Showing posts with label Traduceri / Përkthime. Show all posts
Showing posts with label Traduceri / Përkthime. Show all posts

Hiqmet Meçaj: Baladă pentru pantoful care n-a mers

 

Poet, prozator, eseist şi gânditor albanez, născut la 2 mai 1944, la Vlora (oraş pe malul albanez al Mării Ionice), autor al volumelor: „Pornirea”, „Zile de primăvară”, „Pământ neadormit” „La voi eu bat”, „Sinuciderea lumânărilor”, „Păpuşile pădurii”, „Memorie inventată”, „Spre Nicăieri”, „Puţintelul”. Hiqmet Meçaj este inclus în nenumărate antologii şi manuale şcolare şi aparţine curentului literar microlumism, întemeiat şi lansat de el. Trăieşte la Vlora.

 

Nu se ştie de ce buldogul şi-a băgat mutra în acel dulap mare, a prins în dinţi pantoful stâng, tocmai când acesta, împreună cu pantoful drept, se rugau, ca în fiecare zi, să poată ieşi afară, să fie purtaţi şi să calce pe străzile lumii, sub ploaie sau sub soare, asta n-ar avea nicio importanţă, numai să fi simţit bucuria mersului, fiindcă de ani de zile stăteau închişi, în întunericul acelui dulap. Buldogul însă, l-a prins doar pe unul dintre pantofi, pe cel stâng, l-a scos de acolo după ce şi-a înfipt dinţii mari în pielea frumoasă şi cusută cu fineţe, a ieşit în balcon şi, după ce a urzit câteva jocuri periculoase, muşcându-l şi aruncându-l, împingându-l cu labele şi cu mutra, pantoful stâng a simţit cum zboară în aer, cum face nişte sărituri riscante, care i s-au părut totuşi frumoase, a fost trântit de două-trei ori pe cimentul dur, a sărit şi s-a ascuns într-un mic tufiş.

Ardiana Salihu: Facit

 

Prezență discretă, pe măsura unui talent ieșit din comun, Ardiana Salihu (născută la Priștina și stabilită la Graz) scrie o proză neconvențională – în albaneză și germană – propunând o combinație stranie între distopic și realitate imediată, sarcasm și duioșie învăluită, amestecând într-un mod cât se poate de firesc, sau cel puțin greu de combătut, paradigme și stiluri, calambururi și metafore insolite, trezind în imaginația cititorului instruit sentimente și structuri pe care cotidianul încearcă să le adoarmă.


Miercuri... tremur, mă freamăt... simt suflul adunat de-a lungul săptămânii, simt cum mi se umplu ochii și nu doar ochii. O neliniște incontrolabilă îmi acaparează toată ființa. Mă predau dulcelor închipuiri: în curând mi-o voi face din nou! M-am hotărât să mi-o fac o dată pe săptămână. De ce nu, mă amuză și mă copleșește puterea acestei închipuiri pe care multă vreme mi-o strânsesem undeva în mine ca pe un tabu sacru și, nu rareori o bănuisem a fi o tainică lăcomie, o activitate păstrată numai pentru curajoșii aleși. Accept că gândul de a ți-o face m-a zguduit sălbatic mai ales de la pandemie încoace. Nu-i de mirare: oamenii trebuie să se ocupe de ceva în aceste vremuri grele. Fie și cu chestiuni ce duc sau se transformă în fixații. Oriunde mă aflu și oriunde merg mă urmărește umbra acestui gând. De pildă, văd oameni și mă-ntreb: Oare și-o fi făcut-o? Sau: i-o fi făcut-o civena? Unde, când pentru ultima oară? (Și nu mă sfiesc, nici nu mă simt prost, cum mi se întâmplă, vorba vine, în acele clipe inexplicabile când urmăresc politicieni sau vedete prin media și nu mă pot concentra deloc în ceea ce spun, fiindcă tot timpul îmi imaginez făcându-și-o). Mă calmează poate oarecum și adevărul că în această perioadă ”facerea” a devenit un trend acceptat pretutindeni și se practică fără ezitare în moduri și țări diferite: să ți-o faci când alții te văd; să ți-o faci când alții așteaptă în spatele ușii, să ți-o facă cineva cu mâna lui și alții să privească, așteptând în fața sau în spatele ușii; ba chiar una dintre numeroasele teorii ale conspirației, răsărite masiv în astfel de vremuri, pretindea că în diferite companii sau instituții erau organizate orgii de tip făți-o / fă-i-o, unde cohorte de oameni, în răstimpuri programate cu grijă, într-un chin de admiratori sectanți, așteptau la coadă plini de speranță și răbdare. Altfel spus, multe se întâmplau și nimeni nu mai simțea că ar fi ceva neobișnuit să ți-o faci sau să i-o faci altuia în public. Dimpotrivă, fiecare se simțea cumva provocat, dar și împlinit în felul său.

Pär Lagerkvist: Babai dhe unë


Sjell ndërmend se njëherë, - isha nja dhjetë vjeç, - gjatë një pasditeje të diele, babai më mori përdore që të shkojmë në pyll e të dëgjojmë këngën e zogjve. Ia bëmë me dorë nënës, që s’mund të vinte me ne; duhej të rrinte në shtëpi e të përgatiste darkën. Dielli ende ndriçonte ngrohtë dhe ne u nisëm për udhë. S’para e kisha marrë fort seriozisht ngjarjen me këngën e zogjve, që s’më dukej kushedi ç’gjë e bukur a e mrekullueshme; babai dhe unë ishim njerëz të shëndetshëm e me kryet mbi supe, lindur në fshat dhe të mësuar me natyrën, ndaj edhe s’hidheshim në erë për aq gjë. Por ishte një pasdite të diele dhe babai kishte pushim. U çapitëm mbi shina, atje ku s’lejohej të ecje, por babai punonte në hekurudha dhe kish të drejtën të çapitej mbi to. Nga kodërzat anës shinave hyje menjëherë në pyll.

Befas dëgjuam këngën e zogjve dhe gjithë tingujt e tjerë. Nga shkurret vinte cicërima e trumcakëve dhe e bilbilave të vegjël, e harabelave dhe e mëllenjave, si edhe mbarë gumëzhima që të rrethon sapo hyn në një pyll. Toka ishte e mbuluar me anemona, mështeknat sapo kishin nxjerrë sythat dhe bredhat përhapnin aromën e tyre të freskët. Një erë e këndshme vinte nga të gjitha anët, ndërsa toka avullonte lehtë, sepse dielli e ngrohte. Kudo mbretëronin jeta dhe lëvizja; grerëzat e mëdha dilnin nga foletë e tyre, mushkonjat vërtiteshin pranë kënetave, ndërsa nga shkurret fluturonin me shpejtësi zogj të vegjël që i gëlltisnin dhe pastaj zhdukeshin sërish nëpër ferra sa hap e mbyll sytë. Pa pandehur dëgjuam një tren që shfrynte dhe u desh të zbrisnim nga kodërza; babai përshëndeti mekanikun e lokomotivës duke çuar dy gishta anës pallarisë së të dielës, ndërsa mekaniku e përshëndeti ushtarakisht, me një shenjë dore; gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Max Blecher: Ngjarje nga zhgjëndrra e tanishme / Întâmplări în irealitatea imediată - fragment romani

Max Blecher (lexohet Maks Bléher, 1909-1938), prozator e poet rumun me prejardhje hebraike, ndërroi jetë fare i ri, pas vuajtjesh, një pjesë e të cilave u shndërruan në libra vegimtarë: Corp transparent (Trup i tejdukshëm, poezi) 1934; Întâmplări în irealitatea imediată (Ngjarje nga zhgjëndrra e tanishme) 1936; Inimi cicatrizate (Zemra me vraga plagësh) 1937 dhe Vizuina luminată (Strofulla e përndritur) post-mortem, 1971.

Pasi e takoi në qytetin Roman, ku përballej oreçast me vdekjen dhe shkruante një letërsi të nivelit kafkian, autori tjetër i shquar, Mihail Sebastian, shënoi në ditar: Do kem më ndonjëherë të drejtën të ankohem për gjë? Do kem paturpësinë t’i lejoj vetes teka, shqetësime, nerva? Ai jeton në intimitet me vdekjen. Jo me një vdekje abstrakte, mjegullore, afatgjatë. Është vdekja e tij, e saktë, e përcaktuar, e njohur me detaje, si një send. Çfarë i jep kurajo të jetojë? Çfarë e mbështet? S’është as i dëshpëruar.

Lufta me vdekjen e mirëfilltë, epërsia shpirtërore e mendore, sikurse besimi në fuqinë e letërsisë gjenden të rrënjosura në ligjërimin krejt të veçantë të Blecher-it dhe përcjellin njëherazi kurajo, dëshirë të patundshme për të jetuar, por edhe ftesën që njeriu të mos e zvogëlojë veten duke u dhënë një vlerë të rreme disa ideve, ngjarjeve dhe sendeve.


[Presentation SQ / RO]


*

F r a g m e n t

I pant, I sink, I tremble, I expire.

P. B. Shelley

I 

Kur ia ngul sytë për shumë kohë një pike të ngrirë në mur, më ndodh ndonjëherë të mos di as kush jam, as ku ndodhem. Ndiej atëbotë mungesën e identitetit tim nga larg, sikur të jem shndërruar, për një çast, në një person krejt të huaj. Ky personazh abstrakt dhe personi im i vërtetë ndeshen për bindjen time me forca të barabarta.

Në çastin pasardhës, identiteti im e gjen veten si në ato kartolinat stereoskopike, ku dy pamje ndahen heraherës gabimisht dhe vetëm kur mjeshtri i vë në vijë, duke i mbivendosur, krijojnë befas iluzionin e relievit. Oda më fanitet atëhere me një freski që s’e ka pasur më parë. Ajo rikthehet në vetëdijën e vet të mëparshme, teksa sendet e saj vendosen në vendet e tyre ashtu siç një plis dheu të shkërmoqur tretet brenda një shisheje qelqi në elemente të ndryshme, përcaktuar qartë dhe me ngjyrimin e kahershëm që kam për to në kujtime.

Ndjesia e largimit dhe vetmia, në çastet kur personi im i përditshëm është shpërbërë në pavetëdijë, ndryshon nga çdo ndjesi tjetër. Kur zgjat më tepër, ajo bëhet frikë, tmerr se s’do ta rigjej më veten kurrë. Në largësi ngulmon një siluetë e pasigurtë e imja, e rrethuar nga një ndriçim i madh, siç ndodh me disa sende në mjegull.

E tmerrshmja pyetje se „cili jam, në fakt” jeton atëhere brenda meje si një trup krejt i ri, rritur me një lëkurë dhe ca organe që s’i njoh fare. Zgjidhja e pyetjes kërkohet nga një kthjelltësi më e thellë dhe më thelbësose sesa e trurit. Gjithë ç’mund të shqetësohet në trupin tim shqetësohet, dridhet dhe ndërkyhet më fuqishëm e më elementarisht sesa në jetën e përditshme. Gjithçka përgjërohet për një zgjidhje.

Ion D. Sîrbu: Nën sundimin e barbarëve

Po nis të bindem se Perëndimi ka ndihmuar ndjeshëm në rënien e Kostandinopojës[1]. Për më shumë se 200 vjet, nga e para e ashtuquajtur Kryqëzatë, sulmet e tij nuk rreshtën. U gëzua kur, më në fund, Kështjella e Kështjellave ra në dorën e turqve dhe jo të venecianëve apo gjenovezëve, rivalë e konkurrentë. Po ashtu do të qe gëzuar edhe nëse Vjena pushtohej pas atij rrethimi të gjatë. // Evropa lindore ka qënë gjithmonë e braktisur dhe e tradhëtuar nga Perëndimi në çastet e saj më tragjike. S’mund të mos bëj tani një lidhje mes vitit 271, kur Aureliani[2] i tërhoqi trupat nga Dakia (duke na lënë për 1000 vjen nën sundimin e barbarëve) dhe Komisioneve aleate të kontrollit, angleze e amerikane, të cilat, pas Jaltës, na braktisën me gjithsej, duke na lënë t’i zgjidhim gjërat vetë. U propozua zbarkimi i aleatëve në Ballkan: po pse u zgjodh Normandia, kur, në fakt, këtu vendosej fati i luftës dhe fati i politikës së botës pas lufte!?"[3] 


[1] Ish kryeqyteti i Perandorisë Bizantine (Κωνσταντινούπολις), Stambolli i sotëm, quajtur edhe Kështjella e Kështjellave. Stamboll vjen nga εις την πόλιν / εis ton poli ( qytet, drejt qytetit – gr.)
[2] Lucius Domitius Aurelianus Augustus; 9 shtator 214, ose 215 – shtator, ose tetor 275) perandor i Romës mes viteve 270-275.
[3] Gazeta / Ditari e/i një gazetari..., vep. cit., f. 105-106. Në faqen 180, me gojën e personazhit Plaku, autori shton: „Jemi shfaqur si komb në skajin lindor të Evropës... Tani po kuptojmë se jemi shfaqur, në fakt, në fundin perëndimor të kësaj Evrope”.

Arsenie Boca: Llojet e syve


Kur nuk je në gjendje të bësh asgjë, bën “shkencë”, pyet për shkakun, dhe, kur shkaku është një mëkat, bën moral. Gjithsesi, edhe kur jemi të rrethuar nga pamundësia, bëjmë përpjekje për një masë parandaluese. Atë që kanë pësuar të tjerët, mund të mos e pësosh, po qe se mënjanon gabimet e tyre.
Ky shërim i mrekullueshëm i të verbrit të lindur, është dëshmi e Shenjtërisë së Tij, dhe i tregon njeriut caqet e fuqisë dhe të dijeve.
Ne anashkalojmë "llazarët", por Jezusi i njihte dhe i quante Vetja. E njihte Nathanailin qysh kur ishte fëmijë, fshehur nën gjethet e fikut prej mllefit të Irodit. E njeh tashmë këtë verban para se të lindej, duke na zbuluar me të një të fshehtë të Perëndisë: se nuk u lind i verbër as për mëkatet e tij, as për mëkatet e prindërve të tij, por që përmes vetes të tregojë punën e Zotit.

Pär Lagerkvist: [M’u lejua vetëm…]


Doja të dija
por m’u lejua vetëm të pyesja,

Doja dritë,
por m’u lejua vetëm të digjesha.

Kërkova të pashprehëshmen,
por m’u lejua vetëm të rroj.

U qava,
por askush nuk kuptoi ç’doja
të thoja.


Arian Leka: Nimic mai mult decât luna (Asgjë më shumë sesa hëna)


Tu nu ceri nimic mai mult decât luna
Când îți sprijini capul în amurg
Și intri din fereastră
În mine

Învelită-ntr-un nor alb
Te ascunzi în patul meu
Strecurată precum pana
Sub aripă

Deschizi gura
Un pic

Nu de cuvine
Ci de mireasma care mă face să-mi amintesc
De nuferii
În dimineața
Când i-am înghițit cu ochii

De aceea nu pot dormi în cortul
fantomă
Unde cearșafurile
Care vajnic se luptaseră
Se umflă

De dragul tău.

Paul Vinicius: [Para se të lindej] înainte de a se fi născut

E pata ëndërruar para se të lindej
ndonëse
në shuplakën e saj
jeta do të na pritej befas
në moshën 20 vjeç

e pata ëndërruar
kur dikush
në lagje
më tha se vërtet e kish parë
qe gjallë
vetëm se qe martuar me një të verbër
që s’dinte gjë tjetër
veç këngës

dhe unë s’u habita
aspak


Entela Tabaku: un pumn de viață, cât să mori (një grusht jetë, sa me vdekë)

cât de puțină viața asta!
un pumn
un pumn de primăveri
cât să te naști
să te-ndrăgostești
un pumn de veri
cât să alergi pe nisip
să devii mamă
un pumn de toamne
cât să te duci la școală
să devii femeie
cât să pleci în exil
să spui „rămas-bun”
cum de n-am un anotimp pentru tine!
un pumn de viață
cât să mori!

Eugen Jebeleanu: Hanibali


Askush nuk kish ato që kish ai
kreninë e mrekullueshme
dhe elefantët
dhe putrat e tyre që thërrmonin vertebrat
e këtyre Alpeve të zbardhur nga tmerri.

Shkelte, mezi ndihej, mbi shkëmbinj
dhe dëgjohej në hënë
askush s’i pat parë trompetat
prej guri gjarpërues të këtyre bishave.


Dhe nuk fituan.

Zef Zorba: După înmormântare (Mbas varrimit)


Ploaia nu-ncetează astă seară.
Doi mici școlari
cu ochii mijiți citesc
pe stâlpul de la răscruce
anunțul mortuar încadrat în negru
Aoleo...! Bătrânul acela...”
Duce mâneca sub nas
ăl' mai mare.
La margine de seară luna plină
lucește fără tupeu.
Câteva femei la izvor
trec sub balcon
și râsul care le bufnește
se zbat să și-l ascundă
printre eșarfe negre.


Ioan Es Pop: po të mos kisha qënë i detyruar të flisja (dacă n-aș fi fost obligat să vorbesc)


po të mos kisha qënë i detyruar të flisja
nuk do të kisha folur kurrë.
gjer mbusha gjashtë vjeç s’ma kërkuan
dhe qe mirë, se rrija në të folme
si nën një këmbanë prej gize përsosmërisht të mbyllur.

fshihja atje një shkencë
që, në moshën gjashtë vjeçare, më detyruan ta humb
e shihja ëngjëllin jo në gjumë, po përnjimend
në mes të ditës
kur realiteti është i pakundërshtueshëm.

nuk ua kam falur as faktin
që më çuan në shkollë
ku duhej të flisja
kurse më vonë: të rropatem t’u ngjaj
të tjerëve, që s’pushonin së foluri
dhe tundnin duar e këmbë
duke me turbulluar me jetën e tyre.

Rudian Zekthi:Treburi d’ale dragostei (Punë dashurie)

M-am trezit din somn, am spus:
cât îi iubești
nimeni nu te iubește.
E treabă de titani dragostea, floare de titani,
ei creează curenți tari de sentimente,
dacă nu ești atât de tare și capabil,
nu te băga deloc în treburile dragostei –
sau ale donării sentimentelor.
Se lasă dimineața,
dar ție nu ți-e jenă
să ții lumina aprinsă
să mărturisești despre noapte.
Cineva s-a arătat slab,
plutește scârba amestecată cu dor,
cerul oamenilor pe care-i știm
e viața sufletului nostru.
Mai bine te-ai da după idei,
decât să blestemi
când nu ți-e dor.


Adonis: Mbijetimi i Kartagjenës

Në të dukshme, Luan Starova vëzhgon të padukshmen. Duke udhëtuar, ai i prek kufijtë e vendqëndrimit.
Guri, varri, vala, anija, pragu, libri: këto elemente të cilat e përbëjnë, bashkë me elemente të tjera, indin konkret të jetës sonë të përditshme, në poezinë e tij paraqiten si shenja hutimi, pasigurie, shtruarje pyetjesh. Del sheshit, kur lexohet thellë e thellë ky ind, se tek ai e gjejmë vetëm mungesën. Megjithatë, nga ai gufon drita që e nxit njeriun ta zhdukë distancën që e ndan nga gjithësia dhe të shkrihet në të.
Cila, prandaj, është më e vërtetë: e dukshmja apo e padukshmja?
Në përpjekjen ose orvatjen për t’i gjetur një përgjigje kësaj pyetjeje, mishërohet fryma tragjike e ekzistencës dhe e poezisë njëherësh.
E ekzistencës, ngase ajo shfaqet në esencën e saj, të brishtë dhe kalimtare. E poezisë, ngase fjala nuk mund ta përfshijë sendin dhe, aq sa ajo përparon në zbulimin, ec përpara edhe në një shtesë të fshehtësisë dhe të dykuptimësisë.
Kështu, prania na kthen gjithnjë në mungesë, dhe anasjelltas.
Dialektikë e pashmangshme: nga alkimia e të dukshmes distilohet eliksiri i të padukshmes. Duke e shijuar këtë eliksir, ne e shijojmë vetë tragjiken e pranisë sonë.

Savatie Baștovoi: Dhunti dhe çmime – një dekalog (Haruri și prețuri – un decalog)


Savatie Baştovoi (l. 4 gusht 1976, Kishinjev) është murg ortodoks, eseist, poet dhe romancier rumun.

1. Mos harro se duhet të vdesësh
Kur isha dy vjeç, rashë nga koleshka e lidhur pas kalit, ndërsa babai eci më tutje pa më vënë re. Babai ishte pylltar asokohe dhe ngjarja ndodhi bash te porta e Orikovës. Kur kali u nis, unë rashë mbi dëborë dhe u përzieva me qiellin e bardhë të dimrit. Atëhere pata për herë të parë vegimin e vetmisë dhe të vdekjes. Mbaj mend se isha i veshur me një ca kominoshe të kaltra me kapuç. U ktheva i heshtur në shtëpi, tek nëna, duke u çapitur ngadalë, për t’i dhënë tim eti kohë të më arrinte.

2. Mos harro se duhet të duash
Gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë një njeriu është të mos e duan. Por besoj se edhe më e tmerrshme është të mos duash. Gjithmonë e kam pasurt më të lehtë t’i dua njerëzit, të gëzohem kur i shoh. Prandaj s’kam pasur asnjë pengesë për ta kuptuar Ungjillin. Kur bëja ndonjë të pabërë, nëna më thoshte: ”Largomu, nuk dua të të shoh!” Ky ishte për mua ndëshkimi më i hidhur, të cilin e përjetoja si një dëbim nga Parajsa. Shën Isak Siriani thoshte se zjarri i ferrit nuk është gjë tjetër veçse dashuria e humbur, të cilën je i dënuar ta shohësh përjetë.

Shën Siluan Atoniti: ”Sprovat” dhe “dekoratat” e oshënarit („Întăriturile” și „decorațiile” monahului)


Oshënari mendon për ligjin e Zotit nateditë; gjithashtu, ai çon ditenatë një lufte të paprerë me jo-mikun. Ai duhet të mposhtë shtatë sprova (të fitojë shtatë forcime):

E para – të ndërpresë vullnetin e vet.

E dyta – t’i dorëzohet dëgjesës së plakut të vet (prijësit shpirtëror).

E treta – ta thajë veten për hir të Zotit.

E katërta – ta dojë varfërinë.

E pesta – të mposhtë dashurinë ndaj vetes.

E gjashta – të përunjësohet.

E shtata – t’ia dorëzoje shpirtin e vet Zotit, pra të lerë gjithçka në vullnetin e Zotit.

Dino Buzzati: Veza

Në kopshtin e Vilës Mbretërore, kryqi Vjollcë Ndërkombëtar do të organizonte gjuetinë e madhe të vezës për fëmijët nën 12 vjeç. Bileta 20 mijë lireta.
Vezët fshiheshin nën disa grumbuj fieresh, pastaj jepej sinjali i nisjes dhe të gjitha vezët që arrinte të gjente një fëmijë, ishin të tijat. Vezë me përmasa dhe lloje nga më të ndryshmet. Prej çokollate, prej metali, prej kartoni. Kishte dhe nga ato me lodra shumë të bukura brenda.
Xhilda Sozo, kameriere me orë, dëgjoi të flitej për këtë gjueti në shtëpinë Zernota ku punonte. Zonja Zernota do t’i çonte të katër fëmijët e saj atje. Që të gjithë bashkë kushtonin 80 mijë lireta.
Xhilda Sozo, 25 vjeç, as e bukur, as e shëmtuar, e vogël, e imët, fytyrëmprehtë, plot vullnet, por edhe me dëshira të ndrydhura – dhe me një vajzë 4-vjeçare, një krijesë e hijshme pa mbiemër atëror, eh – mendoi që ta çonte dhe ajo vajzën e saj atje.
Ditën e gjuetisë, e veshi Antonelën e saj me mantelin e ri dhe kapelën e kashtës, që e bënin të dukej njësoj si vajzat e zotërinjve.
Ndërsa Xhilda nuk mund t’i ngjante një zonje: rrobat i kishte tepër të vjetra. Por i lindi ideja për diçka tjetër; gjeti një lloj skufjeje, u rregullua pak a shumë si infermiere dhe po të mos e shihje me vëmendje, fare mirë mund ta merrje për një dado moderne, nga ato që kanë diplomën e Gjenevës ose të Noshatelit.

Ardita Jatru: Poezi/i


Poetă și prozatoare albaneză născută la 13 aprilie 1972 la Tirana, autoare a volumelor Vieții mă-nchin, Alter-ego, Aripi de hârtie (roman) și 66 kg singurătate. Trăiește la Salonic.


Mă duc să dorm

(Po shkoj të fle)


Mă duc să dorm
Puțină liniște, vă rog
Cum respiră noaptea s-aud
Și cum suflet-mi alunecă pe scări
iar trupu-mi se face țândări
spulberat în pat mi-l arunc
Apoi îl acopăr cu doi metri de oftate
Sinea mea obosită
s-a dus și ziua asta și n-a spus nimic
Fără o voce frumoasă
ca o glumă
Vă rog, puțină liniște
mă duc să dorm, fără dorință
căci mâine
iar mă voi bate cu zeii.


Claudiu Komartin: Poezi/i


Claudiu Komartin (l. 1983, Bukuresht) ka mbaruar gjimnazin dhe ka nisur të lexojë, të shkruajë e të përkthejë. Pa mbushut të njëzetat, ka botuar një vëllim poetik, Mjeshtri i kukullave dhe pagjumësi të tjera (Păpușarul și alte insomnii, Vinea, 2003), pasuar nga Cirku shtëpiak (Circul domestic, Cartea Românească, 2005), Një stinë në Berçeni (Un anotimp în Berceni / lagje e Bukureshtit, Cartier, 2009) dhe kobalt (cobalt, Casa de Editură Max Blecher, 2013). Dy vëllimet e parë janë ribotuar në vitet 2007 dhe 2010 jo ngaqë kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm, por ngaqë fillimisht qenë botuar në shumë pak kopje. Në vitin 2012, shtëpia botuese vjeneze Korrespondenzen i botoi antologjinë dygjuhëshe Und wir werden die Maschinen für uns weinen lassen, përkthyer në gjermanisht nga Georg Aescht, ndërsa në vitin 2015 iu botuan vëllimet Vrpce potaman za balu mesa (Treći Trg, Beograd, përkhtim në sërbisht nga Ljubinka Stankov Perinac) dhe Bir Garip Roman (Yitik Ülke Yayınları, Stamboll, përkthyer në turqisht nga Gökçenur Ç.). Nga viti 2009 organizon serinë e takimeve dhe leximeve publike Instituti Bleher (Institutul Blecher), ndërsa nga viti 2010 është kryeredaktor i revistës  „Poesis internațional” dhe i Shtëpisë së Botimeve Max Blecher.  (C. Komartin)

Eshtërza

(Oscioare)          


S’ke asnjë arsye të trembesh, më tha S.-ja, furia e të cilit, e ftohtë, mezi
e përmbajtur, bënte llampat të puliteshin në restorantin e shkretë të katit përdhes
të hotelit.
Ështe i vdekur dhe pikë.
Po, ishte, ishte im atë, por ka vdekur.
E pata pritur këtë prej shumë kohësh, që tani të mund të ndiej ndonjëfare pendese.
Mendo sa i torturuar ka qenë, një njeri i shkëlqyer si ai, mbyllur ashtu në trupin e vet, gjithë këta vite.
S’mund ta humbasim kohën me pendesa. As që do ta vësh re se kur
Ka kaluar koha dhe je bërë ti ky plak i rrjedhur që zvarrit
këmbët slow-motion në korridor.
Gjithë do të pengohesh e do të biesh hundazi para hyrjes.
Sendet dinë më mirë se ne të zhduken. Gërmat – po ashtu,
fjalët.
Veglat muzikore kthehen më në fund në tallash.
Perdet, partiturat, ciflat dhe ashklat prej eshtrash bëhen pluhur i imët, dhe disqet
shndërrohen në një brumë të zi e të djegshëm, dhe sahatet me qyqe gëlltiten në
terr.
Krejt letërsia që ke lexuar dhe që ke dashur të lexosh,
Miliona vëllime nga bibliotekat e botës do të ngucen nesër në një çip
më të vogël se thoi, ndërsa debili kujdestar i stacionit kozmik
ku do të mbahen tërë këto vjetërsira do ta gëlltitë gabimisht njëheresh
me darkën.
Do t’i fryhet barku dhe do të vdesë.
Do të jetë një punë e fëlliqur.
Dhe të qeshurat do të ndalen, sepse do të marrin fund shakatë dhe askujt s’do
t’ia ketë ënda ta çojë kohën me ironira. Disa qenër të egër e të sëmurë
do të brejnë eshtërzat vezulluese të Woody Allen-it.
Çfarëdoqoftë, s’ke asnjë arsye të trembesh.