuar me përkthime nga veprat e 22 poetëve amerikanë dhe me poezi të vetat. Më tej përktheu në anglisht poetë të shquar rumunë, si Luçian Blaga, Nikita Stanesku e të tjerë.
Mushata Matei shkruan vjersha dhe ese në rumanisht, anglisht e frëngjisht dhe ka qenë redaktore e letërsisë në revistën Le Mag, që del në Londër në gjuhën frënge.
Krijimet e saj janë botuar në revistat “Poezia” dhe “Feed Back” (Jash, Rumani), “Porto Franco”, “Dunărea de Jos” (Danubi i Poshtëm), Galac (Rumani), “Revista nouă” (“Revista e re”), Kampina (Rumani), “Le Mag” (Londër), në almanakun “Basarabia literară” (“Basarabia letrare”), Alba Iulia, 2008 (Rumani) etj. Është e pranishme edhe në vëllimin “Dialoguri socratice” (Dialogje sokratike), Galac, 2010.