-
A Mockumentary Play - Gianina Cărbunariu, 2012
Gianina Cărbunariu (Xhanína Kërbunaríu), lindur më 9 gusht 1977,
regjizore dramaturge, doktore e shkencave dramaturgjike, ka mbaruar Fakultetin
e Regjisë së Teatrit në Universitetin e Bukureshtit. Nga pjesët e freskëta që i
janë vënë në skenë: Njerëz të zakonshëm, Solitaritet, Për shitje, Tigresha
Sibiane, X mm nga Y km, Sold Out etj. Ka marrë pjesë në shumë
festivale ndërkombëtare, si në Avinjon, Vjenë, Monreal, Berlin, Mynih, Londër,
Budapest, Stokholm, Moskë etj, ku pjesët e saj janë përzgjedhur dhe luajtur me
sukses. Tekstet e Gianina Cărbunariu-t nisen nga tema bashkëkohore, ose ngrenë
çështje të historisë së sotme. Dokumentimi i temeva përmes intervistave apo
hulumtimeve në arkiva shoqërohet nga improvizime të aktorëve. Ngjarjet janë
fiktive, por përfshijnë heraherës elemente nga realiteti (copëza bisedash të
mirëfillta, fotografi dokumentesh, sende etj).
Prolog:
Dokumentaristët (regjisorë filmash dokumentarë) – numuri i tyre është i njëjtë me numurin e aktorëve të shfaqjes. Gjatë premierës shfaqja pati 3 aktorë që luajtën
secili disa role.
SKENA 1: SHOFERI I
TAKSISË
SKENA 2: I PASTREHU
1, I PASTREHU 2 (HOMELESS 1, 2)
SKENA 3: TURIST JAPONEZ, TURIST FRANCEZ, PËRKTHYES
SKENA 4: Përfaqësues të Popullatës së PËLLUMBAVE, SORRAVE dhe HARABELAVE
SKENA
5: PENSIONISTI, DOKUMENTARISTI
SKENA
6: PRONARI I VETURËS, VETURA E PRONARIT
SKENA
7: DOKTORESHA
SKENA 8: DREJTORESHA E
FILIALIT TË BANKËS DHE NËPUNËSI
SKENA 9: KAFSHË 1, KAFSHË 2,
KAFSHË 3
Personazhet kafshë /
zogj nuk duhen interpretuar në asnjë mënyrë si kafshë / zogj. Këto personazhe
(kafshë, zogj, vetura) lidhen me disa kategori të caktuara shoqërore (disa
syresh të pafavorizuara, të tjerat – të privilegjuara), me etni të caktuara,
shumicë, apo pakica, me disa tipologji të caktuara të shoqërisë.